13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 438

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Tutje, nga KQZ njoftojnë se gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose  duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

0

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen!

Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!
Mos prit të të ftojë dikush – bëja vetes një dhuratë!
Zgjidh vendin tënd në autobus nga Prizreni dhe nis pushimet që sot!

Destinacionet tona verore:
Durrës | Golem | Shëngjin | Velipojë

 Çdo ditë – udhëtime të përditshme drejt detit!
Transport modern, i sigurt dhe super komod
Orar i saktë dhe i respektuar
Staf profesionist, mikpritës dhe gjithmonë në shërbimin tuaj

Sepse për ne, pushimet nuk fillojnë te plazhi… por që në momentin kur ngjitesh në autobus!
Me Halimaj Reisen, udhëtimi yt është:
i qetë
i rehatshëm
pa stres
…ashtu siç e meriton vera jote! ??

Rezervo tani dhe mos lejo që vera të të ikë pa një aventurë bregdetare!

Na gjeni në zyrat tona:
Rr. De Rada, afër Stacionit të Autobusëve – Prizren
Na kontakto në WhatsApp & Viber:
+383 44 304 318
+383 49 304 318
+383 44 152 263

Halimaj Reisen – Me ne, çdo udhëtim bëhet pushim!

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

I shoqëruar nga miq, bashkëpunëtorë dhe përkrahës, Berisha theksoi se kjo iniciativë ka për synim ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore, historike dhe politike të Prizrenit, si dhe promovimin e diversitetit fetar e kombëtar, duke e konsideruar këtë trashëgimi si një pasuri të veçantë për shoqërinë prizrenase.

“Vizioni ynë është për një Prizren ndryshe – një qytet i barazisë, zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë”, deklaroi Berisha.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ai shtoi se objektivat e ‘Bashkimit Demokratik’ do të jenë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit lokal, duke synuar gjithashtu një bashkëpunim konstruktiv me qeverinë qendrore në funksion të interesave të qytetarëve.

Ndër prioritetet kryesore të programit të BDP-së përmenden:

Investime në infrastrukturë, përfshirë rrugët, trotuaret, kanalizimin e ujërave të zeza, ndriçimin publik dhe një sistem funksional të transportit publik për qytetin dhe fshatrat;

Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe restaurimi i objekteve historike në bashkëpunim me ekspertë të fushës;

Krijimi i hapësirave dhe programeve për të rinjtë, duke përfshirë qendra rinore, trajnime profesionale dhe projekte kulturore e sportive;

Mbështetja për ndërmarrësit lokalë, me fokus të veçantë në sektorët e turizmit, zejtarisë dhe teknologjisë;

Nxitja e turizmit rural dhe malor;

Përmirësimi i gjendjes mjedisore në qytet përmes pastrimit të lumenjve, menaxhimit të mbeturinave dhe krijimit të një sistemi të riciklimit;

Zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe krijimi i parqeve në lagje me mungesë të tyre;

Rritja e transparencës përmes platformave digjitale që lehtësojnë konsultimin me qytetarët dhe ofrimin e informacionit mbi shpenzimet buxhetore dhe realizimin e projekteve.

“Bashkë për një Prizren më të mirë” është mesazhi që Zafir Berisha dhe ekipi i tij kanë zgjedhur për të përçuar një frymë bashkimi, zhvillimi dhe angazhimi qytetar.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

0

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati gjatë dëgjimeve buxhetore me banorët e Këshillave Lokal në Terpezë, Tërpezë e Poshtme, Berishë dhe Fshat i Ri.

Sipas njoftimit të komunës, “Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi se investimet në vitet e ardhshme do të fokusohen në urbanizimin e zonave rurale”.

Në këto takime, Kastrati ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, si dhe Zyrtarja Kryesore Financiare, Valentinë Krasniqi, të cilët prezantuan Qarkoren e Dytë Buxhetore për periudhën 2026–2028, me theks të veçantë në planifikimin e buxhetit për vitin 2026.

“Drejtori Thaçi bëri prezantimin e buxhetit, duke theksuar investimet kapitale. Sipas tij, krahas buxhetit të planifikuar dhe të hyrave vetanake të komunës, për vitin 2026 planifikohet të investohen rreth gjashtë milionë euro në projekte kapitale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim citohet kryetari Kastrati të ketë thënë: “Duke qenë se shumica e projekteve në qytet dhe obligimet e tjera po realizohen brenda vitit, buxheti do të orientohet drejt urbanizimit të fshatrave”.

Kërkesat kryesore të qytetarëve, sipas komunës, ishin për investime në infrastrukturë, pa lënë anash edhe bujqësinë, zhvillimin e turizmit, sistemet e ujësjellësit dhe sektorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.

“Konfiguracioni i terrenit dhe malet e larta në këtë zonë e bëjnë të mundur zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe veçanërisht të turizmit malor”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi.

Sipas një reagimi të SBAShK-ut, thuhet se ditët e fundit, në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

SBAShK-u thotë se versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 10/2015, që është në fuqi dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasuar me Kontratat që kanë punëtorët e Arsimit Parauniversitar.

Sindikata ka kërkuar nga komuna e Vushtrrisë që “menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve”, si dhe u bëri thirrje të gjitha komunave tjera që të mos ndjekin këtë, siç thotë, “shembull të dëmshëm, i cili bie ndesh me të drejtat e garantuara të punëtorëve”.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

“Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit”, ka thënë SBAShK-u.

Kjo sindikatë ka thënë se çdo formë presioni për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës (Ligji Nr. 03/L-212), e cila mund të sjellë pasoja ligjore për punëdhënësin.

“Çdo rast i tillë mund dhe duhet të raportohen në SBAShK për trajtim institucional”, tha SBAShK-u.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

0

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit.

Pas shqyrtimit të një numri rekord prej gati 3,500 aplikimesh, ekipi i programimit prezanton filmat që do të garojnë për çmimet e DokuFestit.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Gjithsej janë përzgjedhur 99 filma në shtatë kategori garuese, ndërkohë që gara për Truth Dox është pezulluar këtë vit dhe pritet të rikthehet në edicionin e vitit 2026, edicionin jubilar të festivalit.

Në pritje të publikimit të programit të plotë më 15 korrik, DokuFest do të vazhdojë të lansojë programet speciale në ditët në vijim, përfshirë edhe njoftimin për Temën e shumëpritur, përzgjedhjen e filmave për programin View from the World, programin Spotlight, programin retrospektiv, programin e plotë të DokuKids, si dhe një sërë programesh të tjera të kuruara me kujdes: panele diskutimi, ligjërata, masterklasa, si dhe performanca të artistëve të njohur gjatë festivalit, në kuadër të DokuNights.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

 

“Emocioni i momentit kur më në fund kemi mundësinë të ndajmë me publikun përzgjedhjen e filmave në garë është i pashpjegueshëm me fjalë. E them këtë sepse këtë vit kemi parë shumë filma të shkëlqyer; jemi kujdesur për ta, për njerëzit që ata paraqesin, por edhe për ata që i kanë realizuar. Ka qenë një vit i vështirë, i dhunshëm dhe i trazuar, dhe kjo gjendje padyshim reflektohet në përzgjedhjen që kemi bërë dhe në atë që do të shfaqet në DokuFest së shpejti. Por ky moment është po ashtu një rikujtim se regjisorët e dokumentarëve janë gjithmonë duke ndjekur atë që po ndodh sot në botë dhe janë pikërisht ata që na rikthejnë histori të kaluara për t’i parë dhe për t’u kujdesur për to. Prandaj, kjo përzgjedhje është një mënyrë për të nderuar këta heronj të heshtur dhe ne jemi krenarë që ofrojmë një hapësirë ku puna e tyre mund të shihet dhe të vlerësohet nga shumë të tjerë”.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Samir Karahoda, Programues i Filmave të Shkurtër në DokuFest, thotë:
“Edhe këtë vit, përzgjedhja e filmave të shkurtër pasqyron një botë që nuk është më ajo që ka qenë dikur. Një botë në trazira, një shoqëri që po ndryshon çdo ditë e më shumë dhe një realitet gjithnjë e më kompleks.

Duke pasur parasysh këtë, kemi qenë në kërkim të zërave të guximshëm dhe vizioneve unike që sfidojnë qasjet tradicionale, si në përmbajtje ashtu edhe në gjuhën kinematografike, përmes tregimeve që trajtojnë kriza personale, zhvendosje, ndarje shoqërore dhe ndjeshmëri njerëzore në zbehje. Besojmë se kemi gjetur shumë nga këto në përzgjedhjen e mëposhtme të filmave të shkurtër.”

