Home Blog Page 403

Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

0

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera shqiptare, janë në Hagë për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet me fillim nga ora 14:00, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në këtë qytet.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe zhvillohet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim dhe po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore dhe do të karakterizohet me shpalosjen e rreth 100 parullave dhe sloganeve të përgatitura në gjuhën angleze, me qëllim që mesazhi i protestuesve të transmetohet qartë te opinioni ndërkombëtar.

Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të shprehin solidaritetin e qytetarëve shqiptarë me ish-ushtarët e UÇK-së, duke theksuar bindjen e tyre në drejtësinë e kauzës së luftës çlirimtare.

OVL-UÇK u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në afërsi të Hagës që t’i bashkohen kësaj proteste, duke respektuar parimet demokratike dhe të drejtën për shprehje të lirë.

Marketing

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Superkupa në hendboll i takon Rahovecit

0

Superkupën e Kosovës në hendboll për edicionin 2025 e ka fituar Rahoveci, pas një dueli dramatik ndaj Kastriotit.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, përpara rreth 2500 shikuesve, “vreshtarët” triumfuan me rezultat minimal 31:30. Takimi ishte i fortë, me shumë duele dhe emocione, duke u vendosur vetëm në aksionet e fundit, raporton PrizrenPress.

Rahoveci për herë të dytë radhazi siguroi trofeun e Superkupës së Kosovës. Më efikasi për skuadrën fituese ishte Arbios Mushkolaj me 7 gola, i pasuar nga Ardit Tafilaj me 5, ndërsa Mali Luzha e Hamdi Salihu shënuan nga 4 herë. Portieri Arbër Curri u dallua me pritje vendimtare në momentet kyçe të takimit.

Nga ana tjetër, Kastrioti pati si lojtar më efikas Festim Mustafën me 8 gola, ndërsa Adonit Isufi realizoi 6 dhe Beni Sula 5. Në portë spikatën Dardan Dugolli dhe Wadi Chebbi.

Trofeun e Superkupës kapitenit të Rahovecit, Egzon Gjuka, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci.

Kjo përballje paralajmëron një garë të zjarrtë për titullin kampion në sezonin e ri të Superligës së hendbollit./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria del me barazim 1-1 në Vushtrri, Fetahaj shpëton bardhezinjtë

0

Skuadra e Lirisë ka arritur një barazim të rëndësishëm në transfertë kundër Vushtrrisë, me rezultat 1-1, raporton PrizrenPress.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Theophilus Solomon, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazh. Megjithatë, në pjesën e dytë, bardhezinjtë reaguan fuqishëm dhe barazuan rezultatin me golin e Liridon Fetahajt.

Liria pati mundësinë ta përmbyste ndeshjen, por goli i Fitim Susurit u anulua nga gjyqtari, duke shkaktuar mjaft polemika.

Me këtë barazim, Liria merr një pikë të vlefshme dhe tashmë do të synojë fitoren në ndeshjen e ardhshme që do të zhvillohet javën tjetër në Prizren, para tifozëve të saj./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbyllet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

0

Në natën e pestë dhe njëkohësisht përmbyllëse të Festivalit të Teatrove në Suharekë, u shfaq drama “Një dorëzim”, me regji të Afeida Boriçit, e realizuar nga Teatri i Qytetit të Preshevës.

Salla ishte e mbushur plot me publik, i cili e priti shfaqjen me shumë të qeshura dhe duartrokitje, duke dëshmuar edhe një herë interesimin dhe dashurinë për artin skenik.

Në kuadër të mbrëmjes përmbyllëse, organizatorët ndanë edhe katër mirënjohje të veçanta për personalitetet e kulturës Muradije Muriqi, Elida Shasivari, Myrvete Kurtishi dhe Ismet Suka, për kontributin e tyre të çmuar dhe të vazhdueshëm në art e kulturë.

Edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë u karakterizua nga pjesëmarrja e trupave teatrore vendore e rajonale, duke sjellë para publikut suharekas shfaqje me tematika të ndryshme dhe me një nivel artistik të lartë.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

0

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket me Kombëtaren e Turqisë.

Ekipi i basketbollit të kombëtares së Turqisë mposhti Greqinë me rezultatin 94:68 në gjysmëfinalet e Eurobasketit dhe u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Në radhët e Turqisë, Erxhan Osmani ishte më i miri me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime – ai luajti ndeshjen e karrierës së tij!

