13.6 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1346

Shaqiri: Loja ndaj Kosovës shumë e veçantë për mua, vetëm prindërit e mi donin 40 bileta

0

Nesër do të zhvillohet ndeshja Zvicër-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Për këtë ndeshja ka folur edhe ylli i futbollit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri i cili përfaqëson kombëtarën e Zvicrës.

I njëjti tha se interesimi për ta shikuar këtë ndeshje është shumë i madh, teksa tregoi se ka pasur shumë kërkesa për bileta.

Teksa foli për biletat, ai shtoi se edhe prindërit e tij, ia kanë kërkuar hiq më pak se 40 të tilla për këtë ndeshje. Ai po ashtu tregoi se shokët ende e thërrasin çdo ditë për bileta duke thënë se shpreson që këtë çështje ta mbyllë sonte.

“Është një lojë shumë e veçantë për mua. Të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazosh rekordin e Heinz Hermann e bën atë edhe më të veçantë për mua. Por prioriteti i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian. Vetëm prindërit e mi kanë kërkuar 40 bileta. Shokët ende më thërrasin çdo ditë. Dua që kjo çështje që të marrë fund sonte dhe pastaj ta mbylli telefonin”, ka thënë Shaqiri.

Konjufca: BE t`i bëjë më shumë presion Serbisë për sulmin terrorist

0

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Konferencës së 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Evropës Juglindore, me temë diskutimi “Procesi i integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore”.

 

Në konferencë, përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit po merr pjesë edhe komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, për të mbështetur në aspiratat eurointegruese të vendeve të Evropës Juglindore që janë në proces integrimi.

Gjatë kësaj konference, Konjufca njoftoi se ka theksuar rëndësinë e unitetit pan-evropian “kundrejt rreziqeve që rajoni ynë dhe Evropa në përgjithësi po përballet këto kohë, kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, sikurse edhe përpjekjet për të përhapur vatra të reja konflikti dhe krize”.

“Në këtë kontekst, denoncova edhe një herë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njeherit i bëra thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, thelbi i të cilit normalizim duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu, Konjufca ka njoftuar se ka folur edhe për progresin që Republika e Kosovës ka bërë në procesin integrues, përmes një plani kombëtar reformash integruese, ku Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol krucial në miratimin, ndryshimin dhe plotësimin e një game të gjerë ligjesh dhe ristrukturimesh të kuadrit institucional në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Republika e Kosovës e sheh Bashkimin Evropian si një bashkësi politike ku respektohen vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat, sovraniteti dhe integriteti territorial i anëtarëve të saj”.

Në këtë konferencë shtetet aspiruese për integrim kanë mundësi të shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja për procesin integrues, veçanërisht nga këndvështrimi i kontributit të parlamenteve në mbështetjen e agjendës së reformave që shtetet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt BE-së.

Nderohet heroi kombit Ibrahim Mazreku në 54-vjetorin e lindjes

0

Sot nën organizmin e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, është shënuar 54-vjetori i lindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, zyrtar tjetër komunal, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, stafi i kësaj shkolle dhe familjarë, kanë bërë nderime te busti i Ibrahim Mazrekut, në oborrin e shkollës, e cila mbanë emrin e heroit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, tha se “ne si qeveri komunale, brenda fushëveprimit tonë, do të punojmë fuqishëm në realizimin e amanetit të dëshmorëve”.

Drejtoresha e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, ka bërë të ditur që në kuadër të shënimit të datëlindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, sot në ora 13:00, në sallën e kuvendit do të mbahet edhe një orë letrare dhe përurim i veprës Vëzhgime Gjuhësore, me autor, Hamdi. R Mazreku.

 

Nxënësit durrsakë vizitojnë “Loyola-Gymnasium”

0

Një grup nxënësish të Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe anëtarë të Parlamentit të Fëmijëve të qytetit të Durrësit kanë vizituar sot kampusin e Asociation “Loyola-Gymnasium”, në Prizren.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ata u njoftuan me arritjet e shkollës dhe mundësitë e shkollimit te “Loyola-Gymnasium”, duke  pasur parasysh hapësirat moderne të konviktit  për nxënësit jashtë Prizrenit, por edhe për të interesuarit nga shtetet fqinje.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Drejtori ekzekutiv i Asociation “Loyola-Gymnasium”, Giseleher Woite, i falënderoi për vizitën nxënësit durrsakë dhe shprehu gatishmërinë e ALG-së për të vijuar e thelluar më tej bashkëpunimin në interesin e dyanshëm.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Totaj merr pjesë në takimin koordinues me organizatat e shoqërisë civile

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishte pjesë e forumit koordinues me organizatat e shoqërisë civile

Në këtë takim u diskutua për prioritetet e përbashkëta dhe fuqizimin e bashkëpunimit.

Misioni i OSBE-së në Kosovë po ndërmjetëson në themelimin e një Forumi Koordinues në mes të Komunës së Prizrenit dhe OSHC-ve, nga të gjitha komunitetet, me qëllim mundësimin e shkëmbimit të rregullt të informacionit dhe rritjen e pjesëmarrjes publike.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Blushi për ‘Komplotin’: Qytetet shqiptare mund të drejtohen nga të huajt

0

Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka rrëfyer disa nga të pathënat mbi romanin e tij të fundit, “Komploti”. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, Ben Blushi shpjegoi edhe “parashikimin” në romanin e tij mbi mbërritjen e emigrantëve në Shëngjin, që pritet të konkretizohet nga marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe italiane.

 

Blushi theksoi se gjithë kjo ka qenë një koincidencë dhe se ai është nisur nga fakti i vendqëndrimit të afganëve në Shëngjin që erdhën pas pushtimit të Afganistanit dhe largimit të misionit amerikan nga ky vend.

“Ishte një koincidencë që në ditët që libri doli në qarkullim, qeveria e Shqipërisë bëri një marrëveshje me qeverinë italiane për pritjen e refugjatëve që nuk kalojnë dot Adriatikun, nuk kalojnë dot për në Itali. Në libër unë e kam këtë element që Shëngjini si qytet në të ardhmen kthehet në një bashki që e administrojnë të huajt. Sigurisht që kjo është koincidencë. Po nga se jam nisur unë. Unë jam nisur nga një fakt i thjeshtë, Shëngjini sot është një bashki multietnike, sepse aty jetojnë 3 mijë afganë kur qeveria amerikane i mori nga Afganistani kur Afganistani u pushtua para dy vitesh dhe u vendosën kryesisht në Shëngjin”, u shpreh Blushi.

Shkrimtari i disa romaneve që trajtojnë fenomenet e ndryshme shqiptare theksoi se para se të shkruante librin ai ka vizituar Shëngjinin duke u njohur me historitë e afganëve.

“Unë kam shkuar shpesh aty për t’i vizituar ata, duke bërë fotografi dhe duke takuar njerëz interesantë dhe duke kuptuar historitë e tyre. E kuptova që ky qytet nëse sot votohet, nuk e di kush fiton aty, një afgan apo një shqiptar. Mund të ketë pasur momente kur mund të ketë pasur më shumë votues afganë ndoshta, tani janë më pak”, tha Blushi.

Në këtë mënyrë, sipas Blushi lindi edhe ideja se “që çfarë mund të ndodhë se një qytet si Shëngjini që mund të jetë Laçi, mund të jetë Mallakastra, Saranda, nuk e di, dhe vijnë shumë të huaj”

Duke folur për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, Blushi vuri në dukje se fakti që shumë të huaj po vijnë në Shqipëri ndodh se shumë shqiptarë po largohen.

“Pse vijnë shumë të huaj në Shqipëri, sepse ne po ikim. Pra, shumë shqiptarë largohen, natyrisht që shumë të tjerë do të vijnë. Mund të jenë afrikanë, mund të jenë egjiptianë mund të jenë sirianë. Kryesisht mund të jetë njerëz nga vende më të pazhvilluara se ne ”, nënvizoi Blushi.

Blushi shtoi se Shqipëria është vend transit për emigrantët dhe natyrisht një pjesë e tyre që duan të shkojnë në Evropë do të mbeten këtu.

“Ne gjithmonë mendojmë se jemi vend i varfër dhe i pazhvilluar, por bota ka më shumë se 2/3 të vendeve që janë më keq se ne në kuptimin politik dhe ekonomik.

Ata jetojnë në luftë, në epidemi, në uri, në thatësirë dhe gjithë këta popuj që vijnë nga jugu i planetit duan të vijnë në Evropë dhe rruga për të shkuar në Evropë është edhe Shqipëria.

Kështu që një pjesë e madhe që do të shkojë në Evropë, do të mbeten këtu dhe ky mund të jetë fati i disa qyteteve tona, përfshirë Shëngjinin si në librin tim, kur një komunitet i huaj qeveris atë bashki sepse është shumicë”, shpjegoi Blushi, transmeton rtsh.al.

Sot, 79 vjetori i çlirimit të Tiranës

0

Data e sotme, 17 nëntor shënon 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së I Sulmuese. Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Luizi suprizon Kiarën, kjo ishte befasia

0

Kjo është surpriza qe i bëri Luizi Kiares.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito është një nga çiftet me të përfolura në botën e show bizit.

Romancën e tyre e filluan në ‘Big Brother Albania’ qe po e vazhdojnë ende edhe sot, shkruan Kosovarja.

Çifti pasditen e stome e kaluan nën shoqërinë e njeri tjetrit në malin e Dajtit ku kanë ndarë disa momente edhe me ndjekësit.

Mesa duket nuk mjaftoi me kaq, gjatë video Kiara e pyet se cili është destinacioni i radhës qe do i bëjë Luizi surprizë për përvjetorin e tyre.

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orësh e fundit

0

2 mijë e 38 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar dhe 46 me dëme materiale,.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 13 persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

aksident

Një pikë larg ëndrrës

0

“Shqiponjat” kuqezi do të zhvillojnë këtë të premte ndeshjen e parafundit në kualifikueset e Kampionatit Evropian, Euro 2024, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri brazilian, Sylvinho do të përballet me vendasit e Moldavisë në stadiumin “Zimbru”, duke filluar nga ora 18:00.

Ecuria fantastike e Shqipërisë në këto kualifikuese ka parë skuadrën e Sylvinho-s të arrijë katër fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e para.

Shqipëria e nisi fushatën me një humbje 1-0 ndaj Polonisë. Ajo disfatë në Varshavë do të thoshte se ata ishin në një seri prej vetëm një fitoreje në 12 ndeshje, por pasi kishte marrë drejtimin për herë të parë në atë përballje me Poloninë, Sylvinho ka bërë dukshëm një ndryshim të madh, i shoqëruar nga Pablo Zabaleta dhe Doriva si ndihmësit e tij.

Paraqitja e tyre e mirë i ka lënë ata në prag të arritjes së një turneu të dytë të madh pas paraqitjes në Euro 2016, përveçse ky kualifikim nuk do të jetë i mbuluar me polemika. Kujtojmë episodin në Beograd dhe fitoren 3-0 në tavolinë me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Mjafton vetëm një pikë që kuqezinjtë të rezervojnë biletën për në Gjermani verën e ardhshme. Megjithatë, siç e kanë pranuar vetë lojtarët apo dhe trajneri, në Moldavi skuadra nuk ka shkuar vetëm për një pikë, por për më shumë.

Një pikë do të mjaftonte që Shqipëria të kualifikohej, por një fitore do i jepte avantazhin për të përfunduar si vendi i parë në grupin kualifikues dhe pse jo të mos besonte se do të arrinte vazon e parë në shortin për grupet e Evropianit. Aktualisht, Shqipëria është në vazon e dytë.

Megjithatë, transferta në Moldavi nuk do të jetë e lehtë. Skuadra vendase nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi në këto kualifikuese. Dhe, mbi të gjitha, ata janë ende në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024, pasi kanë 9 pikë, dy më pak se Çekia e vendit të dytë dhe një më pak se Polonia e vendit të tretë. Polonia ka një ndeshje më shumë se ata, ndërsa me çekët do të përballen në takimin e fundit në kualifikuese.

Pra, gjithçka është e hapur në atë sfidë. Shqipëria kërkon pikë, por moldavët nuk do të tolerojnë. Vetë presidenti i Federatës Moldave të Futbollit, Leonid Oleinicenco ka pohuar me bindje se skuadra e tij do të fitojë me “dy gola” ndaj kuqezinjëve, ndonëse këta të fundit janë një skuadër tepër e fortë.

Shqipëria e Sylvinho-s ka treguar në këto kualifikuese se është ndryshe nga ajo Shqipëri e Edy Reja-s, Christian Panucci-t e shumë të tjerëve para tyre. Madje mund të thuhet se ka performuar edhe më mirë se Shqipëria e Gianni de Biasi-t, e cila ishte skuadra e parë kuqezi që kualifikohej në një turne madhor të UEFA-s, si Euro 2016 në Francë.

Shqipëria e Sylvinho-s është ajo e një grupi të bashkuar, të fortë, plot talent dhe që sakrifikon për fanellën. Këtë bashkim e ka falë brazilianit dhe punës së tij të palodhshme.

Shqipëria e Sylvinho-s është ajo që kënaq tifozët edhe kur humbet, sepse luan mirë. Është edhe ajo që di të marrë fitore cinike. Ajo që fiton me bindje të plotë edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë në letër. Dhe, së fundmi, ajo që nuk pëson më ata golat qesharak në minutat e fundit të çdo pjesë, sidomos në fund të pjesës së dytë.

Shumë aspekte të lojës kanë ndryshuar te kuqezinjtë, skuadra ka një bosht lojtarësh dhe deri më tani ka arritur të bëjë mirë pa superyllin Armando Broja. Edhe pse, lojtari i Chelsea-t është një lojtar i domosdoshëm për ndeshje të kalibrit të Kampionatit Evropian, atje ku lojtarët me peshë bëjnë diferencën.

Historiku i përballjeve

Të rikthehemi te ndeshja me Moldavinë. Një ndeshje ndaj një kundërshtari që Shqiperia nuk njeh humbje. Janë zhvilluar gjashtë ndeshje në total mes dy skuadrave dhe kuqezinjtë kanë dal triumfues në pesë raste. Një takim ka përfunduar në barazim.

Shqipëria i ka fituar të pesta ndeshjet kualifikuese për Evropianin përballë Moldavisë. Dy në vitin 1995, dy të tjera në 2019 dhe e fundit ishte në verën e këtij viti. Përgjithësisht kuqezinjtë kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm tre.

Në ndeshjen e fundit, që i përketë këtyre kualifikueseve, Shqipëria triumfoi 2-0 në “Air Albania” falë golave të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Takimi i të premtes do të jetë në një stadium ku për herë të fundit kuqezinjtë kishin shënuar katër herë. Më 14 tetor 2019, Shqipëria fitoi 0-4 në Moldavi me golat e Sokol Cikalleshit, Keidi Bares, Lorenc Trashit dhe Rei Manajt.

Nga fitorja e fundit në fushën e Moldavisë një pjesë e atyre lojtarëve kuqezi të drejtuar nga Reja do të jenë sërish në fushë apo në stol të tillë si Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klaus Gjasula, Bare, Cikalleshi, Etrit Berisha, apo dhe Ylber Ramadani.

Megjithatë, asnjë prej skuadrave nuk është e atij niveli të treguar në atë ndeshje të 2019. Të dyja janë shumë herë më lartë se në atë kohë. Shqipëria dihet tashmë, por edhe Moldavia e ka rritur shumë nivelin e saj.

Moldavët numërojnë vetëm një humbje në gjashtë takimet kualifikuese për Euro 2024, atë ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Gjithashtu kanë arritur një fitore spektakolare duke përmbysur një disavantazh 0-2 ndaj Polonisë në shtëpi dhe tre barazime, dy prej të cilëve kanë ardhur në “Zimbru”.

Pavarësisht se Shqipëria është e vetmja skuadër deri më tani që i ka marrë pikët e plota ndaj moldavëve, sfida e së premtes premton një spektakël të vërtetë në fushë dhe në tribuna. Priten mbi 500 tifozë kuqezi në stadium.

Ndikimi i ndeshjes në kualifikim

Një fitore për vendasit do u rriste shpresën për të arritur në një kompeticion madhor të UEFA-s, si Euro 2024. Në krahun tjetër, një humbje do të bëntë që Shqipëria të kërkonte kualifikimin në takimin e fundit në kualifikuese të cilin e ka në “Air Albania” tri ditë më vonë përballë Ishjve Faroe. Për kuqezinjtë edhe në atë ndeshje do të nevojitej vetëm një pikë për kualifikim.

Nëse Moldavia do të humbiste, do t’i duhej një barazim në ndeshjen tjetër të grupit midis Polonisë dhe Republikës Çeke (ora 20:45), pasi një fitore ndaj çekëve javën e ardhshme do t’i kualifikonte pas Shqipërisë.

Nëse Republika Çeke fiton në Poloni dhe Moldavia nuk arrin të fitojë kundër Shqipërisë, atëherë kjo do të shihte skuadrën e Sylvinho-s të përparojë bashkë me çekët.

Por, fitoret për Moldavinë dhe Poloninë të premten do të shihnin vetëm dy pikë që ndajnë katër kombet, duke e bërë atë një nga grupet kualifikuese më të luftuara në kujtimet e fundit.

Situata në dy kampet

Menaxheri Serghei Clescenco ka zgjedhur të njëjtin grup lojtarësh që i ka shërbyer aq mirë në këtë sezon deri më tani, kështu që ata mund të jenë të pandryshuar nga skuadra që i rrëmbeu një pikë Polonisë muajin e kaluar në transfertë.

Sulmuesi Ion Nicolaescu është rikthyer nga dëmtimi në kohën e duhur për vendin e tij, pasi lojtari i Heerenveen nuk ishte paraqitur që nga ndeshja me Poloninë përpara se të bënte një paraqitje 12-minutëshe fundjavën e kaluar kundër Vitesse, ku shënoi gol.

25-vjeçari ka qenë njeriu kryesor për Moldavinë, duke shënuar golin e barazimit kundër Ishujve Faroe, si dhe ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e tyre me Poloninë.

Armando Broja i Chelsea-t është mungesa e befasishme te skuadra shqiptare, pavarësisht rikthimit të tij së fundmi nga dëmtimi dhe aktivizimit në ndeshjen ndaj Manchester City-t ku ai fitoi 11 metërsh në minutat e fundit të ndeshjes.

Ashtu si kundërshtari i tij, Sylvinho ka zgjedhur të qëndrojë me grupin që e ka çuar Shqipërinë në prag të kualifikimit, kështu që edhe ata mund të mbeten kryesisht të pandryshuar.

Ata do të detyrohen të paktën në një ndryshim, pasi Arlind Ajeti është tërhequr i dëmtuar, duke iu bashkuar mbrojtësve të tjerë që janë jashtë si Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Ardian Ismajli do të jetë rikthimi për vizitorët, që do të thotë se Shqipëria ka të ngjarë të sjellë shtatë lojtarë me bazë në Serie A që nga fillimi i ndeshjes.

Deklaratat e trajnerëve

Te enjten pasdite dy trajneret kane dal ne konferencen e fundit per shtyp para ndeshjes.

Serghei Clescenco, trajneri i kombëtares moldave u shpreh se “Unë e njoh kombëtaren shqiptare, kemi luajtur me ta jo shumë kohë më parë. Humbëm 0-2, shpresoj të kemi nxjerrë konkluzione dhe shpresoj për një rezultat pozitiv”.

“Ndeshja me Shqipërinë është shumë e rëndësishme, nuk po mendojmë ende për ndeshjen me Çekinë. E kuptojmë që është më mirë të vdesim në fushë tani sesa të lëmë gjithçka për ndeshjen me Çekinë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Sylvinho i kuqezinjëve u shpreh se: “E dimë se kemi një finale dhe një ndeshje të rëndësishme. Lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk ka mbaruar asgjë për kualifikimin”.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë në shtëpi me Çekinë. Lujamë ndaj Moldavisë, një ekip i fortë, shumë cilësor me lojtarë të mirë dhe fizikë, dhe shumë e vështirë në shtëpinë e saj”, deklaroi Sylvinho.

Formacionet e mundshme

Moldavia: Railean; Revenco, Craciun, Baboglo, Marandici, Reabciuk; Postolachi, Motpan, Rata, Cojocaru; Nicolaescu.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Seferi. Albanian Post