22.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 238

Bunjaku i Bashkimit, MVP i javës së 17-të

0

Valon Bunjaku, organizatori i Bashkimit, ka treguar një paraqitje brilante në derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, duke u shpallur MVP i javës së 17-të në ProCredit Superligë.

Me 27 pikë, 1 kërcim, dhe 4 asistime, Bunjaku arriti indeksin më të lartë të xhiros, 32, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të rëndësishme. Performanca e tij e shkëlqyer ishte vendimtare në këtë sfidë të rivalëve lokalë.

Përveç Bunjakut, në Top 5 të javës spikatën edhe: Jayveous Mckinnis (Bashkimi) me 7 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime (indeksi 29); Tristan Ikpe (Peja) me 22 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime (indeksi 28); Jericole Hellems (Vëllaznimi) me 23 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime (indeksi 27); Daniel Lekndreaj (Sigal Prishtina) me 8 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime (indeksi 19)./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

0

Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

“Më datë 20.01.2025 rreth orë 11:00, policia ka marrë informacion nga familjari i viktimës se i njëjti ka vdekur. Është njoftuar prokurori, vlen të ceket se në lidhje me këtë incident, i dyshuari është marrë në intervistë dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.

Marketing

KPF në Rahovec miraton mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët në këtë vit

0

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit sot ka mbajtur mbledhjen e tij të parë për vitin 2025, e udhëhequr nga kryesuesi Arbër Zenuni.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e komitetit, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës. Sipas njoftimit të komunës, mbledhja u zhvillua në një atmosferë efikase dhe konstruktive, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme.

Një ndër vendimet kryesore të mbledhjes ishte shqyrtimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Rahovecit për vitin 2025, i cili u miratua unanimisht dhe me shumicë votash, përcjell PrizrenPress.

Po ashtu, u shqyrtuan dhe u miratuan edhe këto pika të tjera:

  1. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2024;
  2. Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023;
  3. Shqyrtimi i raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2024;
  4. Shqyrtimi i informatës rreth punës së KKSB-së për vitin 2024;
  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-05864-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-05865-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec;
  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-00597-6, ZK – Xërxë;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-00597-6, ZK – Xërxë;
  9. Shqyrtimi i Raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;
  10. Shqyrtimi i raportit vjetor rreth punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024.

Në përfundim të mbledhjes, u theksua se procesverbali i mbledhjes do të përgatitet nga Sekretaria e Kuvendit dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com/

Marketing

Në Suharekë mbahet gara komunale për lëndën e Fizikës

0

Në ambientet e shkollës “Destan Bajraktari” sot u mbajt gara komunale për lëndën e Fizikës për klasat IX, X, XI dhe XII.

Ky aktivitet mblodhi nxënës të talentuar nga shkolla të ndryshme të komunës sonë, të cilët treguan nivelin e tyre të përgatitjes dhe pasionin për këtë fushë.

“Nxënësit që treguan rezultate nga kjo garë, do të përfaqësojnë komunën tonë në garat republikane”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, pëcjell PrizrenPress.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, u dëshiroi suksese të gjithë nxënësve në garat e mëtejme në nivel qendror, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së talenteve të rinj./PrizrenPress.com/

Marketing

Komuna e Dragashit njofton fermerët për dorëzimin e aplikacioneve për pagesat direkte

0

Komuna e Dragashit i ka bërë thirrje fermerëve që aplikacionet për programin e pagesave direkte për qumësht, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë ti dorëzojnë në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të vazhdoj mbështetjen për sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte.

“MBPZhR/AZhB ka hapur periudhën e aplikimit për pagesa direkte: për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë; për therjet e raportuara të gjedhit; për viçat për majmëri; për akuakulturë; për zogj për majmëri (brojlerët)”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se afati i aplikimit ka filluar nga data 15 janar 2025 dhe zgjat deri me datë 13 shkurt 2025.

“Aplikimi për të përfituar subvencione në kuadër të kësaj thirrje bëhet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, në Komunën e Dragashit”, përfundon njoftimi i Komunës së Dragashit.

Marketing

7 nga 54 mësimdhënës, kanë kaluar testin për licencë të avancuar

0

Vetëm 7 mësimdhënës nga 54 sa kanë aplikuar, kanë kaluar me sukses testin për marrjen e licencës së avancuar. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit po vlerësojnë se pragu i kalueshmërisë prej 80 për qind ka qenë i lartë. Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë së kjo ka qenë një fazë pilotuese dhe se nuk duhet të ulën kriteret.

Pragu i lartë i kalueshmërisë mbi 80 për qind po vlerësohet se është njeri ndër faktorët që dyzet e shtatë mësimdhënës nuk kanë arritur të kalojnë provimin kualifikues për licencë të avancuar.

Kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve në Ministrinë e Arsimit, Osman Beka, i tha Radio Kosovës së pragu i kalueshmërisë aktualisht është i lartë dhe koha e testimit sipas mësimdhënësve, ka qenë e shkurtër.

“Në bazë të analizës që kam pasur mundësi të bëj, pragu i kalueshmërisë ka qenë pak i lartë. Kështu që na duhet ta analizojmë situatën, sepse kalueshmëria me 80 për qind në çdo fushë po me dukët e lartë. Nuk e besoj që mësimdhënësit nuk i kemi në nivelin e duhur, por kjo është hera e parë që po organizohet ky provim. Por, mësimdhënësit janë ankuar që edhe koha ka qenë pak e shkurtër vetëm 1 ore e 20 minuta”, tha Beka.

E njohës të arsimit po vlerësojnë se mungesa e rezultateve është e natyrshme, pasi kjo është fazë testuese. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së nuk duhet të ulën kriteret e këtij testimi.

