Home Blog Page 328

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

0

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të vjedhur.

Policia ka njoftuar se ata më pas kanë ikur përmes dritares. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës roje në një kompani private aty kanë hyrë tre persona të dyshuar (njëri me armë të shkurtë) dhe pasi e kanë lidhur viktimën për një peme në oborr, të dyshuarit kanë depërtuar përmes dritares në objekt dhe nuk dihet çfarë kane arritur te marrin. Viktima nuk ka deklaruar lëndime, kurse ne konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti: Mbi 4 miliardë euro buxheti për vitin 2026, punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të

0

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se buxheti për vitin 2026 është mbi katër miliardë euro, transmeton Telegrafi.

“Ashtu siç e parasheh ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë ris. Së pari kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro”, tha Kurti.

Ai tha se në buxhet gjithashtu është përfshirë edhe rritja e pagës bazë, për çdo vit përvojë pune.

Po ashtu, ai premtoi se të gjithë punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të.

“Buxheti për vitin 2026, përfshin rritjen e pensioneve, shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, me këtë buxhet rritet edhe mbështetja për kulturën dhe sportin, për ndërmarrësit, për sektorët privat, por edhe për investime. Me këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria e shtetit tonë”, theksoi ai.

Kurti tha se “si qeveri po zbatojmë një detyrë ligjore për miratim, po kryejmë obligimin tonë, që shtetit të mos mbetet pa buxhet. I takon kuvendit që këtë buxhet ta miratojmë para se të shkojmë në zgjedhje”./Telegrafi/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Qeveria vendos për vlerën e pensioneve, ekzekutohen të rritura nga nesër

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, Kurti ka deklaruar se pensioni bazë për pensionistët do të rritet nga 120 euro në 150.

Ai ka bërë të ditur se pensionet me rritje do të ekzekutohen qysh nga nesër (1 nëntor).

“Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë në kategori të pensioneve bazike, ato për persona me aftësi të kufizuara, pensioni familjar dhe pensioni invalidor të punës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se në projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm është paraparë edhe rritja për 50% të shtesave për fëmijët nga 0 deri në 16 vjet.

“Nga muaji nëntor, shtesat për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç do të rriten për 50%, pra një nënë që këtë muaj ka marrë 40 euro nga muaji i ardhshëm do të marrë 60 euro”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Besnik Krasniqi reagon pas dorëheqjeve në AAK-Prizren: Disa njerëz ndërrojnë anë për një vend pune

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së disa anëtarëve nga subjekti që ai drejton, pas marrëveshjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për balotazhin e 9 nëntorit.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi disa anëtarë të AAK-së shprehën pakënaqësi me vendimin për ta mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin.

Express Kredi nga BiCredit

Në një reagim publik, Krasniqi u shpreh ndaj atyre që, sipas tij, kanë ndërruar anë për përfitime personale.

“Disa njerëz që deri dje flisnin për parime e sot ndërrojnë anë për një vend pune, le ta dinë se s’janë as idealistë, as qytetarë, janë thjesht shembulli më i keq i politikës që po e çrrënjosim,” ka deklaruar ai.

Ai shtoi se “njerëzit me pedigre kombëtare e me moral nuk shiten, nuk blejnë dhe nuk i shërbejnë interesit personal”, duke theksuar se AAK në Prizren do të vazhdojë të punojë për drejtësi, zhvillim dhe interesin e qytetarit.

Krasniqi u është drejtuar edhe atyre që, sipas tij, presin përfitime nga pushteti aktual, duke thënë se në Prizrenin që ai synon të ndërtojë “nuk punësohesh me pazar votash, por me meritë”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Pas 9 Nëntorit, në çdo listë punësimi do të jetë qytetari i ndershëm dhe profesionisti i zot, e kurrsesi jo ata që ndrojnë ngjyrë për interes,” tha ai, duke shtuar se Aleanca do të qeverisë “me përgjegjësi, dinjitet dhe rend”.

Në fund të reagimit, kryetari i AAK-së në Prizren theksoi se qyteti “nuk ka nevojë për shërbëtorë pa kurriz, por për njerëz që i shërbejnë popullit”.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit.

Gjatë vizitës në terren me inxhinierët komunalë, kryetari Xheladini përcolli punimet në projektin e Amfiteatrit në Bellobrad, i cili pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Po ashtu, ai inspektoi punimet e kubëzimeve në fshatin Bresanë, ku punimet po zhvillohen sipas planifikimeve.

“Çdo ditë e më tepër Komuna jonë po përjeton transformime të mëdha në infrastrukturë, falë projekteve që po realizohen me përkushtim të madh dhe me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në çdo cep të Dragashit”, ka deklaruar Xheladini.

Komuna e Dragashit ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do të përfundojnë edhe disa projekte të tjera në fushën e infrastrukturës dhe hapësirave publike, që synojnë rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e të gjitha fshatrave të komunës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kapet gjysmë kilogrami kokainë në Vërmicë (FOTO)

0

Një rast i posedimit të paautorizuar i substancave narkotike është zbuluar mbrëmjen e së enjtes në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Siç njofton Dogana e Kosovës, rasti është evidentuar pas selektimit për kontroll të një automjeti që po hynte nga Republika e Shqipërisë në Kosovë. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit në vijën e dytë, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese najloni e tejdukshme që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 500 gramë.

Express Kredi nga BiCredit

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit trupor të personit të dyshuar është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar marihuanë, me peshë rreth 0.57 gramë.

Personi i përfshirë është arrestuar dhe rasti është dorëzuar për trajtim të mëtejshëm tek njësitet kompetente të hetimeve të Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Njësia për hetime ka konfirmuar përmes testit fushor se substanca e sekuestruar është e llojit kokainë.

“Kontrolli i mëtejshëm i automjetit është kryer edhe përmes skanerit në bashkëpunim me autoritetet doganore të Republikës së Shqipërisë, ku nuk janë gjetur materiale të tjera të dyshimta. Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i ushqime

Mund të jetë një imazh i lëkurë

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bexhet Xheladini: Nuk i frikësohem koalicionit PDK-VV në Dragash, nga sot Shaban Shabani është i humbur

0

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes vetë në garën e balotazh për qytetin e Dragashit.

Pas kësaj marrëveshje, ka reaguar kryetari aktual i kësaj komunë dhe kandidat edhe për një mandat nga LDK, Bexhet Xheladini.

Express Kredi nga BiCredit

Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se nuk frikësohet aspak nga bashkimi i forcave mes PDK-së dhe VV-së në garën për balotazh.

Sipas tij, me këtë veprim kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ka bërë një gabim duke e pranuar humbjen para kohe.

“Çdo parti synon fitoren në balotazh, kështu që Shaban Shabani ka venduar që me këtë koalicion të arrijë fitoren, mirëpo unë mendoj se ka bërë gabim dhe ky koalicion atij nuk do t’i bëjë mirë dhe që nga sot ai është i humbur”, ka thënë Xheladini për IndeksOnline.

Ai nuk e sheh aspak rrezik se ky koalicion do t’ia rrezikoj fitoren në balotazh.

“Ju e dini se unë kam pas rreth 26% të vota që i bie se kam pasur me shumë se dy partitë që kanë bërë koalicion”, ka thënë Xheladini.

Tutje ai ka shtuar ka pasur koalicion parazgjedhur me partinë SDU të Duda Balje dhe pret që kjo mbështjell të vazhdojë edhe në raundin e dytë.

“Në pjesën e Gorës kemi koalicion me partinë e Duda Baljes, SDU, ndërsa në pjesën e Opojës janë votuesit e LDK-së dhe me pjesën tjetër të votueseve do të bëjmë koalicion me qytetarët”, ka thënë Xheladini. /IndeksOnline/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

LVV e Dragashit: Për koalicion me PDK, morëm aprovimin e kryesisë qëndrore të LVV

0

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor, do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani.

Në njoftimin e qendrës së Vetëvendosjes në Dragash thuhet se vendimi është marrë pas analizës së rezultatit zgjedhor dhe diskutimeve në grupin punues të partisë në Sharr, si dhe pas aprovimit nga kryesia qendrore.

Express Kredi nga BiCredit

“Pushteti aktual komunal në Sharr duhet të shkojë. Kjo është premisa kryesore mbi të cilën bazohet vendimi ynë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas njoftimit, marrëveshjes i janë bashkuar edhe Koalicioni VAKAT, që përfaqëson komunitetin boshnjak, si dhe kandidati i pavarur nga komuniteti goran, Nedzmidin Sejdilar.

“Lëvizja Vetëvendosje! në Sharr, duke ruajtur në mënyrë të pakompromis parimet e saj, do të kontribuojë që në këtë proces zgjedhor t’i ndërpritet mandati i dytë një qeverisjeje që nuk i ka sjellë asnjë dobi qytetarëve, por i ka varfëruar dhe ka pasur tendenca për të sunduar me ta, e jo për t’u shërbyer”, përfundon reagimi i degës së LVV-së në Sharr.

PDK-ja dhe Vetëvendosja bëjnë koalicion për balotazhin në Dragash

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sipas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Koalicionit Vakat dhe kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar,” ka shkruar Shabani.

Ai ka shtuar se para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje “të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës”.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim,” ka theksuar ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren përfiton donacion nga KFOR-i turk

0

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfituar një donacion të rëndësishëm nga KFOR-i Turk, i cili përfshin 210 karrige për nxënës, 102 banka-tavolina, 6 tavolina dhe 6 karrige për mësimdhënës.

Ky projekt synon përmirësimin e kushteve mësimore dhe krijimin e një ambienti bashkëkohor, të rehatshëm dhe motivues për nxënësit dhe stafin arsimor.

Express Kredi nga BiCredit

Drejtoresha e shkollës,Gylaj Karjagdiu, tha se ky investim është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me KFOR-in Turk dhe se përfitimet do të ndihen menjëherë në cilësinë e mësimdhënies.

“Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve mësimore dhe krijimin e një ambienti bashkëkohor, të rehatshëm dhe motivues për nxënësit dhe stafin tonë arsimor”, tha  deklaroi Karjagdiu.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për KFOR-in Turk për mbështetjen dhe për profesor Akif Koro për angazhimin e tij të vazhdueshëm në realizimin e projektit.

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë për këtë arritje. Me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë me projektet e radhës”./PrizrenPress.com/