Home Blog Page 342

Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore – Kastrati përkrah fushatën “Mos hesht” në Malishevë

0

Në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve, edhe në Komunën e Malishevës do të zhvillohen aktivitete vetëdijësuese me moton “Mos hesht”. Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët, veçanërisht tek të rinjtë, për rreziqet dhe mënyrat e mbrojtjes nga trafikimi me qenie njerëzore, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen, sipas njoftimit, janë planifikuar orë mësimore nëpër shkollat e komunës me temën “Mbrojtja dhe Parandalimi nga Trafikimi me Qenie Njerëzore”, ku nxënësit do të informohen mbi format e trafikimit dhe institucionet ku mund të kërkojnë ndihmë.

Këtë nismë e ka përkrahur fuqishëm kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale për realizimin e fushatës. Me këtë rast, ai ka pritur në takim koordinatoren për të drejta të njeriut dhe barazi gjinore, Vera Bytyçi, bartëse të fushatës, Halit Mazrekun, koordinator të KKSB-së, si dhe Sabit Berishën, ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim.

“Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin e fenomenit të trafikimit me qenie njerëzore dhe për rolin e shkollave e institucioneve lokale në procesin e vetëdijesimit dhe edukimit të të rinjve”, thuhet në njoftim.

Fushata “Mos hesht” pritet të zhvillohet gjatë ditëve në vijim në disa institucione arsimore dhe publike të komunës, përmes ligjëratave, diskutimeve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, me qëllim inkurajimin e raportimit të rasteve të dyshimta dhe promovimin e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Latifi vlerëson punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marr pjesë në takimin e tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, ku u vlerësua puna e vazhdueshme dhe rezultatet e arritura në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit.

Sipas tij, gjatë periudhës janar – shtator 2025, në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” janë ofruar gjithsej 104,795 shërbime shëndetësore, ndër to: 10,059 raste urgjente të trajtuara, 50,606 terapi intramuskulare, 181 mamografi, 7,381 infuzione, 3,674 analiza laboratorike, 3,508 pacientë të trajtuar në stomatologji, 2,162 vizita shtëpiake, prej tyre 780 për nëna dhe fëmijë 0-3 vjeç, si dhe 52 lindje.

“Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit profesional të personelit tonë shëndetësor dhe e kujdesit të vazhdueshëm institucional për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Suharekë, gjobat e trafikut dorëzohen në shtëpi

0

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia.

Policia informon sërish qytetarët se janë të detyruar të zbatojnë rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku rrugët të bëhen më të sigurta dhe më të kalueshme.

“Kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë. Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës. Respektoni rregullat në komunikacion – mos rrezikoni veten dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim./ PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

0

Orarin e reduktimeve, konsumatorët mund ta shikojnë si më poshtë, duke shikuar në bazë të lagjeve në të cilat do të aplikohet.

Orari i reduktimeve:

Lagjja “Bajram Curri” — 21:00 – 06:00;

Lagjja “Arbana” — 08:00 – 17:00;

Lagjja “Jeta e Re” — 08:00 – 17:00;

Lagjja “Ortakoll” — 07:00 – 12:00;

Fshati “Vlashnje” — 21:00 – 06:00;

Rruga “Besim Shala” — 21:00 – 06:00;

Rruga “Ismet Jashar Kumanova” — 10:00 – 15:00;

Rruga “Salajdin Berisha” — 10:00 – 15:00;

Rruga “Hafiz Ismail Haki” — 15:00 – 23:00;

Rruga “Fahredin Hoti” dhe rrugët dytësore — 06:00 – 21:00;

Rruga “Jusuf Gërvalla” — 16:00 – 21:00.

Edicioni i 24-të i festivalit ReMusica – 18 koncerte dhe mbi 160 artistë në Prishtinë dhe Prizren

0
Edicioni i sivjetshëm i festivalit ReMusica, me temën “Contrasts”, eksploron ndërthurjen mes traditës dhe modernitetit në muzikë, duke vënë në pah kontrastet stilistike dhe gërshetimin e natyrshëm të këtyre botëve.
Festivali do të bashkojë artistë nga vendi dhe Evropa për të reflektuar mbi dialogun mes traditës dhe modernitetit, marrëdhënien e festivaleve me qytetin, rëndësinë e mbështetjes së artistëve në zhvillim.

18 koncerte dhe mbi 160 artistë , koncerte me me artistë të shquar nga skena ndërkombëtare dhe vendore, diskutime dhe aktivitete edukative, ReMusica Junior: program i dedikuar për të vegjlit, ReNew platforma: prezantim i artistëve në zhvillim, Koncerte të xhepit “pocket concerts” dhe shumë më tepër.

Koncerti (i dyfishte) i hapjes së Edicionit XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2025, mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou”, të hënën, më 27 tetor, në orën 19.00, me artistët: Tedi Papavrami (violinë) dhe Maki Okada(piano).

Hyrja është e lirë, me rezervim këtu. Për informata shtesë, ju lutem gjeni të bashkëngjitur programin, si dhe vizitoni faqen tonë https://remusicafestival.com.

Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

0

Zhduket një e mitur në Prizren

0

Një e mitur është zhdukur në Prizren.

“Një nënë ka raportuar se vajza saj e mitur ka dalë nga shtëpia më 18 tetor dhe  nuk është kthyer më”,raporton Policia e Kosovës.

Ankuesja me 20.05.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin institucional

0

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, dje priti në takim një delegacion të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit, të kryesuar nga Qamil Kroni, Shef i Burimeve Njerëzore të Rajonit të Prizrenit.

Sipas njoftimit, qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndëinstitucional, me theks të veçantë në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2024 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe SHSKUK-së.

Drejtori ekzekutiv i spitalit, Osman Hajdari, falënderoi Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për kontributin e saj në shërbim të qytetarëve, duke theksuar gatishmërinë e spitalit për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, Shefi i Burimeve Njerëzore të Policisë Rajonale të Prizrenit, Qamil Kroni shprehu mirënjohje për menaxhmentin dhe stafin e spitalit, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e tyre. Ai ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe punonjësve të të dy institucioneve.

Ky takim, siç thuhet në njoftim, konfirmon përkushtimin e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe efikas në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe sa më cilësore./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Qazim Thaçi – Zëri poetik nga Prizreni që mban gjallë kujtesën kombëtare

0
Nga Nexhbedin Basha
Gazetar & poet
Qazim Thaçi, poet dhe gazetar nga Prizreni – qyteti që shpesh quhet “kryeqyteti historik i shqiptarëve” dhe Ambasadot i Çaqes së Kosovës, – është një nga zërat më të përkushtuar të letërsisë bashkëkohore kosovare.
I lindur më 11 prill 1958, ai ka mbi tri dekada përvojë në gazetari, ndërsa krijimtaria e tij letrare përfshin poezi me tematikë të theksuar kombëtare, historike dhe shpirtërore.
Veprimtaria e Thaçit është dëshmi e bashkëveprimit ndërmjet gazetarisë dhe poezisë, realitetit dhe artit, ku fjala shërben njëkohësisht si dokument dhe si këngë. Krijimtaria e tij është vlerësuar në konkurse letrare dhe ka zënë vend të denjë në letërsinë bashkëkohore shqiptare, me një vizion që mbështetet në katër shtylla: kujtesën, lirinë, sakrificën dhe vazhdimësinë.
Kushtetuta e gjakut dhe rrënjët e lirisë
(Analizë mbi poezinë “Ajkë e Mjaltë” nga Qazim Thaçi)
Poezia “Ajkë e Mjaltë” e poetit Qazim Thaçi është një himn i fuqishëm për figurën e Ukshin Hotit dhe përmes tij, për të gjithë ata që u flijuan në emër të lirisë dhe të drejtës. Në qendër të saj qëndron ideja e sakrificës që nuk shuhet me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën e një kombi që nuk përkulet.
Autori përshkruan dhembjen si një ndjenjë e përhershme që nuk njeh kufij kohorë – ajo “frymon në katër udhë të motit”, duke e bërë të qartë se lufta për liri është një proces i pandërprerë, i ngulitur thellë në shpirtin kombëtar.
Një nga figurat më të spikatura është “zëri i lirisë, si këmbanë në mjegull”, që përçon idenë se edhe në kohët më të errëta, liria ka zërin e saj, një zë që ngjall shpresë dhe vetëdije. Po kështu, imazhi i “rrënjëve që pinë gjak të shenjtë” bart në vete një simbolikë të thellë të flijimit që e ushqen identitetin kombëtar — një ushqim i dhimbshëm, por i domosdoshëm për qëndrueshmërinë e përkatësisë.
Ndër simbolet qendrore është Kushtetuta e Ukshin Hotit, që përshkruhet si “gur themel”, duke e ngritur jo vetëm si një dokument juridik, por si simbol të qëndrueshmërisë, parimit dhe drejtësisë në themelet e shtetit shqiptar.
Ja si shprehet autori:
Zëri i lirisë, si këmbanë në mjegull,
mat dhembjen me fije drite,
si kumt që zgjon rrënjët e gurit nën hijen e maleve të pashtershme.
Anekënd fushave bie dushku,
edhe para se vjeshta të marrë frymë,
si dëshmi se dhembja s’ka stinë
ajo frymon në katër udhë të motit,
në katër frymë të njeriut që s’përkulet.
Gjuha e poezisë është e pasur me metafora dhe imazhe të fuqishme që ndërthurin natyrën me historinë, duke krijuar një gjuhë poetike të ngarkuar me emocione dhe vlera shpirtërore. Figura si “kënga që rritet në legjendë” dhe “kafkat e legjendave që flasin me gjuhën e artë të sakrificës” i japin dimension epik veprës, duke ngritur kujtimin mbi një piedestal të përjetësisë.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Qazim Qazim Thaci Poezi Poezi A MUND DILETNGA DILET NGA KURZGJCHEN MSTAFORAT QazimThaçi Qazim Thaçi RUAJU HARRIMIT"
Në përfundim, kjo poezi nuk është vetëm një përkujtim, por një thirrje e heshtur që zgjat nga e kaluara në të ardhmen. Ajo kujton se liria është e shenjtë, por asnjëherë e dhuruar — ajo fitohet dhe ruhet me rrënjë të thella në dhembje, në qëndresë dhe në gjakun e atyre që s’u përkulën.
Lidhja personale me Kosovën
Poezia e Thaçit më lidhi fort edhe me rrënjët e mia. Që fëmijë kam ëndërruar për pavarësinë e Kosovës. Që nga vitet 1981 kam shkruar tregime dhe poezi kushtuar Kosovës dhe figurave të saj – nga Adem Jashari, komandanti legjendar, te Afrim Bonjaku, heroi i rënë në Mitrovicë kundër terrorit serb. Në kërkimin e rrënjëve të fisit tim, Basha, kam zbuluar përputhjen e gjakut tim me tokën e Kosovës, sidomos me Drenicën, e fshatra të tjera, ku jetojnë mbi 80 familje me këtë mbiemër. Kjo e bën lidhjen time me Kosovën jo vetëm një dashuri shpirtërore, por një identitet të trashëguar.
Reflektim – Liria dhe sakrifica
Në poezinë e Qazim Thaçit, fjala e thënë nuk është vetëm mall, por edhe dëshmi e gjakut të derdhur. Sot, 27 vjet pas luftës, është e lehtë të flitet për lirinë, sepse gjuha shpesh bëhet prej tulit. Por liria e Kosovës nuk do të vinte pa vizionin dhe sakrificën e strategëve të UÇK-së.
Ata që guxuan t’i kthenin pushkën Serbisë – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku e dhjetëra të tjerë në krye me Adem Jasharin, Zija Bajazitin – ishin ata që hapën rrugën për ndërhyrjen e NATO-s, një rast i rrallë në historinë e botës moderne.
Kush e fyen sot lirinë, harron gjakun e dëshmorëve. Dhe kjo është plagë e re, mbi plagët e vjetra. Ka nga ata që thonë se komandantët përfituan nga lufta. Por historia ka vetëm një pyetje: a do të kishim shtet pa pushkën e tyre? Përgjigjen e dinë më mirë se kushdo nënat e dëshmorëve. Lotët e tyre janë të dyfishtë – për bijtë që ranë në altarin e lirisë dhe për komandantët që sot mbahen në Hagë. Ata nuk janë atje për korrupsion, por sepse sollën lirinë që ne sot ta kemi fjalën të lirë.
Poezia si kujtesë dhe amanet
Kosova është si fusha e grurit – edhe kur del ndonjë rrënjë e egër, korrja mbetet bereqet, sepse sjell bukën e jetës. Njësoj është edhe me UÇK-në dhe strategët e saj: ata, bashkë me gjakun e dëshmorëve, u bënë buka, drita dhe fryma jonë. Prandaj, poezia e Qazim Thaçit nuk është vetëm art, por edhe një kujtesë: se liria nuk është dhuratë, por amanet. Një dëshmi që ruan mallin dhe dhimbjen, por edhe krenarinë e një kombi që jeton me rrënjë të thella në historinë e tij.