10.4 C
Prizren
E enjte, 23 Janar, 2025

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren

Një i dyshuar është arrestuar të hënën për fajde në Prizren, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari thuhet se është 32-vjeçar dhe përveç veprës penale “Fajde”, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Me datën 09.12 2024, Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku theksohet se janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin.

Ndërsa, pas arrestimit i dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dy nxënës me plagë nga sulmi i qenit në shkollën e Shirokës trajtohen në Spitalin e Prizrenit, njëra ndalet në Infektivë

Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Prizren....

Plumbi qorr godet zyret e Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit është goditur nga një plumb qorr. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të dielën, më 19 janar.   Plumbi qorr...

Lajmet e Fundit