Home Blog Page 194

U varros me nderime ish-drejtuesi i institucioneve më të rëndësishme arsimore në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini

0

Është varrosur sot me nderime në varrezat e qytetit të Prizrenit ish-rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” dhe ish-drejtori i Arsimit në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini, i cili ndërroi jetë mbrëmë në moshën 78-vjeçare.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej personaliteteve më të shquara të arsimit në Prizren.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në emër të komunitetit arsimor, me një fjalë rasti u nda Reshit Kushaj, i cili tha se “largimi nga kjo botë i profesorit Zahadin Shemsidini është një humbje e madhe për të gjithë ne”.

“Ai ishte një personalitet i rrallë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsim dhe është shquar edhe për veprimtari atdhetare”, u shpreh ai.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar në Universitetin “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naim Sylaj, tha  se “sot po ndahemi nga një figurë e shquar e shkencës, të cilin do ta kujtojmë si një bashkëpunëtor të shkëlqyer, që detyrat i kreu gjithmonë me përgjegjësi të lartë, si pedagog, drejtues dhe atdhetar”.

Express Kredi nga BiCredit

“Prof. dr. Zahadin Shemsidini do të kujtohet si një figurë e rëndësishme e arsimit dhe akademisë, i cili me përkushtimin, vizionin dhe angazhimin e tij profesional ka dhënë “një kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në formimin e shumë brezave”./TV Prizreni/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Monitorim dhe reagim në kohë: QRTK-ja mbron asetet kulturore të Prizrenit

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren njofton se gjatë vitit 2025, një pjesë e rëndësishme e punës së saj ka qenë monitorimi i vazhdueshëm i aseteve të trashëgimisë kulturore dhe rivlerësimi i gjendjes së tyre fizike.

“Përmes inspektimeve në terren dhe raporteve profesionale, kemi identifikuar nevojat për ndërhyrje restauruese, masa preventive dhe veprime emergjente”, thuhet në njoftimin e QRTK Prizren.

Sipas QRTK-së, janë ndërmarrë edhe hapa konkretë për caktimin e perimetrit dhe zonave mbrojtëse për tetë asete të trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me komunat dhe institucionet relevante.

“Mbështetja e trashëgimisë kulturore fillon me monitorim të vazhdueshëm dhe reagim në kohë, duke siguruar që këto vlera të rëndësishme të ruhen për brezat e ardhshëm”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

0

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për katër komisionerë, të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, si dhe një person në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Zgjedhor (KKZ) Prizren, i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjykata ka bërë të ditur se nga ora 14:00 deri në ora 16:00 kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt dëgjimore pritet të mbahet gjatë orëve në vijim.

“Gjykata, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe do t’i njoftojë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjenerata 2025 përfundon praktikën njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Suharekë

0

Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Suharekë kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale një (1) vjeçare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në formimin e tyre profesional në fushën e drejtësisë.

Me rastin e përfundimit të praktikës, kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, ka pritur praktikantët në një takim falënderues, ku i ka përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025, si dhe u ka ndarë certifikata për përvojën e fituar.

Gjatë kësaj periudhe, praktikantët kanë qenë të angazhuar në zyra të ndryshme të Gjykatës, nga pranimi dhe menaxhimi i lëndëve, deri te bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me gjyqtarët dhe stafin profesional të divizioneve të ndryshme, duke fituar përvojë praktike të vlefshme.

Kryetarja Emra ka theksuar se njohuritë dhe përvoja e fituar gjatë praktikës do t’u shërbejnë praktikantëve në ndërtimin e karrierës së tyre profesionale në të ardhmen.

Gjyqtarët dhe stafi administrativ i Gjykatës kanë shprehur falënderime për kontributin dhe ndihmën e praktikantëve, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia nuk ndalet: Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

0

Gjatë kësaj jave, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjes, si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit të ngushtë me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, në një rast vjedhjeje është intervistuar i dyshuari E.B. nga Fushë-Kosova, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar tërësisht veprën penale.

“Hetuesit policor kanë intervistuar të dyshuarin E.B., i cili në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar tërësisht rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar dhe intervistuar edhe dy të dyshuar, O.S. dhe A.D., të cilët po ashtu kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

“Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, të dyshuarit O.S. dhe A.D. kanë pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë”, bën të ditur Policia.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, për të cilët hetimet janë duke vazhduar.

“Policia e Kosovës mbetet e vendosur dhe e palëkundur në luftën kundër krimit, duke punuar me profesionalizëm dhe përkushtim për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e kryesve të veprave penale”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se veprimet kundër vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

“Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë”, përfundon njoftimi i Policisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’ në Prizren ndalohet për 48 orë nga Prokuroria Speciale

0

Shala që po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një tender, raporton Klankosova.tv

I njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Urdhër kontrolli më 26 janar është realizuar në Prizren, Ferizaj, përfshirë ambientet e “Eko-Regjioni”.

Siç ka raportuar Klankosova.tv, të arrestuarit që u kapën atë ditë janë Arbër Gashi, shef i njësisë në Prizren të ndërmarrjes “Eko-Regjioni” dhe Ragip Zejna, drejtor i “Dielli Construction” me seli në Ferizaj.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

0

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet i tipit VW Golf.

Sipas Policisë, pas pranimit të informatës janë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative.

“Patrulla policore ka identifikuar automjetin e dyshuar dhe i ka dhënë sinjal për t’u ndalur, mirëpo i dyshuari nuk ka respektuar urdhrin e policisë dhe është larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Policia ka vënë në ndjekje automjetin e dyshuar, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe patrulla të tjera. Po ashtu, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por ai nuk është hasur aty.

“Në përfundim të veprimeve policore, i dyshuari është ndaluar, ndërsa arma e zjarrit – një pistoletë me pesë fishekë, të cilën e kishte hedhur në tokë – është gjetur dhe sekuestruar”, thuhet më tej në njoftim.

I dyshuari H.B., 21 vjeç, është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij kanë filluar hetimet dhe pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vepruar me vendosmëri kundër çdo akti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, thekson Policia./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi – Sigal Prishtina, dueli tradicional në Prizren

0

Prizreni do të jetë skena e një prej përballjeve më të mëdha të basketbollit kosovar, teksa Bashkimi dhe Sigal Prishtina ndeshen në kuadër të javës së 18-të të ProCredit Superligës.

Ky duel, i konsideruar si një nga përballjet më tradicionale në elitë, vjen në një moment tejet interesant për të dy skuadrat, të cilat do të përballen gjithashtu edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke i dhënë kësaj ndeshjeje peshë edhe më të madhe, raporton PrizrenPress.

Bashkimi hyn në këtë takim nga pozita e dytë në tabelë me 11 fitore dhe 6 humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka regjistruar 8 fitore dhe 9 humbje, duke synuar të vazhdojë ngritjen në formë.

Atmosferë e zjarrtë pritet në Prizren, ku tifozët do të kenë rol kyç në një ndeshje që premton rivalitet, intensitet dhe spektakël basketbolli.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, dhe pritet të jetë një nga sfidat më të ndjekura të javës në ProCredit Superligë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale

0

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

KLIKO VIDEONhttps://www.facebook.com/reel/27684284817881954

Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.

Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/2423652141385870/?s=single_unit

 Foto: Screenshot

Gjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit.

Artistin e ka frymëzuar humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë projektin jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.

Përmes “Memories”, Gjesti tregon një anë të tij më të ndjerë, duke fituar zemrat e fansave që e kanë pritur me padurim rikthimin e tij. /Telegrafi/

– YouTube  www.youtube.com

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

U përkujtua 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

0

Sot, në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të Komunës së Malishevës, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe plagosja e dhjetëra qytetarëve të tjerë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Me këtë rast, u bënë homazhe pranë varrezave të dy dëshmorëve, duke kujtuar një nga ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme në historinë e Malishevës, të ndodhur më 30 janar 1990.

Në homazhe morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët me praninë e tyre nderuan sakrificën e dëshmorëve.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në fjalët e rastit, u kujtua 30 janari i vitit 1990 si dita më e rëndë për Malishevën, kur protestat paqësore të qytetarëve shqiptarë u shtypën me dhunë dhe terror nga pushteti i atëhershëm, duke lënë pas të vrarë, të plagosur dhe shumë qytetarë të maltretuar.

“Krahas dhimbjes së madhe që kjo ngjarje mbart, ajo përfaqëson edhe krenarinë tonë si Malishevë, sepse institucionet lokale të asaj kohe, të prira nga kryetari i komunës, Daut Krasniqi, me bashkëpunëtorë, shënuan një kthesë të rëndësishme historike. Për herë të parë, reagimi institucional ndaj kësaj masakre u artikulua zyrtarisht, madje edhe në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës”, tha kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Express Kredi nga BiCredit

Ai theksoi më tej se Komuna e Malishevës do të vazhdojë t’i përkujtojë dhe t’i nderojë vlerat dhe kontributin e dëshmorëve dhe të gjithë qytetarëve që u sakrifikuan për liri, duke e ruajtur gjallë kujtesën për ngjarjet e viteve ’90, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ PrizrenPress.com