Home Blog Page 327

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

0

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të dhunës në familje.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, përfshirë Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale, Prokurorinë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Zyrën për Barazi Gjinore dhe organizatat partnere që merren me mbrojtjen e viktimave, përcjell Telegrafi.

Pas shqyrtimit të rastit, anëtarët e mekanizmit kanë rekomanduar reagim të menjëhershëm institucional dhe mbrojtje të viktimës, koordinim të ngushtë ndërinstitucional, ofrim të mbështetjes psikologjike e sociale dhe ndjekje të vazhdueshme të rastit deri në zgjidhjen përfundimtare.

Komuna e Suharekës dhe Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje kanë theksuar përkushtimin e tyre në mbrojtjen e viktimave dhe forcimin e reagimit institucional ndaj çdo forme të dhunës në familje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

0

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), me seli në Prizren – Dega në Mamushë.

Kjo gjykatë, përmes vendimit në fjalë, ka vërtetuar atë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të datës 25 tetor.

“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Abdulhadi Krasniç, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit”, thuhet në njoftim.

“Ankuesi ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Supremja thekson se, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fedi sjell baladën e re ‘Nuk Kthehem’

0

Artisti i njohur Fedi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Nuk Kthehem”, një baladë e mbushur me ndjenja dhe emocione, raporton PrizrenPress.

Teksti i këngës është punuar nga Hyrije Mustafa, orkestrimi është realizuar nga Fisnik Bajrami, ndërsa videoja muzikore është prodhuar nga Urban Films. Menaxhimin e projektit e ka kryer Flori Cocaj.

Kënga “Nuk Kthehem” pritet të bëhet një nga baladat më të dashura për publikun, duke sjellë mesazhe të fuqishme dhe emocione të thella për të gjithë dëgjuesit.

Fansat tashmë mund ta dëgjojnë këngën në YouTube./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi – Sigal Prishtina, derbi i të pamposhturve

0

Java e katërt e ProCredit Superligës premton emocione të mëdha, me kulmin te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që nuk kanë humbur asnjë ndeshje deri tani.

Të dy ekipet kanë regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e para, duke e bërë këtë përballje një nga më të priturat e sezonit, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit marrin pjesë në FIBA Europe Cup, ndërsa prishtinasit në Ligën ENBL, gjë që i jep sfidës një dimension edhe më të veçantë dhe ndërkombëtar. Historiku i takimeve mes këtyre dy skuadrave ka qenë gjithmonë i ngarkuar me emocione, dhe pritet të vazhdojë kështu edhe në sfidën hapëse të javës.

Java vazhdon me përballje të tjera interesante. Trepça do të presë Golden Eagle Yllin, dy skuadra që këtë edicion nuk e kanë nisur aspak mirë, me një fitore e dy humbje secila. Të dielën, GO+ Peja, e cila ka tri fitore, do të përballet me Rahovecin 029 në ‘Karagaçi’. Ndërkohë, Vëllaznimi dhe Bora, që ende nuk kanë shënuar fitore, do të kërkojnë të marrin pikët e para të sezonit në këtë përballje.

ProCredit Superliga – Java 4

E shtunë

17:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 GO+ Peja – Rahoveci 029

19:00 Vëllaznimi – Bora

/PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përurohet parku i ri në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit

0

Në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit është përuruar një park i ri publik, i cili përfshin gjelbërim të shtuar, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për banorët e zonës.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se projekti synon të ofrojë më shumë hapësira të gjelbra për qytetarët dhe të përmirësojë cilësinë e jetës në lagjet e qytetit.

“Pamje magjepsëse në Ortakoll. Përuruam parkun te bunkeri me gjelbërim të ri, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për banorët e njërës prej lagjeve më ikonike të qytetit. Rritja e hapësirave të gjelbra për komunitetin do të jetë prioritet edhe në mandatin e dytë”, premtoi Totaj.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

300 bursa për studentët në Prizren – rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar

0

Një etapë e re për studentët e Prizrenit ka nisur sot me nënshkrimin e marrëveshjeve për bursa për vitin akademik 2025/2026, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se këtë vit janë ndarë 300 bursa për studentët prizrenas, duke theksuar se bëhet fjalë për një rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar.

“Sot nënshkruam me disa nga 300 përfituesit e bursave për vitin akademik 2025/2026 – një rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar. Ky është investim i drejtpërdrejt për studentët, karrierën e tyre dhe të ardhmen e Prizrenit! Suksese të gjithë studentëve!”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

OVL-UÇK reagon për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagave

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ku ai foli për rritje të pensioneve dhe pagave, por, si thonë ata, nuk përmendi fare pensionet e veteranëve të luftës.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, qeveria në detyrë po përpiqet të krijojë përshtypje pozitive për qytetarët me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa miratimin e buxhetit nga Kuvendi. Megjithatë, veteranët e UÇK-së, sipas organizatës, u anashkaluan qëllimisht.

“Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi dinjitoz për veteranët, qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Organizata kërkon që çdo qeveri e ardhshme të respektojë të drejtën ligjore të veteranëve, duke përfshirë pensionet e tyre në rritjen e pagës minimale, një e drejtë që, sipas OVL-UÇK-së , “u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndahet nga jeta Fatos Nano

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rëndë. Ai kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët prej javësh.

Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse. Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.

Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.

Profili i Fatos Nanos

Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas u përfshi në jetën publike pas rënies së regjimit komunist. Në vitin 1991 themeloi Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke qenë kryetar i saj deri në vitin 2005. Nano shërbeu si kryeministër i vendit në vitet 1991, 1997–1998 dhe 2002–2005.

Gjatë drejtimit të tij, ai u përpoq të forconte institucionet demokratike, të nxiste hapjen e Shqipërisë ndaj Evropës dhe të stabilizonte vendin pas krizave të rënda politike dhe ekonomike. Pas largimit nga jeta politike aktive, Nano qëndroi në prapaskenë, duke dhënë herë pas here qëndrime për zhvillimet politike në vend.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Balotazhi i hipokrizisë

0

Në prag të balotazhit të 9 nëntorit po ndodhin aleanca, të cilat vetëm disa javë më parë do të dukeshin absurde. Partitë, të cilat në Prishtinë e akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion, krim e tradhti kombëtare, po bëhen bashkë nëpër komuna. Kjo nuk është pjekuri politike, por dëshmi e mungesës totale të parimeve.

Imer Mushkolaj

Prej nëntë muajsh Kosova është peng i pamundësisë për të krijuar një qeveri. Të gjithë i fajësojnë të tjerët për krizën, ndërsa asnjëri nuk merr përgjegjësi. Dëgjojmë çdo ditë deklarata për zgjedhje të reja, për “mungesë besimi” dhe për “parime që nuk ndryshojnë”. Por mjafton të shikojmë vetëm një nivel më poshtë – atë lokal – për ta kuptuar se e gjitha është teatër politik. Në komuna, aty ku janë në lojë karriget e kryetarëve, parimet zhduken, etiketat harrohen dhe “armiqtë” politikë bëhen miq për një ditë. Në prag të balotazhit të 9 nëntorit po ndodhin aleanca që vetëm disa javë më parë do të dukeshin absurde. Partitë, të cilat në Prishtinë e akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion, krim e tradhti kombëtare, po bëhen bashkë nëpër komuna për ta ndalur kundërshtarin e përbashkët.

AAK dhe Vetëvendosje, të cilat në nivel qendror s’e kursejnë njëra-tjetrën me akuza e fyerje, po gjejnë mënyra për të bashkëpunuar në disa komuna. Deri dje, njerëzit e AAK-së ishin “kriminelë”e “hajna”. Sot, papritmas, janë “partnerë lokalë” me të cilët mund të arrihet një “marrëveshje për të mirën e qytetarëve”. Një ndryshim befasues i tonit, që s’e shpjegon dot askush me logjikë politike, por vetëm me interes.

