Qeveria themeloi Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 172-të me radhë ka themeluar Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja ndërtohet duke adresuar të shkuarën. Ballafaqimin me të kaluarën e ka cilësuar si të domosdoshme për përparim shoqëror, teksa ka thënë se ky Institut do t’i shërbejë shumë gjeneratave, raporton RTKlive.

“Vazhdon angazhimi ynë institucional për adresimin e të gjitha dëmeve krimeve të kryera gjatë luftës, angazhimi ynë për të matur dëmet e shkaktuara, andaj sot u bë një hap për ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbej edhe neve edhe brezat pas nesh. Pra, e jetësojmë Institutin që do të adresojë krimet e Serbisë gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Kurti.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë është emëruar Atdhe Hetemi.

“Plagët janë ende të njoma, janë të hapura për mijëra familjarë të mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës. Po i japim prioritet fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve. Gjatë këtij viti janë kryer gërmime vlerësuese në 11 lokacione, prej tyre 5 nga to kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e të paktën 6 viktimave të luftës, duke mos përfshirë gjetjet e fundit në Bishtazhinë, Gjakovë dhe Prizren”, ka thënë Kurti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit