“EC Ma Ndryshe” bashkë me nxënësit pasuron hapësirën publike me fidanë

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fadil Hisari” ka realizuar mbjelljen e fidanëve në hapësirën e gjelbër skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren.

Sipas njoftimit të kësaj organizate qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë përmirësimi i mjedisit urban, duke krijuar kushte më të shëndetshme për komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet.

“Pjesëmarrja e nxënësve ka luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm në zbatimin e aktivitetit, por edhe në rritjen e ndjenjës së pronësisë për kujdesin ndaj kësaj hapësire publike, sikurse edhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se ky aktivitet gjithashtu ka shërbyer si shembull i mirë i aktivizmit në komunitet, për të promovuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit