Home Blog Page 340

Pallacanestro Reggiana, e fortë për Bashkimin

0

Bashkimi është mundur në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat 100:65 (31:17, 21:21, 29:13, 19:14), raporton PrizrenPress.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 31:17, derisa periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë 21:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:38.

Italianët e nisën edhe pjesën e dytë më mirë, për të fituar çerekun e tretë 29:13, derisa në dhjetë minutat e fundit vulosën fitoren 100:65.

Te Portokallezonjtë, Isaiah Cousins kishte 19 pikë, Lejson Zeqiri 14 dhe De’Quon Lake 13.

Bashkimi pësoi humbjen e dytë, ndërsa Pallacanestro Reggiana regjistroi fitoren e dytë.  

Nënkampioni i Kosovës ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Dijon-it në shtëpi më 29 nëntor./PrizrenPress.com

Rruga “Marin Barleti” në Prizren po rijetësohet me karakter historik

0

Punimet restauruese në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, po afrohen drejt përfundimit, raporton PrizrenPress.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), gjatë punimeve po ruhen me kujdes të veçantë vlerat e trashëgimisë kulturore, ndërsa ndërtesat po përgatiten për rishfrytëzim dhe funksionalizim.

“Pas përfundimit të plotë të projekteve, rruga ‘Marin Barleti’ do të shndërrohet në një nga hapësirat më atraktive të qytetit, një shembull i gjallë se si trashëgimia kulturore mund të jetë burim zhvillimi dhe mirëqenieje”, thuhet në njoftimin e ministrisë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

KQZ vendos për rinumërim e dy kutive të votimit në Prizren

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rinumërimin e 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.

Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Këto kuti u takojnë komunave Deçan, Drenas, Gjilan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, gjatë mbledhjes ngriti shqetësime për numrin e lartë të votimeve me asistencë, veçanërisht në Hanin e Elezin.

Ai theksoi se mbi 500 persona, që përbëjnë rreth 10% të votuesve, kanë votuar me ndihmë të një personi tjetër.

Sipas Kurteshit, gjysma e tyre janë deklaruar se kanë probleme me shikim, por ai vuri në dyshim besueshmërinë e këtyre të dhënave.

“Propozoj ndalimin e votimit me asistencë në rastet kur kjo dukuri shfaqet në përmasa të mëdha dhe të dyshimta. Të gjitha vendvotimet me numër të lartë të votimeve me asistencë duhet të shkojnë në rivotim”, ka thënë Kurteshi. /Telegrafi/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vrasja e Auron Thaçit, avokati Gutaj: U zbulua se ai pati një plagë tjetër, s’jemi të kënaqur me atë që ndodhi në seancë

0

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaçi, u zbuluan detaje të reja tronditëse. Para trupit gjykues dëshmoi ekspertja mjeko ligjore, e cili konfirmoi se i ndjeri kishte edhe një plagë tjetër, përveç asaj që ishte raportuar fillimisht.

Avokati i familjes së viktimës Esat Gutaj deklaroi për Kosova Live në T7 se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor, pasi ekspertiza mjeko ligjkre e viktimës u shfaqë pa shoqërim të fotografive, prandaj Gutaj shtoi se është dorëzuar ankesë zyrtare pas seancës së sotme.

Auron Thaçi humbi jetën në Prizren, në korrik të vitit të kaluar, pasi u godit me thikë nga një person dhe më pas u hodh nga një veturë në lëvizje. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Për këtë rast, të dyshuar janë Enes Enver Ay dhe Hajrullah Bërcani.

Për më shumë detaje, shikoni videon më poshtë:

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

0

Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e  vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit:

“Pas ndarjes nga jeta para 10 vitesh, Abdullah Thaçi na ka lënë vepra të çmuara dhe kujtime që do të jetojnë në zemrat e të gjitha gjeneratave që e njohën si krijues, njeri dhe edukator të brezit të ri”, tha Sylaj.

Publicisti dhe shkrimtari Skender Zogaj, tha se poeti Thaëi i mungon të gjithëve.

“Na mungon profesor Abdullahu, sikurse anëtarët më të ngushtë të familjes”, u shpreh ai.

Aktiviteti u organizua nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Art “Fidani”, duke mbledhur shkrimtarë, krijues letrarë, miq, bashkëpunëtorë dhe familjarë të poetit të ndjerë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, tha se poeti Thaci ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë institucion.

“Poeti Thaçi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në këtë institucion, ku janë botuar shumë vepra të tij. Gjurmët e tij janë kudo mes nesh”, u shpreh ajo./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në fund të takimit, djali i poetit, Arbeni, falënderoi të pranishmit në emër të familjes:

“Takimet përkujtimore që organizohen çdo vit na japin forcë, por malli për babain tonë të shtrenjtë veçse është shtuar përgjatë këtyre 10 viteve.”

Takimi u shoqërua me recitime poezish

S’ka fitues në Prizren – Liria dhe Vëllaznimi ndahen 0:0

0

Derbi tradicional ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 0:0, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Përballja, e zhvilluar në atmosferë të zjarrtë dhe me mbështetje të madhe nga Arpagjik’t, u karakterizua nga shumë duele, luftë në mesfushë dhe pak efikasitet para portës.

Të dy ekipet kërkuan fitoren deri në fund, por mungesa e saktësisë në momentet vendimtare bëri që rezultati të mbetej i bardhë.

Ky barazim i jep nga një pikë të dy skuadrave, ndërsa Liria vazhdon të mbajë formën pozitive në ndeshjet në shtëpi./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sonte sfida evropiane: Bashkimi mysafir i Pallacanestro Reggiana-s në FIBA Europe Cup

0

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku këtë herë do të jetë mysafir i skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Takimi zhvillohet sonte në Reggio Emilia, me fillim nga ora 20:00, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit kanë udhëtuar në Itali me synimin për të dhënë maksimumin dhe për të reaguar pas humbjes në ndeshjen e parë, ku u mposhtën nga Cibona me rezultat 93:79. Nga ana tjetër, Reggiana e nisi garën me fitore në udhëtim ndaj Dijon-it, me shifrat 88:96, duke e bërë këtë përballje edhe më të vështirë për portokallezinjtë.

Ekipi i Bashkimit tashmë ka zhvilluar seancën stërvitore në Reggio Emilia, me atmosferë pune dhe përqendrim maksimal në prag të sfidës së sotme. Klubi ka bërë të ditur se skuadra është e motivuar dhe e bashkuar për të dhënë një performancë dinjitoze në arenën evropiane.

Klubi fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Itali dhe përreth të jenë të pranishëm në palestrën Giulio Bigi për të dhënë përkrahjen e tyre për skuadrën e zemrës. “Le ta bëjmë atmosferën tonë — fuqishëm, me zemër dhe me zë!”, thuhet në njoftimin e Bashkimit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

0

Dogana e Kosoves ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Express Kredi nga BiCredit

“Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case). Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI)”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

0

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

“Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim”, thuhet në njoftikin e FSK-së.

Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Institucionet lokale të Suharekës koordinohen për mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë gjatë dimrit

0

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në rendin e ditës u përfshinë: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Siguria e përgjithshme në trafik; Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje; Përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Gjatë takimit, anëtarët e këshillit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore për të garantuar një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës.

Po ashtu, u vlerësua se përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë, Drejtorive Komunale dhe institucioneve të tjera relevante, do të sigurohet një reagim më i shpejtë dhe më efikas ndaj sfidave që lidhen me sigurinë publike dhe mirëqenien sociale.