Kampioni i pamëshirshëm, Trepça “shkel” Yllin në Suharekë

Trepça fitoi bindshëm në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Sfida faktikisht u vendos në periudhën e dytë, ku mysafirët ishin bindshëm më të mirë në sulm dhe mbrojtje, duke u shkëputur dhe epërsinë nuk e lëshuan deri në fund.

Antwan Scott u dallua te vendasit me 20 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Seketoure Henry me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë e katër asistime.

Golden Eagle Ylli ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore e tri humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit