Home Blog Page 404

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

0

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas informacionit të Policisë së Kosovës, tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë tentuar të vjedhin një bankomat.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë goditur një automjet të ankuesve meshkuj kosovarë, që ishte në lëvizje në atë moment. Pas aksidentit, ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 12.09.2025 – 02:15. Raportohet se tre të dyshuar, të maskuar dhe dyshohet të armatosur, kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke dhe gjatë ikjes, kanë goditur veturën e ankuesve meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, njofton PK./PrizrenPress.com

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj akuzohet për shpifje dhe dezinformatë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, akuzohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për shpifje dhe dezinformatë.

Kjo kompani ka ftuar për të hënën një konferencë për media në orën 11:00.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1140448964642480

“Qëllimi i konferencës është informimi i opinionit publik lidhur me dezinformatat dhe shpifjet ndaj KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sh.a – Prizren nga konferenca për media e Kryetarit të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar dje  ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa fshatra përreth, duke akuzuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të furnizimit me ujë.

“Kemi informacione se qëllimisht po ndalet uji në Prizren”, ka deklaruar Totaj, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm që po dëmton drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga menaxhmenti i kompanisë dhe ka paralajmëruar masa institucionale nëse situata nuk përmirësohet.

Sipas raportimeve të mediave lokale, reduktimet e ujit kanë prekur lagje dhe fshatra të tëra, me raste ku banorët kanë qëndruar pa ujë të pijshëm./PrizrenPress.com/

Marketing

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor.

Ai ka theksuar se po ashtu një tjetër lajm i mirë ishte edhe shpallja e Komunës së Rahovecit si komuna më transparente në Kosovë për vitin 2024 nga Indeksi i Transparencës Buxhetore.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

“Instituti GAP, një organizatë me kredibilitet të lartë për monitorimin e qeverisjes lokale, ka përditësuar pasqyrën e përmbushjes së premtimeve elektorale për mandantin e qeverisjes 2021-2025, ku ekipi ynë që qeverisë Komunën e Rahovecit, del i pari në Kosovë sa i përket përmbushjes së premtimeve zgjedhore”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jam shumë i gëzuar me këtë sukses të arritur nga unë dhe bashkëpunëtorët e mi në pozicione drejtuese, por edhe nga puna e mirë e personelit të administratës së komunës. Nga 84 premtime të dhëna në fushatën e vitit 2021, ne kemi përfunduar përmbushjen e 66 premtimeve, 7 janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 9 nga to tanimë kanë filluar të përmbushen”, ka theksuar kryetari Latifi.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Ai ka thënë se programin qeverisës e bën në bazë të një analize të kujdesshme të nevojave të qytetarëve.

“E kam thënë shpesh që ne programin qeverisës e bëjmë në bazë të një analize të kujdesshme të nevojave të qytetarëve, duke prioritizuar ato më të rëndësishmet dhe duke e kalkuluar me kujdes mundësinë buxhetore dhe praktike për përmbushjen e tij. Asnjëherë nuk do të jap një premtim të pambështetur, asnjëherë nuk do të kërkoj votë duke premtuar ëndrra që nuk bëhen realitet”.

“Një tjetër lajm i mirë ishte edhe shpallja e Komunës së Rahovecit si komuna më transparente në Kosovë për vitin 2024 nga Indeksi i Transparencës Buxhetore, ku morëm 100 pikë, duke e dëshmuar përkushtimin tonë për qeverisje llogaridhënëse dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Latifi.

Marketing

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

0

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga mbarë rajoni.

Kompleksi memorial pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme përkujtimore, ku brezat e ardhshëm do të ndalen për të reflektuar mbi sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, në fjalimin e tij para të pranishmëve, theksoi rëndësinë historike dhe emocionale të këtij momenti.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

“Duke kujtuar jetën dhe veprën e Rexhep Bislimit, Hasani tha se ai ishte një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili besoi në lirinë e popullit shqiptar deri në frymën e fundit. Ai u arrestua padrejtësisht dhe u vra mizorisht në burgjet e pushtuesit serb, por vdekja e tij u shndërrua në udhërrëfim për luftëtarët e UÇK-së”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Halili, vlerësoi iniciativën si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së kujtesës kolektive dhe nderimit të dëshmorëve të kombit. Ai tha se Stubëlla, Vitia dhe e gjithë Kosova do ta kenë gjithmonë një vend të shenjtë përkujtimi, ku historia nuk do të harrohet, por do të frymëzojë brezat që vijnë.

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ceremonia u mbyll me një thirrje për unitet dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat u flijuan dëshmorët e kombit. Gurthemeli i kompleksit memorial për Rexhep Bislimin është dëshmi se kujtesa jonë nuk shlyhet, se gjaku i dëshmorëve është themeli i shtetit tonë, dhe se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse luftës së UÇK-së.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

0

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të, një djalë 10-vjeçar, Burim Ninaj, qëndron në krahët e babait të tij, Metë Ninaj, mësues dhe tashmë i ndjerë. Ishte një moment i kapur në kufirin e Morinës, vetëm pak ditë pasi Burimi kishte shpëtuar për mrekulli nga një plagosje e rëndë gjatë ofensivës serbe në fshatin e tij.

Plagosja mes flakëve të luftës

Më 28 mars 1999, forcat serbe detyruan me dhunë banorët të largoheshin nga fshati. “Gjatë ikjes, në orët e pasdites, u hap zjarr mbi turmën e civilëve. Një vajzë 16-vjeçare, që mbante një kofer me pajën e fejesës, u vra tragjikisht. Trupi i saj nuk u arrit të tërhiqej nga familja. Ndërkohë, Burimi, vetëm 10 vjeç, u plagos rëndë në kokë dhe fytyrë nga armët e zjarrit”, tregon Cikaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Një rrugëtim i dhimbshëm drejt shpëtimit

I tmerruar, babai i tij e mori në krah dhe përshkoi rreth 8 kilometra në këmbë deri në Gjonaj, ku mbërriti rreth orës 21:00. Në atë natë të errët, nën dritën e një llambe, mjeku i UÇK-së, Dr. Halil Cikaj, e pa plagën: një vrimë hyrëse në nofullën e majtë dhe dalje në faqen e djathtë. Megjithëse kishte humbur shumë gjak, plaga nuk ishte fatale. Dr. Cikaj e trajtoi për dy ditë në shtëpinë e Shaqir Sherif Çoçajt, para se Burimi të përcillej për në Shqipëri me banorët e tjerë të zhvendosur.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Sot, Burim Ninaj jeton me shëndet të plotë dhe nuk harron kurrë dorën që i shpëtoi jetën. “Një falënderim i veçantë shkon për doktorin e dashur dhe shumë të respektuar, Dr. Halil Cikaj, të cilin e falënderoj përzemërsisht që më ka dhënë ndihmën e parë dhe më ka shpëtuar jetën. Falë Zotit, ndihmës së familjes dhe doktorit, sot unë jetoj me shëndet të plotë”, shprehet ai.

Kjo histori nuk është vetëm një rrëfim personal, por një dëshmi e humanizmit që lulëzoi mes flakëve të luftës. Një mjek, një fëmijë, një fotografi — dhe një falënderim që mbetet i përjetshëm.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

0

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do të votojnë për përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Lëvizja Vetëvendosje aktivitetin e saj hapës e zhvilloi mbrëmë në Prishtinë, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës, gjë për të cilën është kritikuar nga organizata që monitorojnë zgjedhjet.

Ndërkohë, partitë tjera politike kanë paralajmëruar për sot aktivitetet e tyre hapëse në kryeqytet. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është subjekti i parë që e nis fushatën, duke filluar nga ora 13:00 në Prishtinë. Më pas, në ora 14:00, Nisma Socialdemokrate hap fushatën e saj. Lidhja Demokratike e Kosovës e mban tubimin e saj të parë nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nga ora 19:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje garojnë 38 subjekte politike, janë 206 kandidatë të certifikuar për kryetarë komunash.

Të drejtë vote më 12 tetor do të kenë mbi 2 milionë 69 mijë qytetarë. Prej tyre, 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 43 mijë e 993 me postë. Procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra të votimit, me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj: Nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë

0

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për pritjet e tij në këtë garë.

Në një intervistë në Debat Plus, ai ka thënë se në Prizren është shumë e vështirë të fitohet pa balotazh por se ”nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë”.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1140448964642480

“Prizreni e ka një strukturë interesante politike. Edhe përkundër dëshirës që unë kam, që të fitoj pa balotazh, nuk është e lehtë, është shumë e vështirë, edhe pse qëndrojmë relativisht mirë”.

”Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi parasysh faktin se të fitosh pa balotazh në Prizren, ku janë shtatë kandidatë, është shumë e vështirë”.

”Përndryshe, unë jam i hapur të bashkëpunoj me të gjithë ata që ia duan të mirën qytetit të Prizrenit dhe duan të kontribuojnë”, ka thënë Totaj.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

0

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësinë K9, kanë selektuar për kontroll të detajuar një automjet me targa të huaja që po hynte në Kosovë.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur një grinder (pajisje për bluarje marihuane) dhe një kuti me filtra OCB (Slim Premium Filters), të cilat ngritën dyshime për përdorim të mundshëm të substancave narkotike, raporton PrizrenPress.

Tutje bëhet e ditur se pas kontrollit fizik të udhëtarëve, në trupin e njërit prej tyre është zbuluar një pako cigaresh ku brenda saj u gjetën katër (4) qese plastike me substancë narkotike marihuanë.

Për rastin, Dogana thotë se, është informuar Prokuroria kompetente dhe njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prizren, të cilët kanë marrë në dorëzim të dyshuarin dhe dëshmitë për veprime të mëtejshme ligjore.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në parandalimin e trafikimit të substancave narkotike, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së kufijve, rendit publik dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir Çoçaj.

Takimi është zhvilluar në një ambient të qetë në Prizren, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedës. Çoçaj, i cili deri vonë ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është bashkuar së fundi me Nismën Socialdemokrate, ku kandidon për asamblenë komunale.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Prania e tij në fotografi me deputetin Rexhaj ka ngjallur interes për raportet ndërmjet figurave të subjekteve të ndryshme politike, veçanërisht në kontekstin e fushatës zgjedhore që po afrohet.

Nuk dihet nëse takimi ka pasur karakter miqësor, konsultativ apo politik, por publikimi i tij ka shtuar vëmendjen ndaj lëvizjeve dhe pozicionimeve të reja në skenën lokale të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

0

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk Dakaj, me qëllim të vlerësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe identifikimit të mundësive për përmirësim të mëtejshëm.

Në takim morën pjesë edhe stafi drejtues i të dy institucioneve, ku u diskutua për koordinimin e deritanishëm, i cili u vlerësua si i frytshëm dhe i dobishëm për funksionimin efikas të sistemit të sigurisë dhe trajtimit korrekt të personave të paraburgosur.

“Të dyja palët shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe u zotuan për forcimin dhe zgjerimin e tij në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe shkëmbimit të përvojave profesionale”, thuhet nw njoftim.

Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e efikasitetit institucional dhe garantimin e standardeve të sigurisë dhe humanizmit në trajtimin e personave në paraburgim.