24.4 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 331

SBASHK-u sot proteston, kërkon rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive

0

Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të mbahet sot në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se protesta do të mbahet në orën 12:30 dhe përmes saj kërkojnë edhe diskutim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Protesta do të nisë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.

Mot i vranët, mëngjesi me ngrica

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes

Totaj tregon se çfarë ka ndodhur me projektet për efiçiencë dhe ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për projektet në fushën e efiçencës së energjisë dhe ndriçimit SMART, duke theksuar se ndonëse ka sfida, proceset janë në zhvillim.

Totaj tha se projektet për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike po përballen me burokraci dhe rritje çmimesh, por se projekti është në lëvizje.

“Objektet i kemi selektu, çka do të investohet, me i ba punët, por hala nuk kanë fillu konkretisht. Do të investohet në izolim më të mirë, ndërrim të dyerve, të dritareve dhe të kulmeve, ndërsa kursimet nga energjia e përmirësuar do të përdoren për të paguar kredinë,” tha Totaj.

Ai shtoi se edhe projekti SMART për ndriçimin publik ka filluar dhe është në zbatim në disa pjesë të qytetit.

“Kontrata është nënshkru, implementimi i projektit të ndriçimit SMART ka fillu, po punohet dhe unë jam optimist që do të përfundojë,” tha Totaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj në Prizren, publikon kandidatët për deputetë dhe premton paga të majme për qytetarët

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Prizreni.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se do ta mbrojmë familjen dhe do të ndërprejmë padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve në tatimin në pronë.

“Në qytetin e Lidhjes Shqiptare, prezantuam ekipin tonë të fortë për Kuvendin e Kosovës: Besnik Krasniqi, Luljetë Berisha, Edmond Hoxha, Abdylnaser Sefa dhe Armend Memqaj. Bashkë me ta, do t’i japim fund vuajtjes së qytetarëve për ujë të pijshëm me ndërtimin e digës së Manastiricës, do ta funksionalizojmë zonën industriale dhe do ta mbrojmë trashëgiminë historike të Prizrenit. Do ta mbrojmë familjen dhe do të ndërprejmë padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve në tatimin në pronë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se “ashtu siç e ngritëm Ushtrinë e Kosovës dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë”.

“Me përvojën tonë në qeverisje dhe me program konkret ekonomik, do të sigurojmë paga minimale 500 euro dhe mesatare 1000 euro, do të barazojmë pensionet me pagën minimale, do të ulim TVSH-në për ushqimet bazë dhe do të heqim akcizën e naftës për bujqit. Ashtu siç e ngritëm Ushtrinë e Kosovës dhe vendosëm taksën 100%, do të vazhdojmë të luftojmë për një Kosovë të fortë. Ne jemi Kosova që di të ngrihet. Ne jemi Kosova Fituese”, është shprehur Haradinaj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Takimi me SBASHK-un, Nagavci: Çështja e pagave për mësimdhënësit përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u.

Sipas MASHTI-t, dokumentet dhe iniciativat për ndryshime legjislative duhet të trajtohen brenda kornizës ligjore, pasi çdo qasje e njëanshme mund të shkaktojë përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, të pengojë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të mos kontribuojë në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim.

“Siç dihet, gjatë qeverisjeve të kaluara, në periudha zgjedhore, janë nënshkruar marrëveshje të shumta me sindikatën, të cilat kanë prodhuar pasoja juridike me të cilat institucionet tona vazhdojnë të përballen. Prandaj, një gabim i tillë nuk do të përsëritet”, thuhet në njoftim.

 

Sipas tyre, çështja e pagave për mësimdhënësit është rregulluar me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik (08/L-196) dhe përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit, rrjedhimisht, rritja e koeficientit përfshin edhe mësimdhënësit.

Sa i përket kontratës kolektive, MASHT thotë se diskutimi nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe as i margjinalizuar.

“Ky diskutim mund të zhvillohet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel qeveritar, sapo të krijohen kushtet e përcaktuara me ligj”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet gjithmonë e hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në përputhje me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë, si dhe për trajtimin e përbashkët të çdo nisme ligjore brenda infrastrukturës ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund.

Ushtuesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit priti përfaqësuesit e KFOR-it zviceran

0

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).

U.D. Kryeprokurori Kryeziu, fillimisht falenderoi përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre në mbështetje të regjionit të Prizrenit, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbueshjes së detyrave të tyre.

Po ashtu, të njëjtit i njoftoi për organizimin dhe funskionimin kushtetues dhe ligjor të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat dhe synimet e kësaj prokurorie.

Gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehen interes të veçantë për sfidat e prokurorisë, bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, transparencën dhe qasjen e qytetarëve në prokurori.

Një tjetër temë kyçe ishte edhe diskutimi për vepra penale specifike si dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit etj.

Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim të kontributit në sigurimin e paqes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Labinot Xhoxhaj kampion i Evropës në boks, ministri Çeku e uron për suksesin

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar boksierin Labinot Xhoxhaj për fitoren e titullit kampion i Evropës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, të organizatës EBU.

“Ishte kënaqësi e veçantë takimi i sotëm me të. E urova për suksesin e jashtëzakonshëm, e poashtu folëm për rrugëtimin, sfidat e tij si sportist dhe planet për të ardhmen”, ka shkruar ministri Çeku.

Ai theksoi rëndësinë e këtij suksesi për Kosovën, duke përmendur se ky titull prestigjioz është fituar më parë nga boksierë elitarë, përfshirë edhe legjendën Luan Krasniqi.

“Qëllim i ardhshëm i Labinotit është që titullin ta mbrojë në Kosovë, e ne padyshim jemi shumë krenarë me arritjen e tij dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të Kosovës në botë”, ka përfunduar ministri Çeku.

Kjo fitore e Labinot Xhoxhajt shënon një moment historik për sportin kosovar, duke ngritur edhe më lart imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare./PrizrenPress.com/

ATK-ja me 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

0

Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se janë 883.6 milionë euro tatime të mbledhura deri me 30 nëntor të këtij viti.

Sipas ATK-së, kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale të stafit të Administratës Tatimore, e cila pa dyshim shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik.

Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro, ose 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara”.

“Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

3 Dhjetori/ Totaj: Angazhimi për personat me aftësi të kufizuara, ndër prioritetet tona

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë takimit me përfaqësuesit e Handikos-it për të shënuar Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, theksoi se angazhimi i Qeverisjes Lokale për të mbështetur këtë grup është një nga prioritetet kryesore të administratës aktuale, përcjell PrizrenPress.

Ai deklaroi se, ndërsa kjo ditë shënon arritjet, është gjithashtu një mundësi për të identifikuar hapësira për përmirësim dhe për të siguruar një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

“Rëndësia e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mundësive për personat me aftësi të kufizuara është e madhe dhe ndër prioritetet tona”, theksoi kryetari Totaj.

Ky angazhim, siç theksoi ai, është pjesë e një strategjie të gjërë për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga aftësitë e tyre./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve