19.8 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1350

26-vjeçarja shqiptare vdes tragjikisht në Itali

0

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Treviso të Italisë.

26-vjeçarja shqiptare, Anila Grishaj, të marten e ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas mediave italiane, ajo u godit nga një makineri e rëndë paketimi në kokë, teksa po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Hetimet fillestare tregojnë se kjo makineri ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Siç raporton gazeta Corriere del Veneto, ka pasur tensione jashtë dyerve të kompanisë mes familjarëve të viktimës dhe policisë, përcjell Klankosova.tv

Sipas kësaj gazete, babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kompania është akuzuar se familja është njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas orës 16:00, ndërkaq ishin kolegët e 26-vjeçares shqiptare, që i dhanë asaj ndihmën e parë.

Më pas mjekët dhe infermierët kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal, shkruan gazeta përcjell Klankosova.tv

Prokuroria e Trevisos ka nisur hetimet lidhur me tragjedinë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lewandowski mund të kthehet në Gjermani

0

Sulmuesi i Barcelona-s, Robert Lewandowski, së shpejti mund të ndryshojë ekip.

Sipas burimit spanjoll “Todofichajes”, sulmuesi polak mund të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, SHBA ose të kthehet në Gjermani.

Burimi bën me dije se Borussia Dortmund, ku lojtari fitoi famë botërore, është e interesuar për shërbimet e futbollistit.

Gazetarët sigurojnë se vetë lojtari nuk e përjashton rikthimin në këtë klub.

Në të njëjtën kohë, burimi shkruan gjithashtu se vetë Barcelona nuk planifikon të ndahet me Lewandowski në të ardhmen e afërt, megjithëse futbollisti nuk demonstron më të njëjtën performancë.

Pas 13 xhirove të kampionatit spanjoll, Barcelona renditet e treta në renditje me 30 pikë. Aktualisht janë katër pikë prapa liderit Girona.

Këtë sezon, Lewandowski ka luajtur në 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë katër asistime. Ky është sezoni i tij i dytë në Spanjë. Albanian Post

Aksident në Malishevë, ka të lënduar

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë në Malishevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, teksa raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ministri Vitia për Fitore Zenelajn: Do të jetë përherë frymëzim i tillë

0
Pas një beteje të gjatë me kancerin ka vdekur infermierja Fitore Zenelaj.Për vdekjen e saj, familjes i shprehu ngushëllime edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Vitia tha se ajo do të mbahet në mend dhe respektohet gjithmonë.

Ai theksoi se infermierja luftoi me sëmundjen e saj, por mbi të gjitha i mësoi të tjerët se si të luftojnë.

“Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre”, tha ai.

I pari i MSh-së u shpreh i pikëlluar për vdekjen e infermieres Fitore Zenelaj.

“Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj. Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim. Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Bora Zemani, moderatore e BBV3?

0

Bora Zemani është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Prej disa javësh në shtypin rozë kanë nisur të qarkullojnë menjëherë lajmet në lidhje me moderimin e “BBV3”. Sipas thashethemeve të shumta që qarkullojnë në media, Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e sezonit të ardhshëm të BBV.

Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e Osmanit, menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në shumë portale, të shumta kanë qenë aludimet në lidhje me moderatoren që do të marrë në dorë prezantimin e një prej programeve mjaft të suksesshme të Top Channel.

Lidhur me këto thashetheme, Bora Zemani është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Gazetari: Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip

Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?

Gazetari: Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje

Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë

Gazetari: Le ta vendosë publiku

Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…

Në takim me Lajçakun- Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit: Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog

0

Në takim me Lajçakun- Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit: Serbia është

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

Siç njofton Shërbimi Mediatik i Presidentit të Serbisë, Vuçiq ka ripërsëritur se Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Edhe një herë, presidenti Vuçiq e informoi në detaje përfaqësuesin special të BE-së për peshën e situatës me të cilën përballen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit.Ai shprehu shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate.

“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit dhe janë diskutuar tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për armëmbajtje pa leje

0

Policia në Suharekë ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është ndal për 48 orë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

“Policia në Suharekë ka pranuar informacion se i dyshuari B.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Budakovë të Suharekës posedon armë ilegale. Me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) armë gjuetie e kalibrit 12 GA, nëntë (9) fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy (2) fishekë të kalibrit 12 GA të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën”, njofton Policia e Kosovës .

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ‘’Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës dhe municionit’’.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti: Serbia nuk dëshiron paqe, po sillet si “Rusi e vogël”

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Kurti e ka dhënë një intervistë për ORF-në, mediumin shtetëror në këtë vend.

Ai foli sërish për agresionin serb të datës 24 shtator në Banjskë të Leposaviqit, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit”, tha Kurti në këtë intervistë.

Numri një i qeverisë së Kosovës theksoi se sulmi është organizuar nga ish-numri dy i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin e ka pranuar vet ai.

“Është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq “në takime të nivelit të lartë në Beograd”, theksoi Kurti.

Albin Kurti shtoi se prapa këtij agresioni qëndron presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”, tha ai.

Kurti tha se agresioni duhet të dënohet nga BE dhe ShBA.

“Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA’të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, theksoi Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare tha se Serbia po sillet sikur një “Rusi e vogël”.

“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shuëm se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha ai.

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullë postare me imazhin e Kongresit të Manastirit

0

Posta e Kosovës përmes filatelisë së saj që nga sot ka vënë në qarkullim pullë postare me imazhin që shënon 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Ndërsa nga ajo u bë thirrje që qytetarët të shërbehen me këtë pullë postare, raporton Klankosova.tv.

“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX-të, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe”, thuhet në njiftimin e Postës së Kosovës.

“Ky Kongres historik, ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin”.

Posta e Kosovës gjithashtu tha se si çdo herë afirmon ngjarjet kulturore dhe historike të vendit të tyre me pulla të bukura postare në tërë botën.

Hajdari: Ndërmarrësia nxit invocionin, krijon vende pune

0

Në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën me temën: “Përkrahja e ndërmarrësisë përmes politikave dhe instrumenteve mbështetëse”.

Ministrja Rozeta Hajdari, në fjalën e saj, tha se kjo ngjarje u dedikohet ndërmarrësve, inovatorëve, ose shpikësve, teksa vlerësoi se kjo është mënyra e duhur që idetë e tyre të bëhen realitet.

“Java botërore e ndërmarrësisë është edhe shënim i fuqizimit të ndërmarrësve në çdo vend e komunitet anë e mbanë botës”, deklaroi ministrja Hajdari, derisa shtoi se kjo ndikon në nisjen e një “start up-i”, sepse, sipas saj, është resurs kryesor për zhvillim ekonomik në vendin tonë.

“Ndërmarrësia, si një dimension i veçantë i ekonomisë, është ajo që nxit inovacionin, krijon vende pune dhe nxit rritjen ekonomike”, theskoi Hajdari.