“Ky testim ka treguar që ministria duhet të ndryshojë diçka në test, por edhe që mësimdhënësit e kuptojnë që duhet ndryshe të përgatiten dhe nuk është ashtu si kanë menduar ata. Në të njëjtën kohë konsideroj që organizatorët e testit nuk duhet tash menjëherë t’i ulin kriteret, për arsye se nuk kanë pasur sukses. Me e mira është që mësimdhënësit të përgatiten më mirë dhe të kuptojnë me mirë këtë testim”, theksoi Rexha.

Ndërsa nga Sindikata e Arsimit kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë fare të informuar për këtë proces. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka larguar përfaqësuesin e Sindikatës nga Këshilli Shtetëror i Licencimit.

“Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, në shenjë revolte e inati kundrejt nesh, e ka larguar nga Këshilli Shtetëror i Licencimit përfaqësuesin e SBASHK-ut, këshill ky që është debatuar për të gjitha çështjet dhe aty janë marrë dhe janë dhënë propozime. SBASHK-u, përmes përfaqësuesit të vet ka qenë i informuar për të gjitha proceset që bëhen në sistemin arsimor dhe i ka njoftuar mësimdhënësit me kohë. Pasi tash është larguar, ne nuk kemi as një informacion për këtë lloj testimi”, tha ai.

Aplikimi për t’u pajisur me këtë licencë, nuk është i obligueshëm. E mësimdhënësit që arrijnë të marrin licencën e avancuar përfitojnë rritje të pagës për 1. 2 të koeficientit.

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shitblerje të narkotikëve në Prizren

0

Nën dyshimin se kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve M.M., N.U., S.S., dhe N.K.

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.M., N.U., S.S., dhe N.K., deri më datë 20.04.2024, pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pasi substancën narkotike e kishin siguruar nga Republika e Shqipërisë, të njëjtën e kishin fshehur në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, në shtëpinë e të pandehurit S.S., e cila gjendet në rrugën “8 Martirët”, dhe të njëjtën substancë narkotike ia ofrojnë për shitje dy personave në njërën prej pompave të derivateve, në rrugën e transitit në Prizren, ashtu që derisa të pandehurit N.K., M.M., dhe N.U., me një person qëndrojnë në pompën e derivateve, i pandehuri S.S., me personin tjetër – blerësin potencial shkojnë në fshatin Greikoc në shtëpinë e të pandehurit S.S., për ta verifikuar substancën narkotike, me ç’ rast sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, kontrollohet shtëpia e S.S., ku policia gjen 49 kg e 750 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” të sistemuara në pesë (5) paketime.

Sipas njoftimit nga ana e prokurorisë, Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

 

 

Dënohet me vdekje këngëtari iranian për fyerje ndaj profetit Muhamed

0

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas raporteve të mediave lokale.

“Gjykata e Lartë pranoi kundërshtimin e prokurorit” ndaj një dënimi të mëparshëm me  pesë vjet burg për veprën “blasfemi”, raportoi të dielën gazeta reformiste Etemad.

Sipas Etemad, “i pandehuri u dënua me vdekje për fyerje të profetit”, duke iu referuar profetit të Islamit Muhamed, transmeton Klankosova.tv.

Raporti shtoi se vendimi nuk ishte përfundimtar dhe mund të apelohej ende.

Muzikanti 37-vjeçar i ‘underground’ kishte jetuar në Stamboll që nga viti 2018 përpara se policia turke ta dorëzonte atë në Iran në dhjetor 2023.

Që atëherë ai ka qenë në paraburgim në Iran.

Marketing

Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve

0

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se vota e saj për formimin e qeverisë do të kushtëzohet me përmbushjen e kërkesave që lidhen me interesat e komunitetit që ajo përfaqëson.

“Nëse fitoj ulëse në Kuvend dhe Albin Kurti apo dikush tjetër është në pushtet për të formuar qeverinë, unë pa m’i plotësuar kushtet që kam në letër, nuk e votoj asnjë qeveri. Kërkesat tona përfshijnë themelimin e komunës së boshnjakëve, reforma në arsim, respektimin e gjuhës dhe lëvizje konkrete për punësimin e boshnjakëve në Kosovë”, ka deklaruar Balje.

Ajo ka shtuar se përkushtimi ndaj çështjeve të komunitetit boshnjak mbetet prioritet i saj dhe se nuk do të bëjë kompromis me kërkesat që janë jetike për përfaqësimin dhe përmirësimin e kushteve të këtij komuniteti.

Balje ka deklaruar se komunitetet e vogla, përfshirë atë boshnjak, nuk kanë logjikë të jenë në opozitë, por duhet të jenë pjesë e pozitës për të adresuar më mirë nevojat e tyre.

“Ne si komunitet, sikurse edhe komunitetet e tjera të vogla, nuk është logjike të jemi në opozitë. Jemi shumë të vegjël dhe kemi nevojë të jemi pjesë e pozitës. Zakonisht, pas luftës deri më sot, gjithmonë kemi qenë pjesë e qeverisjes, pa marrë parasysh se cila parti shqiptare ka fituar”, ka theksuar Balje.

Kur u pyet nëse do të votonte Kurtin për kryeministër nëse vota e saj do të ishte vendimtare, Balje sugjeroi se përfaqësuesit e komuniteteve të vogla kanë prirje të bashkëpunojnë me pozitën për të garantuar përfaqësimin e tyre në vendimmarrje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rreze dielli, mjegull e ngrica – parashikimi i motit për ditën e hënë

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në viset e larta do të ketë rreze dielli, e në ato të ulëtat pritet mjegull dhe ngrica.

 

Temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 7 gradë Celsius.

“Moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli , ndërsa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing