Home Blog Page 265

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë

0

Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship.

Ai e ka mposhtur boksierin argjentinas, Gaspar Fernandez.

Fitorja ka ardhur me nokaut në raundin e pestë.

Krasniqi ka treguar dominim që nga fillimi i ndeshjes, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke kontrolluar ritmin e meçit. Epërsia e tij është konkretizuar në raundin e pestë, kur një seri goditjesh të forta e kanë detyruar gjyqtarin ta ndërpresë përballjen. Edhe sikur ndeshja të mos përfundonte me nokaut, Krasniqi do ta kishte siguruar fitoren edhe me pikë, pasi e ka synuar më shumë fitoren.

Dueli ka qenë pjesë e mbrëmjes së boksit që është transmetuar drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.

Me këtë fitore, Ardian Krasniqi dhe shënon fitoren e dymbëdhjetë të në boksin profesionist, një sukses i rëndësishëm në karrierën e tij.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

0

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 32:28, raporton PrizrenPress.

“Vreshtarët” nisën furishëm dhe shpejt krijuan epërsi prej 9:2. Vendasit mbajtën epërsi bindëse në pjesën e parë, ndërsa Kastrioti ia doli të afrohet vetëm deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 20:14 për Rahovecin.
Pjesa e dytë ishte thuajse e ngjashme.

Rahoveci ishte në epërsi gjithë kohën, ndërsa ferizajasit ia dolën të afrohen në tri gola, 25:22. Më pas në shprehje erdhi përvoja e lojtarëve të Rahovecit që rritën sërish epërsinë për fitore të rëndësishme.

Egzon Gjuka udhëhoqi fitoren e Rahovecit, bashkë me portierin Arbër Curri dhe alon Lulzim Shabani. Gjuka i shënoi tetë gola. Shtatë i kishte Lulzim Shabani, kurse pesë i shtoi Ardit Tafilaj. Në portë Curri u dallua me pritje të shumta.

Kastriotit nuk i kreu punë paraqitja shumë e mirë e portierit Wadi Chebbi. Ndonëse Chebbi mbajti skuadrën në lojë, duke pritur gjuajte e penallti të shumta, Kastrioti nuk e shfrytëzoi këtë.

Më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Nga gjashtë i shënuan Gentrit Brahimi e Felippe Teixeira.

Me fitore Rahoveci doli në vendin e parë me 22 pikë. 22 pikë në vendin e dytë i ka edhe Kastrioti./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kampioni i pamëshirshëm, Trepça “shkel” Yllin në Suharekë

0

Trepça fitoi bindshëm në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Sfida faktikisht u vendos në periudhën e dytë, ku mysafirët ishin bindshëm më të mirë në sulm dhe mbrojtje, duke u shkëputur dhe epërsinë nuk e lëshuan deri në fund.

Antwan Scott u dallua te vendasit me 20 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Seketoure Henry me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë e katër asistime.

Golden Eagle Ylli ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore e tri humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e dorëzimit të 40 mijë eurove.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur gëzimin e tij për ribashkimin me mikun e vjetër, duke theksuar mbështetjen e Kilajt ndaj lirisë dhe Kosovës.

“Isni Kilaj krah nesh sërish!

Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar në krah të lirisë dhe të Kosovës.

I urova kthimin e tij në shtëpi, pranë familjes dhe miqve.

Ai ka qenë pjesë e listës sonë në zgjedhjet e fundit, dhe është nder për ne që ta kemi përsëri pranë.

E falënderojmë nga zemra për sherbimin ndaj Atdheut!

E vërteta triumfon. Kosova qëndron!”, shkroi Haradinaj.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria e mbyll vitin me fitore ndaj Drinit të Bardhë

0

Ndeshja miqësore mes Lirisë së Prizrenit dhe Drinit të Bardhë të Hasit u mbyll me fitoren 3–2 për ekipin prizrenas, në një takim me ritëm të mirë dhe angazhim maksimal nga të dy skuadrat, raporton PrizrenPress.

Golashënues për Lirinë ishin Felldis Mustafi, Uetuuru Kambato dhe Andi Kajbe, ndërsa për Drinin e Bardhë në listën e shënuesve u regjistruan Drilon Krasniqi dhe Bajran Azizi.

Trajneri i Lirisë e shfrytëzoi këtë miqësore për të testuar të gjithë lojtarët, duke provuar skema dhe kombinime të ndryshme në prag të fazës së ardhshme të përgatitjeve.

Kjo ndeshje shënoi edhe paraqitjen e fundit të Lirisë për vitin 2025, me ekipin që tani synon rikthim edhe më të fortë në vitin 2026, me objektiva dhe energji të reja./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

0

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe ka dorëzuar paratë e gjetura në stacionin policor.

Policia ka njoftuar se personi që i ka humbur paratë mund të drejtohet për t’i marrë ato, pas verifikimit të pronësisë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

0

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Suharekë dhe pritet të sjellë spektakël në parket, raporton PrizrenPress.

Ish-kampioni Golden Eagle Ylli dhe kampioni aktual Trepça përballen në një duel që gjithmonë ka prodhuar basketboll cilësor dhe rivalitet të madh. Verdhezinjtë po kalojnë një sezon me luhatje, duke regjistruar tri fitore dhe shtatë humbje, por përballjet ndaj skuadrave të mëdha kanë qenë gjithmonë motiv shtesë për therandasit.

Në anën tjetër, Trepça vjen në këtë takim me bilanc më pozitiv, gjashtë fitore dhe tri humbje, duke u pozicionuar në pjesën e sipërme të tabelës. Mitrovicasit synojnë të vazhdojnë formën e mirë dhe të konfirmojnë ambiciet për mbrojtjen e titullit kampion.

Dueli në Therandë shihet si një nga ndeshjet më të forta të xhiros, pasi përveç pikëve, të dy skuadrat kërkojnë edhe epërsinë psikologjike në vazhdim të sezonit. Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe, duke e bërë këtë takim edhe më të zjarrtë./PrizrenPress.com/

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

0

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të sjellë rivalitet të lartë dhe atmosferë të fantastike.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, nga ora 19:00, në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Të dy skuadrat kanë ambicie maksimale për titull dhe kanë paralajmëruar fitore, duke e bërë sfidën edhe më interesante. Edhe numri i shikuesve pritet të jetë i madh.

Kastrioti i Ferizajt vjen në këtë sfidë si lider i tabelës me 22 pikë, ndërsa kampioni në fuqi, Rahoveci, ndodhet dy pikë prapa. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ferizaj, Kastrioti kishte fituar me rezultat bindës.

Tri ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen të dielën, ku takohen: Prishtina vs Vëllaznimi, Besa Famgas-Llapi dhe Vushtrria-Trepça.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

0

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën jetën dy gra nga Shqipëria.

Polica e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar njëra nga viktimat ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra rrugës teksa po dërgohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Prizrenit.

Express Kredi nga BiCredit

I lënduar mbeti edhe shoferi i kamionit.

“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamioni mashkull kosovar i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.