20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 254

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

0

Për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë me ujë qytetin e Prizrenit janë turbulluar pjesërisht.

Si masë sigurie, KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A njofton qytetarët që të mos përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri.

Zonat që do të përballen me mungesë uji dhe rënie të presionit janë:

• Lagja Ortakoll
• Lagja Arbane
• Lagja Lakuriq
• Rr. Edit Durham
• Rr. Nëna Terezë
• Rr. Fahredin Hoti
• Rr. Jusuf Gërvalla
• Rr. Enver Hadri
• Rr. Ulqinit
• Rr. Janina

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj vizitoi shoqatat turke

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave turke në qytet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Ai vizitoi Asociacionin “The Right Way” dhe Asociacionin e Mësuesve të Turqisë, të cilat janë ndër organizatat më të rrënjosura në komunitetin turk të Kosovës.

“Shoqata ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin e arsimit”, ka shkruar ai.

Totaj ishte i shoqëruar nga Levent Bu?, nënkryetar i Këshillit të Komunës së Prizrenit, duke dëshmuar përkushtimin institucional ndaj komuniteteve arsimore dhe kulturore.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt të sezonit të pestë të podcastit “Flasim”, Rama tha se duke u marrë me skulpturën, i ka bërë padrejtësi familjes.

Sipas tij, kjo e bën që mos të shpenzojë mjaftueshëm kohë me bashkëshorten dhe djalin e tij Zaho.

“E diela është një moment tranzicioni nga java në javë në kuptimin që përpiqem ta ul pak ritmin marramendës të javës së mëparshme, por jo të shkëputem, por ta rimendoj javën e mëparshmen, ti kaloj me veten time gjërat ca është bërë, si është bërë, ca nuk është bërë mirë, ku është bërë një gabimin, i bëj një analizë javës dhe përgatitem për javën tjetër dhe ndërkohë mund të ketë brenda edhe aktivitet.

Me kujtohet fjala e Papa Françeskut, kur i thash kur e takova, unë dua të të ftoj në Shqipëri se folëm për gjyshen katolike, se gjyshja do rrotullohej në varr po mos ta bëja ftesën, i bëra dhe një kërkesë tjetër, më tha s’ka problem.

Kurse për këtë më tha duhet ta dish që unë jam i dërguari i Zotit në tokë, por unë s’kam asnjë fuqi për axhendën time, s’të premtoj dot. Nuk jam Papa, por përgjithësisht në këtë punë, nuk është se e kanë shumë në dorë veten në kuptimin se çfarë do bëjnë të dielën, mund ta bësh njëherë që të thuash stop nuk dua asgjë, ja edhe dy herë, por janë shumë të diela. Sot duhet të nisem për Riad ku më ka ftuar princi i kurorës, një mik. Edhe atje zhvillohet një aktivitet vjetor dhe tha duhet të vish patjetër kështu që duhet të nisem për Riad.

Lirinë që e kam në atë hapësirë e kaloj duke i bërë një padrejtësi Lindës dhe Zahos dhe dy të mëdhenjve që janë viktima të drejtpërdrejtë të kësaj pune që paguajnë kosto të patregueshme, sepse nuk rri mjaftueshëm por shkëputem sa mundem dhe shkoj në studio të shpella e dules për të punuar se në fakt atë e kam pjesë të punës.

Unë kur merrem me skulpturë, jam duke menduar dhe duke bërë atë analizën e javës dhe bëhet shumë më qetë ashtu. Natyra e punës bëj unë si artis është e tillë që është shumë spontane. Ulem vizatoj në zyrë ose gjatë bisedave dhe telefonatave dhe unë jam komplet i përqendruar tek biseda ndërkohë që dora ka punën e vet.

E njëjta gjë edhe në studio e di që do bëj skulpturë, është një gjë që krijohet nga duart dhe dytë ndërkohë që mendja punon”, tha Rama./dritare.net

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Partia Guxo i jep mbështetje Artan Abrashit për balotazhin në Prizren

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka siguruar mbështetjen e Partisë Guxo për garën e balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor.

Në një postim në Facebook, Abrashi ka theksuar bashkëpunimin me partnerët e tij politikë:
“Takim me GUXO, partnerët tanë për Prizrenin. Bashkë, të koordinuar dhe të vendosur për fitoren në Prizren”.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/

Kryetari i degës së Partisë Guxo në Prizren, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se mbështetja për Abrashin është një hap drejt ndryshimit që qytetarët e kanë kërkuar.

“Në zyrat e Partisë Guxo Dega Prizren e mirëpritëm kandidatin fitues për Prizrenin, z. Artan Abrashi. Ne u zotuam që do vazhdojmë të punojmë #Bashkë me qytetarët, që afër 60% votuan për ndryshim”.

Mund të jetë një imazh i makinë dhe teksti që thotë "BiCredit APLIKOONLINE: ONLINE: WWW.BICREDIT-KS.COM GOMA Te REJA INVESTO N? SIGURINE T?NDE."

Ai tha se për një Prizren më të zhvilluar, më të jetueshëm dhe me qeverisje më të përgjegjshme, mbështetja për Abrashin është vendimtare.

“Me Artanin, ka shpresë që qyteti ynë të kthehet për së mbari. Prandaj vota juaj ka peshë, për qytetin tonë”./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Vetaksident në Vërmicë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në dalje të Vërmicës, ku një veturë e tipit BMW ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime trupore tek dy gra që ndodheshin në automjet.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se bëhet fjalë për një vetëaksident dhe se të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti dy persona – femra kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht në zonat me kthesa dhe dalje të rrugëve.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria e Prizrenit fiton në Pejë ndaj Besës

0

Në një ndeshje dinamike dhe me gola të bukur, Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 1:3 ndaj Besës së Pejës, raporton PrizrenPress.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Lirisë, falë golit të Albion Kurtajt (0:1).

Në pjesën e dytë, prizrenasit vazhduan me lojë bindëse — Ardi Ajdini shënoi për 0:2, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën me golin e Granit Kelmendit (1:2).

Megjithatë, Dijor Nikqi vulosi fitoren me golin e tretë për Lirinë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1:3./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndeshja Drini i Bardhë – Deçani ndërpritet për shkak të motit të keq

0

Ndeshja ndërmjet Drinit të Bardhë dhe Deçanit është ndërprerë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, të cilat e bënë të pamundur vazhdimin e lojës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të klubit, për shkak të shiut të dendur dhe terrenit të papërshtatshëm, gjyqtari kryesor ka vendosur që ndeshja të mos vazhdojë, duke menduar për sigurinë e lojtarëve dhe rregullsinë e garës.

Drini i Bardhë ka njoftuar se për orarin dhe datën e re të zhvillimit të ndeshjes do të bëhet publikim me kohë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

48 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë pas aksidentit në Kukës – trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion në Shqipëri

0

Një 48-vjeçar nga Prizreni  ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë.

Sipas burimeve të besueshme nga QKUK, rreth orës 10:20 të datës 24 tetor 2025, nga Klinika Intensive e QKUK-së në Prishtinë, është njoftuar për vdekjen e personit S. H. rreth 48-vjeçar.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/1151855210347371

Ai kishte qenë i shtrirë në QKUK që nga data 16 tetor, pas një aksidenti trafiku në Kukës, ku autoritetet shqiptare kishin filluar procedurat e para ligjore. Pas trajtimit fillestar në Spitalin e Prizrenit, ai ishte transferuar në Prishtinë për kujdes intensiv, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Express Kredi nga BiCredit

Me urdhër të prokurorit të çështjes në Kukës, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Shqipëri, ndërsa përmes ILECU-së është kryer koordinimi ndërmjet autoriteteve kosovare dhe shqiptare.

Rastin e kanë ndjekur njësitë e hetimeve të SP Jugu, me mbështetjen e njësive reaguese, në konsultim me Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda. Procedurat ligjore do të vazhdojnë në bashkëpunim të plotë me autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Albin Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë

0

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka siguruar shumicën parlamentare të nevojshme. Për ishin 56 vota, kundër 48 dhe katër abstenime.

Në votim kanë marrë pjesë 108 deputetë.

Si rezultat partitë politike mund të përballen me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa disa procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit dhe funksionimi i institucioneve mbeten të pazgjidhura.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

I dënuari me 50 ditë burgim kapet në Vërmicë

0

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371

Sipas burimeve të besueshme nga kufiri, rreth orës 03:00 të datës 25 tetor 2025, zyrtarët policorë në SPK Vërmicë – hyrje kanë ndaluar shtetasin V. G.rreth 35-vjeçar nga fshati Akllap i Lipjanit, i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhëresë aktive për ekzekutimin e dënimit.

Në bazë të Urdhëresës, I arrestuari  është i dënuar me 50 ditë burgim efektiv, ndaj menjëherë është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Zyrtarët policorë kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës pa incidente, ndërsa rasti është mbyllur me procedurat ligjore përkatëse.