Home Blog Page 21

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

0
Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) në Prizren ka organizuar aktivitete përkujtimore dhe ka ripërsëritur kërkesën për drejtësi, duke theksuar se edhe pas 26 vitesh rasti mbetet i pazbardhur, raporton PrizrenPress.
Sipas organizatorëve, aktivitetet do të mbahen në disa pika përkujtimore dhe pritet pjesëmarrje e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve.
Programi i aktiviteteve:
Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
Ora 11:30 – Vendosja e buqetave me lule pranë memorialit “Shtëpia e Bardhë”, në nderim të Komandant Drinit – Ekrem Rexha
Ora 20:00 – Ndezje e flakadanëve pranë memorialit, në bashkëpunim me Arpagjik’t
Kryetari i OVL e UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Komandant Drinit në luftën për lirinë e Kosovës.
Nga organizata është theksuar se kujtimi për Ekrem Rexhën mbetet i gjallë dhe kërkesa për drejtësi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

0
Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe ambientit për turizmin malor dhe rural” në fshatin Nashec.
Ai  konfirmoi se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe pritet të finalizohen së shpejti.
“Ky projekt synon të modernizojë qasjen në zonat turistike dhe të krijojë një ambient më të përshtatshëm për vizitorët”, tha ai.
Sipas drejtorit Morina, ky investim është një hap kyç për fuqizimin e turizmit lokal.
Përmirësimi i infrastrukturës do ta bëjë Nashecin një destinacion edhe më tërheqës, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për bizneset e zonës.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

0

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor.

Në ambientet e Hotel “Tesara”, duke filluar nga ora 17:00, delegatët e këtij subjekti do të zgjedhin kryetarin e ri dhe strukturat drejtuese të degës.

Kuvendi zgjedhor vjen në një moment kyç për AAK-në në Prizren, pas njoftimit se kryetari i deritashëm, Besnik Krasniqi, se nuk do të kërkojë një mandat të ri.

Ky vendim ka hapur rrugën për emra të rinj që synojnë marrjen e timonit të partisë në një prej qyteteve kryesore të vendit.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

0

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen në frymën e baladave të lehta dhe emocionale.

Kënga shquhet për një melodi të qetë dhe një interpretim të ndjerë, ndërsa në tërësi dëgjohet si një këngë e punuar me kujdes dhe me një atmosferë intime.

Mazreku mban autorësinë e plotë të projektit, pasi muzika dhe teksti janë realizuar nga vet ai, ndërsa produksioni është bërë nga DuoBassRecords.

Këngës i ka dhënë ngjyrë edhe kitaristi Astrit Stafa, ndërsa videoklipi shoqërues është realizuar nga Molto Studio.

“Prapë nata erdhi” tashmë është publikuar dhe është i qasshëm për publikun në platformat muzikore, bashkë me videon zyrtare. /Telegrafi

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

0

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë.

Në këtë ngjarje marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

0

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me mbështetjen e madhe të tifozëve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar ekipin për këtë sukses, duke vlerësuar lart angazhimin e lojtarëve dhe stafit.

“Fitore e jashtëzakonshme e KB Bashkimit sonte, në një atmosferë të zjarrtë, që dëshmoi edhe një herë pasionin e tifozëve! Me këtë triumf, Bashkimi siguroi finalen në Play-Off!”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka përgëzuar basketbollistët dhe stafin menaxhues për këtë arritje, duke e cilësuar si një sukses të merituar për klubin dhe qytetin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve.

Në urimin e tij, Xheladini është thirrur në shprehjen popullore gorane “Ku do që të jesh, për Shëngjergj në shtëpi të jesh”, duke theksuar lidhjen e fortë të komunitetit me vendlindjen, traditat dhe kulturën.

Ai ka vlerësuar se kjo festë shënon jo vetëm ardhjen e pranverës, por edhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore, si dhe përkushtimin për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore ndër breza.

Xheladini u ka uruar qytetarëve ditë festive me gëzim, harmoni dhe miqësi, duke inkurajuar që festat të kremtohen me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë si pjesë e barabartë e Komunës së Dragashit./PrizrenPress.com/

Marketing

Bashkimi në finale

0

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, por dallimi u bë në çerekun e tretë, ku prizrenasit ishin thjesht të papërmbajtshëm, raporton PrizrenPress.

Lejson Zeqiri udhëhoqi Bashkimin me 23 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa fantastikë ishin edhe Nwamu me 21 pikë dhe Shorter me 20 të tjera.

Në finale, Bashkimin e pret rivali i vjetër – Trepça./PrizrenPress.com/

Marketing

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

0

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, toger Shaqir Bytyqi, mbajtën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, qëllimi i ligjëratës ishte njoftimi i studentëve me detyrat kushtetuese dhe ligjore të Policisë së Kosovës, si dhe me misionin dhe vizionin e saj.

“Fillimisht studentët u informuan për strukturën dhe organizimin e policisë, e më pas për misionin, vizionin dhe qëllimet e saj. Ligjërata ngjalli interesim të madh tek studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë dhe të shtrojnë pyetje rreth funksionimit të policisë”, thuhet në njoftim.

Në fund, profesorëve dhe studentëve iu ndanë dhurata simbolike me simbolet e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës i premtoi studentëve se është gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet kërkesave të tyre sa herë që kërkohet, dhe i ftoi ata për një vizitë studimore në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, me qëllim që të njihen nga afër me punën dhe detyrat e policisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

0

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat ka zhvilluar një diskutim të hapur lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore.

Gjatë takimit janë trajtuar çështje që lidhen me përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion, me fokus në adresimin e nevojave të pacientëve.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore”, ka thënë Hajdari, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se spitali mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me mekanizmat përfaqësues.

“Si institucion, mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat përfaqësues, me qëllim të adresimit të nevojave të qytetarëve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e Grupit të Grave Asambleiste për të qenë zë i qytetarëve dhe partner në iniciativa që kontribuojnë në forcimin e sistemit shëndetësor dhe dinjitetit të pacientëve”, ka deklaruar ai./PrizrenPress.com/

Marketing