10.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 1325

Me sytë nga shorti

0

Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor.

Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e Euro 2024. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Evropianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia.

Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.

Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës play-off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League. Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt.

Gjermania si vendi pritës do të pozicionohet në Grupin A dhe do të luaj ndeshjen hapëse të Evropianit.

Përsa i përket formatit do të jetë i njëjtë si ai i Euro 2020. Dy ekipet që pozicionohen të parat në grup do të kualifikohen më tej në raundin e 1/16-ve, së bashku me katër ekipet më të mira që vijnë nga vendet e treta në grupe.

Më pas starton faza me eliminim direkt nga 1/16-tat në çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Shorti i play-off ka vënë përballë ekipet:

Grupi C: Gjeorgji – Luksemburg dhe Greqi vs Kazakistan.

Grupi B: Izrael –Island dhe Bosnja dhe Hercegovina – Ukrainë.

Grupi A: Poloni – Estoni dhe Uells – Finland.

Stadiumet e Euro 2024

18 vjet pas Kupës së Botës 2006, ku triumfoi Italia i Marcello Lippi-t, Gjermania është gati të presë një tjetër turne të madh.

Dhjetë stadiume do të vihen në dispozicion për turneun e madh. Ndeshja hapëse e Evropianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Allianz Arena” më 14 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion” më 14 korrik.

“RheinEnergieStadion” në Këln, “Signal Iduna Park” në Dortmund, “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, si dhe “Veltins-Arena” në Gelsenkirchen do të veprojnë gjithashtu si skena futbolli.

Kjo do të pasohet gjithashtu nga “Volksparkstadion” në Hamburg, “Red Bull Arena” në Leipzig dhe “MHPArena” në Shtutgart. Hyrja e re do të jetë “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.

Çmimet e biletave dhe qëndrueshmëria

Nis numërimi mbrapsht për Kampionatin Evropian 2024.

Shorti i grupeve do të hidhet në Hamburg më 2 dhjetor, por biletat për tifozët kanë qenë në shitje prej kohësh. Çmimet variojnë nga 30 deri në 1 mij euro, në varësi të garës.

Faza e parë e shitjeve, me 1.2 milionë bileta, u mbyll më 26 tetor. Angazhimi i UEFA-s është të ndajë 80% të biletave për tifozët dhe pjesën e mbetur sponsorëve dhe institucioneve.

Për të promovuar qëndrueshmërinë, të gjithë mbajtësit e biletave do të mund të udhëtojnë falas në transportin publik për të reduktuar udhëtimin me makinë.

Spektatorët do të kenë një leje të vlefshme për 36 orë, të cilën mund ta përdorin nga ora 6 e mëngjesit të ditës së garës deri në orën 18 të ditës pasardhëse, për ta përdorur atë në qytetet pritëse.

Biletat për tifozët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të shesë asnjë biletë për tifozët e Kombëtares kuqezi, por ato për ndeshjet e Shqipërisë apo ndeshjet e tjera të finaleve të Evropianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare.

Regjistrimi nis në datën 4 deri më 12 dhjetor 2023, pasi Kombëtarja shqiptare të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet ku do të luajë.

Në momentin që regjistroheni, ju duhet të identifikoheni si tifoz i Kombëtares shqiptare, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamur shqiptar).

Gjithashtu, ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që doni të keni në dispozicion. Me një llogari, ju mund të blini deri në katër bileta për një ndeshje. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë disponueshmërinë e biletave që i jepet si kuotë tifozëve shqiptarë, UEFA do të hedhë një short për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me e-mail për të paguar biletat e tyre në janar të vitit 2024.

Pasi të kryeni pagesën, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik vetëm në aplikacionin e UEFA-s (UEFA Mobile Tickets), që duhet ta keni të instaluar në telefonin tuaj.

UEFA bën me dije se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, ju do të informoheni me e-mail. Ky e-mail do të përmbajë gjithashtu edhe një shpjegim të shkurtër të se si funksionon aplikacioni.Albanian Post

Vërmicë: Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar 270 kilogramë mish në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 150 kilogramëve mish, që po ashtu është konstatuar se është i pa përdorshëm.

Bëhet e ditur se te dy rastet, me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Sot është ditëlindja e ish-presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

0

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë.

Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për rreth dy dekada, veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike dr. Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992, Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës, ndërsa u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e marsit 1998.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Ai vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:

– Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,

– Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,

– Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),

– Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),

– Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980

– Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,

– Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986

– Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,

– Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,

– Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,

– Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:

– Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

– Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.

– Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

– Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.

– Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.

– Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.

– U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

– Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës./KP

Fatmir Limaj merr pjesë sot në një debat me qytetarët e Prizrenit

0

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, do të marrë pjesë sot në një debat me qytetarët e Prizrenit.

Në këtë debat do të diskutohet për zhvillimet politike në vend.

Debati organizohet në Qendrën “Evropa” në orën 14:00.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Një muaj paraburgim të dyshuarve për grabitje në Suharekë

0

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar një muaj paraburgim katër të dyshuarve, B.B., B.I., L.C. dhe T.B., për grabitjen në Suharekë të mërkurën e kaluar.

Tre prej tyre dyshohen për veprën penale “grabitje”, ndërsa njëri për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Carralevë. Gjatë këtij operacioni, mbeti i vdekur njëri nga të dyshuarit.

Në total, për grabitjen në Suharekë, deri tash janë arrestuar shtatë persona. Njëri prej tyre është liruar për mungesë provash, ndërsa dy të tjerëve u ishte caktuar më herët masa e paraburgimit.

U plagosën edhe dy policë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Arsyetimi i Gjykatës:

Të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., më datë 22 nëntor, në ora 15:45 min në qytetin e Suharekës, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos 2“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B:, me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të pandehurit B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L:C., që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia.

I pandehuri, T.B., më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë, me urdhër së procedurës paraprake Policia ka gjetur një (1) revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS end B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armët.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Grabitësit e argjendarisë në Suharekë sillen në gjykatë

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren i kanë sjellë grupin e grabitësve të argjendarisë në Suharekë. Ky grup i armatosur ka plagosur dy policë, njërin në ditën e grabitjes dhe njërin dje në lagjen Arbëria të Prishtinës, gjatë përpjekjes së policisë për t’i arrestuar grabitësit.

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në një argjendari në Prishtinë, nën dyshimin se ka blerë arin e vjedhur në argjendarinë e plaçkitur në Suharekë.

Kujtojmë, se një ditë më partë policia ka vrarë njërit prej të dyshuarve për grabitje, pasi i njëjti sipas policisë, ka shtënë në drejtim të forcave të rendit.

LDK-ja dorëzon kallzime penale kundër drejtorëve të Komunës së Prizrenit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka dërguar në prokurori tre kallzime penale me pretendime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të autoriteteve komunale të Komunës së Prizrenit.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Dega e LDK-së, në konferencën e mbajtur javën e kaluar, sot janë denoncuar edhe zyrtarisht në Prokurorinë Themelore në Prizren, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Adem Morina, Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Bërbuqe Krasniqi-Berisha, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Në një situatë ku komuna e Prizrenit, si një entitet publik, kryen ndërtime pa leje në prona publike është shqetësuese dhe shkelje e rëndë e ligjit. Kjo sjellje jo vetëm që çon në një mungesë të respektimit të rregullave themelore të ndërtimit, por gjithashtu shkel të drejtat dhe interesat e përgjithshme të qytetarëve. Kur një institucion publik si komuna e Prizrenit, që detyrohet me ligj të jetë shembulli i zbatimit dhe respektimit të ligjshmërisë, vetë kryen ndërtime pa leje në prona publike, kjo bëhet jo vetëm skandaloze dhe shkelje e ligjit por edhe kritike për besueshmërinë dhe integritetin e institucionit.

Ndërtimet pa leje nga vetë komunat, krijojnë precedentë të rrezikshëm duke rritur ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në përgjithësi.

Këto veprime janë skandaloze jo vetëm për shkeljen e ligjit, por edhe për kundërshtinë e dukshme mes sjelljes së institucioneve publike dhe kërkesës së tyre për respektim të ligjit nga qytetarët. Për LDK-në është e papranueshme dhe e dënueshme kultura abuzive e qeverisjes aktuale ne Prizren.

Më konkretisht, kallëzimet penale janë bërë për rastet e listuara më poshtë:

 

Drejtoria e Shëndetësisë,

Ndërtimi i aneksit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Reqan.

Mbikëqyëse e projektit si person përgjegjës-zyrtar është : Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë zj.Bërbuqe Krasniqi-Berisha.

2. Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës,

Ndërtimi i aneksit në SHFMU “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë,

Mbikëqyrëse e projektit si person përgjegjës-zyrtar është: Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës zj. Luljeta Veselaj Gutaj.

3. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Ndërtimi i “Qendrës së Rinisë” në fshatin Romajë.

Mbikëqyrës i projektit si person përgjegjës-zyrtar është: Drejtori i Drejtorisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit z. Adem Morina

BQK thirrje për paratë e falsifikuara: Furnizim vetëm përmes bankave

0

Banka Qendrore e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Thirrja e institucionit ka qenë furnizimi me këto monedha vetëm nëpërmjet bankave.

 

“BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha të bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i ri-qarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Tutje BQK ka dhënë edhe detaje për mënyrën e verifikimit të parasë.

“Monedhat e falsifikuara përgjithësisht kanë veti të ndryshme magnetike nga ato të vërteta, si dhe në pamje kanë një kualitet të dobët të detajeve, zakonisht ngjyrë të ndryshme të rrethit dhe sipërfaqes brenda rrethit dhe mungesë të shkronjave në skaje”, vazhdon komunikata.

Aksident në Vërmicë(Foto)

0

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture me targa të Shqipërisë, ka ndodhur në autostradë në Vërmicë.

AKSIDENTI VERMICE

 

Bujar Basha në muajin shtator doli nga burgu, i dënuar me 35 vjet burgim për katër grabitje

0

Grupi kriminal që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë ra në ‘kthetrat’ e Policisë gjatë ditës së djeshme, pas një operacioni të gjerë policor. Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Bujar Basha, me histori kriminale, të pasur me vepra penale, i njohur kryesisht si ‘ekspert’ i grabitjeve.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Vuajtjen e dënimit me burgim për një rast të grabitjes, për të cilin ishte dënuar me 5 vjet burgim në fund të vitit 2018, Basha e kishte përfunduar në muajin shtator.

Më 14 shtator, Bujar Basha kishte dalë nga burgu, për të vazhduar veprimtarinë e tij kriminale të veprave të natyrës së njëjtë, siç ndodhi me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë, e planifikuar si në filma.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Pas më shumë se dy muajsh prej kur doli nga burgu, Basha u arrestua nga Policia e Kosovës, në një aksion të madh, ku ranë në prangat e Policisë, nën dyshimet për grabitjen e arit në vlerë të 250 mijë eurove në argjendarinë “Diakos”.

Basha është i dënuar me 35 vjet burgim, në katër raste për veprën penale të grabitjes dhe i dënuar me 2 vjet burgim dhe dënim me gjobë për dy raste të vjedhjeve.

Basha tashmë ndodhet nën masën e ndalimit e policor dhe brenda afatit ligjor pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij dhe personave të tjerë të arrestuar.

Por jo gjithë grupi u kap nga Policia. Pasi njësitet policore lokalizuan vendndodhjen e tyre, dje në Dragodan, pas një shkëmbimi të zjarrit me Policinë, shoku i tyre i grupit, Dukagjin Gashi u vra.

Përveç Bujar Bashës, në prangat e Policisë përfunduan edhe Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku – kurse Korab Gashi, vëllai i të vrarit tashmë është shpallur në kërkim.Gazea Sinjali

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri