8.4 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Biletat për ndeshjen Rahoveci 029 – Prishtina dalin në shitje

Rahoveci 029 ka njoftuar se biletat për ndeshjen e së shtunës ndaj Prishtinës janë tashmë në shitje dhe do të jenë të disponueshme edhe në ditën e ndeshjes, duke filluar nga ora 11:00, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të klubit, tifozët mund t’i blejnë biletat në dy pika zyrtare: në Fan Shop-in që ndodhet në rrugën “Xhelal Hajda – Toni” dhe në shtandin pranë lokaleve të palestrës.

Çmimet e biletave janë: 2 euro (Tribunë) dhe 5 euro (VIP).

Rahoveci 029 rikthehet në palestrën “Mizahir Isma” për xhiron e tretë të Superligës, ku do të përballet me Prishtinën, të shtunën nga ora 19:00. Klubi ka ftuar tifozët që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin skuadrën në këtë përballje të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt objektivave sezonale./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Takim në Dragash për rritjen e rasteve të paraqitjes së arinjve pranë zonave të banuara

Pas shqetësimeve të banorëve të fshatit Bellobrad, qytetit të Dragashit dhe disa fshatrave të tjerë, për paraqitjen e shpeshtë të arinjve në rrugët rurale...

Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Papaz të Suharekës

Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në fshatin Papaz të Suharekës. Nga policia bëjnë me dije se mjeti i dyshimtë është...

Lajmet e Fundit