Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj ka bërë sot betimin zyrtar për fillimin e mandatit të tij të dytë në krye të Komunës së Prizrenit.

Ceremonia u zhvillua në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, ku morën pjesë personalitete nga institucione të ndryshme lokale dhe qendrore, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë solemne dhe përfaqësuese.

Gjatë fjalës së tij pas betimit, Totaj theksoi se mandatin e ri do ta udhëheqë me përkushtim të plotë, duke vënë në qendër të punës interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe projektet që synojnë zhvillimin e komunës.

Gjatë ceremonisë u betuan edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, i cili ka gjithsej 41 ulëse. Në përbërjen e re janë 3 anëtarë turq, 3 boshnjakë dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike.

Totaj siguroi rizgjedhjen në zgjedhjet lokale, ku doli fitues përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi./PrizrenPress .com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit