Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Lajmi është bërë me dije në vendimin që e ka marrë trupi gjykues në Gjykatën Speciale.
Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Lajmi është bërë me dije në vendimin që e ka marrë trupi gjykues në Gjykatën Speciale.
Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person me 300 euro në Prizren, meqë i njëjti ëshë hasur duke drejtuar automjetin e tij, ani pse kishte ndalesë për këtë deri në vitin 2037.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.
Dokumentari i aktorit të njohur ‘Bekim Fehmiu’ do të shfaqet në Kino ABC, më 16 nëntor, me fillim nga ora 13:00.
Pas premierës që pati në Tiranë dhe në Prizren, ‘Bekim Fehmiu’ kthehet në vendin që i takon, në Kino ABC në Prishtinë.
Aktori i madh Bekim Fehmiu që nga themelimi i Kino ABC-se dhe deri në vdekja, gjatë kohë së verës, nga mëngjesi deri në mbrëmje, ka qëndruar në Kino ABC, duke zgjedhur këtë vend për t’u takuar me miq, aktorë, gazetarë dhe këdo që ka qenë i interesuar për të dëgjuar bisedat dhe rrëfimet e tija.
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, dy boksierët më të mirë aktualisht në botë, thuhet se kanë planifikuar të luftojnë më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.
Tyson Fury mban rripin WBC, i vetmi që i mungon ukrainasit Usyk. Me fitoren ndaj Anthony Joshuas, ukrainasi mori katër pjesët e mbetura – WBA, IBO, WBO dhe IBF.
Ndeshja e fundit e Furyt ishte kundër luftëtarit të MMA, Francis Ngannou, në të cilën ai fitoi me pikë, ndërsa Usyk nokautoi britanikun Daniel Dubois.
Ka kohë që spekulohet për këtë luftë. Madje, Fury dhe Usyk duhej të ndesheshin në dhjetor të këtij viti, por ndeshja e Furyt me Ngannou i zhvendosi planet.
Njoftimi zyrtar i datës së kësaj lufte thuhet se do të jetë të enjten. /Telegrafi/
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.
Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.
Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti” për shkak të mundësive që, sipas tij, “ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.”
Lidhur me këtë për Front Online ka folur, ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi.
Sipas tij ky draft-statut i publikuar është më i pranueshëm sesa i viti 2-13 dhe 2015, por se nuk duket që është krejt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Teksti i draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga BE-ja, sipas kësaj që publikoi Burim Ramadani është dukshëm më i pranueshëm sesa marrëveshjet e vitit 2013-2015. Por, edhe nuk duket se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sidomos në nenet ku bëhet fjalë për lidhjet dhe bashkëpunimin e këtij Asociacioni me institucionet e Serbisë. Prandaj, gjithsesi ky tekst duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim final”, ka thënë Vllasi për Front Online.
Azem Vllasi: Draft-statuti i Asociacionit nuk ka lidhje me rezolutën 1244
Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi konsideron se draft-statuti i Asociacionit thjeshtë duhet të jetë formë e bashkëpunimit mes komunave që parashihen brenda tij, për disa cështje specifike në interes të qytetarëve serb që janë shtetas të Kosovës.
“Nëse propozuesit do të kenë mirëkuptim për ambiciet dhe propozimet e Vuçiqit që Asociacioni të ketë kompetenca që dalin jashtë kornizës të Kushtetutës së Kosovës, pala kosovare duhet të zbres dukshëm nën nivelin që përmban ky propozim i Draft-Statutit. Thjesht, të jetë formë e bashkëpunimit mes këtyre komunave për disa çështje specifike në interes të Serbëve si shtetas të Kosovës”, tha Vllasi për Front Online.
Por, se thotë se me rëndësi është që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po deklarojnë se statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Me rëndësi është që propozuesit, pra BE dhe SHBA(ambasadori Hovenier), kanë deklaruar se ky statut(propozim) gjithsesi duhet të jetë përbrenda Kushtetutës së Kosovës. Çështja e këtij Asociacioni nuk ka asnjë lidhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka vetëm me Planin e Ahtisarit për Kosovën si shtet të pavarur dhe Kushtetutën tonë”, ka shtuar Vllasi.
Vllasi: S’ka përparim në dialog para zgjedhjeve në Serbi
Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi deklaron se para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të ketë përparim në dialog.
Sipas tij, presidenti Vuçiq temën e Kosovës do ta përdore vetëm në fushatë zgjedhore.
“Sot Vuçiqi ka biseduar me Lajçakun, por asgjë konkretisht nuk u tha lidhur me këtë draft-statut përveçse në Beograd këtë do ta vlerësojë një ekip i ekspertëve juridik. Para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të pritet kurrfarë përparimi në dialog, përveç se Vuçiqi temën e Kosovës do ta përdorë në fushatë zgjedhore”, ka thënë Vllasi për Front Online.
Vllasi: Vuçiq të mos jetë partner në biseda për Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk duhet të jetë partner në biseda për çështjen e Asociacionit.
Kështu, po vlerëson ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi.
“Pala kosovare duhet të jetë bashkëpunuese me ëprfaqësues të BE-së e SHBA-së lidhur me këtë temë, por kurrsesi t’i bëjë lëshime Vuçiqit. Në vazhdim ai as që duhet të jetë partner në biseda për Asociacionin. Kjo në procedurat e zbatimit është çështje e brendshme e Kosovës bahskë me serbët e Kosovës ku ata janë shumicë”, ka thënë Vllasi për Front Online.
Dhe këtë e thotë për një arsye.
“Nuk besoj se Vuçiqi do të bisedonte me Kosovën si partner për formimin e një asociacioni të tillë të komunave me shumicë shqiptare Preshevë-Bujanofc-Medvegjë. Ose të bisedoi me Bosnje e Hercegovinën për asociacion me katër komuna me shumicë boshnjake në Sanxhak ku jetojnë dy here më shumë boshnjakë sesa serbë në Kosovë. Ose me Hungarinë për katër komuna me shumicë hungareze në veri të Vojvodinës. Sidomos jo për ndonjë asociacion me aq kompetenca sikur kjo që propozohet për Serbët e Kosovës dhe Vuçiqi pretendon që qëndrimi i Serbisë të jetë relevant”, ka shtuar Vllasi./Front Online
Prokuroria Themelore në Gjakovë pretendon se drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka keqpërdorur detyrën, për shkak se e dëmtuara Xhevahire Hajda ka zëvendësuar për një kohë të gjatë profesorin Refki Kryeziu, i cili edhe pse nuk ka mbajtur mësimin në shkollën SHMTP “Selajdin Mullaabazi”, është paguar në mënyrë të rregullt e pa bazë ligjore.
Këto pretendime, i ka paraqitur prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku është dhënë fjala hyrëse e palëve në procedurë, në rastin ku Morina akuzohet për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Nga provat do të vërtetohet fakti se e dëmtuara ka zëvendësuar për një kohë të gjatë Profesorin Refki Kryeziu, i cili edhe pse nuk e ka mbajtur mësimin në shkollën “Selajdin Mullaabazi” është paguar në mënyrë të rregullt, duke i marr edhe shtesat për Covid-19, e gjithë kjo mundësuar nga këtu i pandehuri Avni pa ndonjë bazë ligjore e pas administrimit të gjitha këtyre provave do të vërtetohet se i njëjti ka kryer veprën penale për cilën po akuzohet”, ka thënë ajo.
Prokurorja Beqiraj-Hyseni, po ashtu në fjalën hyrëse tha se pas administrimit të provave materiale dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet gjendja faktike.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Morina, avokati Dardan Morina, deklaroi se prokuroria gjykatës i ka dorëzuar vetëm provat të cilat rendojnë pozitën e të mbrojturit të tij por jo dhe shumë prova të cilat sipas avokatit Morina janë dorëzuar nga i mbrojturi tij në fazën parapenale dhe gjatë zhvillimit te hetimeve.
Ai ka thënë se nga provat materiale dhe personale, do të vërtetohet rrethanë tjetër nga përshkrimi i gjendjes faktike të dhënë nga Prokuroria, dhe se do të vërtetohet se i mbrojturi tij nuk ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.
Tutje seanca ka vazhduar me dëgjimin e të dëmtuarës Xhevahire Hajda.
E pyetur nga Prokurorja Beqiraj-Hyseni për rrjedhë e punësimit, ajo ka thënë se është njoftuar nga një familjar që po kërkohet një mësimdhënës në shkollën “Selajdin Mullaabazi”.
“.. se e kanë bo planin e qeverisë që me marrë punëtor në punë për shkak Covidit, dhe pagesa të jetë 50%, unë kam punuar deri në fund të muajit dhjetor”, ka thënë e dëmtuara Hajda.
Ajo shtoi se për këtë periudhë sa ka punuar mars-qershor, dhe se ka pasur kontratën katër mujore të cilën e ka nënshkruar në Drejtorinë e Arsimit në Rahovec.
“Gjatë muajve janar dhe shkurt kam punuar në të njëjtën shkollë por nuk jam paguar, dhe s’kam pas kontratë për këto dy muaj. Në shkurt ka ardhur profesori Refki Kryeziu, në zyrat e DKA… kemi bërë marrëveshje me shkrim që unë me ja mbajt orët profesorit deri sa të përfundon viti shkollor dhe me u pagu njëjtë siç ka paguar qeveria me gjysmën e rrogës, profesorit Refki nuk ju ka prish kontrata, rroga e tij është dal e plotë ndërsa unë i kam mbajtur orët”, ka thënë e dëmtuara.
Sipas saj, kur është bërë marrëveshja me prof. Refki Kryeziu, prezent ka qenë dhe i pandehuri Avni Morina, dhe se të njëjtën thotë se e ka vulosur.
E pyetur nga prokurorja Beqiraj-Hyseni se si është bërë pagesa për këto orë, për periudhën janar-qershor 2021, ajo ka thënë se për dy muajt e parë, janar dhe shkurt nuk është paguar fare.
Ajo tha se është pajtuar me këtë shumë pasi që sipas saj, i është thënë se vitin e ardhshëm profesori Kryeziu do të merr pushim pa pagesë, dhe e njëjta do t’i mbaj orët e tij dhe do merr pagë të plotë.
Tutje e njëjta u pyet nga mbrojtësi i të akuzuarit, Avni Morina, avokati Dardan Morina, se për periudhën janar-shkurt 2021 që nuk është paguar, pse ka shkuar në punë, ajo tha se ka punuar që mos të mbesin nxënësit pa mësimdhënës.
Më pas seanca është ndërprerë, ndërsa e radhës u caktua më 15 dhjetor 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Avni Morina po akuzohet se nga muaji janar-qershor të vitit 2021, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xhevahire Hajda, dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i njëjti në zyrën e tij, iu ka mundësuar Refki Kryeziu-profesor në lenden e Edukatës Fizike në SHMTP “Selajdin Mullaabazi” në Rahovec dhe të dëmtuarës së lartcekur që të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët, të njëjtën e vërteton me vulë zyrtare.
Sipas aktakuzës, nga kjo marrëveshje ka përfituar Refki Kryeziu që të marrë pagën e plotë mujore janar-qershor, pa dalë fare në punë, po ashtu dhe shtesat për Covid-19 në shumë prej 100 euro çdo muaj.
Në aktakuzë thuhet se gjatë kësaj kohe sipas kësaj marrëveshje, e dëmtuara Xhevahire Hajda, e kishte zëvendësuar të njëjtin pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, ashtu që pa kontratë i ka mbajtur 26 orë mësimore, duke mos figuruar fare në listën e pagave dhe për muajt janar-shkurt, nuk paguhet fare.
Sipas aktakuzës e dëmtuara nga muaji mars-qershor ishte paguar në mënyrë private nga profesori Refki Kryeziu.
Për këto i pandehuri Avni Morina po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi i parë i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi
Chelsea FC po përballet me pyetje të reja se si ish-pronari i tij, Roman Abramovich, financoi suksesin e klubit.
Kjo pasi dosjet e zbuluara zbuluan një varg pagesash sekrete që mund të kenë shkelur rregullat strikte të futbollit, duke përfshirë ato për “fair-play-in financiar”.
Ekspertët thanë se, transaksionet, të zbuluara përmes një hetimi të përbashkët nga “The Guardian” dhe partnerët ndërkombëtarë, mund të çojnë në vendosjen e dënimeve të Premier League ndaj Chelsea, si zbritja e pikëve.
Dosjet zbulojnë një seri pagesash me vlerë dhjetëra milionë paund gjatë një dekade, të kryera përmes mjeteve në det të hapur që i përkisnin Abramovich.
Transaksionet në fjalë duket se kanë qenë për përfitimin e Chelseat, duke ngritur pikëpyetje nëse ato janë deklaruar në llogaritë e dorëzuara në organet drejtuese të futbollit.
Përfituesit duket se përfshijnë agjentin e yllit Eden Hazard, Antonio Conte dhe zyrtarët e Chelsea FC.
Pagesa të tjera duket se kanë qenë të lidhura me blerjen e lojtarëve Willian dhe Samuel Eto’o.
Pagesat kanë dalë në dritë falë një hetimi ndërkombëtar të njohur si “Qipro Konfidencial”, një sasi prej 3.6 milionë të dhënash.
Financat e Chelsea tashmë janë duke u ekzaminuar nga Premier League në një hetim që zgjat nga 2012 deri në 2019, pasi regjimi i ri i pronësisë së klubit nga Londra perëndimore raportoi vullnetarisht se “informacioni jo i plotë financiar” ishte dorëzuar gjatë kohës së Abramovich.
Shoqata e Futbollit konfirmoi për “Guardian” se po heton gjithashtu Chelsean ndërsa UEFA, organi drejtues i futbollit evropian, e ka gjobitur tashmë klubin me 8.6 milionë paund për pranimin, megjithëse kompetencat e tij janë të kufizuara.
Tani dokumentet, të datuara gjatë dhe jashtë periudhës nën shqyrtim, ngrenë pyetje të reja nëse Abramovich ka shkelur vazhdimisht rregullat e futbollit për të përfituar Chelsea, ndërsa klubi u ngjit në majat e lojës globale.
Roman Abramovich e bleu Chelsean për 140 milionë funte në vitin 2003 dhe shpejt e mbuloi klubin me para, në një përpjekje të pamëshirshme për sukses.
“Perandoria Romake”, siç e quajtën disa fansa, ra vetëm kur pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 çoi në vendosjen e Abramovich nën sanksione nga Britania e Madhe, duke e detyruar përfundimisht atë të shesë.
Dosjet e analizuara nga “The Guardian” dhe “TBIJ” hodhën dritë mbi pagesat e fshehura në dukje të lidhura me momente kryesore në mandatin e tij të ngarkuar me trofe.
Materiali, i cili vjen nga një ofrues qipriot i shërbimeve, i quajtur MeritServus.
Më 18 korrik 2017, dosjet tregojnë se një kompani në pronësi të Abramovich e quajtur “Conibair Holdings”, me bazë në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVIs), nënshkroi një marrëveshje me Federico Pastorello, një agjent futbolli italian.
Italiani është përshkruar në raporte të shumta si i afërt me Antonio Conte, ish-trajnerin e Chelseat, dhe ka folur për negociatat e kontratës së menaxherit në media.
Dokumentet sugjerojnë se, Conibair ra dakord t’i paguante Pastorello-s 10 milionë paund për një 75% të aksioneve në Fondin e Investimeve të Ekselencës (EIF), një biznes me bazë në shtetin amerikan të Delaëare.
Po atë ditë, Chelsea njoftoi se Conte, i cili sapo e kishte udhëhequr klubin drejt titullit të Premier League, kishte nënshkruar një kontratë të re prej 9.6 milionë funte në vit.
Pastorello nuk pranoi të komentojë nëse dy marrëveshjet ishin të lidhura, por tha se Antonio Conte nuk është klienti ynë.
Gjatë sezonit të fitimit të titullit të Conte-s, Hazard shënoi 16 gola, një pikë e lartë në një magji vezulluese shtatëvjeçare që e përfshiu atë si kapiten të klubit dhe fitimin e gjashtë trofeve vendas dhe evropianë.
Hazard i ishte bashkuar Chelseat në vitin 2012 për 35 milionë euro, në një nënshkrim që pasoi negociata të vështira me agjentin e lojtarit, John Bico-Penaque, i cili thuhet se donte një komision të konsiderueshëm me vlerë rreth 6 milionë funte.
Më 29 mars 2013, dokumentet sugjerojnë se Leiston Holdings me bazë në BVI, në pronësi të Abramovich, ra dakord t’i paguante 7 milionë euro një kompanie me bazë në Dubai të quajtur “Gulf Value FZE” për “shërbime këshillimore lidhur me kërkimin dhe konsulencën sportive”.
Kontrata u nënshkrua në emër të kompanisë nga Bico-Penaque.
Është e paqartë nëse pagesa iu është deklaruar autoriteteve të futbollit, përfshirë FA dhe Bico-Penaque nuk i ktheu kërkesat për koment. Albanian Post
Nga data 15 nëntor e deri më 15 mars, të gjithë shoferët duhet t’i vendosin makinat e dimrit në makinat e tyre.
Kështu pavarësisht kushteve atmosferik, duhet të zëvendësohen gomat e verës.
Po ashtu secili automjet duhet t’i ketë pajisjet dimërore.
Sipas Ligjit për Rregullat në Trafik, parashihen dënime për shoferët që ngasin automjetet e tyre pa këto pajisje.
Ligji parasheh dënime për kundërvajtje prej 40 eurosh.
Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.
Sipas ekspertëve të komunikacionit, gomat duhet të ndërrohen posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë.
Ato duhet të jenë të dizajnuara të performojnë mirë në dëborë, por performojnë mirë edhe në asfalt të ftohët.
Thellësia e vijave të gomës (Pneumatikëve) për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Do?an, kanë përuruar kabinetin e IT-së në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, projekt i mbështetur nga KFOR-i turk.
“Mësimi në kabinet rrit produktivitetin dhe kreativitetin e nxënësve, për të cilët po kujdesemi që të mbështeten në të gjitha format që të jenë në hap me Teknologjinë Informative – profesionin e së tashmes dhe të ardhmes”, tha Totaj.
“Investimet në zhvillimin e arsimit janë ndër çështjet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit, të cilat rrisin fuqinë punëtore të kualifikuar dhe janë çelës për ngritjen ekonomike”, tha ai.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të sjellin edhe reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.
Dragashi pritet që ta mbajë minimalen e ditës me 2 gradë Celsius, kurse temperatura më e lartë për sot pritet të shënohet në Gjakovë e Prizren me 14 gradë Celsius