22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 235

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

0

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, rreth orës 18:12.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e këmbësorit, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha Bytyqi.

Tutje ai tha se shoferi i dyshuari është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi” – Totaj: Zafa pak e ka tepru

0

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se është befasuar pak nga Zafir Berisha që zgjodhi të përkrahë kundërshtarin e këtij të parit në balotazhin për Prizrenin, Artan Abrashin.

Sidoqoftë, Totaj nuk u duk se po ia zë për të madhe Berishës për veprimin e këtij të fundit.

Express Kredi nga BiCredit

“Në njanën anë është befasuese, në anën tjetër nuk është e panatyrshme  sepse unë e konsideroj që dy parti shtetformuese, PDK-ja dhe LDK-ja, me u bo bashkë nuk osht befasi”, ka deklaruar Totaj në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Mirëpo, në anën tjetër, Zafa është pak befasi. Ai nuk ka qenë i gatshëm mos me na përkrahë neve, por në momentet e  fundit nuk e di se çka ndodhi”.

Mund të jetë një imazh i ?ngrohës i ujit, makinë kafeje dhe ?teksti që thotë "???? KONKURSPUNE UNE KONKU RS KAM AMARIER E SHANKIST/ E Adresa: Wesley Clark (Ortakoll) tek banesat Adcesnee/Cak.ololoclel e Liburnisë Te interesuarit mund na kontaktojn e ???? +383 44 493 700?"??

“Nuk muj me e komentu sjelljen e tij. Është tip emocional, kaniher thotë çka nuk mënon, mirëpo pak e ka tepru. Por po ia lëmë kohës”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Varrosen vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre në Malishevë/VIDEO

0

Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës të enjten e 6 nëntorit.

Në pamjet e publikuara nga fshati Mleqan, bëhet e ditur se në ceremoninë mortore morën pjesë një numër i madh i njerëzve, derisa prezente ishte edhe Policia e Kosovës.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë është dhëndri i viktimave, Astrit Isufi, i cili ra në prangat e Policisë mëngjesin e së premtes, derisa mori trajtim në QKUK.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ekspertët alarmojnë pas rastit në Malishevë: Vrasjet po shtohen, shteti duhet të veprojë me urgjencë

0

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë ka pasur të kaluar kriminale para kryerjes së aktit. Sipas tij, sistemi gjyqësor duhet të reagojë më shpejt dhe të marrë vendime ndëshkuese për raste të ndjeshme, për të parandaluar krime të tjera të mundshme.

“Shumica e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë fatkeqësisht lidhen me persona që kanë pasur të kaluar kriminale. Gjykatat duhet të ndërmarrin veprime më të shpejta në ndëshkimin e tyre për të parandaluar veprime tjera”, tha Morina në emisionin “FIVE” në Dukagjin.

Mund të jetë një imazh i ?ngrohës i ujit, makinë kafeje dhe ?teksti që thotë "???? KONKURSPUNE UNE KONKU RS KAM AMARIER E SHANKIST/ E Adresa: Wesley Clark (Ortakoll) tek banesat Adcesnee/Cak.ololoclel e Liburnisë Te interesuarit mund na kontaktojn e ???? +383 44 493 700?"??

Ndërsa avokati Valdet Hoxha, i cili po ashtu komentoi rastin tragjik, theksoi se shteti duhet të krijojë me urgjencë një strategji të trajtimit të fenomenit të vrasjeve dhe të analizojë profilin e autorëve që kryejnë krime të tilla.

“Rastet e vrasjeve po shtohen dhe kjo kërkon një analizë serioze. Shteti duhet të studiojë arsyet, profilin e personave dhe të ndërmarrë masa parandaluese konkrete”, tha Hoxha.

Ekspertët e sigurisë dhe të drejtësisë pajtohen se neglizhenca institucionale, vonesat në gjykata dhe mungesa e mekanizmave preventivë po ndikojnë që raste të tilla të përsëriten me pasoja tragjike.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndahet Çmimi i Poezisë “Xhevdet Bajraj” në Rahovec

0

Sot në lokalet e Shtëpisë së Kulturës në Rahovec u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit të Poezisë “Xhevdet Bajraj”, organizuar nga Forumi Anadrini “Fardi”.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i komunës, Smajl Latifi, si dhe drejtorë, profesorë dhe nxënës të shkollave të komunës, raporton PrizrenPress.

Përveç tre çmimeve tradicionale, këtë vit u dha edhe një çmim special, i financuar nga dy miq të Xhevdet Bajrajit nga Shqipëria. Ceremonia ishte e mbushur me emocione dhe nuk munguan lotët.

Ngjarja shërbeu si një homazh për veprën dhe kujtimin e Xhevdet Bajrajit, duke nxitur talentet e reja letrare dhe promovuar kulturën në Rahovec./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Albulena Balaj Halimaj fton qytetarët ta votojnë Shaqir Totajn

0

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për balotazhin në Prizren.Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrneit, Shaqir Totaj njoftoi se për bashkëpunim me Albulena Balaj-Halimajn, kandidate për kryetare nga NISMA.

Për këtë bashkëpunim ka njoftuar edhe Balaj-Halimaj e cila ka ftuar qytetarët e Prizrenit të votojnë Totajn në balotazh.

“Në këtë takim, kemi vendosur që fjalët t’i kthejmë në punë dhe të garantojmë stabilitet institucional për mandatin e ardhshëm. Prandaj, të dielën ftoj qytetarët e Prizrenit ta votojnë Shaqir Totajn për kryetar të komunës, në mënyrë që bashkë ta çojmë përpara çdo projekt që e meriton qyteti ynë”- ka shkruar Balaj-Halimaj mes tjerash.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hapet konkursi letrar “Sulejman Krasniqi”

0

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit ka shpallur Konkursin Kombëtar Letrar “Sulejman Krasniqi”, bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal nr. 1427 të datës 30 prill 2019 për themelimin e këtij çmimi, raporton PrizrenPress.

Konkursi u dedikohet krijuesve shqiptarë nga të gjitha trojet, të cilët ftohen të konkurrojnë me prozë apo poezi, në kuadër të garës që mban emrin e shkrimtarit të njohur rahovecas. Sipas njoftimit, punimet nuk duhet të jenë më të gjata se katër faqe A4 dhe duhet të dorëzohen të koduara, në tri kopje fizike në objektin e Komunës së Rahovecit, ose nëpërmjet emailit në adresën: [email protected].

Afati i aplikimit është nga 7 nëntor deri më 4 dhjetor 2025, ndërsa rezultatet do të publikohen më 7 dhjetor 2025, në kuadër të Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” dhe shënimit të ditëlindjes së autorit.

Fituesit e çmimit do të shpërblehen me shuma monetare, ndërsa vlerësimi i veprave do të bëhet nga një jury profesionale e përzgjedhur nga organet komunale të Rahovecit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni gati për Turneun Memorial të Boksit ‘Komandant Drini’

0

Në nderim të heroizmit të Komandant Drinit – Ekrem Rexhës, qyteti i Prizrenit do të presë nesër (8 nëntor 2025) Turneun Memorial të Boksit “Komandant Drini”.

Ngjarja do të zhvillohet në ora 17:00 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, raporton PrizrenPress.

Ky turne, që tashmë është kthyer në traditë, synon të bashkojë sportistë, qytetarë dhe dashamirë të boksit për një mbrëmje ku forca dhe emocioni ndërthuren me respektin për ata që luftuan për liri.

Organizatorët theksojnë se ky event është më shumë se një garë sportive.

“Boksi është betejë në ring, kujtimi është betejë në shpirt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Turneu do të shërbejë si një mundësi për të promovuar sportin dhe për të përkujtuar sakrificën e heroit të kombit, Ekrem Rexha – Komandant Drini. Të gjithë qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e këtij nderimi./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

0

Blushi tha se moszbulimi i titullit është kërkesë e botuesit dhe jo e tij, teksa nuk u ndal pa thënë edhe nja dy fjalë për vetë botuesit.

“Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri. Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit. Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet. Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë”, shkruan Blushi në Facebook.

“Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë. Kështu që deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret”.

Edhe një Blush ka futur duart në këtë roman, e ai është i biri i Benit, për të cilin thotë se ka bërë kopertinën e romanit.

Më tej, Blushi u shpreh i lumtur që romani po e sheh dritën e botimit pasi thotë të ketë pasur përpjekje serioze nga njerëz e botues të ndryshëm që libri të mos botohet.

“Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im”.

“Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar”.

“Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm”.

“Siç thashë, të hënën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën. Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Prizrenit vazhdon afatin për aplikim për projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se është vazhduar afati për thirrjen publike për aplikim të fermerëve për përfitim në kuadër të projektit me bashkëfinancim “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”.

Fermerët e interesuar mund të aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara dhe të përfitojnë mbështetje për ngritjen e pemishteve, përcjell Telegrafi.

Të gjitha detajet lidhur me thirrjen dhe procedurat e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të komunës:
https://prizren.rks-gov.net/…/Njoftim-nga-DBZhR-per…

Ky projekt synon të mbështesë zhvillimin e bujqësisë dhe të kontribuojë në rritjen e prodhimit të pemëve arrore në komunën e Prizrenit.