5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 177

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës përcjellëse në Zonën Kadastrale të Restelicës.

Memorandumi është nënshkruar në bashkëpunim me përfaqësues të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”. Ky bashkëpunim synon menaxhim më të qëndrueshëm dhe mbrojtje më efikase të zonave të pyllëzuara, si dhe të infrastrukturës përkatëse në këtë pjesë të komunës.

Gjatë takimit, kryetari Xheladini u zotua se Komuna e Dragashit do t’i përmbushë me përgjegjësi të plotë të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje, përcjell Telegrafi. Po ashtu, palët diskutuan për situatën aktuale në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe për mundësitë e shfrytëzimit të zonave të caktuara si potencial për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe projektit të pyllëzimit të zonës së Restelicës, e cila ishte e rrezikuar nga ortekët. Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), ndërsa monitorimi dhe menaxhimi i tij do të bëhet në bazë të memorandumit të nënshkruar.

Express Kredi nga BiCredit

Kryetari i Dragashit ka falënderuar të gjitha institucionet e përfshira për bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

0

 

Express Kredi nga BiCredit

Të mërkurën, ky komision nisi gërmimet në lokacionin e njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave të qytetit, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në njoftimin e KQPZH-së, thuhet se janë gjetur dy pjesë eshtërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme po ashtu janë gjetur mbetje mortore të të paktën një individi, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin viktimave të luftës që figurojnë në listën e personave të zhdukur.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor në repartin e Pediatrisë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur për Sinjalin se më 18.12.2025, rreth orës 16:00, ka ndërruar jetë një vajzë 12 vjeçare. E mitura ishte pranuar në këtë repart një natë më parë, më 17.12.2025 rreth orës 23:30, dhe po trajtohej nga stafi mjekësor.

Express Kredi nga BiCredit

Sipas të njëjtave burime, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren është njoftuar për rastin, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë, konkretisht në repartin e Pediatrisë, ku nga mjeku përgjegjës është konfirmuar vdekja e pacientes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Stacionit Policor Prizren, si dhe Hetimet Rajonale. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan Sinjali.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e së miturës mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi rikthehet te fitorja

0

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën e 12-të në ProCredit Superligës.

Në një sfidë interesante dhe të luftuar deri në momentet e fundit, ishin prizrenasit më të vëmendshëm në fund, që u ndihmoi të shënojnë fitore, derisa therandasit tentuan deri në fund, por pa sukses.

Kyan Anderson kishte 22 pikë e tetë asistime te prizrenasit, ndërsa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te therandasit Antwan Scott shënoi 23 pikë.

Bashkimi pas 12 javësh ka tetë fitore e katër humbje, kurse Golden Ealge Ylli tri fitore e nëntë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

0

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave të qytetit, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në njoftimin e KQPZH-së, thuhet se gërmimet kanë filluar ditën e djeshme, gjatë së cilës janë gjetur dy pjesë eshtërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme janë gjetur mbetje mortore të të paktën një individi, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin viktimave të luftës që figurojnë në listën e personave të zhdukur.

“Nga Komisioni është bërë e ditur se ky lokacion është edhe lokacioni i fundit i planifikuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2025. Me këtë rast, institucionet kanë njoftuar se të enjten, më 19 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media nga vetë lokacioni, lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë dhe lokacionet tjera”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

0

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00, ka ndodhur ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm.

Aktualisht, pikat e furnizimit Nashec dhe Kojush 1 po funksionojnë me gjeneratorë.

Megjithatë, deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga KEDS, do të ketë ndërprerje të furnizimit në të gjitha zonat që furnizohen nga Nasheci, Kojush 1 dhe Kojush 2.

Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike.

KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

0

Sipas ministrit, investime të rëndësishme janë bërë edhe në hemodializë, transfuzion, patologji, pajisje moderne diagnostike dhe terapeutike, si dhe në ndriçimin dhe infrastrukturën e jashtme të standardizuar.

“Falënderoj mërgatën tonë, miqtë tanë dhe profesionistët shëndetësorë për kontributin e tyre në këtë transformim. Spitali i Prizrenit tani është më i fuqishëm dhe më funksional, duke ofruar shërbime më të sigurta dhe më të avancuara për qytetarët”, shkroi Vitia.

Vlera totale e investimeve arrin mbi 11 milionë euro, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në rajon.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

0

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Kjo kullë, e shpallur aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, po trajtohet me kujdes të veçantë për të ruajtur autenticitetin dhe identitetin e saj historik.

Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, angazhimi i vazhdueshëm i zyrtarëve në terren po siguron mbikëqyrje profesionale dhe realizim të punimeve në përputhje të plotë me standardet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Me punimet që po vazhdojnë pa u ndalur në restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, po i japim jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Angazhimi i vazhdueshëm në terren i zyrtarëve të QRTK Prizren siguron mbikëqyrjen profesionale dhe realizimin e punimeve në përputhje me standardet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e QRTK-së./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Një nxënës theret me thikë në Prizren

0

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.

Express Kredi nga BiCredit

“Më datë 18 dhjetor 2025, rreth orës 07:51, patrulla policore ka reaguar ndaj një ankese në Lagjen Dardani, Prizren, pranë Gjimnazit të Kompetencës.

Në vendngjarje policia është informuar se një i dyshuar mashkull, 16 vjeç, pas një fjalosjeje ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën, mashkull 15 vjeç, duke i shkaktuar lëndime.Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal – Emergjenca Rajonale.Në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në Tentativë”.I dyshuari është intervistuar në prani të prindërve dhe është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit”ka konfirmuar Bytyqi për PrizrenPress.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para të gatshme e stoli ari.

Në raport bëhet e ditur edhe se, rasti është nën hetime.

‘‘VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Lubizhdë, Prizren / 17.12.2025 – 17:30. Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.