Kryetari i Suharekës edhe për një mandat, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës telefonoi kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin të cilit i tha frazën e tij të njohur “lujta”.
Lladrovci e uroi mikun e tij për fitoren dhe shtoi se kishte pritur që Muharremaj të fitonte pa balotazh.
“Ramiz, hej, lujta prej menve o Ramiz, pasha zotin po”, i tha zotëri Muharremaj Lladrovcit.
“A fitove o Bali se më duket rezultatin e mirë e ke. Unë kam pritur që miku im të fitojë pa balotazh, po taksirat me i nxjerr edhe një herë me votu, i uroj suksese. Krejt shokët e mi po fitojnë”, i tha Lladrovci.
Ndër tjerash, Muharremaj falënderoi qytetarët e Suharekës, pa dallim partie.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e Suharekës, ka qenë një fitore bindëse duke i falënderuar të gjithë qytetarët”, tha Muharremaj./Klan Kosova
Marketing
Express Kredi nga BiCredit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
