12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026
Home Blog Page 20

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj.

Takimi që është organizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë bashkë përfaqësues të institucioneve kyçe të drejtësisë dhe sigurisë nga të dy vendet.

Qëllimi i takimit, bëhet e ditur nga Sitemi Prokurorial, ishte rritja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar ndërmjet dy prokurorive dhe strukturave përkatëse policore, kjo, sipas tyre, për faktin se të dy qytetet janë në afërsi të vijës kufitare dhe përballen me sfida të përbashkëta në këtë aspekt.

“Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e shkëmbimit të informatave, avancimin e koordinimit të veprimeve hetimore, si dhe për forcimin e mekanizmave konkretë që mundësojnë një reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj veprave penale të kontrabandimit me migrantë, shitblerjes së narkotikëve etj., që paraqesin sfidë serioze për sigurinë dhe sundimin e ligjit në rajon”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit,sic bëhet e ditur, pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e komunikimit të rregullt dhe forcimin e bashkëpunimit praktik, me qëllim parandalimin dhe luftimin efektiv të kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit të organizuar ndërkufitar.

“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik”, thuhet në njoftim.

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

0

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore e Tuberkulozës, e cila përkujtohet çdo 24 mars për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime konkrete drejt eliminimit të kësaj sëmundjeje që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Sipas njoftimit të spitalit, trajtimi i tuberkulozit realizohet në Repartin e Pulmologjisë, ku ofrohen shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Në këtë repart dhe në ambulancën pulmologjike kryhen vizita mjekësore për pacientët me dyshime për tuberkuloz, analiza e këlbazës (BK – baciloskopia direkte) për konfirmimin e tuberkulozit pulmonar, punkcioni pleural për diagnostikimin e tuberkulozit të pleurës, testi i lëkurës (PPD) për identifikimin e tuberkulozit latent si dhe bronkoskopia me lavazh bronkoalveolar për diagnostikim të mëtejshëm, raporton PrizrenPress.

Pacientët që rezultojnë pozitivë pranohen për trajtim në repart, ku u nënshtrohen analizave laboratorike, ekzaminimeve radiologjike dhe procedurave të tjera diagnostikuese. Trajtimi me barna antituberkulare ofrohet falas për të gjithë pacientët.

Në ambulancën pulmologjike realizohet edhe përpunimi i kontakteve, ku infermierët kryejnë ekzaminimin e familjarëve dhe të afërmve të pacientëve, përfshirë radiografinë e mushkërive dhe testin PPD për fëmijët, me qëllim zbulimin e tuberkulozit latent.

Sipas statistikave për vitin 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar gjithsej 66 raste me tuberkuloz, prej tyre 62 raste të reja dhe 4 raste recidiv. Nga këto, 41 raste janë me tuberkuloz pulmonar dhe 25 me tuberkuloz ekstrapulmonar. Të gjithë pacientëve me tuberkuloz pulmonar u është kryer analiza BK, ndërsa 26 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, në Prizren janë regjistruar 31 raste, në Malishevë 17 raste, në Suharekë 13 raste, në Rahovec 4 raste dhe në Mamusha 1 rast, ndërsa në Dragash nuk është regjistruar asnjë rast.

Gjatë vitit janë realizuar 116 punkcione pleurale, 261 teste PPD dhe 466 analiza BK. Po ashtu, të gjithë pacientëve u është kryer edhe testi për HIV. Sipas spitalit, te 39 pacientë trajtimi ka përfunduar me sukses, ndërsa në një rast trajtimi është ndërprerë për arsye shëndetësore, sipas rekomandimit të gastroenterologut. Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Reparti i Pulmologjisë përbëhet nga 6 mjekë pulmologë, 11 infermierë/e, një laborante në ambulancën pulmologjike, një infermiere përgjegjëse për barnat antituberkulare dhe një infermiere për pacientët jo me tuberkuloz. Reparti udhëhiqet nga Dr. Sevim Brina si shefe e repartit dhe Muharrem Purova si kryeinfermier.

Në njoftim thuhet se origjina e kësaj dite lidhet me vitin 1882, kur shkencëtari gjerman Robert Koch zbuloi bacilin e tuberkulozit, një moment historik që hapi rrugën për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Lufta kundër tuberkulozit kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim shoqëror. Çdo hap drejt informimit, parandalimit dhe trajtimit është një hap drejt eliminimit të kësaj sëmundjeje. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë pa tuberkuloz”, thuhet në njoftimin e spitalit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

0

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80. Për herë të parë në Kosovë do të performojë projekti legjendar Modern Talking, i cili do të vijë para publikut me Thomas Anders dhe bandën e tij, përcjell KultPlus.

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

0

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Tutje bëhet e ditur se njësiti policor është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalin njësiti përkatës për ta trajtuar mjetin.

“Fsh. Samadrexhë, Suharekë / 23.03.2026 – 11:20. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësiti policor është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalin njësitë përkatëse për ta trajtuar mjetin”, thuhet në raport.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

0

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim të paautorizuar.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Bëhet fjalë për M. G, i cili ka deklaruar se arma – një pistoletë e tipit “VZOR” – ishte blerë rreth 50 vite më parë nga vëllai i tij i ndjerë dhe më pas ishte trashëguar nga ai.

Sipas tij, arma nuk kishte leje dhe për këtë arsye ka vendosur ta dorëzojë në polici.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësia e krim-teknikës, e cila ka sekuestruar armën dhe një karikator.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe po zhvillohet në procedurë të rregullt.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

0

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Më 24 mars bëhen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, raporton RTKlive.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30 mijë ishin nga vendet e NATO-s.

Tash 27 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

Tash NATO-ja transformohet për t’u përballur edhe me sfidat e reja, nga sulmet kibernetike e deri te parandalimet e epidemive me virus, luftën në Ukrainë e të tjera.

Por asnjë dështim i Kosovës, asnjë ndryshim në NATO, asnjë ndryshim në politikën ndërkombëtare nuk e vënë në dyshim se ndërhyrja në Kosovë ishte një gjë e drejtë dhe e domosdoshme.

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

0

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme:

Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji “Fama”.

Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji “Fama”.

Diplomën Master, drejtimi: Qeverisje Lokale dhe Shoqëri Demokratike – Program i përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka” (Gjilan), Universitetit “Ukshin Hoti” (Prizren) dhe Universitetit “Haxhi Zeka” (Pejë).

Bashkimi triumfon në kryeqytet

0

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe arritën të ruajnë epërsinë në momentet vendimtare, duke e mbyllur takimin me dhjetë pikë dallim. Kjo fitore për Bashkimin përbën një hap të madh drejt sigurimit të vendit të dytë në tabelë, pozitë që dërgon drejtpërdrejt në gjysmëfinalet e “Play-off”-it.

Në anën tjetër, bardhekaltrit nuk po kalojnë një periudhë të mirë në elitën e basketbollit kosovar dhe deri në fund të kampionatit do të kenë edhe tri “finale” për të siguruar pjesëmarrjen në garat shtesë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

0

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e Prizrenit.

Policia e trafikut nis zbatimin e planit operativ të task-forcës, ku po monitoron qarkullimin rrugor, sidomos të motoçikletave dhe trotineteve.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617

Në Prizren, java që e lamë pas, është shënuar si njëra ndër më të vështirat. Shkak për këtë ishin aksidentet në trafik me fatalitet.

Qytetarët thonë se shkaqet janë të shumta, por ndër më kryesoret mungon vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik, shpejtësia dhe përdorimi i telefonit.

Ibrahim Sahiti, qytetar tha se “shkaktarët kryesorë të aksidenteve në trafik, për mendimin tim, është pakujdesia, shpejtësia e rritur, ndëshkimet nuk janë të lehta, por pa ndëshkime ne nuk marrim vesh”.

“Këta që i marrin patentat pa kry shkollë, i marrin me pare, ata janë shkaktarët kryesorë për mendimin tim” , thotë tjetri qytetar Ismet Bytyqi.

“Pakujdesia e vozitësve, njëkohësisht edhe këmbësorët nuk kanë kujdes. Shiko, unë e kam shtëpinë në qendër vazhdimisht policia është në lëvizje, por unë mendoj se vozitësit dhe këmbësorët janë fajtor”, pohoi Safet Hoxha, qytetar.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Nga data 23 mars, në terren do të operojë një taskforcë që do ta monitorojë qarkullimin e automjeteve, sidomos atyre mjeteve me një palë gjurmë, si motoçikleta, triçikla e tjerë.

Toger Arben Elshani, shef i njësisë së policisë së trafikut tha se “faktikisht është një lloj taskforce, ku me prioritet janë mjetet me një palë gjurmë, duke përfshirë motoçikletat, triçikletat, katërçikletat, gjithsesi edhe trotinetet, por edhe automjetet e tjera pjesëmarrëse në trafik, do të trajtohen sipas ligjeve në fuqi”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në kuadër të kësaj taskforce po operojnë katër njësi, që mbulojnë zona të caktuara sipas detyrave për ta rritur nivelin e sigurisë në trafik.

“Aksidentet të cilat kanë ndodhë gjatë kësaj jave të gjitha janë në zonat ku ka pas prezencë të policisë, si dhe aktivitete policore në shqiptimin e kundërvajtjeve, për të gjithë ata që e kanë shkel ligjin. Mirëpo, në bazë të analizave që kemi analizu, këto aksidente të gjitha kanë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, sepse pikërisht shpejtësia sa më e madh, pasoja si në dëme materiale dhe në jetën e njeriut janë më të mëdha”, shtoi ai.

Sipas toger Elshanit, në vitin e kaluar u konfiskuan mbi 1200 patentë shoferë, të cilët shkelën rregullat në trafik./rtk/