Home Blog Page 430

Në Prizren u hap Java e Nënë Terezës

0

Në Muzeun Nënë Tereza në Prizren u zhvillua sot ceremonia solemne e hapjes së Javës përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së shenjtores shqiptare, Nënë Tereza.

Ky aktivitet shënon fillimin e një sërë ngjarjesh që do të mbahen nga 26 gushti deri më 5 shtator 2025, duke përkujtuar tri data të rëndësishme: ditëlindjen e saj më 26 gusht 1910, ndarjen nga jeta më 5 shtator 1997, si dhe shenjtërimin e saj nga Kisha Katolike.

Në hapje morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, klerikë, qytetarë dhe të rinj, të cilët nderuan figurën dhe mesazhin e Nënës Terezë për paqe, dashuri dhe shërbim ndaj të varfërve.

Java përkujtimore do të vazhdojë me aktivitete kulturore, fetare e edukative në Prizren dhe më gjerë, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e pavdekshme të humanistes shqiptare./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

FC Malisheva prezanton përforcimin e ri Assane Diatta

0

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të krahut, Assane Diatta, i cili vjen pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar.

Futbollisti senegalez i është bashkuar klubit kosovar për edicionin e ri, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi shtesë në repartin ofensiv.

Diatta në edicionin e kaluar ishte pjesë e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, ku u dallua për paraqitjet e mira dhe kontributin e tij në fazën sulmuese. Në 25 ndeshje, ai kishte 2 gola dhe 3 asistime.

Para kësaj aventure, ai ka luajtur edhe në futbollin turk me klubin Kar??yaka SK.

Përforcimi i ri pritet të rrisë konkurrencën brenda skuadrës dhe t’i ofrojë trajnerit Qatip Osmani një alternativë më shumë në fazën e avancuar të lojës.

Ky transferim shihet si pjesë e planeve të Malishevës për ta forcuar skuadrën në prag të edicionit të ri, ku synimet janë për paraqitje të forta si në Superligë, pasi në dy vitet e fundit ky klub e mbylli në pozitëne tretë. /Telegrafi/ 

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahovec/ I jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Afrim Malsori(Video)

0

Me ceremoni ushtarake nga Forca e Armatosur e Kosovës (FSK), sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Malsori. Në ceremoninë e varrimit të Malsorit morën pjesë shumë qytetarë të Rahovecit dhe viseve tjera të Kosovës.

Afrim Malsori dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri, duke qenë bashkëluftëtar i Xhelal Hajdës – “Toni” dhe Selajdin Mullabazi – “Mici” në Zonën e Pashtrikut, si dhe kishte afërsi edhe Zonën e Dukagjinit dhe komandantin Ramush Haradinaj, raporton “Epoka e re”.

Video nga ceremonia e varrimit të Afrim Malsorit

 

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohen dy persona në Malishevë se u futën në një pronë private të armatosur, i kapen edhe armë

0

Policia në Malishevë pas pranimit të një video-incizimi ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në një pronë private në fshatin Shkozë më 24 gusht , ka ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim zbardhjen e rastit.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:Një armë zjarri e tipit AK-47 me një karikator dhe 5 fishekë,Një pushkë gjuetie me 4 fishekë.

Dyshohet se këto janë armët e njëjta që shihen në video-incizim duke u mbajtur nga të dyshuarit”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast penale ndaj të dyshuarve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa procedurat e mëtejme do të zhvillohen sipas rrugës së rregullt ligjore’, njofton policia

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë takon drejtorët e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor

0

Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, e udhëhequr nga Sabit Berisha me bashkëpunëtorët Enver Mazreku dhe Remzi Buçaj, ka mbajtur sot një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës, me qëllim të koordinimit për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2025-2026, i cili nis më 1 shtator.

Në takim u diskutua për përgatitjet e bëra gjatë pushimit veror, gjendjen e infrastrukturës shkollore, furnizimin me tekste dhe mjete mësimore – një sfidë që edhe këtë vit mbetet e pranishme – si dhe për planifikimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore, raporton PrizrenPress.

Udhëheqësi i arsimit në komunë, Sabit Berisha, theksoi rëndësinë e disiplinës, sigurisë së nxënësve dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shkollave dhe Drejtorisë. Ai siguroi se Drejtoria do të qëndrojë pranë çdo institucioni arsimor për të ofruar mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që mësimi të nisë në kohë dhe të zhvillohet me profesionalizëm.

“Me angazhimin e mësimdhënësve, presim rezultate të shkëlqyera në cilësinë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe në bashkëpunimin me prindërit”,u shpreh Berisha, duke uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të ri shkollor të mbushur me dije dhe suksese në fusha të ndryshme./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni sfidon Ramiz Sadikun në Prishtinë

0

FC Prizrenit do të zbresë në fushë të mërkurën më 27 gusht 2025, ku do të përballet me KF Ramiz Sadikun në stadiumin “Ramiz Sadiku” të Prishtinës.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 16:30, raporton PrizrenPress.

Në prag të sfidës, klubi prizrenas ka dhënë një mesazh motivues për futbollistët dhe tifozët, duke theksuar përgatitjen e plotë dhe frymën e skuadrës.

“Skuadra jonë është e bashkuar, e motivuar dhe e gatshme për sfidën e radhës! Me përkushtim dhe zemër në fushë, do të japim gjithçka për ngjyrat tona”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Malisheva nderon Lion Krasniqin, kampion i Gjermanisë në kikboks

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim të veçantë kikboksierin 12-vjeçar, Lion Krasniqi, nga fshati Pagarushë, i cili jeton në Gjermani dhe së fundmi është shpallur kampion në kampionatin gjerman të kikboksit, në kategorinë e lehtë +47 kg për moshat e reja, raporton PrizrenPress.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për suksesin e tij, kryetari Kastrati i ndau një mirënjohje Lionit, duke theksuar rëndësinë që kanë arritjet e mërgimtarëve për komunën dhe vendin.

“Në emër të komunës dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për këtë arritje të madhe. Mërgimtarët tanë na bëjnë krenarë kudo që veprojnë, e në veçanti në sport. Ju dëshirojmë shumë suksese dhe ju inkurajojmë të vazhdoni me këtë sport, duke ju uruar arritje të reja në të ardhmen”, u shpreh kryetari Kastrati gjatë ceremonisë.

Lion Krasniqi u shpall kampion në kampionatin e organizuar nga Federata e Kikboksit të Gjermanisë, në kuadër të kategorisë WAKU Deutsche Meister, në disiplinën LK-YK +47 kg, për moshën 12 vjeç.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e talentit dhe përkushtimit të të rinjve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet komunitetin e tyre në arenën ndërkombëtare sportive./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka shtënë ne armë zjarri pas një mosmarrëveshje që kishte me një person.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 19:50.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si dhe një fishek. Po ashtu është sekuestruar arma pistoletë me gas e cila është përdorur në rast si dhe një armë AK-47”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.