5.5 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025

Dënohet me vdekje këngëtari iranian për fyerje ndaj profetit Muhamed

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas raporteve të mediave lokale.

“Gjykata e Lartë pranoi kundërshtimin e prokurorit” ndaj një dënimi të mëparshëm me  pesë vjet burg për veprën “blasfemi”, raportoi të dielën gazeta reformiste Etemad.

Sipas Etemad, “i pandehuri u dënua me vdekje për fyerje të profetit”, duke iu referuar profetit të Islamit Muhamed, transmeton Klankosova.tv.

Raporti shtoi se vendimi nuk ishte përfundimtar dhe mund të apelohej ende.

Muzikanti 37-vjeçar i ‘underground’ kishte jetuar në Stamboll që nga viti 2018 përpara se policia turke ta dorëzonte atë në Iran në dhjetor 2023.

Që atëherë ai ka qenë në paraburgim në Iran.

Marketing

Më Shumë

Mungon i dëmtuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

Në mungesë të të dëmtuarit D.B., ka dështuar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren seanca në rastin ku Abdulla Selmani akuzohet se në...

Takim pune në Malishevë për promovimin e barazisë gjinore si prioritet institucional dhe shoqëror

Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës organizoi një takim pune, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të grave, organizatave Handikos, OJQ "Fatjona",...

5-shja e Trepçës

5-shja e Bashkimit

Lajmet e Fundit