Home Blog Page 209

140 komisionerët që numëruan votat në Prizren rrezikojnë burgimin deri në 5 vjet

0

Me dënim deri në 5 vjet heqje lirie mund të përballen 140 komisionerët që ishin të angazhuar për numërimin e votave në Prizren.

Në këtë komunë, 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257

Rreth 140 komisionerë që ishin të angazhuar gjatë numërimit të votave në Prizren, rrezikojnë dënimin me burgim nga një deri në pesë vjet.

Rinumërimi ka gjetur se 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar vetëm në këtë komunë.

Prokuroria Themelore nuk ka treguar se sa nga këta komisionerë janë intervistuar si pjesë e hetimeve që janë hapur të dielën.

“Çështja ndodhet në fazë të hershme të hetimeve. Për shkak të natyrës konfidenciale të procedurës, Prokuroria Themelore në Prizren nuk mund të japë detaje apo komente në këtë fazë”, tha Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Express Kredi nga BiCredit

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula të hënën ka paralajmëruar intervistimin e të gjithë komisionerëve të qendrave ku nuk përputhen votat. Ajo ka paralajmëruar intervistimin edhe të kandidatëve për deputetë.

Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta të Komunës së Prizrenit, pasi nga një proces verifikues i dy kutive me fletëvotime, ka gjetur dallim prej 714 votash.

Të dielën përfundoi rinumërimi i të gjitha votave në Prizren dhe rezultatet shtynë prokurorinë të nisë hetimin.

Të gjithë këtyre komisionerëve, me vendim të KQZ-së, u është ndërprerë mandati. Në të njëjtën mbledhje u vendos edhe për rinumërim të plotë të të gjitha votave në nivel vendi.

Në Qendrën e Numërimit në Prizren ishin 28 tavolina, e në secilën nga to nga 5 komisionerë; një i Vetëvendosjes, një i PDK-së, një i LDK-së, një i AAK-së dhe i pesti nga radhët e komuniteteve.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Kandidatit të Partisë Demokratike, Fetah Paçarizi gjatë numërimit i ishin shtuar 6000 vota që nuk ia kanë dhënë qytetarët. E të gjithë kandidatëve të këtij subjekti, 19.225 vota.

20 kandidatëve të LDK-së u ishin shtuar 4.469 vota, 22 të LVV-së 3.120, 32 të AAK-së 1.179, kurse kandidatëve nga partitë e tjera 1.346.

Pos votave të shtuara, rinumërimi ka nxjerrë në pah se 16.366 vota u ishin hequr kandidatëve. Më i dëmtuari nga abuzimi është Uran Ismali i PDK-së me 763 vota.

Ditën e zgjedhjeve, në Prizren, në vendvotime të rregullta të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 71.385 qytetarë./Koha.net

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Votat pas rinumërimit, Totaj: Fenomen që i ka prek të gjitha partitë, logjika thotë se kjo s’ndodh rastësisht

0

Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega në Prizren, ka folur për mospërputhjet në vota të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që janë shfaqur në këtë komunë.

Totaj i ftuar në FRONTAL në T7, ka thënë se ‘’ky fenomen i ka prekur të gjitha partitë’’.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe se si ‘’konklodim logjik’’ mund të thuhet se një situatë e tillë s’ndodh rastësisht.

‘’Ky fenomen nuk është veç në PDK, fenomen i ka prek edhe partitë e tjera. Përndryshe, definitivisht, dukuritë negative që ndodhin, unë po kam predispozita me i marr si përjashtim e jo si rregull, mirëpo një fenomen i këtyre përmasave është i rrezikshëm, mirëpo definitivisht kjo nuk është dhe nuk do të duhej të ishte PDK për të cilën unë angazhohem, dhe për të cilën unë kontribuoj. Ky fenomen nuk është karakteristik veç për PDK, ky po duket se është karakteristik për skenën politike. Ata që muj me thanë si konklodim logjik muj me thanë është se kjo nuk ndodh rastësisht. Mirëpo me konstatu diçka ma serioze, duhet me pas argumente, dhe atë punë po ua lajmë KQZ, prokurorisë, gjyqësisë.’’, ka thënë ai.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mbahet mbledhja e parë e ekipit drejtues të Komunës së Prizrenit

0

Pas konstituimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe përmbylljes së ciklit të emërimeve të drejtorëve, sot është mbajtur mbledhja e parë e ekipit drejtues të qeverisjes komunale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka theksuar se në këtë takim janë dakorduar rregullat e përgjithshme të funksionimit dhe janë koordinuar veprimet prioritare të qeverisjes së re.

“Pas konstituimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe përmbylljes së ciklit të emërimeve të drejtorëve, sot mbajtëm mbledhjen e parë me ekipin drejtues. Me këtë rast, u dakorduam për rregullat e përgjithshme si dhe koordinuam veprimet prioritare afatshkurtra dhe afatmesme të qeverisjes së re komunale, me fokus në efikasitet, përgjegjësi dhe shërbim cilësor për qytetarët e Prizrenit”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Muqolli rikthehet te Rahoveci

0

KH Rahoveci, të martën ka njoftuar për kthimin e Muqollit, duke e kthyer në ekip pëe pjesën e mbetur të sezonit.

“Kemi nderin të konfirmojmë rikthimin e mega yllit të hendbollit, Jon Muqollit, në klubin tonë”, ka shkruar Rahoveci.

“Për KH Rahovecin, Joni është një margaritar i vërtetë i triumfeve të së kaluarës si dhe diamanti që do të shkëlqejë për sukseset e këtij sezoni, ku synojmë trofe të dyfishtë: Titullin e tretë dhe Kupën e parë”.

Muçolli në muajin shtator të vitit të shkuar u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra Mleha Handball.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nëna e Auron Thaqit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj

0
Nesër mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin e vrasjes së 26-vjeçarit, Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas therjes me thikë.

Nëna e Auronit, Esma, në emisionin “Kosova Today” tha se sot është prezente në studio, për të ndarë dhimbjen e djalit të saj, Auronit, transmeton Klankosova.tv.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Unë si nëna e Auronit, e shprehu dhimbjen me popullin, dhe ata ta marrin dënimin e duhur sepse Auroni më nuk kthehet kurrë, por sado pak me ma lehtësu dhimbjen mua, le të marrin burg të përjetshëm”, tha zonja Esma në Klan Kosova.

Ajo tha se të akuzuarit shuan një jetë të një djali të ri në lule të rinisë, duke shtuar se e vranë në mënyrë mizore.

Enes Ay dhe Hajrullah Brcani, akuzohen për vrasjen e Auron Thaqit. Ekspertja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri, kishte deklaruar në seancat paraprake se 26-vjeçari pati dy plagë, por, e para ishte fatale për të.

Ndërkohë, sipas Gjykatës “I pandehuri: E.A., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:50, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës (femurit) së djathtë të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e marra pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku edhe ndërron jetë si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara”.

“Këso dore ka kryer veprën penale: Lëndimi i rëndë trupor (që ka rezultuar me vdekjen e një personi). I pandehuri: H.B., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:55, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij të markës ‘……….. me targa të regjistrit: ……….., duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me anë të mjetit të rrezikshëm nga i pandehuri E.A:, nuk e dërgon të njëjtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, por e nxjerrë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes ‘’Bazhdërhane’’ në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes ‘’Ortakoll’’, ku si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara viktima A.Th., ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë”

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Malishevës me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2026

0

Kuvendi Komunës së Malishevës, sot në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2026/ 2028, përkatësisht për vitin 2026.

Në një seancë të mbledhjes të jashtëzakonshme u diskutuan prioritetet zhvillimore dhe orientimet kryesore financiare të komunës.

Krijojmë webfaqe për biznese

Me këtë rast, fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i cili theksoi se buxheti i vitit 2026 është i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe realizimit të projekteve kapitale me interes të përgjithshëm.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai vuri në pah rëndësinë e planifikimit të përgjegjshëm buxhetor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e suksesshëm të tij.

Ndërkaq, drejtori për Buxhet dhe Financa, Belrim Thaçi, prezantoi detajet e buxhetit të miratuar, duke shpjeguar strukturën e të hyrave dhe shpenzimeve, si dhe ndarjet buxhetore për sektorë të ndryshëm.

Ai theksoi se buxheti është hartuar në përputhje me nevojat reale të komunës dhe me prioritetet e përcaktuara në planet zhvillimore. Miratimi i buxhetit për vitin 2026 u konsiderua një hap i rëndësishëm për vazhdimin e projekteve ekzistuese dhe nisjen e iniciativave të reja në shërbim të qytetarëve të Malishevës.

Po në këtë mbledhje dha betimin edhe asamblisti nga radhet e Partisë Demokratike dega në Malishevë, Albrim Morina.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Levent Bus emërohet drejtor i Financave, kompletohet ekipi i drejtorëve në Prizren

0

Me emërimin e Levent Bu?-it në pozitën e drejtorit të Financave, është kompletuar ekipi i drejtorëve të Komunës së Prizrenit.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka deklaruar se kjo emërim synon të forcojë qeverisjen dhe shërbimet për qytetarët.

“Me emërimin e z. Levent Bu? në pozitën e Drejtorit të Financave, u kompletua ekipi i drejtorëve të Komunës së Prizrenit. Me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim, do ta vazhdojmë qeverisjen në shërbim të interesit publik dhe të mirëqenies së qytetarëve”, tha Totaj./PrizrenPress.com/