Home Blog Page 251

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

0

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin.

Edhe në Kosovë, kjo ditë kremtohet me meshë solemne dhe tubime familjare, ku besimtarët shkëmbyejnë urime për paqe, mirësi dhe harmoni.

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha qendrore e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë fjalës së tij, Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit, duke u ndalur veçanërisht te nevoja për paqe, drejtësi dhe bashkim mes njerëzve.

Ai ngriti shqetësimin për gjendjen globale, duke theksuar se bota po përballet me kriza të thella morale, luftëra, padrejtësi dhe varfëri, të cilat po dëmtojnë rëndë shpresën e brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, Dodë Gjergji bëri thirrje edhe për përgjegjësi qytetare dhe politike në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe përshpejtim të procesit të integrimit evropian, pa humbur vlerat themelore të shoqërisë.

Ai u shpreh se secili qytetar mban përgjegjësi për realitetin shoqëror dhe ftoi të gjithë që të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë, më të bashkuar dhe më paqësore.

“Po jua përcjell këtë porosi për një festë kaq madhështore, e ndiej të nevojshme t’ju ftoj që, në zgjedhjet e pas Krishtlindjes, të jemi të përgjegjshëm për të marrë vendimin sipas ndërgjegjes dhe për të restauruar gjendjen në vitin që po e lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar. Pasi kështu do të kontribuojmë të gjithë që vendi ynë të ketë një stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe ta ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, theksoi ai.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

Krishtlindja, si festa më e madhe e krishterimit, festohet çdo vit në natën ndërmjet 24 dhe 25 dhjetorit, duke sjellë mesazhin e shpresës dhe besimit për një të ardhme më të mirë./RTKlive/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

0

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në kuadër të planit operativ “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”.

Në këtë kuadër, policia ka shpërndarë dhurata për fëmijët në sheshet kryesore të qyteteve Prizren, Dragash dhe Suharekë, duke sjellë gëzim dhe atmosferë festive për më të vegjlit e këtyre qyteteve.

“Ky aktivitet ka për qëllim të forcojë lidhjen e policisë me qytetarët, të promovojë solidaritetin dhe të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit e kujdesit për fëmijët gjatë festave”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës u uron festa të gëzuara fëmijëve dhe qytetarëve në përgjithësi./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shi dhe borë sot

0

Mbi vendin tonë, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.

Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se parashikimi i mëhershëm ka pësuar ndryshime të lehta, ku përpos rigave të shiut parashihen edhe reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Vorbulla polare ka fuqizuar aktivitetin e saj, duke krijuar kushte për ulje të temperaturave, sidomos atyre maksimaleve, duke mundësuar ndryshime të lehta të parametrave meteorologjik”, u tha në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit, era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

0

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke shprehur shqetësimin e thellë për pasojat që kjo situatë po shkakton tek qytetarët dhe bizneset lokale.

Kastrati ka deklaruar se këto ndërprerje janë veçanërisht problematike në këtë periudhë, për shkak të temperaturave të ulëta, pragut të festave të fundvitit dhe prezencës së mërgatës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai ka theksuar se mungesa e energjisë elektrike po cenon jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave shëndetësore dhe shërbimeve komunale, si dhe po shkakton dëme ekonomike për bizneset.

I pari i Malishevës, i ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës, që ta trajtojë me prioritet situatën energjetike në këtë komunë dhe të ndërmarrë masa konkrete për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Po ashtu, ai ka kërkuar nga KEDS dhe KESCO që të japin sqarime të qarta lidhur me arsyet e ndërprerjeve dhe të ndërmarrin intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në Komunën e Malishevës.

Express Kredi nga BiCredit

Në reagimin e tij, Kastrati ka theksuar se qytetarët e Malishevës meritojnë trajtim të barabartë me qytetarët e komunave të tjera të vendit, duke nënvizuar se furnizimi me energji elektrike është shërbim bazik dhe e drejtë themelore që duhet të garantohet pa përjashtime.

Ai ka shtuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të kërkojë zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjata për këtë problem.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

0

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po nxjerrin jashtë funksioni sistemet e furnizimit, shpesh edhe me djegie të trafove dhe shtyllave elektrike. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po mundohen t`i sanojnë dëmet.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Rënia e temperaturave ka sjellë një konsum të lartë të energjisë elektrike, i cili në disa raste ka rezultuar i papërballueshëm për rrjetin elektrik në Prizren. Trafoja që furnizon fshatin Atmaxhë ka dalë jashtë funksionit nga mbrëmë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.

“Prej mbrëmë në orën 21:00 jemi pa energji. Komuna e Prizrenit nuk ka dhënë asnjë zgjidhje. Na erdhën edhe disa nga familjarët tanë nga diaspora, faleminderit, por pritej të nxeheshin me rrymë, e tani nuk ka fare”, tha Fazli Gashi, banor i Atmaxhës.

Express Kredi nga BiCredit

Reduktime të mëdha të energjisë përballojnë edhe banorët e shumë lagjeve të qytetit.

“Nuk ka asnjë orar të caktuar. Shkon një fazë, vjen tjetra, pastaj ndalet krejt. Dy ose tre orë nuk kemi rrymë, natën nuk kemi fare. Ka telashe të mëdha; digjet një shtyllë, digjet tjetra dhe askush nuk e merr seriozisht. Problemi është i njëjtë edhe në katër shkolla të qytetit”, theksoi Pelivan Pulaj, përfaqësues i lagjes “Bajram Curri”.

KEDS ka nënvizuar se mbingarkesa e madhe është arsyeja pse trafot nuk kanë fuqi përballuese. Punonjësit e kompanisë vazhdojnë të punojnë në terren për të eliminuar prishjet.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

“Gjatë ditës punojmë normalisht, ndërsa në mbrëmje vazhdojmë deri në orën 23:00 vetëm për të evituar prishjet. Arsyet kryesore janë mbingarkesa dhe rritja e konsumit; trafot nuk mund ta përballojnë. Jemi në terren dhe besojmë se defekti do të eliminohet sonte”, tha Vox – Hajriz Fetahu nga KEDS-i.

Ankesa për reduktime të gjata të energjisë elektrike kanë bërë edhe bizneset, si dhe komunat e Suharekës dhe Rahovecit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat për shërbimin e ujit.

Sipas njoftimit të kompanisë, inspektoriati dhe njësitë operuese kanë ndërmarrë këtë veprim pas paralajmërimeve të përsëritura ndaj borxhlinjve.

Gjatë ditës janë kryer gjithsej 25 shkyçje, prej të cilave 15 në Prizren dhe 10 në Suharekë.

Kompania njofton se nuk do të ketë më tolerim për konsumatorët që nuk i respektojnë obligimet financiare dhe se masa të tilla do të vazhdojnë deri në kryerjen e plotë të pagesave./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bedri Hamza në Malishevë: Do ta themelojmë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka qëndruar mbrëmë në Malishevë, ku ka thënë se programi i tij ofron zgjidhje reale, të llogaritura dhe të financuara qartë.

Hamza ka thënë se programi i tij bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi dhe mbrojtje e politikë e jashtme.

Hamza ka thënë së punëtori do të jetë në qendër të politikave të qeverisë së udhëhequr nga ai, prandaj do ta themelojnë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës.

“Vota për PDK-në shkon në numrin 130. Kjo është adresa, nuk ka adresë tjetër. Prandaj, fitorja e PDK-së, ju gëzon juve, më gëzon mua, por të jeni të bindur që i gëzon dhe i bën krenarë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shtuar ai në rrjetet sociale.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

0

Sipas këtij vendimi, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në tregje, rrugë, sheshe dhe në oborret e institucioneve publike, për periudhën nga 25 dhjetori 2025 deri më 10 janar 2026.

Express Kredi nga BiCredit

Përjashtim nga kjo ndalesë bën nata e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 janar 2026.

Komuna bën të ditur se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për zbatimin e vendimit do të kujdesen Inspektorati Komunal, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Stacioni Policor Dragash.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Urdhëresa ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë vendim në interes të sigurisë së përgjithshme.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

0

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Prizren / 23.12.2025 – 11:00. Viktima femër kosovare është gjetur pas shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.