19.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026
Home Blog Page 149

Kukësi, qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel/ “Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, shkruante BBC

0

Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen. Kështu e nis artikullin, kohë më parë, media prestigjoze BBC që kthehet pas në kohë dhe kujton kohën kur qyteti mirëpriti një numër marramendës refugjatësh nga Kosova të cilët u detyruan të largoheshin për shkak të luftës.

Me një popullsi prej vetëm 16000 banorësh dhe 20 km larg kufirit ky qytet përjetoi famën botërore për pak kohë pasi më vonë u përball me një mori krizash pas rënies së komunizmit. Sapo lufta në Kosovë përfundoi dhe refugjatët u kthyen në shtëpi, Kukësi përjetoi një eksod të vetin, pasi 53% e banorëve u larguan nga qyteti më i varfër i Shqipërisë në kërkim të mundësive ekonomike jashtë vendit.

Por tani, teksa numri i vizitorëve në Shqipëri rritet, vendasit shpresojnë se turizmi mund të ofrojë një nxitje për brezin e ardhshëm për të qëndruar.

Me ndërtimin e aeroportit të ri të Kukësit, shtigjet e ecjes malore dhe reliket komuniste, banorët po i drejtohen historisë së tyre unike dhe bujarisë për të joshur udhëtarët në një nga qoshet më pak të njohura të një prej vendeve më pak të vizituara të Evropës.

Me majat e tij kolosale malore dhe ujërat e lumenjve bruz, është e lehtë të imagjinohet Kukësi dhe rajoni përreth duke u shfaqur si një destinacion i këndshëm aventuresk.

Në fshatin Shistavec, 45 minuta me makinë drejt maleve, shtëpitë prej druri janë ndërtuar për skiatorët dhe alpinistët, dhe në udhëtimet ditore nga Kukësi, turistët mund të mësojnë më shumë për kulturën malore të goranëve që flasin një gjuhë sllave të dallueshme nga shqipja.

Duke hapur dyert për rreth 400 mijë njerëz, Kukësi i tregoi botës se edhe në momentet më të errëta mbizotëron njerëzimi. Tani, banorët shpresojnë të ndajnë historitë e tyre të komunizmit dhe konfliktit duke përhapur gjithashtu idealet e tyre të mikpritjes dhe paqes./ObserverKult/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fillojnë ethet e Kupës së Kosovës

0

Viti 2026 në basketbollin e Kosovës nis fuqishëm me ndeshjet çerekfinale të Kupës.

Përballjet e para sjellin emocione të mëdha dhe duele super interesante, raporton PrizrenPress.

Ndeshjet kthyese zhvillohen më 21/22 janar, ku vendoset kush kalon në gjysmëfinale.

Sistemi është vajtje–ardhje: dy ndeshje për çdo duel dhe skuadra më e mirë nga rezultati i përgjithshëm kualifikohet më tej.

Çerekfinalet e Kupës:

E mërkurë
18:45, Trepça – Golden Eagle Ylli
18:45, Bora – Rahoveci 029

E enjte
18:45, Vëllaznimi – Sigal Prishtina
18:45, Bashkimi – GO+ Peja

/PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga

0

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë.

Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e dalluar të Superligës, që ditë më parë zyrtarizoi ndarjen me Llapin, Muhamed Useinin.

Useini që u nda me Llapin ditë më parë, tash është në moshën 37 vjeçare, por ai pritet të bëhet përforcim i rëndësishëm i mbrojtjes së Lirisë.

Tetovari 180 cm. i gjatë përgjatë karrierës së tij pos Llapit së fundi ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Gjilanin, ndërsa ka qenë pjesë e Shkëndijës, Rabotniçkit dhe Renovës në Maqedoninë Veriore.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Luljeta Veselaj Gutaj emërohet drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës në Prizren

0

Luljeta Veselaj Gutaj është emëruar sot Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, nisëm ciklin e emërimeve për qeverisjen lokale, duke filluar me kabinetin tim, me të cilin do të vazhdoj punën edhe në këtë mandat, me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi”, shkruan Totaj, raporton PrizrenPress.

Po ashtu, sot është emëruar drejtor i Shërbimeve Publike, Islam Ukaj.

Ai shtoi se emërimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim kompletimin e ekzekutivit.

“Me përkushtimin tashmë të dëshmuar, do ta vazhdojmë edhe mandatin e dytë të qeverisjes lokale në Komunën e Prizrenit, në shërbim të interesit publik dhe për mirëqenien e qytetarëve”, theksoi i pari i Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përmbyten nënstacionet, KEDS-i ndërprenë energjinë elektrike në Rahovec, Malishevë dhe Drenas

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) e ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Drenasin, Malishevën dhe Rahovecin.

Përmes një njoftimi për medie, kjo kompani ka bërë me dije se ndërprerje e rrymës për këto komuna është bërë për arsye sigurie.

Pamjet që ka sjell kompania tregojnë se nënstacionet në këto komuna janë vërshuar.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie. Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik. Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.

“KEDS-i njofton se gjendja është jo stabile edhe në komunat e Malishevës dhe Rahovecit, për shkak të vërshimeve, ku për arsye sigurie është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e situatës. Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Malishevës fton qytetarët për kujdes pas reshjeve të shiut: Mos dilni pa nevojë

0

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.

“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në apelin e komunës.

Komuna e Malishevës ka bërë me dije se të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Humbi ndjenjat pasi hyri në shtëpi, vdes burri në Malishevë

0

Mëngjesin e sotëm, një burrë nga fshati Javiq ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat.

“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj, njofton Klankosova.tv.