Home Blog Page 452

Etrit Hoti kandidat i Vetëvendosjes për Asamblenë e Rahovecit

0

Etrit Hoti do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale për Asamblenë e Komunës së Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosja përmes një njoftimi publik.

“Nga zemra e Krushës së Madhe, vendi i sakrificës dhe krenarisë kombëtare, vjen përkrahja e kryetarit në ardhje të komunës sonë, prof. Ali Dula. Kësaj here në listën tonë më të mirë dhe fituese vjen kandidatura e Etrit Hotit, një emër që mishëron kontributin atdhetar, përkushtimin ndaj së mirës publike, integritetin qytetar dhe përvojën e çmuar në shërbim të komunitetit”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Hoti është jurist i diplomuar dhe aktivist i hershëm politik, me mbi dy dekada përvojë në jetën publike, duke kontribuar në institucione dhe organizata që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ai ka shërbyer për katër vite si kryetar i Sindikatës së Postës së Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe duke promovuar standarde më të larta të punës e barazisë.

Hoti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është djali i dëshmorit Ragip Hoti si dhe vëllai i Ukshin Hotit.

“Kandidatura e tij është thirrje për përfaqësim dinjitoz, të informuar dhe të drejtë, me vizion për zhvillim lokal, transparencë dhe mbrojtje të interesit publik”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosjes në Rahovec.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni përforcohet me boshnjakun Danis Bratovcic

0

Prizreni ka njoftuar afrimin e ri në skuadër, qendërmbrojtësin korpulent Danis Bratovcic nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ai vjen me eksperiencë nga klubet e njohura boshnjake Celik Zenica dhe Sloboda Tuzla, duke sjellë forcë dhe siguri në prapavijë, raporton PrizrenPress.

“Me prezencën e tij fizike dhe vendosmërinë në fushë, pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes sonë në rrugëtimin drejt objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e FC Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE RESID BANESA ME PAPUQE! S'KE NEVOJE PER P?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA KB: J!!!!! POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA ne zemër t? qytetit të Prizrenit."

Klubi shprehet i kënaqur që i ka shtuar një lojtar të tillë skuadrës dhe i uroi mirëseardhje./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Çeku: DokuFest, urë që lidh botën me Prizrenin dhe motor ekonomik për vendin

0

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar rolin e DokuFest-it si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike në vend.

“Për nëntë ditë, Dokufesti i ktheu kinematë e Prizrenit në ura që lidhën botën me qytetin tonë. Mbi 100 filma, mijëra njerëz, energji e magji që vetëm ky festival di ta sjellë”, ka deklaruar Çeku, duke përshkruar atmosferën e krijuar gjatë edicionit të këtij viti, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se për më shumë se dy dekada festivali ka shërbyer si një stimulues i rëndësishëm ekonomik në vend.

“Gjatë mandatit qeverisës ky festival dhe organizatat e skenës së pavarur kulturore kanë gëzuar mbështetje institucionale më të madhe se kurrë më parë”, ka shtuar ministri në detyrë.

Në fund, Çeku ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin kulturor të vendit:

“Mirënjohje për çdo individ e organizatë që punon me pasion për kulturën, politikat tona do të vazhdojnë të ndjekin frymën tuaj”, tha ai./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

37 vatra zjarri të regjistruara në vend, 18 ende aktive

0

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë periudhës raportuese nga ora 08:00 deri në 14:00 janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në territorin e vendit.

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Operative e Agjencisë, 18 prej këtyre vatrave vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar, raporton PrizrenPress.

“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të zjarrfikësve që po angazhohen në terren për përballimin e zjarreve./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

0

Po kërkoni një vend të qetë për pushim apo një ambient të përsosur për organizimin e ngjarjeve tuaja?

Hotel Albes Residence, i vendosur në magjistralen Prizren–Suharekë, në fshatin e bukur Korishë, ju ofron më shumë se thjesht akomodim.

Dhoma moderne dhe komode
Shërbim profesional dhe miqësor
Çmime konkurruese dhe oferta speciale
Sallë për dasma dhe mbledhje – e përshtatur për çdo lloj eventi
Ambient i qetë dhe relaksues, ideal për pushim dhe organizim ngjarjesh

Qoftë për një qëndrim të rehatshëm, një dasmë madhështore apo një mbledhje të rëndësishme – Hotel Albes Residence është zgjedhja e duhur.

Rezervoni tani:
+383 48 101 081 | +383 44 101 088

Hotel Albes Residence – Pushim i merituar, evente të paharrueshme.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“SOS”, filmi që rrëmbeu çmimin kombëtar në DokuFest dhe zemrat e publikut

0

Ky sukses është më shumë se një çmim festivali, është një reflektim i potencialit që kinematografia kosovare po dëshmon me një zë të ri, autentik dhe thellësisht njerëzor.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE RESID BANESA ME PAPUQE! S'KE NEVOJE PER P?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA KB: J!!!!! POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA ne zemër t? qytetit të Prizrenit."

“SOS” sjell në ekran historinë e Drinit, një burrë 30-vjeçar që jeton një jetë të vetmuar në një stacion trenash të largët. I ngujuar në rutinën e vëzhgimit të trenave dhe lidhjeve virtuale, ai përballet me një krizë identiteti kur puna e tij zëvendësohet nga teknologjia.

Ndërkohë që Drini përballet me sfidat e izolimit, ngjarjet zhvillohen në mënyrë të ngadaltë, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe reflektuese, ku çdo detaj ka rëndësi. “SOS” është një thirrje e fortë për ndjeshmëri dhe kujdes ndaj nevojave të brendshme njerëzore, duke ngritur pyetje thelbësore për mënyrën se si ne komunikojmë dhe bashkëveprojmë me njëri-tjetrin në kohët moderne.

Në rolet kryesore të filmit SOS shfaqen Gentrit Shala, Shkumbin Istrefi, Rebeka Qena, Blend Sadiku dhe Drita Kabashi. Secili prej tyre sjell një interpretim të natyrshëm dhe të ndjerë, duke i dhënë jetë personazheve dhe temave të thella që trajton filmi. Prania e tyre në ekran e bën tregimin edhe më të besueshëm dhe prekës për publikun.

Rruga e SOS-it nuk nisi me çmimin në DokuFest. Projekti u zhvillua me kujdes dhe vëmendje, duke fituar më herët çmimin e mentorimit nga Zyra MEDIA e Kroacisë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Linz të Austrisë, si një nga projektet me potencial të lartë për komunikim ndërkombëtar. Ky ishte një sinjal i hershëm që “SOS” kishte diçka të veçantë për të thënë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në kontekstin më të gjerë evropian.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Filmi u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pati pjesëmarrje në disa ngjarje ndërkombëtare të zhvillimit filmik. Me një produksion modest, por me integritet të lartë artistik, SOS arriti të komunikojë universalisht përmes një teme lokale – një nga virtytet më të vështira në kinema.

Në një konkurrencë të fortë kombëtare, juria e DokuFest 2025 vlerësoi SOS si filmin më të mirë kombëtar, duke i dhënë atij çmimin kryesor të festivalit në këtë kategori. Ky vlerësim e vendos Anita Morinën në radhën e autorëve të rinj që po ridizajnojnë profilin e kinemasë kosovare, duke sjellë ndjeshmëri, qasje të re narrative dhe guxim artistik.

Çmimi në DokuFest nuk është vetëm një trofe, është një dritare që mund të çojë SOS-in drejt festivaleve të tjera ndërkombëtare, shpërndarjes digjitale dhe vëmendjes së kritikës globale.

SOS është më shumë se një film – është një pasqyrë e realitetit social, e gjeneratës digjitale, dhe e ndjenjës së izolimit që kaplon njeriun modern. Morina nuk ofron zgjidhje, por ngrit pyetje, dhe kjo është ndoshta vlera më e lartë që një vepër kulturore mund të ofrojë.

Anita Morina, e lindur në vitin 1995 në Kosovë, ka studiuar regji në Prishtinë dhe më pas ka ndjekur masterin në kinematografi në Universitetin e Kembrixhit. Ajo është autore e disa projekteve të suksesshme të shkurtër, ndërsa aktualisht është në proces zhvillimi të filmit të saj të parë të gjatë artistik, “Lucky Us”, me mbështetje nga institucionet në Kosovë dhe Kroaci.

Në një botë ku shumica e thirrjeve për ndihmë mbeten të pavërejtura, filmi SOS është një shembull i fuqishëm i asaj se si kultura mund të jetë një alarm që zgjon ndërgjegjen kolektive. Me një estetikë të thjeshtë, por të ngarkuar me emocion, SOS nuk është vetëm një fitore për Anita Morinën – është një triumf për kinemanë e Kosovës dhe për të gjithë ata që besojnë se filmi ende mund të ndikojë në mënyrën se si shohim veten dhe botën përreth./KultPlus.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, të cilat po mbizotërojnë në vend.

IKSHPK thekson se nxehtësia e lartë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Prandaj, qytetarët ftohen të ndjekin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara

IKSHPK i bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë problemi shëndetësor që lidhet me temperaturat e larta.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

KQZ: Këto janë afatet për aplikimin online për akreditim të vëzhguesve e mediave

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale, do të përfundojë më 17 shtator 2025;

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare e ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja do të përfundojë më 27 shtator 2025;

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 7 tetor 2025, transmeton Klankosova.tv.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

“Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontatoni në Zyrë përmes e-mailit [email protected] apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)”, njofton KQZ.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mërgata plaçkitet, inspektorët në pushim!

0

Fahri Musliu

Të gjithë e lavdërojnë dhe i gëzohen mërgatës, edhe pushteti, edhe tregtarët edhe qytetarët (familjarët) veçmas gastronomia (hotelieria) por duket se kjo është artificiale.

Sepse si mund të shpjegohet ndryshe kur pikërisht në muajt e qëndrimit të tyre në Kosovë shumë lokale të gastronomisë e hoteljerisë, dyqane tregtare dhe taksitë e shumtë (këtu e kam fjalën për qytetin e Prizrenit për çka kam prova), i ngrenë çmimet prej 20 deri 50 e më shumë për qind.

Kohë e plaçkitjes si çdo pushim i mërgatës. Me që nuk u besoja fjalëve dhe ankesave të shumta, vendosa të bindem vet. Një ditë duke frekuentuar shumë kafeteri e restorante (qebaptore) e ëmbëltore në qendër të qytetit, në disa nga to, pash çmime të ngritura: kafeja standarde esspreso nga 1.20 ishte 1.50 deri 2.5 euro, pijet e ndryshme po ashtu ishin ngritur por edhe ushqimi e ëmbëlsirat. Bie fjala një sferë e akullores nga 0, 80 kishte shkuar në 1.80 euro.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ngjashëm është edhe me shërbimet me taksi me përjashtim të tri kompanive kryesore. Nga hotel Theranda deri tek godina e Entit për Punësim, në largësi rreth 1 km, më herët paguaja rrumbullak 2.00 euro sa është starti dhe 1 km vozitje. Para tre dite taksistit (një burrë në moshën rrth të 60-tave), që nuk e kishte ndezur taksimetrin, në arritje në cak ia dhash 5 euro dhe ai mi ktheu 1.5 euro, dmth shërbimin e pagoi 3.5 euro. Kur i thash, më fal por kjo kushton 2 euro e jo 3.5, më tha: “po bre bac por tash është koha me fitue diçka se besa jem në krizë”. Dhe fitimi me plaçkitje, apo?

Çka nëse tash i thërras inspektorët?

Të lutëm mos se edhe ashtu skam leje. E disa taksist tjerë e kanë ndryshuar startin në taksimetër nga 2 në 5 ero…Ka edhe dukuri tjera të këqija që po ndodhin edhe në vendkalimet kufitare e veçmas në shërbimin e sigurimeve të makinave të mërgimtarëve.

Të gjithë këto janë në emër të mirës e ardhjes për mërgimtarët, e këtë tagër po e paguajnë edhe banorët rezident të qytetit. Shtrohet pyetja: sa është kjo e ndershme (a po këta ti quaj matrapaz e aplikojnë logjikën e tregut tëlirë) dhe pse inspektoratet përkatëse komunale nuk aktivizohen dhe nuk marrin masa përkatëse ndaj këtyre dukurive që po përsëriten çdo vit gjatë pushimeve të mërgatës, jo vetëm verës por edhe në pushimet dimërore?

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Travel |Agency Agenc Halimaj HallmajReisen Reisen ???? ?? Shengjin EL VDZITJE Halimaj HalimajReiser Reisen SETRA Halimaf HatimafReisen Reisen 04-57DLA SIEH Çdo ditë udhëtime Durrës Golem Vera 2025 Bileta Biletakthyese kthyese 15€ Për person Shëngjin +383 44 304 318 Velipojë +383 +38349304318 49 304 318 +383 44 152 263?"?

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE RESID BANESA ME PAPUQE! S'KE NEVOJE PER P?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA KB: J!!!!! POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA ne zemër t? qytetit të Prizrenit."Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"