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

DokuFest do të mbahet nga data 1 deri më 9 gusht, në hapësira të ndryshme në qendrën historike të Prizrenit, si dhe në ITP – Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, dhe në kinematë Abi Qarshia.

Shiko listën e plotë të filmave në garë:
BALKAN DOX:
A Strange Colour of Dream
(Director: Yasemin Akinci, Producer: Grégory Ghersy, Aslihan Altug, Kivilcim Akay,
Louis Grangé, Thomas Robin / Turkey, France)
The Mountain Won’t Move
(Director: Petra Seliškar, Producer: Sara Ferro, Victor Ede, Petra Seliškar / Slovenia,
North Macedonia, France)
The Track
(Director: Ryan Sidhoo, Producer: Ryan Sidhoo, Graham Withers / Bosnia and
Herzegovina, Canada)
Soil and Wings
(Director: Stefan Malesevic, Producer: Jelena Angelovski, Ivana Shekutkoska / Serbia,
North Macedonia)
Possibility of Paradise
(Director: Mladen Kova?evi?, Producer: Iva Plemi? Divjak, Mladen Kova?evi? / Serbia,
Sweden)
Human Fiction
(Director: Andreas Hadjipateras, Producer: Valerie Kontakos, Despina Pavlaki / Greece)
I Have Never Been on an Airplane
(Director: Redon Kika, Producer: Dardan Hoti / Kosovo)
Bright Future – Viitor Luminos
(Director: Andra MacMasters, Producer: Monica L?zurean Gorgan / Romania, South
Korea)
Greetings from Secretariat – Pozdrav iz Sekretarijata
(Director: Ivan Ramljak, Producer: Igor Grubi? / Croatia)
Blue, Revolution and VHS Tapes
(Director: Serdar Kökçeo?lu Producer: Ahmet Gürata / Turkey)
Ceasefire
(Director: Jakob Krese, Producer: Jakob Krese, Annika Mayer, Ivana Naceva / Slovenia,
Germany, Italy)
Antigona
(Director: Iber Deari, Mirsad Abazi, Producer: Avdi Thachi / North Macedonia)
Merging Bodies
(Director: Adrian Paci, / Italy)
Lavender – Lavanda
(Director: Mateja Rai?kovi?, Producer: Emily Emina Džindo / Montenegro, Bosnia and
Herzegovina, Hungary)
Stars of Roma Termini
(Director: Ado Hasanovi?, Producer: Admon Film & Cortovisioni, Mama Termini / Italy,
Bosnia and Herzegovina)
Twst – Things We Said Today
(Director: Andrei Ujica, Producer: Anamaria Antoci / Romania, France)
The Divided City of Mitrovica
(Director: Marko Grba Singh, Producer: Jelena Angelovski / Kosovo, Serbia)
INT’L DOX: FEATURES:
Action Item
(Director: Paula ?urinová, Producer: Matej Sotník / Slovakia, Czech Republic, Germany)
Fiume O Morte!
(Director: Igor Bežinovi?, Producer: Tibor Keser, Vanja Jambrovi? / Croatia)
Always (??)
(Director: Deming Chen, Producer: Hansen Lin/ United States, France, China)
A Want In Her
(Director: Myrid Carten, Producer: Eline van Wees, Kat Mansoor, Roisín Geraghty,
Tadhg O’Sullivan / Ireland, United Kingdom, Netherlands)
To the West, in Zapata – Al Oeste, En Zapata
(Director: David Bim, Producer: David Bim, Lia Rodríguez / Cuba, Spain)
Imago (???)
(Director: Déni Oumar Pitsaev, Producer: Nicolas Lebecque / France, Belgium)
Agatha’s Almanac
(Director: Amalie Atkins, Producer: Amalie Atkins / Canada)
The Memory of Butterflies – La memoria de las mariposas
(Director: Tatiana Fuentes Sadowski, Producer: Ico Costa, Isabel Madueño Medina /
Peru, Portugal)
River of Grass
(Director: Sasha Wortzel, Producer: Danielle Varga, Sasha Wortzel / United States)
Special Operation (?????????? ????????)
(Director: Oleksiy Radynski, Producer: Lyuba Knorozok / Ukraine, Lithuania)
INT’L DOX: SHORTS:
The Flowers Stand Silently, Whispering
(Director: Theo Panagopoulos, Producer: Marissa Keating / United Kingdom)
Ramallah, Palestine, December 2018
(Director: Juliette Le Monnyer, Producer: Atelier Graphoui – Ellen Meiresonne, Juliette
Le Monnyer / Belgium, Palestine)
Tin City
(Director: Feargal Ward, Producer: Feargal Ward / Ireland)
The Ban
(Director: Roisin Agnew, Producer: Alison Millar, Sam Howard / Northern Ireland, Ireland)
Green Grey Black Brown
(Director: Yuyan Wang, Producer: Yuyan Wang / South Korea, France, China)
Being John Smith
(Director: John Smith, Producer: John Smith / United Kingdom)
Razeh-del (??? ??)
(Director: Maryam Tafakory, Producer: Leonardo Bigazzi / Iran, United Kingdom, Italy)
in retrospect (rückblickend betrachtet)
(Director: Daniel Asadi Faezi, Mila Zhluktenko, Producer: Daniel Asadi Faezi, Mila
Zhluktenko / Germany)
Common Pear
(Director: Gregor Boži?, Producer: Marina Gumzi / Slovenia, United Kingdom)
Koki, Ciao
(Director: Quenton Miller, Producer: Aram Lee / Netherlands)
+10K
(Director: Gala Hernández López, Producer: Adrià Lahuerta, Carlota Coloma, Gala
Hernández López, Quentin Brayer, Yannick Beauquis / France, Spain)
L’mina
(Director: Randa Maroufi, Producer: Oumayma Zekri Ajarrai, Randa Maroufi / Morocco,
France, Italy, Qatar)
Some Memories
(Director: Lotte Schbreiber, Producer: Lotte Schbreiber / Austria)
Bardo
(Director: Viera ?ákanyová, Producer: Matej Sotník / Czech Republic, Slovakia)
We Were the Scenery
(Director: Christopher Radcliff, Producer: Cathy Linh Che, Jess X. Snow / United States)
HUMAN RIGHTS DOX:
Your Touch Makes Others Invisible
(Director: Rajee Samarasinghe, Producer: DaManuel Richardson, Maggie Corona
Goldstein, Rajee Samarasinghe, Solomon Turner, Tabs Breese / Sri Lanka)
The Last Ambassador – Die letzte Botschafterin
(Director: Natalie Halla, Producer: Arash T. Riahi, Natalie Halla, Peter Drössler, Sabine
Gruber /Austria)
Under the Flags, the Sun
(Director: Juanjo Pereira, Producer: Gabriela Sabaté, Ivana Urizar, Juanjo Pereira,
Leandro Listorti, Paula Zyngierman / Paraguay, Argentina, United States, France,
Germany)
Home Game
(Director: Lidija Zelovi?, Producer: Lidija Zelovi? / Netherlands)
Unwelcomed (Si vas para Chile)
(Director: Amilcar Infante, Sebastian Gonzalez M., Producer: Esteban Sandoval,
Sebastian Gonzalez M. / Chile)
Say Goodbye
(Director: Paloma López Carrillo, Producer: Abril López Carrillo / Mexico)
The Vanishing Point – Noghteh-e-Goriz
(Director: Bani Khoshnoudi, Producer: Bani Khoshnoudi, Janja Kralj / Iran, United
States, France)
My Dear Theo (? ?????’? ? ??????)
(Director: Alisa Kovalenko, Producer: Kasia Kuczynska / Ukraine, Poland, Czech
Republic)
GREEN DOX:
The Tree of Authenticity – (L’Arbre de l’Authenticité)
(Director: Sammy Baloji, Producer: Rosa Spaliviero / Belgium, Democratic Republic of
Congo)
Red Forest (Forêt Rouge)
(Director: Laurie Lassalle, Producer: Frédéric Féraud / France)
Lost for Words
(Director: Hannah Papacek-Harper, Producer: Gabriela Sawaya / France, United
Kingdom)
Seeds
(Director: Brittany Shyne, Producer: Danielle Varga, Sabrina Schmidt Gordon / United
States)
Only on Earth
(Director: Robin Petré, Producer: Signe Skov Thomsen, Malene Flindt Pedersen/
Denmark, Spain, Sweden)
May the Soil Be Everywhere
(Director: Yehui Zhao, Producer: Andrew Felsher / United States, China)
The Coriolis Effect
(Director: Corinne van Egeraa, Petr Lom, Producer: Corinne van van Egeraat /
Netherlands, Norway)
Shifting Baselines
(Director: Julien Elie, Producer: Andreas Mendritzki, Aonan Yang, Julien Elie/ Canada)
INT’L SHORTS:
Almost Certainly False – Neredeyse Kesinlikle Yanl??
(Director: Cansu Baydar, Producer: Ali Farkhonde, Cansu Baydar, Ceyda Yüceer, Izlem
Genç, Sinan Yusufoglu, Ulas Tuna Astepe / Turkey)
I’m Glad You Are Dead Now
(Director: Tawfeek Barhom, Producer: Akis Polizos, Alexandre Perrier, Stylianos
Kotionis, Tawfeek Barhom / France, Greece, Palestine)
1:10
(Director: Sinan Taner, Producer: Jaelle-Marie Grossklaus / Switzerland)
Absent – Noksan
(Director: Cem Demirer, Producer: Berfin Demirat, Cem Demirer / Turkey)
Aferrado
(Director: Esteban Azuela, Producer: Daniel Cabrera Guzmán Belmont, Esteban Azuela
/ Mexico)
Casa Chica
(Director: Lau Charles, Producer: Luna Martínez Montero / Mexico)
Choice (Izbor)
(Director: Marko Crnogorski, Producer: Jana Paunoska, Marko Crnogorski, Naum
Doksevski / North Macedonia)
Beneath Which Rivers Flow (???????)
(Director: Ali Yahya, Producer: Jafar Sadik / Iraq)
Notes From Planet Three
(Director: Simon Ellis, Producer: Simon Ellis, Rachel Robey, Alastair Clark / United
Kingdom)
The Rain Will Weep (Proplakat ?e kiša)
(Director: Damir ?u?i?, Producer: Jelena Duh / Croatia)
The Last People (Die letzten Menschen)
(Director: Nicolás Pindeus, Producer: Alisa Frischholz, Melvyn Zeyns /Austria)
Samba Infinito
(Director: Leonardo Martinelli, Producer: Clara Marquardt, Damien Megherbi, Justin
Pechberty, Leonardo Martinelli, Lucas H. Rossi, Rafael Teixeira, Renan Barbosa
Brandão / Brazil, France)
Hippopotami (He Ma)
(Director: JJ Lin, Producer: Lin Jianjie, Lou Ying / China, Hong Kong SAR China)
Grandma Nai Who Played Favorites (Chao Somnop Chet)
(Director: Chheangkea, Producer: Daniel Mattes, Karen Madar / Cambodia, France,
United States)
Loynes
(Director: Dorian Jespers, Producer: Clyde Gates, Jules Reinartz / Belgium, France,
United Kingdom, North Macedonia)
The Eggregores Theory
(Director: Andrea Gatopoulos, Producer: Andrea Gatopoulos, Ariens Damsi, Luigi
Mascolo, Marco Crispano, Marco Santoro, Orazio Guarino / Italy)
Wassupkaylee
(Director: Pepi Ginsberg, Producer: Karen Madar, Nelson Ghrénassia, Pepi Ginsberg,
Stéphane Marchal / France, United Kingdom)
Sammi Who Cannot Detouch His Body Parts
(Director: Rein Maychaelson, Producer: Astrid Saerong, Muhammad Ihsan Ibrahim /
Indonesia)
Little Rebels Cinema Club
(Director: Khozy Rizal, Producer: Hardy Yohansyah, Rayner Wijaya / Indonesia)
Masterpiece Mommy
(Director: Dorothy Sing Zhang, Producer: Lily Ashton (Iconoclast UK), Sarah Pearson
(Iconoclast UK) / United Kingdom, China)
Deck 5B (Däck 5B)
(Director: Malin Ingrid Johansson, Producer: Adam Holmström Meinking, Andrea
Gyllenskiöld, Joel Rostmark / Sweden)
The Scarificed Meat
(Director: Hojat Jolodar, Producer: Neda Abbasi Ghayeni / Iran)
Blue Heart (Coeur Blue)
(Director: Samuel Suffren, Producer: Samuel Suffren / Haiti, France)
Lili
(Director: Liao Shuhan, Luo Zhaoguang Producer: Hang Lu, Huang Yingting/ China)
Garan
(Director: Mahsum Ta?k?n, Producer: Mahsum Ta?k?n, Vildan Ersen / Turkey)
After Colossus
(Director: Timoteus Anggawan Kusno, Producer: Leonardo Bigazzi / Indonesia)
One of them (Yeki Az Anha)
(Director: Mostafa Vaziri, Producer: Hossein Kakavand / Iran)
Under the Mountains’ Shadow (Vultosos Cumes)
(Director: Diogo Salgado, Producer: Isabel Machado, Romain Bent, Simon Heymans /
Portugal)
NATIONAL:
Five Seasons of my Childhood (Pesë Stinët e Fëmijërisë Sime)
(Director: Besim Ugzmajli, Producer: Besim Ugzmajli, Eduardo M Escribano / Kosovo,
Spain)
Ndera
(Director: Endrit Qarolli, Producer: Fis Cahani / Kosovo)
Ben’s Birthday – Bens Geburtstag
(Director: Robert Deçani, Producer: Anna Weber / Germany)
In Socialist Paradise (It Never Rains) (Në parajsën socialiste (Nuk bie shi))
(Director: Ermela Teli, Producer: Ermela Teli / Albania)
The Rabbit is Dead
(Director: Hanis Bagashov, Producer: Hanis Bagashov, Lyubo Yonchev / North
Macedonia)
I Had White Cotton in My Yard, I Fed It, I Watered It
(Director: Endi Tupja, Klodiana Millona, Producer: Endi Tupja, Klodiana Millona /
Albania)
The Goddess on the Throne – Hyjnesha në Fron
(Director: Durim Klaiqi, Producer: Durim Klaiqi / Kosovo)
No Parking – Mos Parko
(Director: Zana Radogoshi, Producer: Genc Berisha / Kosovo)
Fluturat
(Director: Astrit Ismaili, Producer: Florian Joahn / Netherlands)
SOS
(Director: Anita Morina, Producer: Fis Cahani / Kosovo)
I Believe the Portrait Saved Me (Mua Besoj më Shpëtoj Portreti)
(Director: Alban Muja, Producer: Edon Rizvanolli / Kosovo, The Netherlands)
Fatbardha
(Director: Kitty Kentezi, Producer: Kitty Kentezi / Greece)
Mama Klorin
(Director: Doreida Xhogu , Producer: Doreida Xhogu , Mina Dreki / Greece)

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

0

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive ndërtimore që veprojnë në këtë komunë.

KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173

Arben Gega nga kompania “Indigo” ka kritikuar ashpër vendimin e asambleistëve, duke thënë se me këtë refuzim është penguar një proces që do të përfitonte vetë komuna dhe qytetarët e saj.

“Asambleistët e Komunës së Suharekës, sot për herë të dytë votuan kundër që Komuna e Suharekës të jetë e para në Kosovë që të ketë rregullore të shpronësimit”, ka shkruar Gega në Facebook.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ai tha se rregullorja kishte për qëllim mundësimin e hapjes së rrugëve të reja dhe ofrimin e koeficientëve ndërtimor për kompanitë ndërtuese, duke përfituar në këtë mënyrë të dyja palët – komuna dhe bizneset.

“Në këtë rast përfituesi ma i madh do të ishte Komuna e Suharekës dhe qytetarët e saj. Por aq ju ban për këtë punë njerëzve që thirren në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shtoi ai.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Ai përmendi se mbi 10 kompani janë duke pritur miratimin e kësaj rregulloreje, ndërsa kritikoi subjektet politike që votuan kundër.

“LDK që thirret si parti institucionaliste dhe VV që i mbron interesat e qytetarëve sot pikërisht votuan kundër interesave të qytetarëve dhe të Komunës së Suharekës”, u shpreh Gega teksa shkroi “marre”,shkruan Insajderi.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

0

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices.

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, në orët e para të mëngjesit, një automjet është selektuar për kontroll të dytë pas deklarimit negativ nga udhëtarët.

KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173

Tutje thuhet se gjatë këtij kontrolli janë zbuluar mjete monetare në trupin e drejtuesit të automjetit si dhe të pasagjerit, në vlerë totale prej 55,000 euro.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë veprimet procedurale, ku në përputhje me Kodin Doganor dhe Akcizës, është iniciuar konfiskimi i 25 për qind të shumës së padeklaruar, derisa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës dhe bart më shumë se 10,000 euro, është i obliguar të deklarojë shumën konform legjislacionit në fuqi. Mosdeklarimi përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave ndëshkuese.

 

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren