4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 341

Liqeni i Vërmicës shndërrohet në luginë ku kullosin bagëtitë, ankohen bizneset e zonës

0

Thatësira që zgjati me javë të tëra në Kosovë dhe rajon ka bërë që Liqeni i Vërmicës të thahet dhe në shtratin e tij të kullosin bagëtitë. Pos kësaj, tharja e këtij liqeni ka vënë në vështirësi edhe bizneset që u ndërtuan buzë liqenit artificial, të krijuar nga diga e Hidrocentralit të Fierzës.

Në vend të ujit, Liqeni i Vërmicës është shndërruar në një shesh të gjelbër, ku kullosin bagëtitë. Në gjithë shtratin e liqenit mund të dallosh lehtë Doganën e vjetër, rrugën e kamotshme të Vërmicës dhe pjesë të tjera të relikteve të regjimit asaj kohe.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Pas fundviteve të 70-ta, me përmbytjen e kësaj zone nga diga e Hidrocentralit të Fierzës, këtu u ngritën shumë biznese që u shërbyen turistëve në të gjitha stinët.

 

“Këtu vijmë kogja një kohë të gjatë, e vizitojmë këtë vend, na pëlqen, ka qenë më parë pak me ujë, edhe në atë kohë kemi qenë, kur mos gaboj edhe ai bazeni i vogël ka qenë nja 20-30 cm i mbushur, edhe atëherë kemi qenë, edhe atëherë ka qenë mirë,” tha për RTK-në Shemsi Suka, vizitor.

Sipas banorëve të zonës dhe pronarëve të bizneseve, mungesa e ujit ka zbehur paksa kreativitetin që jepte ky peizazh.

“Ka reflektime, përveç si ambjent edhe si klimë që jepte liqeni, si pasuri, si florë e faunë që ndërlidhet me ta, por edhe në biznes, pronarët e bizneseve ankohen, sepse u ka krijuar një lloj krize,” tha Bedri Hoxha, banor i zonës.

“Puna e liqenit, pamja e Pashtrikut, gjithçka ka ndikuar pastaj, bukuria vetë ka fol, por tash herë pas here thahet edhe s’kemi çka bëjmë, është punë e zotit, por pak edhe e hidrocentralit. Normalisht kur ka ujë kemi më shumë mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia,” tha Liridon Arifaj, afarist.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Në pjesën tjetër të kufirit, në verilindje të Shqipërisë, Liqeni i Fierzës, me kapacitet mbi 3 miliardë metër kub ujë, po shënon gjithashtu shifra alarmante të rënies së nivelit të ujit. Zyrtarët atje njoftojnë se nga kuota maksimale prej 296 metrash, sot niveli i ujit është vetëm 270 metra. Diferenca 26 metra nuk është thjesht statistikë; ajo nënkupton brigje të thata dhe fshatra që ndjejnë mungesën e ujit edhe për ujitje.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ndërkohë, teksa Kosova dhe Shqipëria presin reshjet e vjeshtës që po vjen, relievi i ri i liqenit po zbulon kujtime të mbytura prej dekadash: gurë kufiri, rrugë të harruara, ndërtesa të vogla që koha kishte besuar se do të mbeteshin përgjithmonë nën ujë, por që mund të kthehen në atraksion turistik, për të kujtuar kohën e dhimbshme të ndarjes dhe takimet e fshehta që bënin fiset e lidhjeve të gjakut në dy anët e kufirit.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Viti i ri shkollor në Prizren, sfidë pajisja me material shkollor

0

Komuna e Prizrenit është duke i bërë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ashtu sikur vitin e kaluar, sfidë ngelet pajisja e nxënësve me material shkollor. Gjatë pushimeve verore, u rinovuan dhe u bënë gati për 1 shtator 26 objekte shkollore.

Të gjitha shkollat në komunën e Prizrenit do të fillojnë mësimin për vitin akademik 2025-2026 më 1 shtator. Kështu ka deklaruar për RTK-në drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj Gutaj.

“Janë bërë përgatitjet maksimale, në kuadër të mundësive buxhetore që i kemi pas si komunë në të gjitha shkollat, sigurisht që do të ketë punime edhe gjatë vitit, por ato do të ndodhin gjatë vikendeve dhe gjatë kohës kur do të ketë pushime, mirëpo viti shkollor në komunën e Prizrenit, do të nisë në të gjitha shkollat me 1 shtator”, tha Gutaj.

Shkolla “Mati Logoreci” është njëra ndër më të mëdhatë në Prizren, ku mësimi zhvillohet në tri gjuhë, shqip, boshnjakisht dhe turqisht, ishte ndërtuar në vitet 60-ta. Nevoja për rinovim ka qenë e domosdoshme, por gjithsesi edhe kjo shkollë do të jetë gati më 1 shtator.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit, pajisja e nxënësve me material shkollor ngelet sfidë, sidomos tek librat e huazuar”, tha Hilmi Rexha, drejtor i Shkollës “Mati Logoreci”.

” Tu e pas parasysh se vitet e kalume i kemi pas tekstet në shkollë, ç’do herë me datën 1 tekstet kanë qenë tek nxënësit, problematike tjetër është se, mënyra e shitjes, e pritjes në radhë, për prindërit, sidomos për neve që i kemi fëmijët në shkollë, është pak e zorshme. Unë mendoj që, ndoshta kishte me qenë më mirë me kthy sistemin e vjetër, që me datën 1 shtator, nxënësit ti kenë librat në shkollë nëpër bankat e veta dhe të vazhdojnë mësimin normalisht”, tha Florim Quni, prind.

“Sida kryesore është nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, për shkak që ka shumë libra që kemi informacione edhe nga shkollat që janë të papërdorshëm, ka libra të cilët janë të plotësuar, dhe nuk i shërbejnë një nxënësi i cili dëshiron të ketë rritje në vitin akademik”, tha Luljeta Veselaj Gutaj- drejtoreshë e Arsimit në Prizren.

Në Prizren më 1 shtator hapin dyert për nxënësit, 56 objekte shkollore, tre kopshte, ndërsa këtë vit është vërejtur një rritje e numrit të nxënësve të regjistruar në klasën e parë./RTK

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ballkani shënon fitoren e parë të sezonit

0

Ballkani ka marrë tri pikët e para të sezonit 2025/26 në Albi Mall Superligë, duke mposhtur si mysafir Ferizajn me rezultat 3-1, raporton PrizrenPress.

Golat e takimit u hapën nga Marsel Ismajlgeci në minutën e 13-të, ndërsa Remzifaik Selmani barazoi shifrat për vendasit në minutën e 33-të. Pjesa e dytë i takoi plotësisht Ballkanit, ku Valentin Serebe shënoi dy gola, duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Pas dy barazimeve ndaj Gjilanit dhe Malishevës, kjo fitore vjen si një motiv shtesë për ekipin dhe tifozët e tij, duke filluar me energji pozitive rrugëtimin në Superligë./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mësimdhënësit drejt shteteve të Perëndimit, mbi 600 kanë lënë Kosovën këtë vit

0

Një pjesë e madhe e kosovarëve janë duke lënë vendin e tyre për të shkuar në shtetet e Perëndimit.

Në mesin e këtyre qytetarëve janë edhe mësimdhënësit.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka pohuar se mbi 600 mësimdhënës kanë lënë vendin për të shkuar në Evropë gjatë vitit shkollor 2024/2025.

“Sa i përket çështjes së ikjes, edhe mësimdhënësit, sikurse pjesa tjetër e popullatës, janë duke e lëshuar vendin e punës. Madje, kemi edhe drejtorë shkollash.”

“Nuk kemi shifra të sakta, por numri është mbi 600 që kanë lëshuar vendin për të migruar. Kjo shifër është deri në përfundimin e vitit shkollor 2024/2025. Por tani, gjatë pushimeve, ky numër mund të rritet edhe më shumë,” tha Ymeri. /Klankosova.tv

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Altin Merlaku vendos gjithçka – Dukagjini ngjitet, Malisheva pa fitore

0

Dukagjini ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javë së tretë.

Pjesa e parë u zhvillua e barabartë, me pak raste të rrezikshme për të dy skuadrat, teksa asnjëra nuk arriti të gjente golin.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 63-të, kur pas një harkimi të saktë nga Victor Hugo, ku Altin Merlaku reagoi më së miri në zonë dhe shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë avantazhin Dukagjinit.

Deri në fund, të dyja skuadrat provuan të gjenin rrugën e rrjetës, por pa sukses.

Malisheva mbeti edhe një herë pa fitore, ndërsa Dukagjini arkëtoi tri pikë të vlefshme për të dytën herë këtë sezon.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe pozicionohet lartë në tabelë, kurse Malisheva me vetëm një pikë mbetet në vendin e 9-të. /Telegrafi/ 

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Subvencionimi i teksteve shkollore vazhdon, prindërit të pakënaqur

0

Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova. Për këtë proces ka pasur edhe pakënaqësi nga ana e prindërve. Ndërsa, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Pothuajse në të gjitha shkollat e vendit të ciklit parauniversitar do të fillojë mësimi më 1 shtator, ndërsa procesi për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore është duke vazhduar. Edhe këtë vit, prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Disa prej tyre e kanë vlerësuar këtë proces të pasuksesshëm, e disa prej tyre urojnë një fillim të mbarë të këtij viti shkollor.

“Shumë tollovi po bëhet nëpër librari, nuk e di pse e kanë ndërruar mënyrën e pajisjes me tekste shkollore…”, tha njëri nga prindërit.

Tani neve po na duhet me i mbajt, dhe nuk po mundemi me i pas të kompletuara”, shtoi një tjetër.

“Po na ndodhë që nuk po i gjejmë të gjitha në një vend, e po duhet me i kërku në disa librari derisa po i kompletojmë… Kisha uruar të gjithë ata fëmijë që fillojnë ditën e parë në shkollë që të jetë një vit i mbarë , me plotë shëndet e plot suksese”, theksoi një tjetër prind.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Edhe Sindikata e Arsimit ka uruar një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Nënkryetarja e kësaj Sindikate, Vjollca Shala, ka thënë për Radio Kosovën, se shpreson që sapo të formohen institucionet qeveritare të fillojë dialogu social, pasi sipas saj, gjendja aktuale e mësimdhënësve nuk është e mirë.

“ Me këtë gjendje që e kemi aktualisht, dhe në vazhdimësi për të pasur cilësi në arsim, duhet të angazhohen të gjithë akterët dhe të arrihet një e gjë e tillë. Ne kemi në proces mësimor edhe mësimdhënës të cilët janë me gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Shala.

Radio Kosova i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Arsimit, për fillimin e vitit shkollor dhe procesin e subvencionimit të prindërve për tekstet dhe materialet shkollore, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Megjithatë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se deri më 27 gusht, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183 mijë e 226 aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore, ndërsa kanë filluar edhe pagesat e para. Sipas Ministrisë, të gjitha aplikimet janë verifikuar nga koordinatorët e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit. Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa për prindërit që kanë pasur probleme dhe ankesa kanë mundur të kontaktojnë në adresat përkatëse të publikuara nga ana e Ministrisë

 

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahovec/ Vreshtarët ankohen për çmimin e rrushit, paralajmërojnë protesta

0

Në rajonin e Rahovecit, po vazhdon fushata e vjeljes së rrushit. Vreshtarët ankohen se përpunuesit pak po e paguajnë rrushin. Kërkojnë rritje të çmimit për 10 centë për kilogramë, e nëse kjo nuk ndodhë thonë se nuk do të dorëzojnë rrushin në bodrume. E, nga këta të fundit paralajmërojnë rritje të çmimit të rrushit.

Pamje piktoreske kanë këtë vit vreshtat e qytetit të rrushit – Rahovecit. Hardhitë kanë sasi të konsiderueshme dhe mjaft cilësore të rrushit, përkundër kushteve klimatike jo edhe aq të favorshme.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hadi Behluli, 62 vjeç, i cili ka rreth 2.5 hektarë me rrush, thotë për Radio Kosovën se është i pa kënaqur me çmimin me të cilin po blihet rrushi, nga bodrumet. E, kjo e ka shtyrë të dal edhe në rrugë për të shitur.

“Nuk jam i kënaqur me çmime, se çmimi si ka qenë vitin e kaluar ka mbet njëjtë, ani pse krejt çmimet po rriten. Edhe rrush nuk ka sivjet shumë, se e ka dëmtuar ngrica qe ka qenë. Vjet, çmimi i rrushit “smederevk” që e kam unë ka qenë 25 cent, ndërsa i “pinotit të zi” ka qenë 32 cent, këto çmime janë njëjte edhe sivjet”, tha ai.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Një nga vreshtarët rahovecian është edhe Habib Dina, që ka 10 hektarë vreshta, e që ankohet për çmimin e rrushit. Ai thotë se çmimi nuk është rritur prej disa vitesh, ndonëse gjithçka vit pas viti është shtrenjtuar.

“Vitin e kaluar çmimi ka qenë prej 20 deri në 40 cent, e një mesatare ka qenë prej 28 cent për kilogram – një çmim shumë i ulët krahasuar me kostot që ka prodhimi rrushit që është një kulturë që kërkon angazhim e punë. Besoj se shumë vreshtarë këtë vit do të heqin dorë prej rrushit për përpunim, sepse është bërë e tepërt shkelja që po na bëhet nga përpunuesit e rrushit. Janë zhgënjyer. Çmimi i rrushit 25-30 cent nuk është çmim”, tha ai.

Dina, thotë se në Shoqatën e Vreshtarëve kanë vendosur që të mos dorëzojnë rrushin në bodrume, nëse nuk rritet çmimi për 10 cent për kilogram. Ai paralajmëron se mund të ketë edhe protesta.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Fidan Haxhijaha nga veraria “Bodrumi i Vjetër”, ku një pjesë e madhe e vreshtarëve e dorëzojnë rrushin, thotë se nuk ka paralajmërime nga fermerët se nuk do të dorëzojnë rrushin. Ai thotë për Radio Kosovën se do të ketë rritje të çmimit të blerjes së rrushit.

“Ne luftojmë çdo herë për çmim që të ngritët, sepse brenga e vreshtarëve është edhe brenga jonë, sepse është bashkëpunimi dhe interes i përbashkët. Duke marrë parasysh inflacionin dhe vështirësitë që i kanë në shpenzime fermerët  vitin e kaluar kemi ngrit deri në 30% të çmimit të rrushit. Edhe këtë vit do të ketë ngritje të çmimit. Mirëpo, ngritja e çmimit vitin e kaluar ka reflektuar me pengesa në eksporte”, tha ai.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se nuk mund të ndërhyjnë në përcaktimin e çmimit, ndonëse do që bujqit të shpaguhen.

“E kuptoj pa pajtueshmërinë për çmimin. Mendoj që vreshtarët e verëtarët duhet të ulen bashkërisht dhe nuk ka arsye që të protestohet ndoshta. Mendoj se edhe verëtarët duhet të diskutojnë se a është ky çmimi që ata e kanë me interes që ta mbajnë apo duhet ta rrisin çmimin çdo varietet të rrushit. Zgjidhjen mund të gjejnë duke bashkëpunuar”, tha Latifi.

Rahoveci tradicionalisht merret me kultivimin e rrushit dhe në këtë komunë llogaritet të jenë të mbjella mbi 3 mijë hektarë rrush./Radio Kosova/

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Era e tokës

0

Poezi nga: Martin Camaj

Ndieva erën e tokës posá livrue
e eca arave shum kohë.
“Mos e shkel tokën e huej – më bërtitën –
o ti, i pa dhé!”
E më gjuen me pesha e pikat e gjakut
u rrxuen prej kreje në parzëm.
Erën e tokës s’e ndiesha mâ
prej frigës e marres.