22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 255

Ukaj i LDK-së: Takim i ngrohtë dhe frymëzues në Prishtinë me familjen Çoçaj

0

Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka shpërndarë fotografi nga takimi i tij në Prishtinë me familjen Çoçaj.

Ukaj ka thënë se ka pasur biseda të vlefshme dhe pritje të jashtëzakonshme, përçka ka falënderuar qytetarët.

E plotë:

Sot zhvilluam një takim të ngrohtë dhe frymëzues në Prishtinë me familjen Çocaj, njerëz punëtorë dhe të përkushtuar, që gjithmonë e hapin derën me mikpritje dhe zemër të madhe. Faleminderit për pritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe bisedat e vlefshme!

124 LDK

97 Xhavit Ukaj

(Hapsirë speciale marketingu)

Marketing

Koalicioni AAK-Nisma kërkon besimin e banorëve të fshatit Piranë

0

Koalicioni AAK-Nisma, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar me elektoratin e fshatit Piranë të Anadrinisë së Prizrenit.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, tha se ky koalicion, nëse vjen në pushtet, do të ndihmojë banorët e këtij fshati në të gjitha sektorët e jetës.

“Sot, në Piranë, me mbështetës të koalicionit për Kosovën fituese 137, nga Anadrinia e Prizrenit. Prioriteti i koalicionit të veprave të mëdha 137 do të jetë ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”, shkruan Berisha në Facebook.

“Por jo grante dhe subvencione për dajallar, teze, halla e vëllezër, siç ka ndodhur me regjimin në ikje! Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale”.

Marketing

 

Janis Joplin, këngëtarja rebele që për 4 vjet bëri histori të përjetshme në muzikën rock

0

Më 19 janar të vitit 1943 lindi njëra nga këngëtaret më të njohura në botë. Bëhet fjalë për Janis Joplin, këngëtarja rebele që pati një karrierë të shkurtë në skenën e muzikës Rock, por që rezultoi në famë të përjetshme, shkruan KultPlus.

Janis Joplin ishte një këngëtare dhe tekstshkruese Amerikane nga Port Arthur, Texas. Si e re Joplin është përqeshur nga kolegët e saj për shkak të pamjes së saj jo të zakonshme dhe besimeve personale. Ajo më vonë këndoi për eksperiencën e saj në shkollë përmes këngës së saj “Ego Rock”. Joplin si e re, ka kultivuar një rebelizëm dhe një lifestyle jo të zakonshëm. Ajo filloi karrierën e saj te këndimit si një këngëtare folk dhe bluz në San Francisko, duke performuar në klube dhe bare me kitarën e saj.

Joplin filloi të ngritet në skenë në vitet e ’60 si këngëtare kryesore e psychedelic-acid rok grupi i quajtur Big Brother and the Holding Company, dhe me vone si solo artiste me grupet mbështetëse si The Kozmic Blues Band dhe The Full Tilt Boogie Band.

Përgjatë karrierës se saj te shkurtër 4 vjeçare, Janis Joplin ka bere shume kënge hite, dhe ndër këngët me te famshme te saj ishin “Down On Me”, “bye, bye baby”, “Coo Coo”, “Summertime”, “Piece of my heart”, “Turtle Blues”, “Ball’n’Chain”, “Try”, “Maybe”, “To love somebody”, “Cry Baby”, “a woman left lonely”, “Mercedes Benz” etj.

Joplin ishte e njohur për performancën e sa te jashtëzakonshme, fansat e saj i referoheshin prezencës se saj në skene si ‘Elektrike’. Në kulmet e saj te karrierës ajo ishte e njohur si “Mbretëresha e Rock and Rollit” si dhe “Mbretëresha e Psychedelic Soul” dhe u be e njohur si një Përl në mes te shokëve. Ajo përveç këndimit kishte talent edhe në vizatim, vallëzim dhe aranzhim te muzikës.

Janis Joplin i ka inçizuar katër albume në karrierën e saj. Dy albumet e saj të para ishin të inçizuar me grupin e saj ‘Big Brother and the Holding Company’ dhe dy albumet e tjera ishin solo albume. Disa këngë të mëparshme të palansuara i’u shtuan këtyre albumeve dhe u lëshuan si mbledhje në Fareëell Song në vitin 1982. Performaca e hershme e Joplinit kur ajo ishte folk-bluz këngëtare u bashkua në një album të ri të quajtur ‘Blow All My Blues Away’. Në vitin 2012 The Pearl Sessions ishte lansuar për ta sqaruar brendësinë e procesit të saj kreativ.

Marketing

Giovanni shënon, Ballkani mposht Vëllaznimin 1-0

0

Ballkani i Suharekës ka realizuar një fitore 1-0 në ndeshjen miqësore kundër Vëllaznimit të Gjakovës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga braziliani Giovanni.

Ky rezultat përforcon përgatitjet e ekipit, i cili do të udhëtojë së shpejti për fazën e dytë të përgatitjeve, duke synuar një fillim të fuqishëm të pjesës së dytë të kampionatit.

Marketing

Liria përforcohet me Dijar Nikqin

0

Skuadra e Lirisë së Prizrenit para pak çastesh ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin pejan, Dijar Nikqi.

Futbollisti që luan në pozitë të qendërsulmuesit dhe është 20 vjeçar, së fundi ka qenë pjesë e Vorësnë Shqipëri, ndërsa prizrenasit përmes një njoftimi kanë bërë të ditur për përforcimin e bardhezinjëve.

Marketing

Prishtina mposht Yllin në Suharekë

0

Sigal Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:76 (17:17, 26:26, 17:17, 9:16), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund. Tre minuta nga fundi, rezultati ishte 69:69, por bardhekaltrit me shtatë pikë radhazi arritën të fitojnë 69:76.

Te vendasit, Jan Palokaj shënoi 19 pikë, ndërsa te mysafirët Donte Clark kishte 20 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Golden Eagle Ylli pas 17 xhiros ka shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Sigal Prishtina nëntë fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Prevalla me mungesë të energjisë elektrike, pronari i një hoteli: Një ditë pa rrymë na kushton 1 mijë euro

0

Bizneset në Prevallë, përveç mungesës së investimeve në infrastrukturë, shpeshherë përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, duke iu shkaktuar mijëra euro humbje. 

Jahir Hasani, pronar i Hotel “Sharrit”, ka thënë se një ditë pa rrymë në Prevallë i kushton 1 mijë euro.

“Ne gjeneratorin e kemi shumë të fuqishëm për shkak se hoteli ka kapacitete të mëdhaja, është rreth 250 kilovat i cili neve na shpenzon rreth 50 litra në orë ose 60, varet nga ngarkesa. Ne në një ditë nëse nuk kemi rrymë na bëhen shpenzimet deri në 1 mijë euro. Tash ka ndodhur para disa ditëve, ka pasur prishje në Prizren, tri ditë s’kemi pasur rrymë, për tri ditë ne i kemi shpenzuar 3 mijë euro vetëm për naftë. Aty kemi dalur zero-zero me fitimin tonë”, ka thënë Hasani.

Se ka raste kur s’ka rrymë për një ditë të plotë e konfirmon edhe Ibrahim Sallauka, pronar i Hotel “Koha”/betimiperdrejtesi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

97-shi i LDK-së vizitoi Teqen e Shejh Xhemajli Shehut në Lugishtë të Hasit

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, së bashku me kolegët e tij, vizitoi Teqen e Shejh Xhemajli Shehut në Lugishtë të Hasit.

Teqeja mban emrin e atdhetarit dhe patriotit të madh, Dërvish Salihu, dhe është një vend me vlera të mëdha kombëtare që janë bartur tek trashëgimtarët si Shejh Salihi dhe Shejh Xhemajlia.

“Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Sheh Gjemajlin në Lubizhdë të Hasit, ku u pritëm ngrohtësisht dhe me mikpritje të jashtëzakonshme . Ky takim ishte një moment i veçantë për të vlerësuar traditat dhe urtësinë që ky vend përfaqëson.

Lubizhda e Hasit dhe njerëzit e saj mbeten shembull frymëzues i harmonisë dhe bashkimit për të ardhmen e Kosovës ??.

124 LDK
97 Xhavit Ukaj
#LDK124 #XhavitUkaj97 #BashkëPërNdryshim
#Lumir2025

Marketing

Reagimi i Vetëvendosjes për fjalët e Kurtit: Prizreni e do Kryeministrin, ashtu siç edhe ai e do Prizrenin

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar pas përpjekjeve për keqinterpretimin e fjalëve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qytetin e Prizrenit. Ata theksuan se Kurti flet për Prizrenin “me dashuri dhe respekt të thellë për vlerat historike, kulturore dhe shpirtërore që ky qytet i ka dhuruar Kosovës dhe më gjerë”.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “përpjekjet për keqinterpretimin e fjalëve të tij, nuk kanë sukses, sepse Prizreni e di të vërtetën, sepse Prizreni e do Kryeministrin, ashtu siç Kryeministri e do Prizrenin”.

Po ashtu, ata theksuan se “këto vlera nuk mund të tjetërsohen, ato do të përplotësohen me #QeverinëKurti3 me 500k zemra që do të rrahin si një më 9 shkurt”.

Në fund, ata ftojnë qytetarët që të “dëgjojnë edhe një herë bashkë Kryeministrin çka ka thënë në më të bukurin vend, për më të bukurin vend, për Prizrenin”./PrizrenPress.com/

Marketing

Aksident në Prizren

0

Në aksident i rëndë trafiku  ka ndodhur sot në Prizren, saktësisht në tranzit – rruga që lidhet me autostradën ku dy vetura janë aksidentuar.

Rastin e për Sinjalin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se tre persona janë lënduar dhe se po marrin tretmanet e nevojshme mjekësore.

“Kemi pranuar informacionet për një aksident rreth orës 13:30, ky dy automjete janë të përfshira, deri me tani tre persona janë lënduar edhe kanë kërkuar ndihëm mjekësore, aksidenti ka ndodhur në qytet në vendin e quajtur transiti i ri”, tha Bytyqi.

Marketing