18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Me sytë nga shorti

Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor.

Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e Euro 2024. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Evropianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia.

Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.

Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës play-off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League. Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt.

Gjermania si vendi pritës do të pozicionohet në Grupin A dhe do të luaj ndeshjen hapëse të Evropianit.

Përsa i përket formatit do të jetë i njëjtë si ai i Euro 2020. Dy ekipet që pozicionohen të parat në grup do të kualifikohen më tej në raundin e 1/16-ve, së bashku me katër ekipet më të mira që vijnë nga vendet e treta në grupe.

Më pas starton faza me eliminim direkt nga 1/16-tat në çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Shorti i play-off ka vënë përballë ekipet:

Grupi C: Gjeorgji – Luksemburg dhe Greqi vs Kazakistan.

Grupi B: Izrael –Island dhe Bosnja dhe Hercegovina – Ukrainë.

Grupi A: Poloni – Estoni dhe Uells – Finland.

Stadiumet e Euro 2024

18 vjet pas Kupës së Botës 2006, ku triumfoi Italia i Marcello Lippi-t, Gjermania është gati të presë një tjetër turne të madh.

Dhjetë stadiume do të vihen në dispozicion për turneun e madh. Ndeshja hapëse e Evropianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Allianz Arena” më 14 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion” më 14 korrik.

“RheinEnergieStadion” në Këln, “Signal Iduna Park” në Dortmund, “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, si dhe “Veltins-Arena” në Gelsenkirchen do të veprojnë gjithashtu si skena futbolli.

Kjo do të pasohet gjithashtu nga “Volksparkstadion” në Hamburg, “Red Bull Arena” në Leipzig dhe “MHPArena” në Shtutgart. Hyrja e re do të jetë “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.

Çmimet e biletave dhe qëndrueshmëria

Nis numërimi mbrapsht për Kampionatin Evropian 2024.

Shorti i grupeve do të hidhet në Hamburg më 2 dhjetor, por biletat për tifozët kanë qenë në shitje prej kohësh. Çmimet variojnë nga 30 deri në 1 mij euro, në varësi të garës.

Faza e parë e shitjeve, me 1.2 milionë bileta, u mbyll më 26 tetor. Angazhimi i UEFA-s është të ndajë 80% të biletave për tifozët dhe pjesën e mbetur sponsorëve dhe institucioneve.

Për të promovuar qëndrueshmërinë, të gjithë mbajtësit e biletave do të mund të udhëtojnë falas në transportin publik për të reduktuar udhëtimin me makinë.

Spektatorët do të kenë një leje të vlefshme për 36 orë, të cilën mund ta përdorin nga ora 6 e mëngjesit të ditës së garës deri në orën 18 të ditës pasardhëse, për ta përdorur atë në qytetet pritëse.

Biletat për tifozët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të shesë asnjë biletë për tifozët e Kombëtares kuqezi, por ato për ndeshjet e Shqipërisë apo ndeshjet e tjera të finaleve të Evropianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare.

Regjistrimi nis në datën 4 deri më 12 dhjetor 2023, pasi Kombëtarja shqiptare të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet ku do të luajë.

Në momentin që regjistroheni, ju duhet të identifikoheni si tifoz i Kombëtares shqiptare, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamur shqiptar).

Gjithashtu, ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që doni të keni në dispozicion. Me një llogari, ju mund të blini deri në katër bileta për një ndeshje. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë disponueshmërinë e biletave që i jepet si kuotë tifozëve shqiptarë, UEFA do të hedhë një short për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me e-mail për të paguar biletat e tyre në janar të vitit 2024.

Pasi të kryeni pagesën, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik vetëm në aplikacionin e UEFA-s (UEFA Mobile Tickets), që duhet ta keni të instaluar në telefonin tuaj.

UEFA bën me dije se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, ju do të informoheni me e-mail. Ky e-mail do të përmbajë gjithashtu edhe një shpjegim të shkurtër të se si funksionon aplikacioni.Albanian Post

Më Shumë

Hoxha Ahmed Kalaja: Përgëzime për gjykatën e Prizrenit për drejtësi në rastin e mësueses së diskriminuar në Suharekë

Hoxha nga Shqipëria, Ahmed Kalaja ka përgëzuar Gjykatën e Themelore të Prizrenit, për dënimin e ish- drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë,...

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

Spanja është triumfuese e FIBA 3x3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik. Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit