11.7 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 1345

Ndryshimet në ligjin e migracionit në Gjermani që prekin edhe kosovarët, disa fillojnë së zbatuari nga sot

0

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë. Rregullat për emigrantët nga vendet jo anëtare të BE-së po ndryshojnë hap pas hapi. Një përmbledhje.

Punëdhënësve gjermanëu mungojnë qindra mijëra punëtorë: në TI si dhe në infermieri, në zeje, teknologji, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë. “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar” i miratuar në verë synon të ulë menjëherë pengesat për imigracionin në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga të ashtuquajturat vende të treta, pra nga vendet jo anëtare të BE-së.

Ndryshimet e para do të zbatohen nga data 18 nëntor 2023

Karta blu e BE-së

Specialistët me diplomë universitare, ose nivel kualifikimi të ngjashëm, që vijnë nga vendet e treta, pra jashtë BE-së, mund të imigrojnë në Gjermani me Kartën Blu të BE-së – pa u kontrolluar më parë, nëse ka aspirantë gjermanë ose qytetarë të BE-së për vendin e punës dhe pa dëshmi të aftësive gjuhësore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kufijtë e pagave për të shmangur abuzimin me specialistët që vijnë nga jashtë do të ulen në 40,000 euro në vit për profesionet ku ka më shumë mungesa dhe 44 000 euro për të gjitha profesionet e tjera (që nga viti 2023).

Lista e profesioneve me mungesa (më parë: matematikë, shkenca kompjuterike, shkenca natyrore, inxhinieri dhe mjekësi) është zgjeruar dhe tani përfshin, ndër të tjera, edhe arsimin dhe personelin infermieror.

Për industrinë e TI-së, punëtorët e kualifikuar pa diplomë universitare mund të marrin gjithashtu një kartë blu të BE-së, nëse mund të vërtetojnë se kanë përvojë profesionale të krahasueshme prej të paktën tre vjetësh.

E drejta e qëndrimit, më shumë fleksibilitet

Kush plotëson të gjitha kushtet si punonjës i kualifikuar me formim profesional ose akademik ka të drejtë të marrë leje qëndrimi. Deri më tani, kjo u lihej ta vendosnin misionet diplomatike dhe autoritetet e imigracionit.

Përveç kësaj, hiqet kufizimi për të punuar në fushën profesionale që ke mësuar ose studiuar. Një njeri që ka mbaruar për mekanik, për shembull, mund të punojë edhe në logjistikë. Përjashtim bëjnë profesionet e rregulluara, për shembull në fushën e mjekësisë, drejtësisë ose mësimdhënies.

Bëhet më i lehtë edhe miratimi nga Agjencia Federale e Punësimit për shoferët profesionistë. Leja e punës jepet pa kontrolluar nëse ka qytetarë të BE-së që e kërkojnë këtë vend dhe pa provim gjuhe.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çfarë do të hyjë në fuqi më 1 mars 2024

Emigrim me eksperience pune

Njohja e kualifikimeve profesionale në Gjermani, e cila më parë ka qenë shpesh një pengesë burokratike, nuk do të kërkohet më për specialistët me përvojë.

Kush ka një kualifikim profesional të njohur nga shteti në vendin e origjinës dhe ka së paku dy vjet përvojë profesionale në të, mund të emigrojë në Gjermani si punëtor. Nga kjo përjashtohen profesionet e rregulluara. Specialistët e TI-së nuk kanë nevojë për diplomë.

Partneriteti i njohjes së kualifikimit

Kush ka nevojë për një kualifikim shtesë në Gjermani për të arritur barazvflefshmërinë e kualifikimit do të mund të qëndrojë në Gjermani deri në tre vjet në të ardhmen. Aplikantët lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë, ndërsa janë duke bërë shkollën për barazimin e kualifikimit.

Mundësia për të punuar me kohë të pjesshme po zgjerohet edhe për studentët dhe kursantët. Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe aplikantët nga vendet e treta krijojnë një partneritet njohjeje, punëtorët e kualifikuar mund të vijnë direkt në Gjermani dhe të punojnë ndërkohë që procesi për njohjen e kualifikimit të tyre është në vazhdim. Qëndrimi mund të zgjatet deri në tre vjet. Duhet të kenë së paku dy vjet kualifikim profesional dhe njohuri të gjuhës gjermane (niveli A2).

Përveç personelit infermieror, edhe nidhmës-infermiereve me më pak se tre vjet trajnim infermieror do t’u jepet akses në tregun gjerman të punës në të ardhmen.

Ribashkimi familjar

Nëse punëtorëve do t’u bashkohen bashkëshortët dhe fëmijët e mitur, ata duhet të dëshmojnë se të ardhurat mjaftojnë për të jetuar, por jo edhe se kanë sipërfaqen e duhur për banesë. Ata gjithashtu mund të sjellin edhe prindërit ose vjehrrin për të qëndruar me ta nëse e marrin lejen e qëndrimit pas marsit 2024.

Çfarë hyn në fuqi më 1 qershor 2024?

Karta e mundësive për kërkimin e punës

Karta e mundësive me sistem pikësh do të hyjë në përdorim për herë të parë në qershor 2024. Me kartën e mundësive (Chancenkarte) njerëzit mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë për një vit, nëse e kanë të siguruar jetesën.

Kushdo që mund të provojë ekuivalencën e kualifikimeve të tyre me ato gjermane, konsiderohet punëtor i kualifikuar dhe e merr kartën pa asnjë kërkesë të mëtejshme.

Të gjithë të tjerët kanë nevojë për një diplomë universitare ose një kualifikim profesional prej së paku dy vjeçar, si dhe njohuri bazë të gjuhës gjermane (niveli A1) ose njohuri të gjuhës angleze (niveli B2).

Pikë merr edhe për përvojën profesionale, njohjen e kualifikimeve në Gjermani, moshën, aftësitë gjuhësore në gjermanisht dhe/ose anglisht, lidhjet me Gjermaninë dhe potencialin e partnerit ose bashkëshortit që vjen me ju.

Punëtorët me Kartën e Mundësive lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë ose si provë. Karta e mundësive mund të zgjatet deri në dy vjet nëse ka një kontratë pune për punësim të kualifikuar.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor

Një tjetër rregullore prek njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor për rekrutimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tani është e vlefshme për një periudhë të pakufizuar. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50,000 punëtorë./DW

Mbi 1500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 565 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, sipas Policisë së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 49 me dëme materiale.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe pesë janë dërguar në mbajtje.

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

Mbi 5 mijë vjedhje në Kosovë për dhjetë muaj

0

Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pese mijë vjedhje. Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 502 vjedhje, 2 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare.

Për këtë njohës të çështjeve të sigurisë kanë thënë se rritja e numrit të vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues dhe këtë çështje ata e lidhin me kushtet socio-ekonomike në vend. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues, ai ka thënë se këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Ky numër është shqetësues por vlen të theksohet se edhe më herët ka qenë shqetësues. Si shembull konkret se sa shqetësuese është ne e kemi rastin në Ferizaj, kur ndodhi plaçkitja atje dhe e pame se për çka janë në gjendje të bëjnë këta grabitës, ose këta kriminel. Duke i parë edhe statistikat e përdorimit të substancave narkotike, delikuentet bëjnë çdo gjë që të arrijnë deri të ajo drogë ose substancat tjera narkotike dhe për këtë janë në gjendje që të plaçkitin dhe të bëjnë vjedhje të rënda, pa i menduar pasojat. Definitivisht se kjo ka të bëjnë edhe me situatën ekonomike”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Policia të jetë me vigjilente dhe të rris numrin e patrullimeve.

“Delikuenca është rritur në Kosovë dhe ajo çka duhet të bëjë policia në aspektin e sigurisë dhe gjithmonë sipas mendimit tim se policia në bashkësi duhet që të veprojë më shumë, duhet të organizohet më shumë dhe sidomos lagjet kur janë të dyshimta, ndriçimi publik duhet të jetë. Dhe patrullat definitivisht duhet që të shtohen më shumë, jo se nuk ka pasur patrulla edhe më herët, por situata dhe statistikat se po shtohen numrat duhet që të shtohen edhe patrullimet”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, tha se numri kaq i madh i vjedhjeve është duke ndodhur për shkak se Policia është më shumë e fokusuar në pjesën veriore të vendit, për këtë ai ka thënë se kriminelët po i shfrytëzojnë këto raste.

“Tani në situatën në të cilën po jetojmë edhe problemet që po paraqiten sidomos situatat konfliktuoze që munden me ardhë deri teke një lufte mesë Serbisë dhe Kosovës, krejt opinioni është i orientuar për këtë çështje të mbrojtjes se sovranitetit të Kosovës. Dhe në këtë situatë gjithsecili mundohet me i shfrytëzuar situatat e veta edhe kjo strukturë e këtyre njerëzve që merren me krime janë permanent edhe ecin ne hap me kohën sepse shfrytëzojnë kohën. Tash ne një numër të madh të policisë i kemi të orientuar edhe i kemi dërguar atje në mbrojtjen e sovranitetin në pjesën e veriut”, tha ai.

Ai tha se për këtë një kritik të madhe duhet që t’i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi sipas tij, ajo duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës, raporton EO.

“Është një kritik e madhe që duhet me ja drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, pavarësisht se e kemi situatën siç e kemi. Ministria duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës. Luftimin e krimit duhet të bëhet në mënyrë permanente, në ato pjesë që ndodh më shpesh ato vepra duhet edhe me u përgjigj. Nga ana e policisë kërkohet që non-stop të është i mbuluar tereni sidomos në ato vende ku shpesh herë përsëriten. Normal që gjithë ndërlidhet me shkaqet ekonomike, institucionet e sigurisë në mënyrë permanente ti përcjellin këto, t’i kenë me vigjilent detyrat e tyre”, tha ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Brezovica mbulohet nga bora

0

Bora ka mbuluar Brezovicën këtë mëngjes.

Faqje “MeteoBallkan” ka publikuar disa fotografi, ku shihet Brezovica e zbardhur nga bora.

“Brezovica këtë mëngjes ????????”, është përshkrimi I fotografive.

Ndryshe, sipas “Mendimi për motin”, reshje bore pritet të ketë edhe në pjesë tjera të vendit.

.

Kombëtarja me këngë e valle feston kualifikimin në Euro 2024

0

Shqiptarët i janë gëzuar një kualifikimi të dytë historik në Euro 2024, pas një barazimi të ëmbël me Moldavinë, duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen mes më të mirave të Evropës, në fazën finale të turneut në Gjermani.

Por i janë gëzuar sigurisht edhe vetë lojtarët kësaj arritjeje të madhe, ku janë dukur me këngë e valle në aeroportin e Kishinievit, teksa prisnin kthimin në atdhe.

Ndërsa një pritje e veçantë do të jetë edhe ajo e tifozëve shqiptarë në “Air Albania”, të hënën e 20 nëntorit, kur kuqezinjtë të luajnë ndeshjen e fundit në grupe, përballë Ishujve Faroe – një formalitet në vetvete sa i takon kualifikimit, por me rëndësi për të marrë pikët dhe për të qenë koka e grupit, duke siguruar edhe një short më të mirë në vazot e Euro 2024.

Kualifikimi  

Shqipëria ka rishkuar historinë duke arritur kualifikimin e dytë në një turne madhor të UEFA-s si Euro 2024, pas atij në 2016. Kuqezinjtë barazuan takimin e kësaj të premteje në Moldavi, 1-1, çfarë iu siguroi atyre kalimin në rauundet finale të Kampionatit Evropian.

Ajo që pritej dhe flitej prej kohësh, tashmë është vulosur zyrtarisht. Edhe një herë si në kualifikimin për në Euro 2016, kuqezinjtë të veshur me fanella të zeza kanë festuar triumfin në një transfertë në Evropën Lindore.

Në stadiumin “Zimbru” në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kuqezinjtë u treguan të kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes. Ata u munduan të administronin topin dhe të ishin cinik në ato raste që iu jepeshin.

 

 

Goli i parë i kuqezinjëve erdhi në minutën e 25 me anë të një 11 metërshi, të cilin e fitoi Taulant Seferi. Penalltia u konvertua në gol nga Sokol Cikalleshi.

Goli i Cikalleshit e vendos kavajasin të katërtin në listën e golashënuesve historik të Shqipërisë, 13 gola, po aq sa Ervin Skela. Një gol më shumë ka Alban Bushi dhe pesë kryegolashënuesi Erjon Bogdani.

Me golin e Cikalleshit u mbyll dhe pjesa e parë me avantashin e Shqipërisë. Gjatë pjesës së dytë, vendasit u bënë më këmbëngules duke qenë se nuk kishin se çfarë të humbisnin.

Pas shumë përpjekjesh moldavët më në fund do e gjenin golin në minutën e 87 me anë të Vladyslav Babohlo.

Megjithatë, barazimi iu shkon për shtat të dyja skuadrave. Shqipërinë e kualifikoi automatikisht në Evropian, ndërsa Moldavinë e mban ende në lojë për kualifikim, nëse Çekia nuk fiton në mbrëmje ndaj Polonisë.

Tashmë objektivi për Shqipërinë është vendi i parë në grup. Një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe me 20 nëntor në “Air Albania” do e bënte të mundur diçka të tillë.

Renditja e Grupit E

Shqipëria aktualisht është në krye të Grupit E me 14 pikë. Çekia renditet e dyta me 11 pikë. Moldavia ka 10 pikë. Edhe Polonia ka 10 pikë. Ndërsa në fund me vetëm 1 pikë janë Ishujt Faroe.

Ndeshja e fundit e ditës në këtë grup është ajo mes Çekisë dhe Polonisë. Një fitore e çekëve do të vuloste kualifikimin e tyre së bashku me Shqipërinë. Por, një fitore e Polonisë do të linte gjithçka të hapur për kualifikimin e njërës prej Polonisë, Çekisë dhe Moldavisë.

Etrit Berisha, lojtari i ndeshjes

Gardiani kuqezi, Etrit Berisha ishte lojtari me vlerësimin më të lartë në ndeshje. Ai u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore.

Portieri i Empoli-t në Serie A bëri pesë pritje, katër prej të cilave brenda zonës së 16 metërshit.

Pas Berishës, më të vlerësuarit ishin Seferi dhe Nedim Bajrami me notën 7.4, Ardian Ismajli me 7.3 dhe Kristjan Asllani me 7.

 Albanian Post 

Një grua rrahet keq nga burri i saj në një hotel të Prizrenit

0

Një grua me nënshtetësi sllovake ka raportuar në policinë e Prizrenit se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj shqiptar me shtetësi maqedonase.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa raportohet se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Prizren.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet  në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Prizren 13.11.2023-04:00. Me 17.11.2023 është raportuar se viktima femër Sllovake ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në një hotel në Prizren pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti lexon poezinë “Guha” të Kujtim Paçakut, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me rastin e manifestimit të 5 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, tha se historia e kësaj gjuhe është e gjatë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që është në mesin e tyre në shënimin e kësaj dite të rëndësishme.

Siç theksoi kryeministri, Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet për edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale, e që janë investuar 200 mijë euro në qendra mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kanë ofruar 500 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve në shkollat e mesme.

“Në vitin 2022, ne kemi trefishuar numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë trajnuar në Qendrat tona të Aftësimit Profesional, dhe 35 biznese fillestare nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë marrë grante nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Këtë vit, edhe 35 biznese dhe fermerë nga këto komunitete kanë marrë grante. Ne kemi bashkëpunuar me policinë për ta siguruar rekrutimin më të madh të  komuniteteve në raundin e fundit”, tha Kurti.

Tutje në këtë ceremoni Kurti zgjodhi edhe që të recitonte poezinë “Guha” nga Kujtim Paçaku.

Në organizimin e mbajtur në Prizren organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Z?yrës së Kryeministrit, prezent ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Erxhan Galushi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe komisioneri për Gjuhën, Slavisha Madenoviq.

Kosova sot luan me Zvicrën për kualifikimet në Euro 2024

0

Sot Dardanët do të përballen me Zvicrën në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Ndryshe dje trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka thënë se ndeshja me Zvicrën do të jetë e vështirë.

Aktualisht Grupi I kryesohet nga Zvicra me gjashtëmbëdhjetë pikë, por po aq ka edhe Rumania në vendin e dytë. Kosova gjendet në vendin e katërt, pas Izraelit.

Kombëtarja e Kosovës dje ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në ‘St Jakob-Park’ në Bazel para sfidës me Zvicrën në kualifikimet për Euro 2024.

“Fitorja nuk është vetëm një dëshirë, por një qëllim i shndërruar në betejë për Dardanët”, njofton FFK.

ARKEP: Kosova ka 1 milionë e 950 mijë përdorues të telefonisë mobile

0

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”.

Sipas këtij raporti numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të tretë (TM3-2023) është 1,949,961 përkatësisht për 9.8% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2023, ndërsa 0.3% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2022).

“Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka ngritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2022) gjithashtu ka ngritje. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 107.40% të numrit të popullsisë”, njofton ARKEP.

Në periudhën TM3 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 67,287, që paraqet një rënie prej 3.2% në krahasim me tremujorin e kaluar. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.71% .

ARKEP njofton se norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së.

Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit vërehet se struktura e parapaguesve të telefonisë fikse është në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 33% – 67% .

Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM3 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 399,132 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 0.01% në krahasim me TM2 2023, respektivisht rritje prej 4.21% në krahasim me TM3 2022, raporton RTKlive. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 134.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.98%.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM3 2023 ka arritur në 1,734,558 përdoruesish e që shënon një rritje prej 14.0% krahasuar me TM2 2023, dhe një rritje prej 5.2% krahasuar me TM3 2022. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.

Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM3 2023) penetrimi i qasjes mobile është 134 %, ndërsa i asaj fikse 22 % për banor.

Ndryshe raporti i rregullt i indikatorëve kryesorë të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave

‘Bijtë e shqiponjës në një flamur të pandarë’ fluturojnë drejt Gjermanisë

0

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në Kampionatin Evropian, pasi i mjaftoi një barazim me Moldavinë, me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Sokol Cikalleshit, në minutën e 27’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, moldavët e barazuan rezultatin me anë të Vladislav Baboglos.

Kuqezinjtë pas shtatë xhirove në grupin E kanë grumbulluar 14 pikë, duke u pozicionuar në vendin e parë. /Klankosova.tv.


Ft: Shqipëri -Moldavia 1-1

94? Shqipëria barazoi me Moldavinë me rezultat 1-1.

87? Moldavia e ka barazuar rezultatin me anë të Vladislav Baboglos, në minutën e 87’.

60? Një orë lojë, rezultati vazhdon të jetë i njëjtë. Shqipëria po fiton me golin e shënuar nga Sokol Cikalleshi.

46? Ka nisur pjesa e dytë në Moldavi. Kuqezinjtë janë duke avancuar me një gol epërsi.

45? Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Moldavisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë janë duke fituar me golin e Sokol Cikalleshit, i cili ishte i saktë nga penaltia e nxjerrë nga Taulant Seferi. Raste të tjera për t’u përmendur nuk kishte gjatë pjesës së parë.

25‘ Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë. Golin e ka realizuar Sokol Cikalleshi, nga penaltia.

22? Është minuta e 22-të që kuqezinjtë për herë të parë rrezikojnë portën me anë të Ardian Ismajlin. Goditja e tij shkoi mbi portë.

10? Kanë kaluar 10 minuta nga nisja e sfidës. Në këto minuta kuqezinjtë e kanë iniciativën.

1’ Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë.


17:24 – Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes para duelit me Moldavin