Kush është Erxhan Osmani?

Ai lindi më 4 gusht 1998 në Bajram Curri në veri të Shqipërisë, por që nga viti 2021 është anëtar i rregullt i ekipit kombëtar turk.

Osmani i mori mësimet e para të basketbollit në Prizren, në klubin Junior 06, dhe u vu re nga turqit, dhe atëherë filloi ngritja e tij.

Në moshën 15-vjeçare, Erxhan Osmani shkoi në Turqi ku luajti për herë të parë për Bandirma dhe luajti atje deri në vitin 2020.

Pasi e provoi veten në ligat e ulëta të Turqisë, ai luajti fillimisht për Besiktasin dhe më pas për Darushafakan, nga ku mbërriti në Efes.

“Erxhan Osmani është përfshirë në gamën e gjerë të lojtarëve që kanë veshur fanellën e ekipit tonë kombëtar. Me lejen e FIBA-s, Osmani do të veshë fanellën e ekipit tonë kombëtar dhe do të garojë në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2023, si dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2022”, thuhej në njoftimin e Turqisë kur siguroi shërbimet e tij.

Osmani tani është një reprezentues i rregullt i kombëtares turke dhe njëri nga lojtarët kryesor të tyre, sidomos në Eurobasket 2025, ku Turqia siguroi finalen e madhe ndaj Gjermanisë.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

500 mëshqerra qumështore për fermerët e Suharekës – nis projekti i ri blegtoral

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur në Facebook nisjen e një projekti të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve lokalë me lopë të racës qumështore.

Sipas njoftimit, gjatë këtij viti do të shpërndahen 50 mëshqerra, ndërsa në vitet e ardhshme numri i tyre do të rritet gradualisht deri në 500 krerë, raporton PrizrenPress. Projekti është planifikuar të vazhdojë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, për të siguruar kontinuitet dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit blegtoral.

“500 krerë lopë – mëshqerra të racës qumështore. Komuna e Suharekës dhe Organizata për Zhvillim Rajonal ‘Mëshqerra’ do të realizojnë një projekt i cili do t’i ndihmojë fermerët tanë. 50 prej tyre do të ipen këtë vit dhe gjatë viteve të ardhshme, në aneks marrëveshje do të vazhdojmë gjatë mandatit tjetër, në rritjen e numrit të këtij lloji. E falënderojmë drejtoreshën e organizatës ‘Mëshqerra’, znj. Florentina Kida Gërguri, për bashkëpunimin që do ta kemi viteve të ardhshme”, shkruan në postimin e tij, Muharremaj./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

0

Nga Ben Blushi

Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm.

Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është Albini, mund të jenë të dëmshëm siç është Albini, mund të jenë të dhunshëm siç është Albini, mund të jenë pa ide siç është Albini, mund të jenë të mërzitshëm siç është Albini, mund të qëllojnë demagogë siç është Albini, mund të jenë poetë të dështuar siç do donte të ishte Albini, mund të jenë delirantë siç është Albini.

Të gjitha këto kanë ndodhur dhe do ndodhin.
Mirëpo popujt e gjejnë zgjidhjen.
Ata i zbojnë Albinëët nga qielli i tyre njëlloj si korbat.
Kur e kuptojnë se korbat nuk ikin, popujt largojnë ushqimin e tyre kryesor : insektet.
Prandaj them se ikja e Albinit nuk është më diçka që i duhet lënë atij në dorë.
Albin Kurtit i duhet hequr ushqimi.

Ikjen e Albinit e kanë në dorë ata që e krijuan Albinin : qytetarët e Kosovës.
Përveç shumë dëmëve që i ka bërë vendit të vet, Albin Kurti do mbahet mend se krijoi një lidhje fatale mes fjalës sekt dhe insekt.
Ai ka krijuar një albinsekt.

Albinsektet janë ushqimi i Albinit, ata e mbajnë të ndezur zemrën e tij të shuar, ata ia tundin krahët kur nuk fluturon dot, ata ia hapin sqepin kur duhet të kafshojë, ata ia ngarkojnë flatrat e urrejtjes me gurë, ata e shërojnë kur ai plagoset, ata ia pastrojnë kthetrat kur ai nxjerr sytë, ata qeshin kur ai nuk ka cipë, ata ia rrahin rivalët me rrip, ata e quajnë hero meqë flet shqip, ata e çojnë nga rënia në gropë, ata nuk ndahen kur ai bëhet copë.

Por sot është dita që dhe albinsektet të bëjnë një bilanc.
Çfarë ka bërë Albin Kurti për pesë vjet?
Aktualisht në Evropë nuk ka asnjë shoqëri më depresive se Kosova.
Të varfërit po varfërohen, të pasurit po rrallohen.
Mijëra njerëz ikin çdo ditë.
Bizneset po mbyllen.

Ekonomia është rrudhur dhe prodhimi është pakësuar.
Papunësia është më e larta në rajon.
Investime publike nuk ka.
Investimet e huaja janë një koncept i panjohur.
Bizneset e Kosovës po emigrojnë në Shqipëri.
Elita gjithashtu.

Parlamenti ka shtatë muaj jashtë funksionit.
Qeveria nuk formohet dot dhe Albin Kurti është një kryeministër me mandat të skaduar.
Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë në pikën më të ulët.
Me vendimin e djeshëm Amerika e ka shpallur Albin Kurtin de fakto non grata.
Raportet me Evropën janë të bllokuara prej dy vitesh.
Kosova është nën embargo.

Marrëdhëniet me Shqipërinë janë më keq se në kohën e Jugosllavisë.
Kufiri është i hapur, por shpirti është i mbyllur.
Njerëzit takohen, por Albin Kurti i ndalon të duhen.

Administrata albinsekte e shtetit të Kosovës është kthyer në një agjensi anti-Shqipëri.
Ajo ndot plazhet dhe i tremb turistët duke i cuar në Greqi.
Që kur e njoh Kosovën nuk kam parë kurrë një sentiment më të fortë kundër shqiptarëve të Shqipërisë se sa sot.

Nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer në një parti kundër Shqipërisë.

E megjithatë kur ia bën këtë bilanc disa njerëzve në Kosovë ata thonë po ke të drejtë, të gjitha janë të vërteta, por Albin Kurti është i ndershëm.
Unë kam një pyetje për të gjithë kosovarët.
E pse qenka Albin Kurti i ndershëm?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që e fut vendin e vet në konflikt me Amerikën?
Si mund të jetë i ndershëm një njeri që ka arritur të fusë vendin në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian njëlloj sikur të ishte Rusia e Putinit?
Si mund të jetë i ndershëm një njeri që kërkon të qeverisë kur nuk ka fituar?
Si mund të jetë i ndershëm dikush që dështoi 50 raude parlamentare duke kërkuar diçka që nuk i takonte?

A mund të jetë i ndershëm dikush që refuzon të dëshmojë në prokurori siç bëjnë sa herë ju kërkohet 2 milion qytetarët e atij vendi?
A mund të jetë i ndershëm një njeri që kundërshton vendimet e gjykatave?
A mund të jetë i ndershëm një njëri i cili, që nga dita që ka ardhur në pushtet nuk i ka shtuar asnjë njohje shtetit të vet?

A mund të jetë i ndershëm dikush që ushqen me dashje akuzat e gjykatës së Hagës për ata që çliruan Kosovën?
A mund të jetë i ndersëhm dikush që përdor fenë për vota?
A mund të jetë i ndershëm një njeri që ka shkatërruar mijëra vende pune?
A mund të jetë i ndershëm një njeri që beson se rritja ekonomike është pasurim i padrejtë?
A mund të jetë i ndershëm dikush që e përdor varfërinë për pushtet?
Ne shqiptarët kemi disa shembuj të ndershmërisë politike.
Po marr një rast klasik.

Një pjesë prej nesh, besojnë se Enver Hoxha ishte i ndershëm.
Ata thonë se ai nuk i vidhte taksat e popullit, nuk kishte prona, nuk kishte vila dhe pasuri, megjithëse i fuste kundërshtarët në burg, megjithëse ia mori të gjithëve pronat,megjithëse kolektivizoi lopët,megjithëse ne hanim një racion mish në muaj dhe megjithëse kur vdiq e la Shqipërinë vendin më të varfër në botë dhe më të izoluar,në konflikt me Evropën, Amerikën Rusinë dhe Kinën.

Pavarësisht të gjithave, thonë disa, Enver Hoxha ishte burrë i ndershëm sepse nuk e vidhte lapsat me të cilët firmoste varjen e njerëzve në litar.
Pra një njeri që i la të gjithë pa gjë, quhet i ndershëm meqë vetë nuk mori asgjë.
Ky është koncepti i disa kosovarëve sot për Albin Kurtin.

Ata besojnë se ky njeri nuk e vjedh printerin e vendimeve të dëmshme që merr.
Unë do preferoja më mirë një njeri që e shpërdoron bojën e printerit, bashkë me printerin, por nuk na fut në sherr me shtypshkronjën e demokracisë : me Amerikën.
Prandaj duke njohur disi Kosovën, them se problemi aty nuk është opozita, problemi është pjesa albinsekte e shoqërisë kosovare që beson se duke e ushqyer korbin me flutura do ta shndërrojnë në shqiponjë.

Albin Kurti e humbi mundësinë të bëhet shqiponjë sepse nuk u ngrit asnjëherë në atë lartësi.Ai është një korb që do vazhdojë të ushqehet me insekte, duke vrarë fluturat e shpresës.Shpresoj jo edhe për shumë kohë.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

0

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është raportuar dje, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të ndaluar veprimtarinë e dyshuar të paligjshme.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1140448964642480

Punimet po kryheshin nga një  kompani,  e cila kishte angazhuar një eskavator dhe një kamion të tipit Mercedes-Benz për të ndërhyrë në pronën që nuk ishte në pronësi të tyre. Veprimet janë cilësuar si uzurpim dhe dëmtim i pronës publike.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Të dyshuarit janë identifikuar si personat përgjegjës për këtë ndërhyrje. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, mjetet e punës janë sekuestruar dhe janë dërguar në Nënstacionin Policor në Zhur.

Ata  janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprat “Uzurpim i pronës publike” dhe “Dëmtim i pronës publike”.

Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër dhe pritet që organet kompetente të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes./Sinjali

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

0

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM.

Është luajtur të paktën shtatë milionë herë në shekullin XX, me 2 200 variante dhe të paktën dy referendume prestigjioze, ku u votua si kënga më e mirë e të gjitha kohërave.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1140448964642480

Megjithatë, për shkak të gjenezës së saj, dhe veçanërisht faktit se është e vetmja këngë e ”Beatles” e interpretuar vetëm nga Paul McCartney dhe se ishte krejtësisht e ndryshme nga pjesa tjetër e repertorit të grupit, u deshën muaj që John, George dhe Ringo të hiqnin veton e tyre për publikimin e saj.

“Yesterday” është gjithashtu kënga më e famshme e kompozuar në gjumë.

McCartney tregon se si u zgjua me melodinë tashmë të përfunduar në kokën e tij, aq sa për muaj të tërë pyeti përreth se kush ishte kompozitori.

Pasi u konfirmua se ishte një vepër origjinale, ndërsa prisnin tekstin, John Lennon dhe Paul e titulluan “Scrambled Eggs”.

Melodia melankolike dhe titulli i gjallë e transformuan kompozimin në një moment gjallërues midis Paul dhe John.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Megjithatë, me kalimin e kohës, Paul e mori punën seriozisht, aq sa kërkoi që një piano të vendosej në sheshxhirimin e “Help!” në mënyrë që të mund ta përfundonte këngën.

Koha e tepërt e kaluar duke kompozuar gjatë xhirimeve shkaktoi një shpërthim të furishëm emocional nga Richard Lester, regjisori i hershëm i ”Beatles”.

George Harrison, i cili ishte i pakrahasueshëm kur bëhej fjalë për zgjuarsinë e tij, tha se për muaj të tërë Paul foli vetëm për atë këngë.

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Pas muajsh pune, McCartney më në fund arriti në versionin përfundimtar: u provuan disa aranzhime me instrumente të tjera, por me këmbënguljen e George Martin, kënga u regjistrua vetëm me Paul, duke luajtur kitarë akustike të shoqëruar nga një kuartet me tela.

Episodi më sensacional lidhet me Chris Farlowe, një nga zërat më origjinalë në skenën angleze të blues rock-ut, të cilit iu ofrua mundësia të regjistronte “Yesterday” përpara se të publikohej nga ”Beatles”, por ai e refuzoi sepse mendonte se ishte shumë banale.

Ndoshta kritika më prestigjioze ishte nga Bob Dylan, i cili tha fillimisht se “biblioteka e Kongresit ka mijëra këngë më të mira se ‘Yesterday’ dhe ‘Michelle’.

Më pas, ai regjistroi versionin e tij të “Yesterday” me mikun e tij George Harrison, që nuk u publikua kurrë, por regjistrimi ekziston.

/ATSH-ANSA/