Home Blog Page 269

Tërhiqet Kujtim Gashi

0

Në seancën solemne të Kuvendit të Prizrenit u konfirmua tërheqja e Kujtim Gashit nga posti i kuvendarit, duke hapur rrugë për zëvendësimin e tij me kandidatin tjetër të PDK-së, Bexhat Bytyqi.

Kliko: https://www.facebook.com/reel/808712058825944

Kryesuesi më i vjetër i Kuvendit, Haziz Hodaj, njoftoi zyrtarisht vendimin gjatë seancës së sotme, duke theksuar se procesi i zëvendësimit është bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore.

Kujtim Gashi, i cili në zgjedhjet lokale ishte bartës i listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, ka vendosur të përqendrohet në garën e tij për deputet në Parlamentin e Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dhëndri që vrau dy vëllezërit e gruas në Malishevë mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

0

Gjykata Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ia ka vazhduar paraburgimin Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc të Malishevës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Astrit Isufit i është vazhduar paraburgimi deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa e paraburgimit deri më datën 5 shkurt 2026”.

Kliko: https://www.facebook.com/reel/808712058825944

“Rasti aktualisht është në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe për çdo informatë tjetër shtesë luteni t’i drejtoheni prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Astrit Isufit, dyshohet se më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Malishevës, ka privuar nga jeta dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, Naim e Driton Morinën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se Astrit Isufi ka shkuar në shtëpinë e tyre me qëllim që të marrë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj.

Gjatë largimit nga shtëpia, siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ka pasur një fjalosje midis Astrit Isfuit dhe viktimave, pas së cilës i pandehuri ka nxjerrë armën e zjarrit, pistoletë të tipit TT, dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tyre duke u shkaktuar plagë fatale në pjesë vitale të trupit.

Naim dhe Driton Morina janë dërguar në QKMF Kijevë, por mjekët kanë konstatuar se ata kanë arritur pa shenja jete. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar një ditë më vonë ( 7 nëntor) nga organet e rendit.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Specialja liron me kusht Isni Kilajn

0

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale.
Njoftimi i plotë i Speciales:

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e ?ështjes Prokurorja e Specializuara k. Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“?ështja 12”).

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

S’ka rrogë të 13 për punonjësit e shtetit, Murati thotë se publikimi i sotëm ishte lajm i rremë

0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se lajmi i publikuar sot se Qeveria Kurti planifikon që të jap rrogën e 13-të për sektorin publik para zgjedhjeve, është gënjeshtër.

Murati tha se paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, por se këtë ligj nuk e votuan partitë e tjera.

“Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma.

Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë”, deklaroi Murati.

Madje ai tha se për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente.

“Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

0
Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për të bërë fushatë.

Një nga vendimet që po shqyrtohen të merrën nga qeveria Kurti para ditës së zgjedhjeve është ndarja e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin shtetëror.

Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda qeverisë se po shqyrtohet mundësi e ndarjes së pagës së 13-të për rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik.

Kjo gjë sipas këtyre burimeve mund të bëhet pak ditë para ditës së zgjedhjeve.

Sigurisht një vendim i tillë do të ishte komplet për fushatë elektorale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tefik Tarashaj betohet si kuvendar i Komunës së Prizrenit

0

Kuvendari i ri i PDK-së, Tefik Tarashaj, ka dhënë sot betimin për herë të parë si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke u zotuar për përkushtim dhe transparencë në shërbim të qytetarëve.

Në fjalimin e tij pas betimit, Tarashaj theksoi përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe interesit publik.

Express Kredi nga BiCredit

“Sot pata nderin të jap betimin për herë të parë si Kuvendar i Komunës së Prizrenit. Ky është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe ndaj jush dhe ndaj qytetit tonë”, shkruan ai.

Tarashaj premton angazhim të palëkundur për zhvillimin e Prizrenit dhe ndihmën për familjet në nevojë:

“Do të jem zëri i qytetarëve – i drejtë, i palëkundur dhe i angazhuar për të mirën e përbashkët, për një Prizren edhe më të zhvilluar. Fjalën e dhënë do ta mbaj: gjatë gjithë mandatit tim katërvjeçar, të gjitha të ardhurat nga angazhimi në Kuvendin Komunal do t’i ndaj me pesë familje në nevojë”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për Prizrenin, së bashku me kryetarin Shaqir Totaj”.

Ai falenderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punojë me përgjegjësi dhe transparencë gjatë gjithë mandatit.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj pas betimit: Do ta bëjmë Prizrenin edhe më të bukur, ashtu siç e meriton

0

 

Betimin, ai e bëri në mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit Komunal të Prizrenit  ku u zotua se do t’i përmbush detyrat për një jetë mëë cilësore për prizrenasit.

Express Kredi nga BiCredit

“Në mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, u betova për mandatin tim të dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit, se do t’i përmbush detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia me nder, besnikëri dhe paanshmëri, me synimin e vetëm për të krijuar kushte për një jetë më të qetë e më cilësore për të gjithë qytetarët tanë”.

“Falënderoj nga zemra të gjithë votuesit për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Zotohem se do të shërbej për të gjithë pa dallim, dhe se së bashku do ta bëjmë Prizrenin edhe më funksional, edhe më të bukur, ashtu siç e meriton, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarin”, tha Totaj.

Po sot, gjatë kësaj mbledhjeje  u betuan edhe asambleistët e rinj.

“I uroj përzemërsisht për mandatin e tyre dhe pres që së bashku të çojmë përpara proceset që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në mbarë Komunën e Prizrenit”, shkruan Totaj.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

0

Shaqir Totaj ka bërë sot betimin zyrtar për fillimin e mandatit të tij të dytë në krye të Komunës së Prizrenit.

Ceremonia u zhvillua në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, ku morën pjesë personalitete nga institucione të ndryshme lokale dhe qendrore, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë solemne dhe përfaqësuese.

Gjatë fjalës së tij pas betimit, Totaj theksoi se mandatin e ri do ta udhëheqë me përkushtim të plotë, duke vënë në qendër të punës interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe projektet që synojnë zhvillimin e komunës.

Gjatë ceremonisë u betuan edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, i cili ka gjithsej 41 ulëse. Në përbërjen e re janë 3 anëtarë turq, 3 boshnjakë dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike.

Totaj siguroi rizgjedhjen në zgjedhjet lokale, ku doli fitues përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi./PrizrenPress .com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Teatri i Prizrenit mbledh 700 fëmijë në një ditë

0

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka mirëpritur sot një numër rekord të publikut të vogël, duke mbledhur rreth 700 fëmijë në dy shfaqje të ditës. Shfaqja për fëmijë “Pula pispilluqe me çizme të kuqe”, e planifikuar fillimisht për një termin të vetëm, është luajtur dy herë për shkak të interesimit të madh, raporton PrizrenPress.

Nga institucioni u bë e ditur se vendimi për të shtuar një term të dytë është marrë për të mos zhgënjyer fëmijët dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së vazhdueshme të prindërve.

“Kjo na motivon edhe më shumë të punojmë dhe na tregon se publiku i teatrit po rritet e konsolidohet dita ditës. Ju presim në shfaqjet e tjera!”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/