E njëjta ndodh edhe me partitë tjera. LDK, e cila e shet veten si alternativë e qendrës, në disa komuna po bashkëpunon me PDK-në, me të cilën s’ka mundur të bëjë marrëveshje në nivel qendro. Edhe PDK, e cila në nivel nacional e sheh Vetëvendosjen si “rrezik për shtetin”, në nivel lokal, ta zëmë në Dragash, po vepron njësoj. Nëse kjo nuk është hipokrizi politike, atëherë çfarë është?

* * *

Në Kosovë morali politik është gjithmonë fleksibil. Varet nga komuna, nga kandidati, nga përqindjet e votave. Ajo që në Prishtinë është “krim”, në Deçan bëhet “bashkëpunim i arsyeshëm”. Ajo që në Pejë është “tradhti ndaj elektoratit”, diku tjetër shitet si “marrëveshje për zhvillim lokal”. Në fakt, kjo hipokrizi është bërë pjesë e natyrshme e politikës kosovare. Askush më nuk befasohet kur sheh dy parti që deri dje e urrenin njëra-tjetrën, të përqafohen sot për një mandat më shumë. Partitë e kanë kuptuar se votuesi harron shpejt. Disa deklarata për “të mirën e qytetarëve” dhe për “unitetin lokal” mjaftojnë për t’i arsyetuar paktet më të pakuptimta.

Në balotazh nuk garojnë më idetë, por interesat. Nuk votohet për programe, por për matematika. Kush ka më shumë vota, kush mund t’i bashkojë më lehtë të pakënaqurit e tjetrit. Në këto pazare politike vlerat janë mall që blihet e shitet lirë. Ndaj nuk është çudi që shumë qytetarë e kanë humbur besimin se politika mund të ndryshojë diçka. Sepse kur sheh se dikush që dje quhej “tradhtar” sot bëhet “partner strategjik”, e kupton se gjithçka është lojë.

Këto koalicione lokale nuk janë shenjë e pjekurisë politike, siç duan t’i shesin disa, por dëshmi e mungesës totale të parimeve. Një parti që sot bën pakt me atë që e ka quajtur “kriminel” apo “njeri të Serbisë”, s’mund të flasë nesër për drejtësi e integritet. Megjithatë, pikërisht kështu veprojnë. Pasi të përfundojë balotazhi, të gjithë do t’i kthehen fjalorit të vjetër: do ta akuzojnë tjetrin për gjithçka, do të flasin për moral, për luftë ndaj korrupsionit, për shtet ligjor.

Në fakt, ky është paradoksi i politikës kosovare: sa më shumë që betohen për parime, aq më shpejt i shkelin ato. Në nivel qendror thonë se nuk mund të ulen bashkë, në nivel lokal i bashkon “interesi i qytetarëve”.

Në këtë lojë, humbësi i vetëm është qytetari – ai që ende beson se politika mund të ketë dinjitet. Por derisa partitë të vazhdojnë t’i shohin zgjedhjet si treg, ku gjithçka blihet e shitet sipas interesit të ditës, çdo balotazh do të jetë vetëm një shfaqje e re e të njëjtit teatër të vjetër. https://www.dukagjini.com/balotazhi-i-hipokrizise/

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Sigal Prishtina

0

Bashkimi ka njoftuar se nga e premtja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër Sigal Prishtinës, e cila pritet të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Sipas njoftimit të klubit, biletat do të mund të blihen në dy periudha: të premten nga ora 15:00 deri në 19:00, si dhe të shtunën – ditën e ndeshjes – nga ora 11:00, në pikën e shitjes para palestrës, raporton PrizrenPress.

Rregullat e përcaktuara nga klubi parashohin që çdo person mund të blejë maksimumi katër bileta, ndërsa hyrja në palestër do të lejohet vetëm për personat që posedojnë biletë, pa përjashtim moshe.

Çmimi i një bilete të rregullt është 3 euro, ndërsa biletat VIP kushtojnë 15 euro dhe do të jenë në shitje vetëm ditën e ndeshjes nga ora 11:00, te biletorja zyrtare para palestrës “Sezai Surroi”.

Nga Bashkimi u bë thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për të përkrahur ekipin portokalli në këtë përballje të rëndësishme me rivalin nga kryeqyteti./PrizrenPress.com