13.8 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025
Home Blog Page 304

Policia shqiptoi 1.963 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1963 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime e 40 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq11 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malishevë:U raportua e zhdukur 4 ditë më parë, policia e gjen gruan dhe e dërgon te familja

0
Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur më 7 nëntor në Malishevë, është gjetur.

Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh.

E njëjta është intervistuar në prezencë të zyrtares për punë sociale, i është ofruar tretman mjekësor e më pas është dërguar te familja e saj.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 11.11.2024  njësiti i hetimeve ka arritur te gjej vendndodhjen e viktimës femër kosovare  dhe e njëjta është intervistuar në prezencën e zyrtares për punë sociale. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar tek familja e saj”, thotë policia.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Të enjtën do të bëhet përurimi i aparaturave të reja në Shërbimin e Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

0

Më datën 14 nëntor 2023, ora 14:00, do të bëhet përurimi i aparaturave të reja në Shërbimin e Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Pajisjet janë siguruar falë mbështetjes nga Ambasada e Japonisë në Kosovë.

Në ceremoni do të marrë pjesë Mr. Keisuke Yamanaka, përfaqësues i Ambasadas së Japonisë në Kosovë, i cili do të shprehë mirënjohjen për këtë donacion dhe rëndësinë e tij për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.

Ky donacion është një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës mjekësore në Prizren dhe për ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët që kërkojnë trajtim fizioterapik.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot i vranët dhe me intervale me diell

0

Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa në disa vende me mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i Rahovecit me padi kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi nga inspektori i Arsimit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  përmes përfaqësuesit të tij ka kërkuar të aprovohet padia e tij për kompensim dëmi kundër inspektorit të Arsimit të Komunës së Gjakovës, Gjergj Gojani. Ndërkaq, ky i fundit përmes përfaqësuesit kërkoi që padia të hedhet poshtë, për shkak të mungesës së bazës ligjore.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

Këto qëndrime të palëve janë dhënë të hënën, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku është mbajtur seanca gjyqësore në rastin kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur inspektorin e Arsimit në Gjakovë, për kompensim dëmi në vlerë prej 100 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kryetari i komunës është autoritet publik, dhe sipas nenit 5, pika 5.4, autoritetet publike s’kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar nga shpifja ose fyerja. Pra, si kryetar i Komunës ai nuk mundet të kërkoj dëmshpërblim në këtë aspekt”, tha përfaqësuesi i të paditurit Gojani, Skender Gojani.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Paraprakisht, gjykatësi i rastit, Durim Balaj bëri të ditur se është dorëzuar kërkesa për precizim të padisë e cila me kohë është proceduar tek i autorizuari i të paditurit Gojani, Skender Gojani.

Në lidhje me precizimin e kërkesëpadisë, i autorizuari i të paditurit Gojani, Skender Gonani tha se është konfirmuar se paditësi nuk i është dëmtuar reputacioni dhe se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga i padituri.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

E, i autorizuari i paditësit Latifi, avokati Dardan Morina tha se mbetet pranë kërkesës për precizimin e kërkesëpadisë.

Në këtë seancë u bë edhe administrimi i provave materiale.

Tutje, përfaqësuesi i të paditurit Latifi, avokati Morina, në fjalën përfundimtare tha se pas administrimit të provave u vërtetua në tërësi gjendja faktike e dhënë përmes padis fillestare dhe se u vërtetua më tërësi kërkesëpadia e paditësit e precizuar.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ai shtoi se arsyet pse janë të bindur për këtë përfundim gjykatës do t’i parashtrojnë me parashtrese të veçantë me shkrim, në një afat të cilin e cakton gjykata, si pjesë përbërëse e fjalës përfundimtare.

Ndërsa, përfaqësuesi i të paditurit Gojani, Skender Gojani tha se pas administrimit të provave u dëshmua se paditësi s’ka mundur në asnjë rrethanë apo formë të argumentoi sepse iu ka shkaktuar ndonjë dëm e as të bëhet në asnjë dispozitë konkrete ligjore.

Në fund, i njëjti kërkoi nga gjykata t’i caktojë afat sa më të shkurtër që pretendimet e tyre do t’i argumentojnë me shkrim.

Pas kësaj, gjykatësi Balaj, aprovoi kërkesën e palëve ndërgjygjëse, ashtu që iu lejua paraqitja e fjalës në formë të shkruar, e cila duhet te paraqitet në afat prej 7 ditësh nga dita e sotme.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 7 prill 2022, paditësi Smajl Latifi kërkon nga i padituri Gjergj Gojani që në emër të demit jomaterial për dëmtim të reptuacionit gjatë fushatës zgjedhore, paditësit t’ia kompensojë shumën prej 100 mijë euro.

Në padi thuhet se i padituri Gojani në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të Inspektoratit të Arsimit kishte lëshuar një vendim me të cilin (kinse) ka konstatuar shkelje dhe parregullsi dhe shkelje të ligjin në drejtorinë e Arsimit në Rahovec dhe kishte marr vendim ku kishte kërkuar fillimin e procedurës disiplinore dhe shkarkimin e drejtorit të Arsimit, Avni Morina.

Sipas padisë, me të pranuar vendimin paditësi (Smajl Latifi) e ka telefonuar të paditurin (Gjergj Gojani) dhe ka kërkuar të sqarohet në lidhje me përmbajtjen e vendimit sepse sipas tij, i njëjti është i kundërligjshëm.

Tutje, në padi thuhet se pas bisedës ndërmjet paditësit dhe të paditurit i padituri ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për kanosje.

Sipas padisë, në kohën e paraqitjes së kallëzimit penal nga i padituri ishte fushata zgjedhore dhe ky kallëzim penal i paraqitur nga ana e të paditurit është shpërndarë nga të gjitha gazetat publike, lokale dhe nacionale. Veprimet e tilla e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e paditësit.

Më pas, në padi thuhet se Prokuroria në Gjakovë kishte filluar procedurën ku kishte intervistuar paraqitësin e kallëzimit penal Gjergj Gojanin dhe disa dëshmitar ku kishte analizuar provat dhe në fund është bërë hudhja e kallëzimit penal.

Sipas padisë, me hudhjen e kallëzimit penal është vërtetuar se i padituri kishte bërë kallëzim penal me qëllim që të dëmtojë reputacionin e paditësit Smajl Latifi./BetimipërDrejtësi

Digjet një shtëpi në Prizren – s’ka të lënduar, dëmi material rreth 300 mijë euro

0

Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Janina” në Prizren është djegur një shtëpi.

Të lënduar nga ky incident nuk ka, por sipas pronarit të shtëpisë së djegur, dëmi material kap vlerën e 300 mijë eurove.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin  përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, tha Bytyqi.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Po vijojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re në Krushë të Vogël

0

Punimet për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Krushë e Vogël, që është pjesë e Komunës së Prizrenit, po vijojnë me ritme të shpejta dhe sipas planit të parashikuar.

Ky projekt, i iniciuar nga Drejtoria e Arsimit, do të sigurojë një infrastrukturë moderne dhe të avancuar për nxënësit e kësaj zone.

“Shkolla e re do të ofrojë hapësira të bollshme për mësim, duke përfshirë edhe laboratore të pajisura me teknologji moderne. Kjo do të kontribuojë në zhvillimin e procesit mësimor dhe përmirësimin e kushteve të arsimit për fëmijët e Krushës së Vogël”, njofton Komuna e Prizrenit.

Me përfundimin e këtij projekti, pritet që nxënësit të kenë mundësi të përfitojnë nga një ambient i përshtatshëm dhe bashkëkohor për mësim dhe zhvillim.

“Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e arsimit në Komunën e Prizrenit, duke ofruar mundësi më të mira për të rinjtë dhe duke mbështetur zhvillimin e komunitetit”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ballkani mposht Malishevën, rikthehet në krye, kjo është tabela

0
Ballkani ka bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës duke mundur Malishevën, me rezultat 1-0, të hënën pasdite në Suharekë, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit tonë.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mjaft të mirë më disa raste të mira, sidomos nga ana e skuadrës së Ballkanit, edhe pse u shënuan vetëm një gol.

Sunday Adeunji në minutën e 38-të shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Ballkanin.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka 25 pikë aq sa ka edhe Drita në krye të tabelës, kurse, Malisheva ka tri pikë më pak në pozitën e tretë.

Prezantohet Jean-Denys Choulet, Dardanët me synime të qarta për sfidat e nëntorit

0

Në një konferencë për media, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar përzgjedhësin e ri në basketboll, Jean-Denys Choulet.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka thënë se trajneri ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe kjo përvojë do t’i ndihmojë Dardanët në ndeshjet shumë të rëndësishme për muajin nëntor. Dushku ka falënderuar Sponsorin Gjeneral të Përfaqësueseve të Kosovës, Bankën TEB për përkrahjen e vazhdueshme për basketbollin e Kosovës, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që gjithmonë është afër duke ndihmuar në projektet e FBK-së dhe duke dhënë ndihmë të madhe për basketbollin në vendin tonë.

Përzgjedhësi i ri është shprehur se do të mundohen për paraqitje dhe rezultate pozitive. “Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe të jem përzgjedhës i Kosovës. Kam shikuar disa ndeshje në fundjavë dhe përshtypja e parë është pozitive. Kemi një grup interesant dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë”, theksoi Jean-Denys Choulet në konferencën për media.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci, njoftoi se, stërvitjet do të fillojnë nesër (e martë) përveç lojtarëve të Trepçës që janë të angazhuar në FIBA Europe Cup dhe Dominic Artis.

Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rita Ora përlotet në nderim të Liam Payne në MTV Awards!

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka nderuar Liam Payne, në Europe Music Awards (EMA-s), në Mançester. Ylli i One Direction u nda nga jeta rreth një muaj para. Ora bashkëpunoi me Payne në këngën e tyre hit të vitit 2018, For You. Teksa mbante fjalim në nder të tij, Rita u emocionua, ndërsa e konsideroi atë një nga njerëzit më të sjellshëm që ka njohur.

“Dua të ndaloj një moment për të kujtuar dikë që ishte shumë i dashur për ne. Ne e humbëm atë kohët e fundit dhe ai ishte një pjesë e madhe e botës së MTV-së dhe botës time. Liam Payne ishte një nga njerëzit më të sjellshëm që kam njohur. Ai kishte zemër të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre. Ai solli kaq shumë gëzim në çdo sallë që performoi dhe la gjurmë në këtë botë”, tha Rita përballë audiencës.

Ceremonia e së dielës ishte hera e parë që mbahej në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2017, dhe hera e tretë që Ora ishte mikpritëse.