Nait Hasani uron bashkëluftëtarët në Hagë për Ditën e Çlirimit

Ish-njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nait Hasani, ka uruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët me rastin e Ditës së Çlirimit.

Hasani nga Divjaka dhe Kleçka ka thënë se UÇK-ja i ka dhënë emër lirisë së Kosovës.

Kosovë, urime Ditën e Çlirimit! Bashkëluftëtarë të mi që gjendeni në Hagë, urime Dita e Çlirimit të Kosovës! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga Divjaka e Kleçka i dha Kosovës emër dhe së bashku me aleatët tanë, NATO-n dhe Amerikën arritëm çlirimin e Kosovës nga okupimi shekullor barbarë serb. Nga këtu liria ka emër dhe Kosova identitet shtetëror. Ndërsa edhe sot çlirimtarë tanë gjenden në Hagë duke e mbrojtur lirinë tonë. Dëshmorët janë qëndresë historike e luftës sonë për liri mbi barbarin shtetërore serbe. Lavdi dëshmorëve! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit