Home Blog Page 268

Bashkimi në krizë lëndimesh, kapiteni Bunjaku mungon një muaj

0

Bashkimi po përballet me një situatë të vështirë pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur katër lojtarë të ekipit, duke ndikuar dukshëm në paraqitjet e skuadrës në tri ndeshjet e fundit.

Kapiteni Valon Bunjaku ka pësuar një lëndim gjatë sfidës kundër Trepçës dhe, sipas raportit mjekësor, pritet të mungojë rreth katër javë. Po aq do të mungojë edhe Jeremiah Bailey, i cili ka marrë një dëmtim të ngjashëm, raporton PrizrenPress.

Në anën tjetër, klubi njofton se situata e Isaiah Cousins është më pozitive dhe rikthimi i tij në parket pritet të ndodhë më shpejt se fillimisht i parashikuar. Besimi Bytyqi gjithashtu mbetet jashtë, duke e thelluar krizën e mungesave në ekip.

“Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë, një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet e ekipit. Megjithatë, sfida të tilla na forcojnë edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Drejtuesit e Bashkimit theksojnë se ditëve në vijim pritet nënshkrimi i lojtarëve të rinj për të plotësuar mungesat dhe për të stabilizuar skuadrën në vazhdim të sezonit.

Klubi ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ekipi do të rikthehet “më i fortë, më i bashkuar dhe më i vendosur se kurrë”./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Çeku inspekton punimet në stadiumin e ri të Suharekës

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Suharekën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të qytetit, një investim prej 11 milionë eurosh që pritet t’i sigurojë klubit KF Ballkani kushte të standardeve bashkëkohore dhe mbi 6,500 ulëse për tifozët.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Gjatë vizitës, ministri Çeku inspektoi edhe fushën ndihmëse në Studençan, e cila tashmë ka përfunduar dhe ofron hapësira moderne për klubet lokale dhe sportistët e rinj.

Express Kredi nga BiCredit

Sipas MKRS-së, punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë me dinamikë, ndërsa investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i ministrisë, “me synim mbështetjen e sportit, rinisë dhe komunitetit”.

Frika e Elitave nga Vetëvendosja Politike

0

Albatros Rexhaj

Në demokracitë e brishta, momentet kur institucionet politike duhet të marrin vendime të vështira kanë një vlerë matëse të jashtëzakonshme. Ato tregojnë jo vetëm funksionalitetin e procedurave, por edhe karakterin e elitave që udhëheqin vendin. Episodi i fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka ekspozuar pikërisht këtë dimension të pandryshuar të politikës kosovare: frikën e sistemit nga përgjegjësia.

Për të certifikuar një subjekt politik duhen gjashtë vota pozitive. Dhe megjithëse vëmendja publike është fokusuar tek dy votat kundër të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, e vërteta e zhveshur është shumë më e thjeshtë: moscertifikimi i Listës Serbe nuk po ndodh për shkak të një kundërshtimi të artikuluar, por për shkak të mungesës së guximit. Partitë tjera shqiptare nuk po votojnë pro certifikimit, jo sepse kanë një qëndrim të qartë politik, por sepse përpiqen, siç shpesh bëjnë elitat e pasigurta, të ulen në dy karrige njëkohësisht.

Abstenimi është forma më moderne e shmangies së përgjegjësisë në demokracitë e dobëta. Ai i lejon aktorët politikë të pozojnë para ndërkombëtarëve si njerëz të moderuar dhe të arsyeshëm, ndërsa në publik të shfaqen si kundërshtarë të rreptë të një vendimi të papëlqyer. Është formula perfekte për ata që duan të duken se po marrin vendime pa marrë kurrë asnjë.

Kjo sjellje nuk është rastësi. Ajo është simptomë e një fenomeni tashmë të parë në Poloni, Hungari, dhe në çdo vend ku partitë tradicionale braktisin detyrimet e tyre morale në emër të kalkulimit politik. Kur elitat frikësohen nga kostot e së vërtetës, institucionet shndërrohen në skenografi: duken si funksionale, por nuk mbajnë peshë.

Nëse partitë tjera shqiptare do të besonin realisht se qëndrimi i LVV-së po rrezikonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, atëherë detyra e tyre do të ishte e qartë: të votonin pro certifikimit. Votimi i tyre do ta izolonte qëndrimin e Vetëvendosjes, do t’i dërgonte sinjal të qartë aleatëve se Kosova është e aftë të ruajë koherencë institucionale, dhe mbi të gjitha do ta demonstronte aftësinë për të marrë vendime të vështira.

Por ata nuk e bëjnë. Dhe arsyeja është e thjeshtë: e dinë shumë mirë se kur të hiqen të gjitha maskat politike, rezistenca ndaj Listës Serbe, si instrument i vazhdueshëm i ndikimit shtetëror nga Serbia, është politikisht, etikisht dhe institucionalisht e drejtë.

PZAP, një trup gjyqësor i pavarur që nuk i nënshtrohet kostove elektorale të vendimeve të tij, mund ta përmbysë vendimin e KQZ-së. Kjo nuk ndryshon asgjë. Gjykatësit nuk konkurrojnë në zgjedhje; partitë po. Dhe është pikërisht frika nga kostoja politike që i shtyn partitë tona të mos veprojnë ashtu siç besojnë se duhet.

Në thelb, kjo është kriza reale e demokracisë kosovare: jo polarizimi, jo ndërhyrja e jashtme, jo as Lista Serbe. Problemi është mungesa e guximit politik. Sepse një vend që nuk prodhon elita të përgjegjshme, të afta të mbajnë peshën e vendimeve të vështira, nuk mund të presë shumë nga institucionet e tij.

Dhe prandaj pyetja që shtrohet nuk lidhet me zgjedhjet e 28 dhjetorit, as me përplasjen e radhës me ndërkombëtarët, por me një të ardhme shumë më të gjerë: çfarë ndodh nesër, kur këto parti të cilat sot fshihen pas abstenimit, të detyrohen të qeverisin? Kur të kërkohet një vendim i vështirë për sigurinë ose rendin kushtetues, a do të kenë guximin të veprojnë? Apo do të kërkojnë përsëri një gogol tjetër për ta fajësuar për mungesën e qëndrimit?

Kosova nuk e ka luksin e një demokracie pa përgjegjësi. Dhe abstenimi i sotëm është paralajmërimi i qartë i asaj që mund të vijë.

 

“Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin e shkyçjeve për mospagesë – 52 raste vetëm të mërkurën

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoriatit po vazhdojnë aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët me borxhe të pashlyera, pavarësisht njoftimeve të mëhershme dhe mundësive të ofruara për pagesë.

Express Kredi nga BiCredit

Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme (10/12/2025) janë realizuar 52 shkyçje për mospagesë, prej tyre 40 në Prizren dhe 12 në njësinë e Suharekës.

Kompania ka paralajmëruar se nuk do të ketë më tolerime për konsumatorët që nuk i përmbushin detyrimet financiare.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Nuk do të ketë më falje apo tolerim për asnjë konsumator që nuk i përmbush obligimet financiare ndaj kompanisë”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje të gjithë borxhlinjve që të kryejnë pagesat për të shmangur masat e mëtejshme. /

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

0
Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.

 

Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është arrestuar një i dyshuar kosovar pasi ka kanosur dhe penguar një polic në kryerje të detyrës zyrtare.

Express Kredi nga BiCredit

Incidenti, sipas raportit, ka ndodhur në momentin kur zyrtari policor ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër po ashtu të raportuar në orën 19:00 të së njëjtës ditë, në autostradën e Suharekës, një polic jashtë detyrës është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit  për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident. Pas bisedës me ta, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë”, tha policia në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes teksa njësitet policore janë në kërkim të tij.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ylli shkëlqen në Gjakovë

0

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11).

Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 19:20. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 17:21, për të shkuar në pushim me rezultat 36:41. Therandasit dallimin e madh dhe vendimtar e bënë në periodën e tretë 10:19, kurse dhjetë minutat e fundit u takuan vendasve 20:11, por nuk arritën përmbysjen e madhe.

Jericole Hellems kishte 13 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Arian Qallaku 18 pikë e shtatë kërcime te mysafirët.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e shtatë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rikthim spektakolar i kampionit: Trepça përmbys Bashkimin nga -15 në +7

0

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi u përball me një humbje të rëndë, pavarësisht një nisjeje të shkëlqyer, duke u mposhtur nga Trepça me rezultat 64:71 në derbin e javës së dhjetë të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të hershme 18:3 dhe duke e mbyllur çerekun e parë 22:10, duke dhënë përshtypjen se fitorja do të mbetej në shtëpi. Por Bashkimi nuk arriti ta mbante ritmin, duke u ndalur në periudhat e tjera, gjë që u shfrytëzua maksimalisht nga kampionët në fuqi.

Trepça reagoi në tri çerekët pasues, të cilat i fitoi bindshëm (14:18, 14:20, 14:23), duke realizuar një rikthim të madh dhe duke e përmbysur plotësisht lojën e Bashkimit.

Te Bashkimi, lojtari më i spikatur ishte Dequon Lake, që shkëlqeu me 20 pikë dhe 13 kërcime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të ndalur rënien e skuadrës portokallezi.

Te Trepça, më i miri ishte Mikaile Tmusiq, me 20 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime, duke udhëhequr rikthimin e mitrovicasve.

Kjo shënon humbjen e tretë radhazi të Bashkimit, pas një serie mbresëlënëse prej shtatë fitoreve. Ndërkohë, Trepça shkon në 6 fitore dhe 3 humbje, duke vazhduar të qëndrojë në garë për kreun e tabelës./PrizrenPress.com/

https://insajderi.org/kqz-hap-konkursin-per-1100-zyrtare-per-zgjedhjet-e-28-dhjetorit-ja-detajet/?fbclid=IwY2xjawOmjmpleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFJc2tMSG1mSElFczNFY1F4c3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHjLRieNkg2qfuW-De1dNDuelyXJRPalF8VR4cIZ2F2V2R7jf_SUGYutBhE5U_aem_CqzCMqGQOanBN2D44gE9xw

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

0

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Takimi, i thirrur  dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje, znj. Mehreme Hoxha, me mbështetjen e OSCE-së, mblodhi së bashku prokuroren/koordinatoren znj. Elfete Purova, përfaqësues nga Gjykata Themelore e Prizrenit, Policia e Kosovës – Rajoni i Prizrenit, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Shërbimi Sprovues, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Avokati i Popullit, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Spitali i Prizrenit, Kuvendi Komunal i Prizrenit, si dhe nga organizata joqeveritare.

Express Kredi nga BiCredit

Prokurorja Hoxha bëri të ditur se gjatë periudhës janar–nëntor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë (318) kallëzime penale lidhur me veprat e dhunës në familje, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë janë trajtuar dhe përfunduar dyqind e gjashtëdhjetë e tri (263) lëndë të kësaj natyre.

 

Gjatë takimit, pjesëmarrësit vlerësuan lartë nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke evidentuar të arriturat, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së përditshme.

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, si dhe gjykatës, zyrtarë policorë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, theksuan sfidat që shoqërojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë rastet e viktimave të ndjeshme, viktimat e përsëritura dhe vështirësitë operative gjatë hetimit dhe mbrojtjes së tyre.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua masave mbrojtëse dhe procedurës së shqiptimit të tyre, sipas Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. Në këtë kuadër u rikujtua rëndësia e zbatimit korrekt dhe efikas të masave mbrojtëse që janë në juridiksion të Gjykatës.

Gjithashtu, u diskutua rëndësia e zbatimit të dënimeve plotësuese të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, veçanërisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, në rastet kur këto masa janë të nevojshme për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e përsëritjes së veprës, veçanërisht kur kryesi i veprës është person zyrtar.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Po ashtu, u diskutua zbatimi praktik i Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr. 02/2025 të datës 12.02.2025, i cili përcakton procedurat për ofrimin e shërbimeve nga fondi emergjent për nevojat e viktimave të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore gjatë qëndrimit të tyre në polici.

Në përmbyllje të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim që institucionet relevante të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke garantuar trajtim profesional dhe me dinjitet të plotë për të gjitha viktimat e dhunës në familje.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit