13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 440

Paralajmërim: Aktivitetet ilegale të mjeteve motorike në DAPK “Sharri” do të përballen me masa ligjore

0

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, po vazhdon të përballet me probleme të shumta të veprimeve ilegale në territorin e parkut.

Përkundër paralajmërimeve të mëhershme dhe takimeve biletarale me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovë, kanë vazhduar rastet e veprime ilegale të motoristëve dhe veturave për bjeshkatari duke shfrytëzuar ilegalishtë terrenin e Parkut Kombëtar “Sharri” për lëvizje dhe gara të ndryshme në pronat publike dhe private.

Sipas AMMK-së, këto veprime po shkaktojnë ndërhyrje të drejtpërdrejt në prishjen e peizazheve natyrore, ndotjen e mjedisit, krijimin e mbeturinave si dhe po ndikojnë negativisht në shqetësimin e kafshëve të egra që jetojnë në këto zona me vlera të mëdha të biodiversitetit.

Për të parandaluar këto aktivitete, AMMK ka vendosur edhe shenja informuese, ka shpërndarë shkresa informuese, ka kërkuar ndihmë nga Policia Kosovës që të ndalojë këto aktivitete, ka njoftuar inspektoratet përkatëse, por deri më sot nuk janë përfillur veprimet e AMMK përkatësisht të stafit të DAPK ‘’Sharri’’.

“Prandaj në javët në vazhdim me qëllim të parandalimit të këtyre aktiviteteve ilegale do të intesifikohen angazhimet në bashkëpunim me institucionet relevante, dhe do të veprohet përmes ndërmarrjes së masave shtesë në kuadër të së cilave ndaj kryerësve të këtyre veprimeve do të shqiptohen gjoba bazuar në legjislacionin në fuqi, do të konfiskohen mjetet motorike si dhe do të ngriten kallëzime penale për shkeljet ligjore.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Andaj AMMK përkatësishtë Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, paralajmëron të gjithë ata që janë duke kryer këto veprime që të tërhiqen nga këto aktivitete ilegale, sepse në të kundërtën do të përballen me masa ligjore përkatëse”,, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Komuna e Dragashit ndan 39 mijë euro për aktivitetet kulturore në Gorë dhe Opojë

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, nënshkroi kontratën me përfaqësuesin e OJQ-së “Demokratska Omladina Gora”, fituesen e thirrjes publike në fushën e Kulturës, e cila do të merret me organizimin e aktiviteteve kulturore në kuadër të Ditëve të Mërgatës në regjionin e Gorës.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Sipas njoftimit, projekti i kësaj organizate është subvencionuar nga komuna me një shumë prej 5,000 euro.

Gjithashtu, u nënshkrua kontrata edhe me përfaqësuesin e ShKA “Bresana”, për organizimin e Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”. Ky projekt, sipas njoftimit të komunës, është subvencionuar me një shumë prej 34,000 euro./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Rahoveci, bashkëfinancues i edicionit të 4-t të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

0

Komuna e Rahovecit është bërë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke theksuar përkushtimin për arsimin dhe fuqizimin e të rinjve përmes projekteve me ndikim ndërkombëtar.

Ky bashkëpunim synon të krijojë një platformë ku studentë vendorë dhe ndërkombëtarë marrin pjesë në ligjërata, punëtori dhe aktivitete të tjera akademike, të udhëhequra nga profesorë me përvojë nga fusha të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se mbështetja për këtë projekt është në funksion të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

“Investimi në dije dhe rini është investim në të ardhmen. Jemi krenarë që si Komunë jemi pjesë e kësaj nisme që sjell vlera dhe përvojë ndërkombëtare për studentët tanë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, falënderoi Komunën për përkrahjen institucionale.

“Faleminderit Komunës së Rahovecit dhe Kryetarit Latifi për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Kjo mbështetje na motivon që ta rrisim cilësinë dhe ndikimin e Shkollës Verore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha rektori.

Komuna e Rahovecit ka konfirmuar se do të vazhdojë të përkrahë projekte që kontribuojnë në avancimin e arsimit, inovacionit dhe zhvillimit profesional të të rinjve./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

0

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress.

“Sulmuesi anësor me shpejtësi shpërthyese dhe driblim natyral i bashkohet Lirisë për të forcuar repartin ofensiv. Me eksperiencë në futbollin vendor dhe etje për sukses, Kurtaj është gati të ndezë krahët e stadiumit në Prizren”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kurtaj pritet të sjellë më shumë intensitet dhe kreativitet në lojën e skuadrës bardhezi./PrizrenPress.com

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

0

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin.

Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga skuadra e Leverkusen tek ‘Rosonerët’.

Nga burimet e veta, Klani e ka kuptuar që Xhaka nuk do të nënshkruajë për kuqezinjtë e qytetit të modës.

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

0

“Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të vitit 2024 në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar administratën aktuale si të zhytur në shkelje ligjore, keqmenaxhim dhe abuzim me paratë publike.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Në një postim në Facebook, LVV në Prizren e përshkruan qeverisjen lokale si të “klanit Totaj – Elshani”.

“Gjetjet e Auditorit për vitin 2024 në Komunën e Prizrenit janë skandaloze. Në shumë prej gjetjeve të tij pajtohet edhe ekzekutivi komunal, përfshirë dhe kryetarin Totaj”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Tutje ata kanë renditur disa nga të gjeturat e raportit të auditimit: “2.3 milionë euro të raportuara rrejshëm si detyrime gjyqësore – nuk përputheshin me dokumentet zyrtare. Mbivlerësim që çon në planifikim të rremë buxhetor. 846 mijë euro të keqklasifikuara – Paga, shujta dhe larje rrugësh janë paguar nga investimet kapitale, duke dëmtuar projekte madhore. 645 mijë euro pasuri komunale të paregjistruara – shkolla, rrugë e objekte publike që “nuk ekzistojnë” në regjistra financiarë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas LVV-së, raporti ka gjetur 71 mijë euro të ardhura të mbivlerësuara – për shkak të mosazhurnimit të regjistrit të borxheve, shifra të fryra për të krijuar perceptim stabiliteti, pastaj 1.7 milionë euro kontratë publike e ndryshuar pa leje. Prokurime të mëdha pa fonde në buxhet – për projekte në vlerë prej mbi 4 milionë €, subvencione të ndara në kundërshtim me rregulloret , vonesa ekstreme në pagesat e faturave etj.

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

0

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh.

Ky është rrugëtimi i një kompanie nga Korisha e Prizrenit, e cila sot rrit 100 mijë zogj brojlerë në muaj dhe synon ta dyfishojë këtë numër deri në fund të vitit.

Drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Naim Ukaj, thotë për emisionin ‘Toka’ në RTK se 6 vjet më parë kishin filluar veprimtarinë me shpezëri, asokohe me kapacitete të vogla, derisa tani në partneritet me një bashkatdhetar nga Zvicra kanë vendosur të investojnë seriozisht në këtë sektor, duke e kthyer fermën në një prej më të mëdhave në vend dhe tashmë janë të gatshëm edhe për tregun evropian. Ferma gjendet në Korishë të Prizrenit dhe ka një sipërfaqe prej 3 hektarësh.

Ai thotë se ferma e mbarështimit të zogjve të mishit është fjala e fundit e teknologjisë dhe se zogjtë rriten në kafaz me standard të BE-së, ku nuk kryhet asnjë trajtim ndaj zogjve, as me antibiotik e as me  steroide.

Ukaj thotë se 3 elemente bazike për rritje të shëndetshme të një zogu janë temperatura e ajrit, ushqimi dhe uji.

“Temperaturat në fillim janë më të larta dhe me kalimin e kohës ato duhet të bien. Ushqimi preferohet të jetë granular që zogu t’i marrë të gjitha mineralet dhe vitaminat që janë të nevojshme për rritje të shëndoshë. Mesatarisht për 32 ditë të rritjes një zog shpenzon 1.8 kilogram ushqim”, shprehet Ukaj.

Ai thotë se sistemi i avancuar i rritjes eviton nevojën për përdorim të medikamenteve dhe vaksinim të zogjve.

“Ndriçimi, njëjtë si temperaturat, varet nga mosha e zogjve. Në fillim temperatura duhet të jetë më e lartë duke u ulur gjatë rritjes së zogjve. Ky model i fermës është i vetmi në Kosovë e ndoshta edhe në regjion. Prandaj, për të mbrojtur shëndetin e zogjve krahas teknologjisë së avancuar në këtë fermë zbatohet edhe një rregull i prerë për punonjësit. Ata gjatë gjithë procesit të rritjes së zogjve nuk guxojnë të dalin nga njëra fermë në tjetrën”, tregon Ukaj për emisionin ‘Toka’ në RTK, duke shtuar se procesi i rritjes së zogjve deri në ditën e therjes, zgjatë 32 ditë.

Gjithashtu në këtë fermë krahas metodologjisë së avancuar për mbarështim të zogjve, e avancuar është  edhe thertorja e tyre.

Ukaj thotë se aktualisht kjo kompani realizon deri në 4 mijë therje të zogjve në ditë.

“Pasi të kryhet therja e cila realizohet  me metodën hallall, zogjtë kalojnë në procesin e heqjes së organeve  të brendshmëve dhe këmbëve, pastaj kalojnë në frigorifer, i cili eviton praninë e ndonjë bakteri të mundshëm. E tek, pastaj vjen procesi më i rëndësishëm, ai i paketimit dhe procesi i ndarjes së zogjve në këtë thertore, mbi 90 për qind është automatik”, thotë Ukaj.

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Sipas Ukajt, shitja e zogjve është e sigurt dhe aktualisht të tërin e kryejnë brenda vendit tonë.

E veçanta e kësaj kompanie, sipas Ukajt është edhe përmbushja e standardeve të Bashkimit Evropian për eksportim të mishit të pulës në Evropë.

“Çmimi i mishit të zogut është i mirë dhe konkurrues me produktet të cilat importohen . Në këtë kompani aktualisht i kemi të punësuar 36 punëtorë dhe paga minimale neto e tyre është 450 euro”, thotë Ukaj.

Ukaj tregon se nga Ministria e Bujqësisë kanë përfituar grant për mbarështimin e pulave vojse me sistem gjysmë të lirë.

“Familja jonë, së bashku me bashkatdhetarin nga Zvicra, për këtë biznes kemi investuar mbi 3 milionë euro. Energjia elektrike me ndryshimet e fundit e ka trefishuar koston, mirëpo aktualisht jemi  angazhuar  në investime të prodhimit të energjisë përmes sistemit solar dhe planifikojmë që në dy vitet e ardhshme t’i rrisim kapacitetet që të arrijmë t’i therim minimalisht 300 mijë zogj brenda një muaji”, thotë Ukaj për emisionin ‘Toka’ në RTK.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

0

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të dyshuar marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të ketë peshë prej 6 gramë.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Rasti është raportuar më 25 qershor 2025, ndërsa materiali i sekuestruar dhe shkresat përkatëse janë dërguar nga Stacioni Policor në Rahovec në Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë.

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit kujdestar, është marrë vendim që të dy personat të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale:

“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”” nga neni 269 i KPRK-së.”

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Hetimet janë duke vazhduar.

 

E enjtja me diell e temperatura të larta

0

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht në veri dhe perëndim të vendit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-33 km/h, njofton MeteoKosova.

“Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C”, thuhet në njoftim./teve1.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

 

 

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes