25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 280

“EC Ma Ndryshe” bashkë me nxënësit pasuron hapësirën publike me fidanë

0

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fadil Hisari” ka realizuar mbjelljen e fidanëve në hapësirën e gjelbër skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren.

Sipas njoftimit të kësaj organizate qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë përmirësimi i mjedisit urban, duke krijuar kushte më të shëndetshme për komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet.

“Pjesëmarrja e nxënësve ka luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm në zbatimin e aktivitetit, por edhe në rritjen e ndjenjës së pronësisë për kujdesin ndaj kësaj hapësire publike, sikurse edhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se ky aktivitet gjithashtu ka shërbyer si shembull i mirë i aktivizmit në komunitet, për të promovuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Suhareka dhe Llapi luftojnë për dalje nga kriza

0

Xhiro e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë ditën e sotme.

Ndeshja e vetme e mbetur e kësaj xhiro është ajo mes Suharekës dhe Llapit, që zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Një përballje e dy skuadrave që po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve këtë kampionat, me Suharekën që nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit duke marrë tre barazime e tre humbje.

Llapi ka ecuri edhe më të keqe, pasi në nëntë ndeshje nuk kanë marrë fitore në Albi Mall Superligë dhe e fundit ishte pikërisht ndaj Suharekës. Dy skuadrat së fundmi kanë triumfuar në mesjavën e kaluar në Kupën e Kosovës dhe kërkojnë këndelljen edhe në kampionat.

Zhduket një femër në Rahovec

0

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se në Rahovec është zhdukur një femër.

Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se, policia tashmë ka nisur hetimet.

‘‘PERSON I ZHDUKUR

Rr. Ustaniqka, Rahovec / 08.12.2024 – 11:00. Raportohet se viktima femër kosovare është larguar  nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime’’, thuhet në raport.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren

0

Një i dyshuar është arrestuar të hënën për fajde në Prizren, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari thuhet se është 32-vjeçar dhe përveç veprës penale “Fajde”, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Me datën 09.12 2024, Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku theksohet se janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin.

Ndërsa, pas arrestimit i dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit publikon listën e përfituesve të bursave

0

Komuna e Dragashit ka publikuar listën e studentëve përfitues potencialë të bursave komunale.

Bazuar në këtë listë, nga studentët është kërkuar që të dërgojnë dokumentet e nevojshme në Drejtorinë e Arsimit, brenda afatit pesë ditor.

Ndërsa palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Përfituesve të Bursave për Studentë janë udhëzuar që të parashtrojnë ankesë në Komisionin përkatës brenda 8 ditëve, raporton Telegrafi.

Në njoftimin e Komunës së Dragashit është publikuar edhe vendimi i kryetarit Bexhet Xheladini, me të cilin lejohen mjetet në shumë prej 500 eurove për 9 përfitues të bursës komunale nga komuniteti boshnjak dhe mjetet në shumën prej 420 euro për 101 përfitues të bursës komunale nga komuniteti shqiptar.

Aty sqarohet se mjetet mbulohen nga pozicioni buxhetor për subvencione i DKA-së, e cila obligohet edhe për zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

 

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hajni thyen Xhaminë e Kasumit në Rahovec, vjedh të gjitha paratë nga arka e bamirësisë

0

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë.

Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Rahovec, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer Xhaminë e Kasumit.

Sinjali mëson se imami i xhamisë e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se një person është futur me forcë brenda, duke përdorur mjete të forta.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka thyer kasafortën dhe ka arritur t’i marrë të gjitha paratë e mbledhura dhe më pas ka ikur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të kapet i dyshuari.

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu, temperaturat deri në shtatë gradë Celsius

0

Mbi Kosovë gjatë ditës së marte do të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me riga shiu.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, mëngjesin e ditës së sotme parashihen ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Limaj në Suharekë: Morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me vepra

0

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar takim me mbështetësit në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme në Suharekë.

Ai thotë se kjo mbështetje është për të vazhduar me vepra, jo vetëm për Suharekën – por për të gjithë Kosovën.

“Nga Suhareka morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me VEPRA. NISMA Socialdemokrate është e gatshme të kthejë shpresën dhe normalitetin, jo vetëm në Suharekë, por në tërë Kosovën”, ka shkruar Limaj.

 

Nisma Socialdemokrate ka koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ofrohen 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt

0

Familjarët e Isni Kilajt, përmes avokatit të tij, Iain Edwards i kanë propozuar Gjykatës Speciale 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt, i cili po akuzohet për tentim të ndikimit mbi dëshmitarët.

Avokati tha se Kilaj është i gatshëm edhe për kushte të reja në rast që mendohet se rrethanat e gjykatës lidhur me këtë pjesë tashmë kanë ndryshuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk ju kërkoj që t’i besoni që t’i jepni zotit Kilaj një shancë, një mundësi në mënyrë të pakushtëzuar, por iu bëj thirrje të konstatoni që është një kandidat i mirë për t’u liruar me kusht dhe për të vendosur të njëjtat kushte që iu vendosën nga gjykatësi i vetëm të cilat ai i ka përmbushur. Është e hapur për ju që të vini edhe kushte të tjera në qoftë se do të  mendonit që zhvillimet gjatë javëve të fundit kanë përbërë një ndryshim. Ju mund ta urdhëroni zotin Kilaj që të raportojë në stacionin e policisë më shumë se njëherë në javë. Mund të mos e lejoni të udhëtojë më larg se shtëpia e tij në Malishevë. Mund ta vendosni të mos përdorë asnjë mjet komunikimi përveçse për të komunikuar me avokatin e tij, gjë që nuk është edhe shumë praktike. Mund të them që kam folur me familjen e zotit Kilaj dhe ata mund të paguajnë më shumë për dorëzaninë nga 30 mijë në 40 mijë euro”, tha avokati.

Avokati Edwards gjithashtu tha se këto para mblidhen nga familjarët e gjerë të Kilajt për shkak se ata i besojnë atij.

“Nuk do të jetë e lehtë për ata. Kilaj dhe familja e tij nuk janë të pasur, por familja e zgjeruar janë të gatshëm të kontribuojnë, të bëjnë sakrifica që të mbledhin një shumë kaq të madhe parash sepse i besojnë zotit Kilaj”, tha avokati.

Edwards gjithashtu tha se Kilaj ka njohuri që në rast që nuk u përmbahet kushteve, do t’i humbasë paratë.

Andaj, sipas tij, ky fakt nuk do ta lejonte Kilajn që të kryejë ndonjë veprim për të cilat ZPS-ja ka thënë se ka rrezik.

“Njohuria e zotit Kilaj se një sasi kaq e madhe parash do të humbiste nëse ai do të fshihej ose konstatimi se ka penguar procesin, njohuria e një humbje të tillë do të shërbente si një faktor për të mos e lejuar zotin Kilaj që të bëjë ndonjërin prej këtyre veprimeve”, tha avokati.

Gjithashtu, avokati tha se gjyqtari i vetëm kishte konstatuar se Kilaj mund të qëndronte i lirë edhe pas konfirmimit të aktakuzës me kushtin që do të merrte pjesë në çdo seancë që do ta caktonte gjykata.

Përpara kësaj, avokati tha se Kilaj ka dëshmuar se është një kandidat i sigurt dhe i mirë për lirimin me kusht dhe se kjo gjë u vërtetua gjatë shtatë muajve të fundit.

Edwards tha se në nëntor të vitit të kaluar, gjyqtari i vetëm nuk ishte i bindur që t’i jepte Kilajt avantazhin e dyshimit dhe se Kilaj nuk iu ishte dhënë mundësia që të vërtetojë se mund t’i besohej atij me lirim me kusht. Por, kjo gjë ndodhi pikërisht pas gjashtë muajve dhe se Kilajt iu dha mundësia që të vërtetonte se mund t’i besohej atij.

Ai tha se të gjitha shënimet në dosjen e lëndës tregojnë se Kilaj ka përmbushur me besnikëri dhe tërësi çdo kusht që i është caktuar atij.

Ndonëse Prokuroria thotë se kanë ndryshuar rrethanat, avokati i Kilajt thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb për shkak se edhe në kohën kur ishte i liruar me kusht, klienti i tij e dinte se do të përballej me gjykimin, ishte i vetëdijshëm për sekuestrimet në shtëpinë e tij, por iu përmbajt kushteve të caktuara nga gjykata.

“(Prokuroria) ajo që kërkojnë të pranoni juve është absurde, kjo nuk ka fare kuptim, është e pakuptimtë. Nuk mund të jetë kjo e vetmja pikë ku merrni vendime dhe t’i hiqni lirinë një personi i cili në mënyrë paqësore ka jetuar në lirinë me kusht për shtatë muajt e kaluar sepse është e pabazë dhe është e pabazë si një tullë mbi mur që po shembet”, tha avokati.

Gjithashtu, avokati tha se Kilaj ka pasur njohuri për veprimet e ndërmarra nga ana e Prokurorisë e gjithashtu ka qenë i vetëdijshëm për dyshimet dhe prova që ishin sekuestruar në banesën e tij. Ndonëse beson që nuk do të shpallet fajtor, avokati tha se Kilaj e dinte që do të kishte aktakuzë nga ana e ZPS-së e po ashtu që ka pasur mundësi që të përballet me një dënim prej 5 vite.

Meqë tashmë e ka marrë aktakuzën e konfirmuar dhe i ka parë akuzat, avokati Edwrds tha se Kilaj tashmë e dinë që mund të dënohet më pak se 5 vite burgim nga sa kishte menduar në fillim.

Kurse, prokurori Joshua Hafetz tha se nuk ka kuptim të thuhet që Kilaj e dinte se do të kishte aktakuzë ndaj tij. Ai mori në shembull seancën e vitit të kaluar për caktimin e paraburgimit, ku avokati i tij kishte thënë se asnjë nga provat nuk ishin të mjaftueshme për të paraburgosur klientin e tij.

Si rrjedhojë, prokurori Hafetz tha se nuk ka pasur se si ta dijë Kilaj pasi që në mendjen e tij ai nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

Prokurori tha se Kilaj u lirua për shkak të vonesës së procesit dhe jo për shkak të besimit të ofruar. Tha se tashmë kjo situatë ka kaluar për shkak se akuzat ndaj tij janë konfirmuar dhe janë drejt gjykimit.

Isni Kilaj mbetet në paraburgim, refuzohen 40 mijë euro dorëzani

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Isni Kilaj të mbetet në paraburgim, duke refuzuar propozimin e mbrojtjes së tij për lirimin me kusht.

Ky urdhër u dha nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot gjatë paraqitjes së parë të Kilajt, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prandaj, pasi kam marrë parasysh të gjitha parashtrimet e palëve, vendos që z.Kilaj të mbetet në paraburgim. Arsyet e paraburgimit janë të njëjta si ato të përcaktuara në vendimin për lëshimin e fletarrestimeve të cilat duhet të lexohen së bashku me këtë urdhër gojor”, tha gjyqtarja.

 

Masselot tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Kilaj mbanë përgjegjësi penale për të cilat u informua sot në fillim të seancës.

Ajo tha se Kilaj përbën rrezik të arratisjes dhe pengim të ecurisë së procesit e po ashtu t’i përsërisë veprat penale. Ndërsa, asnjë prej kushteve të propozuara nga ana e mbrojtjes sipas gjyqtares nuk janë adekuate për uljen e këtyre rreziqeve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Malishevë u investuan mbi 1.5 milion euro në efiçencë të energjisë

0

Në shtatë komuna të Malishevës, Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë ka investuar mbi 1.5 milion euro.

Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë së Ekonomisë, investimet janë përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale dhe renovimet janë kryer në këto objekte: Ndërtesa e Administratës (ndërtesa e Komunës), Gjimnazi “Hamdi Berisha”, Salla e Sporteve “Habib Zogaj”, SH.M. “Lasgush Poradeci”, SH.F.M.U. “Labinot Krasniqi”, SH.F.M.U. “Ibrahim Mazreku” dhe Qendra Kulturore “Tahir Sinani”,

Investimet e realizuara janë:

-Termoizolimi mureve të jashtme;

-Termoizolimi mureve të jashtme

-Termoizolimi i kulmit;

-Ndërrimi i dyerve dhe dritareve;

-Renovimi i ndriçimit;

-Pompë Termike;

-Automatizimi i sistemit të ngrohjes;

-Renovimi i rrjetit të ngrohjes;

-Instalimi i kaldajave me biomasë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri