15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 365

Partia Guxo në Prizren garon me 20 kandidatë, bartës i listës Haxhi Avdyli

0

Partia GUXO – dega në Prizren, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 20 kandidatë për Asamblenë e Qytetit. Bartës i listës do të jetë Haxhi Avdyli.

Në një deklaratë pas dorëzimit të listës, Avdyli theksoi se ekipi i tyre përfaqëson një kombinim të aktivistëve me përvojë të gjatë dhe energjisë rinore, duke reflektuar diversitetin dhe vizionin për një qeverisje lokale më transparente, efikase dhe të afërt me qytetarët.

“Ne si GUXO besojmë se qyteti ynë meriton një përfaqësim dinjitoz dhe të përgjegjshëm. Kandidatët tanë janë të gatshëm të punojnë çdo ditë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të realizuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre”, u shpreh Avdyli, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se dorëzimi i listës është vetëm hapi i parë drejt fushatës zgjedhore, e cila do të fokusohet tek bashkëpunimi me qytetarët dhe paraqitja e planeve konkrete për zhvillim të qëndrueshëm të Prizrenit.

“Shpejt do takohemi me secilin nga ju dhe do prezantojmë jo vetëm emrat, por edhe planet konkrete të përfaqësuesve tanë për Asamblenë e qytetit të Prizrenit”, tha Avdyli./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Driton Selmanaj prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke e cilësuar atë si një ekip të ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit dhe përkushtimit qytetar.

Sipas tij, kjo listë përfaqëson një kombinim të profesionistëve të dalluar dhe aktivistëve të përkushtuar nga të gjitha pjesët e qytetit.

“Me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju prezantojmë listën tonë zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit – një ekip të përbërë nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin tonë”, tha Selmanaj.

Ai siguroi qytetarët se përzgjedhja e kandidatëve është bërë me kujdes, bazuar në integritetin dhe angazhimin e tyre.

“Kjo listë është ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit të barabartë dhe angazhimit të sinqertë qytetar”, tha ai.

Duke theksuar nevojën për përfaqësues të ndershëm në institucionet lokale, Selmanaj shprehu besimin se ekipi i tij është alternativa më e mirë për të ardhmen e Prizrenit.

“Prizreni ka nevojë për përfaqësues që e duan qytetin tonë si shtëpinë e tyre. Me këtë listë, ne ofrojmë pikërisht këtë – njerëz të pastër, të përkushtuar dhe të aftë për ta çuar Prizrenin përpara!”

Në fund të fjalës së tij, ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin që, sipas tij, Prizreni e meriton.

“Na jepni mbështetjen tuaj – dhe bashkë do të ndërtojmë Prizrenin që e duam dhe e meritojmë!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Detaje nga vrasja në Prizren: Viktima dhe i dyshuari ishin shokë të ngushtë

0

Vrasja e rëndë në Prizren ka tronditur opinionin publik. Avokati i të dyshuarit, Valdrin Gashi, tha për “Kosova Live” se viktima dhe i dyshuari kishin qenë miq të ngushtë, që shpesh kalonin kohë bashkë.

Sipas tij, ditën kritike ata kishin ngrënë dhe kishin pirë së bashku, përpara se të shkonin, me disa persona të tjerë, në një vend ku do të përlesheshin qentë. Pikërisht aty nisi debati që, sipas avokatit, u shndërrua në afekt dhe përfundoi tragjikisht.

“Inati nisi për shkak të përleshjes së qenve,” – u shpreh Gashi.

Detajet i gjeni në videon e mëposhtme:

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ballkani, klubi i ranguar më së miri ndër klubet shqiptare në Evropë

0

Kësaj liste i prin Real Madridi, ndërsa, siç edhe pritej, pasohet nga klube gjermane, italiane e angleze.

Top-dhjetëshja e klubeve më të forta evropiane përbëhet nga Bayerni (2), Interi (3), Manchester City (4), Liverpooli (5), Parisi (6), Leverkuseni (7), Dortmundi (8), Barcelona (9) dhe Roma (10).

Por, si qëndrojnë klubet e Kosovës, të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit në këtë listë?

Klankosova.tv ua sjell një përmbledhje:

FC Ballkani nga Suhareke është “krenaria” e klubeve shqiptare në Evropë, duke u renditur në vendin e 163-të nga 415 klube zyrtare në Evropë.

Pas saj vjen Drita e Gjilanit, në vendin e 190-të. Pastaj Prishtina (333), Llapi (339), si dhe Malisheva, Dukagjini dhe Gjilani në pozitat 373, 374 respektivisht 375.

Si qëndrojnë klubet e Shqipërisë?

Klubi më i vlefshëm shqiptar është Partizani, i cili renditet në vendin e 179-të.

Vllaznia vjen e dyta në vendin e 208-të, kurse Tirana, Laçi, Egnatia, Teuta e Dinamo City janë të gjitha në pozitat mbi 300.

Klubi më i vlefshëm nga rajoni

Kroacia duket të jetë shteti me renditjen më të mirë në këtë listë, duke zënë vendin e 40 me Dinamon.

Kurse Serbia, me Cërvena Zvezdën zë vendin e 60-të, dhe Partizanin në të 80-tin.

Maqedonia e Veriut del të jetë shumë më larg se klubet e Kosovës. Renditja nis me Shkëndijen e Tetovës, në vendin 250, pastaj Shkupi në të 253-tin e Struga në të 268-tin, për të vazhduar me klube tjera të renditura edhe më poshtë. /Klankosova.tv

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjykata e Prizrenit cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për trafikim me narkotikë

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”, e jo për vepra të tjera siç është raportuar gabimisht më herët.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar deri më 11 shtator 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore dhe pas vlerësimit të gjyqtares së procedurës, e cila konstatoi se ekzistojnë arsyet ligjore për këtë masë.

Gjatë seancës, gjykata ka analizuar provat e mbledhura deri më tani, të cilat, sipas saj, përbëjnë bazë të mjaftueshme për të dyshuar se i pandehuri, në periudhën e papërcaktuar deri më 11 gusht 2025, ka qenë i përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e substancave narkotike të llojit kokainë në qytetin e Prizrenit.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Më 12 gusht 2025, policia ka bastisur banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, ku janë sekuestruar prova të shumta, përfshirë:

Sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike (kokainë), përfshirë 3.3 kg të ambalazhuara në formë tullash, si dhe 1.1 kg në qese të ndryshme,

Pajisje për paketim dhe peshim të narkotikëve (peshore digjitale, pajisje për vakum, qese najloni etj.),

Kartëmonedha në prerje të ndryshme,

Një skalper dhe mjete të tjera ndihmëse për paketim.

Gjykata gjithashtu ka marrë parasysh të kaluarën kriminale të të pandehurit, i cili më parë është dënuar për vepra të ngjashme penale, duke theksuar se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës në rast të lënies së tij në liri.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka theksuar se masa e paraburgimit është e nevojshme për të garantuar prezencën e të pandehurit në fazat e mëtejme të procedurës penale dhe për të parandaluar arratisjen apo pengimin e hetimeve.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shpërthen zjarri në fshatin Shirokë të Suharekës

0

Zjarri ka shpërthyer në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

“Kujdes me zjarret. Në Shirokë po bëjmë përpjeke në shuarjen e tij. Temperaturat ende janë te larta”, ka shkruar ai.

Kosova është duke u përballur me një valë të madhe zjarresh që po përfshijnë të gjithë territorin e saj, ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME).

Kreu i agjencisë, Genc Metaj, në një konferencë për media, deklaroi se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe serioze.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Apeli lë në fuqi paraburgimin për katër të dyshuarit në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi

0

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 gusht 2025, me të cilin të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data 4 gusht deri më 4 shtator 2025.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Aksionin e arrestimit dhe hetimet i ka udhëhequr kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Nexhmi Krasniqit dhe Ramadan Paçarizit, të arrestuar nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i drejtë dhe nuk përmban shkelje të dispozitave ligjore, ndërsa ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në bazë të provave materiale dhe shkresave të lëndës.

Gjykata ka vlerësuar se lënia e tyre në liri do të rrezikonte asgjësimin, fshehjen, falsifikimin apo ndryshimin e provave, si dhe do të ndikonte në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, si dhe karakteristikat personale të të pandehurve, Apeli ka konstatuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme në këtë fazë të procedurës.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Sipas vendimit të Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, gjatë muajve nëntor–dhjetor 2024, kanë vepruar si anëtarë të një grupi për të detyruar të dëmtuarin E.M. të tërhiqej nga një marrëveshje shitjeje toke, duke i shkaktuar atij dëm pasuror dhe duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, ndaj Ramadan Paçarizit rëndon edhe dyshimi për shmangie nga tatimi, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar qarkullimin real të një transaksioni prej 250 mijë eurosh, duke iu shmangur detyrimeve tatimore për 130 mijë euro.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE BANESA ME ENCE PAPUOE! LIL S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA B: ??!? POLICIA 20 METRA ? SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer të qytetit"

Bashkimi Demokratik për Prizrenin publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

0

Bashkimi Demokratik për Prizrenin ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për asamblenë komunale, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kandidati për  kryetar të Prizrenit,Zafir Berisha, thekëson rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz dhe të përgjegjshëm në qeverisjen lokale, duke shtuar se lista përbëhet nga individë të përkushtuar, me përvojë dhe vullnet për ndryshim pozitiv në Prizren.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Mbështetja e juaj më 12 tetor 2025 në zgjedhjet lokale është mbështetje në përpjekjet tona për t’i ruajtur dhe avancuar vlerat kulturore, historike dhe politike të qytetit tonë, si dhe thellimin e respektit për diverzitetin etnik e fetar, si vlerë shekullore e Prizrenit”, tha Berisha.

Ai shtoi se angazhimi i BD-së buron nga qytetarët dhe se programi i tyre është i ndërtuar mbi nevojat reale të komunitetit.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Fushata e BDP-së për këtë cikël zgjedhor zhvillohet nën moton: “Bashkë, nga Prizreni për Prizrenin!”, e cila sipas partisë përfaqëson vizionin për një qytet të udhëhequr me përgjegjësi, transparencë dhe unitet qytetar./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë në Prizren, koncert festiv në Kej të Shatërvanit

0

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sonte në Kej të Shatërvanit në Prizren do të mbahet koncerti festiv “Youth on the Stage”.

Aktiviteti organizohet nga OJQ “Rhythm” me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit.

“Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në Kej të Shatërvanit, sonte do të mbahet koncerti ‘Youth on the Stage’ organizuar nga OJQ ‘Rhythm’, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të performojnë të rinjtë e talentuar të grupit muzikor ‘Kape ritmin’”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com