Home Blog Page 697

Policia shqiptoi 1564 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1564 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 25 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Vidhet një argjendari në Prizren, hajnat arritën të marrin stoli në vlerë 170 mijë euro

0

Një vjedhje e rëndë raportohet të jetë kryer mbrëmë në Prizren.

Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal-argjendarish.

Policia e Kosovës u desh të intervenojë pas denoncimit që u bë për këtë vjedhje. Sipas informacioneve të deritanishme raportohet se nga argjendaria “Gold 2000”janë arritur të vidhen katër kilogramë ari dhe argjend.

Vlera e këtyre stolive të vjedhura thuhet se arrin deri në 170 mijë euro.

Rasti në fjalë që thuhet që u raportua nga pronari të hënën rreth orës 09:00 u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi deklaroi se bashkë me prokurorinë po e hetojnë rastin, që po trajtohet si “vjedhje e rëndë”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot sot i vranët, me temperatura nga -3 deri në 2 gradë Celsius

0

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të regjistrohen ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale nga 0°C deri në 2°C, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bedri Hamza lagje pas lagje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim

0

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të Prizrenit në dy lagje të këtij qyteti.

Edhe banorët e lagjeve “Bajram Curri” dhe “Bazhdarhane”, Hamza ka thënë se i dhanë përkrahje të madhe projekteve dhe programit të tij për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në tërë vendin.

“Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo nëpër lagjet e Prizrenit për Kosovën që mundet ma mirë. Edhe banorët e lagjeve “Bajram Curri” dhe “Bazhdarhane”, sonte i dhanë përkrahje të madhe projekteve dhe programit tonë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në tërë vendin. Fushata jonë i bashkon të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nga vijnë, për të punuar për një të ardhme më të mirë.#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Selmanaj: Qytetarët e Prizrenit po i thonë PO ndryshimit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka vazhduar fushatën zgjedhore në lagjen ‘Kurillë’ të këtij qyteti.

“Lagjja ‘Kurilla’, ishte takimi ynë i sotëm me qytetarët e Prizrenit, të cilët edhe pse në temperatura të ulëta i’u përgjigjën ftesës sonë që nga afër të flasim për programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.

“Entuziazmi i tyre për ndryshim shihej tek secili”.

“Qytetarët e Prizrenit dhe gjithë Kosovës tanimë po i thonë, PO ndryshimit, dhe votës për LDK-në”, shkruan ai./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje ndez entuziazmin në Atmaxhë të Prizrenit

0

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore me banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit.

“Sonte në Atmaxhë të Prizrenit, entuziazmi dhe besimi për #Kurti3 u ndjenë në çdo fjalë e duartrokitje të aktivistëve dhe qytetarëve tanë”, njoftoi Vetëvendosje në Prizren.

“Nga çdo lagje dhe fshat i Prizrenit si gjithandej Kosovës, po konkretizohet synimi i madh, i arritshëm e real: 500 mijë zemra bashkë për Albin Kurtin që vazhdon në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës”./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbahet punëtoria për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Prizrenit

0

Grupi punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka filluar punën për caktimin e agjendës vjetore të organit më të lartë vendimmarrës lokal.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Berisha-Bytyqi ka pohuar se në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë është mbajtur punëtoria për hartimin e draftit të planit të punës për vitin 2025.

“Sot, në bashkëpunim me OSBE-në, grupin punues, shefat e grupeve parlamentare, ekzekutivin komunal, filluam hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit për vitin 2025”, ka bërë të ditur ajo, raporton Telegrafi.

Sipas saj gjatë diskutimeve janë shqyrtuar edhe sfidat, ndërkohë që janë dhënë edhe ide e sugjerime për funksionimin e mirë të Kuvendit të Komunës.

“Më pas filluam me propozimin e pikave për secilin muaj. Propozimet që kishin impakt ligjor e publik u përfshinë në Draft Planin e Punës së Kuvendit për vitin 2025”, është shprehur Berisha-Bytyqi.

Ndërkaq anëtarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Egzona Hoxhaj ka theksuar se me këtë punëtori ka filluar puna dhe angazhimi për krijimin e mirëqenies për qytetarët e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Grabitje në një argjendari në Prizren, policia në kërkim të autorëve

0

Policia në Prizren ka njoftuar se ditën e hënë janë vjedhur gjësende me vlerë në sasi të konsiderueshme nga autorë të panjohur në një argjendari në qendër të Prizrenit.

Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme, nga autorë të panjohur, janë vjedhur gjësende me vlerë nga ari dhe argjendi nga një argjendari në rrugën “Adem Jashari”.

Ai shtoi se njësitet relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe është ftuar edhe prokurori i shtetit për të hetuar rastin. Sipas tij, policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe rasti po trajtohet si vepër penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa për shkak të natyrës së rastit, nuk mund të jepen detaje shtesë rreth ngjarjes.

Ndryshe, në këtë fillimvit të ri, janë shpeshtuar rastet e vjedhjeve në argjendaritë në qytetin e Prizrenit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e këtyre bizneseve, pa përjashtuar faktin se edhe në të kaluarën kanë ndodhur incidente të ngjashme./tv prizreni/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Manifestimi “Flaka e Janarit 2025” në Rahovec – Komuna publikon programin artistik

0

Me rastin e manifestimit multikulturor “Flaka e Janarit 2025”, që këtë vit e shënon edicionin e 35-të, Komuna e Rahovecit, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, ka publikuar agjendën e programit kulturor dhe aktivitetetve që do zhvillohen për nder të këtij manifestimi.

Me 21 janar, datë në të cilën nis ky manifestim, në ora 11:00, në fshatin Fortesë do të bëhen nderime për dëshmorët Skender Rexhepi dhe Festim Duraku.

Ndërsa me 27 janar, në ora 11:00, do të bëhen nderime në fshatin Brestoc, në vendin e rënies së dëshmorëve Nasmi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti, dhe Hilmi Krasniqi.

Në të njejtën datë në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, me fillim nga ora 12:00, do të mbahet një koncert homazh me muzikë klasike nga mezzosoprano Besiana Mehmeti, soprano Adelina Paloja, pianiste Alba Muçolli, me mysafir special maestro Zhani Cika, dhe prof. Rudina Cika.

Ky manifestim mbyllet me datë 29 janar, ku me fillim nga ora 10:00, në varrezat e dëshmorëve në Ratkoc, do të bëhen nderime për dëshmorin Sahit Krasniqi.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrugët e Prizrenit pastrohen nga bora

0

Drejtori i Shërbimeve Publike nw Prizren, Çelë Lamaj, ka bërë të ditur se mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve nga reshjet e borës në komunën e Prizrenit po bëhen në mënyrë të vazhdueshme nga ekipet e kompanisë “Ekoregjioni,” e cila është e kontraktuar nga komuna.

“Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve janë në vazhdimësi”, tha Lamaj.

Sipas tij, në zonat malore ku sasia e borës është më e madhe, nuk ka pasur vështirësi që mund ta pamundësojnë lëvizjen e qytetarëve apo të bllokojnë rrugët.

Megjithatë, veturat e parkuara përgjatë rrugëve po shkaktojnë probleme në pastrimin e borës. Ai apelon për qytetarët që të mos i parkojnë veturat përgjatë rrugëve kryesore, për të mundësuar pastrim më efikas./TV Prizreni/