12.1 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Totaj tregon se çfarë ka ndodhur me projektet për efiçiencë dhe ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për projektet në fushën e efiçencës së energjisë dhe ndriçimit SMART, duke theksuar se ndonëse ka sfida, proceset janë në zhvillim.

Totaj tha se projektet për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike po përballen me burokraci dhe rritje çmimesh, por se projekti është në lëvizje.

“Objektet i kemi selektu, çka do të investohet, me i ba punët, por hala nuk kanë fillu konkretisht. Do të investohet në izolim më të mirë, ndërrim të dyerve, të dritareve dhe të kulmeve, ndërsa kursimet nga energjia e përmirësuar do të përdoren për të paguar kredinë,” tha Totaj.

Ai shtoi se edhe projekti SMART për ndriçimin publik ka filluar dhe është në zbatim në disa pjesë të qytetit.

“Kontrata është nënshkru, implementimi i projektit të ndriçimit SMART ka fillu, po punohet dhe unë jam optimist që do të përfundojë,” tha Totaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Komedia “Masë për Masë” magjeps Prizrenin në Ditën Botërore të Teatrit

Sonte, në Teatrin "Bekim Fehmiu" në Prizren, u shfaq komedia “Masë për Masë” nga William Shakespeare, me regji të Altin Bashës, duke shënuar në...

Prof. Qazim Kabashi ndahet nga jeta, LDK në Prizren dërgon telegram ngushëllimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të...

Lajmet e Fundit