Home Blog Page 306

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

0

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar qytetarët e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit se, sot, më 13.11.2025, do të zhvillohen punime për riparimin e defekteve teknike të sistemit të furnizimit me ujë.

Si pasojë e këtyre punimeve, mund të ketë mungesë të ujit dhe rënie të presionit të furnizimit me ujë për disa zona.

Puna do të zhvillohet në rrugët dhe lagjet si më poshtë: Fshati Kobaj, Rr. “Gani Bajrami”, Rr. “Bulevardi V. Frashëri”, Rr. “Prevezë”, Rr. “Xhevat Berisha”, Rr. “Sefë Kosharja”, Rr. “De Rada”, Rr. “Saraji”, Lagjia Dardania.

KRU Hidroregjioni Jugor ka shtuar se punimet do të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për të rikthyer furnizimin normal me ujë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Po ndërtohet tregu i gjelbër dhe parkingu nëntokësor pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

0

Në Prizren kanë nisur punimet intensive për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që pritet të ndryshojë dukshëm infrastrukturën pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku”.

Përmes një njoftimi, Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se po vendosen kabllot e energjisë elektrike nëntokë dhe po zëvendësohen gypat e ujësjellësit nga asbesti kancerogjen me gypa të rinj sipas standardeve moderne dhe po vendoset kanalizimi i ri.

“Rruga ekzistuese do të shtrohet me kalldrëm, për t’i shërbyer lëvizjes së qytetarëve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizren: Dy persona kapen me drogë, njëri dërgohet në mbajtje e tjetri lirohet

0

Në raportin 24-orësh thuhet se në rastin e parë, të ndodhur rreth orës 20:00, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4.22 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti ndaj tij është hapur si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq në rastin e dytë, Policia tha se në orën 22:55 ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 15.10 gram substance narkotike e llojit kokainë, 24.58 gram substance narkotike e llojit marihuanë, një peshore, 270 euro para të gatshme, një telefon, 30 qese plastike për paketim dhe dy thika.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi policia.

Ndaj të dyshuarit, policia ka hapur rast për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

CNN raporton për arinjtë në fshatin e Dragashit

0

“I pashë në mes të ditës, po endeshin nëpër fshat sikur të ishin kafshë shtëpiake”, tha për AFP-në Gëzimi, një banor që nuk donte të zbulonte mbiemrin e tij.

Edhe Klan Kosova ka raportuar mbi arinjtë që po enden rrugëve të Belobradit. Në disa prej videove të shpërndara, shihet teksa arinjtë ecin dy nga dy, eksplorojnë kopshtet dhe përmbysin mobiljet, duke kërkuar ushqim. Dy prej tyre u kapën në flagrancë: po hapnin thasë të mëdhenj të bardhë që përmbanin sheqer ose miell në një depo.

Shkolla fillore e fshatit, nga ana e saj, i kërkoi policisë “të marrë menjëherë masa për të shfarosur ose larguar arinjtë që u shfaqën brenda kufijve të komunës sonë”.

Është shumë e rrezikshme të ecësh përreth në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa nxënësit shkojnë ose kthehen nga shkolla, thanë mësuesit në letrën e tyre të hapur.

Bexhet Xheladini, kryetari i komunës së Dragashit, kërkoi ndihmën e shoqatës lokale të gjuetisë për të mbrojtur banorët. Gjuetarët ranë dakord, në bashkëpunim me autoritetet komunale, të monitorojnë zonën dhe të raportojnë çdo pamje ariu në zonat e banuara.

Ndërkaq, Klankosova.tv ka mësuar se në orët e vona të së mërkurës, arinjtë janë kapur dhe dyshohet se janë dërguar më thellë në pyll.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

0

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Pikët vendimtare për portokallezinjtë i shënoi Jeremiah Bailey, ndërsa performancë të shkëlqyer dhanë edhe TJ Bickerstaff me 18 pikë e 13 kërcime dhe Kyan Anderson me 17 pikë e 6 asistime, raporton PrizrenPress.

Kjo fitore e dytë në grupet e FIBA Europe Cup e vendos Bashkimin në bilancin 2 fitore – 3 humbje, njëjtë si Reggiana, ndërsa Dijon dhe Cibona kanë nga 3 fitore e 2 humbje.

Me këtë sukses, prizrenasit e ruajnë gjallë shpresën për kualifikim në xhiron e fundit, ku do të përballen me Dijonin në Francë.

Ky triumf vjen pas debutimit historik të Bashkimit në garat evropiane dhe konfirmon se nënkampionët e Kosovës janë në një moment shumë të mirë forme, duke kombinuar eksperiencë, talent dhe shpirt ekipor./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dorëheqja e Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së, Totaj: Shembull i lidershipit modern

0

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke hapur rrugën për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore. Si subjekti i dytë më i votuar në zgjedhjet e fundit nacionale, PDK-ja pritet të zgjedhë liderin e ri në një proces që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të partisë.

Dorëheqja e Krasniqit ndërlidhet me rezultatin që PDK-ja arriti në zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat nuk përmbushën pritshmëritë e partisë.

Express Kredi nga BiCredit

Në këtë kontekst, ka reaguar edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, duke vlerësuar lart kontributin e Krasniqit dhe mënyrën si e ka udhëhequr partinë në një periudhë të ndërlikuar.

“Memli e mori rolin e kryetarit në një periudhë të vështirë për Partinë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur ajo po përballej me padrejtësitë e largimit nga jeta politike të dy liderëve të saj historikë. Pavarësisht vështirësive, ai udhëhoqi me dinjitet, maturi dhe përkushtim të rrallë, duke ruajtur balancat politike brenda partisë dhe integritetin e PDK-së në një skenë politike të mbërthyer nga populizmi e përçarja”, shkruan Totaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Totaj shtoi se dorëheqja e Krasniqit është dëshmi e pjekurisë dhe ndershmërisë së tij:

“Me dorëheqjen e tij tregoi edhe njëherë pjekuri, ndershmëri dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, cilësi që e kanë shoqëruar gjithmonë. Ne që e njohim, e dimë se ky është Memli Krasniqi, ky është shembulli i lidershipit modern dhe kjo është kultura politike që përfaqëson PDK-ja”.

Totaj bëri thirrje për unitet dhe mobilizim.

“Sot, më shumë se kurrë, ftoj të gjithë brenda e jashtë PDK-së të bashkohemi në një frymë të re, me një front që synim e ka Kosovën, zhvillimin dhe forcimin e aleancave me miqtë tanë”, shkruan ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Takim në Dragash për rritjen e rasteve të paraqitjes së arinjve pranë zonave të banuara

0

Pas shqetësimeve të banorëve të fshatit Bellobrad, qytetit të Dragashit dhe disa fshatrave të tjerë, për paraqitjen e shpeshtë të arinjve në rrugët rurale dhe oborret e shtëpive, kryetari i Komunës së Dragashit ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Shoqatës së Gjuetarëve “Divokoza”, Shrif Sulejmani.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar dhe për masat që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Të dy palët kanë theksuar rëndësinë e veprimit me kujdes dhe në koordinim të plotë me institucionet përkatëse, në mënyrë që të parandalohen incidentet e mundshme dhe të ruhet ekuilibri natyror.

Express Kredi nga BiCredit

Është rënë dakord që Shoqata e Gjuetarëve, në bashkëpunim me autoritetet komunale, të monitorojë situatën në terren dhe të raportojë çdo rast të paraqitjes së arinjve në zonat e banuara, si dhe të ndërmarrë masat e nevojshme brenda kompetencave ligjore, duke pasur parasysh se ariu është specie e mbrojtur.

Kryetari i komunës ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatës për gatishmërinë e tyre që, pavarësisht kufizimeve ligjore, të kontribuojnë për rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, Komuna e Dragashit u ka bërë thirrje ministrive përkatëse që të ofrojnë mbështetjen e tyre institucionale në këtë drejtim, ndërsa qytetarëve u është bërë apel që të tregojnë kujdes, të mos i afrohen apo ushqejnë arinjtë dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet nëse vërejnë praninë e tyre afër vendbanimeve.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Komuna gjithashtu ka rekomanduar që fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zonat ku janë parë arinj, të përcillen në shkollë nga prindërit ose anëtarët e familjes.

Komuna e Dragashit ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të vepruar me përgjegjësi në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe ruajtjen e biodiversitetit të pasur të rajonit malor.
Sipas komunës, vetëm bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet qytetarëve, institucioneve të sigurisë dhe autoriteteve kompetente do të mundësojë menaxhimin efektiv të kësaj situate.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

0

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se dorëheqje e tij është një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në.

Në fjalimin e tij, Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Kosovës, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës për përkrahjen dhe besimin e dhënë gjatë më shumë se dy dekadave të angazhimit politik.

“Në rini, njeriu nuk e di gjithmonë se çfarë do të bëhet – por shumëherë e di në çfarë do të besojë. Dhe unë, që nga rinia, e kam ditur se dua të besoj në Kosovën e ëndrrave të mia”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se udhëtimi i tij politik ka qenë i lidhur ngushtë me PDK-në.

“Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime. Mbi njëzet vjet angazhim me PDK-në më kanë dhënë nderin të punoj për shtetin tim dhe qytetarët e mi – nga Kryetar i Rinisë Demokratike deri te Kryetar i Partisë Demokratike. Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Duke reflektuar për periudhën katërvjeçare të udhëheqjes së tij, Krasniqi vlerësoi se PDK është forcuar dhe rritur ndjeshëm në skenën politike, megjithatë theksoi se çdo organizatë e madhe politike ka nevojë për ripërtëritje.

“Një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje. Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Prandaj, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se ky vendim nuk lidhet me ndonjë zhvillim të fundit politik, por me nevojën për t’i dhënë partisë “një frymë të re dhe një mundësi të re për të ardhmen”.

“Ky vendim nuk është i momentit e as i zhvillimeve të fundit. Është reflektim mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën”, ka thënë ai.

Krasniqi theksoi se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkimit të brendshëm:

“PDK është më shumë se një parti – është një amanet nga ata që luftuan për liri, për shtet dhe për dinjitet. Amaneti mbahet gjallë vetëm kur ne udhëheqim me shembull, me guxim dhe me përulësi. Kjo është detyra e liderit – të dijë jo vetëm si të qëndrojë mirë, por edhe si të largohet mirë”, është shprehur ai.

Në fund të fjalës së tij, ai ka njoftuar se ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë.

“E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, ka deklaruar ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vjedhje me vlerë mbi 21 mijë euro zbardhet nga Policia e Prizrenit – arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka zbardhur një rast të vjedhjes së rëndë me vlerë rreth 21,000 €, i raportuar më 3 nëntor 2025 në Stacionin Policor Prizren.

Sipas Policisë, më datën 04 nëntor 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve pranë DRP Prizren ka pranuar një rast të Vjedhjes së Rëndë. Nga banesa e viktimave janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 15,000 €, para të gatshme rreth 3,000 €, si dhe 7–8 çanta krahu femërore me marka të ndryshme në vlerë rreth 3,000 €, duke e bërë vlerën totale të dëmit të deklaruar rreth 21,000 €, raporton PrizrenPress.

Pas hetimeve intensive, më 12 nëntor 2025, janë kryer dy bastisje në Doblibare të Gjakovës dhe në rrugën “William Walker” në Prizren, duke rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e R.GJ., 38 vjeç nga Doblibari i Gjakovës.

“I dyshuari është shoqëruar në zyrat e Sektorit Rajonal të Hetimeve – DRP Prizren, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistimit, pas ballafaqimit me prova, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale të Vjedhjes së Rëndë më datën 31 tetor 2025. Me aktvendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë. Hetimet janë në vazhdim dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e provave shtesë”, sqaron PK-ja./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sfida e mbrëmjes në Prizren – Bashkimi kërkon hakmarrje ndaj Reggiana-s

0

Mbrëmje e madhe basketbolli pritet sonte në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, ku nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Skuadra portokalli përballet me Pallacanestro Reggiana-n nga Italia, një kundërshtar që në takimin e parë kishte fituar bindshëm me rezultat 100:65. Këtë herë, prizrenasit synojnë hakmarrje dhe një fitore që do t’i mbante gjallë shpresat për kalimin e grupit, raporton PrizrenPress.

Aktualisht, Bashkimi ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa italianët qëndrojnë me dy fitore dhe dy humbje. Një triumf sonte do t’i jepte nënkampionëve të Kosovës moral të lartë para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve, që do të zhvillohet më 18 nëntor në Francë ndaj Dijonit.

Kjo është herë e parë që Bashkimi garon në grupet e FIBA Europe Cup, duke e bërë këtë edicion historik për basketbollin prizrenas dhe kosovar.

Ndeshja zhvillohet sonte (e mërkurë) nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”./PrizrenPress.com