Home Blog Page 696

Akullnajat mbi 10 metra formohen në Prizren, temperaturat zbresin në -5 gradë Celsius

0

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Prizrenin ditët e fundit kanë shkaktuar formimin e akullnajave që arrijnë lartësinë mbi 10 metra.

Termometri ka shënuar deri në -5°C, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugët e qytetit, transmeton rtk.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve për shkak të ngricave, të cilat paraqesin rrezik për rrëshqitje dhe aksidente. [Shih VIDEON]

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se për rastin e vjedhjes së rëndë në argjendarinë në rrugën “Adem Jashari” ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

“Lidhur me rastin ende nuk kemi persona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti- Sejrani për Telegrafin.

Sipas saj bashkë me Policinë po punohet për zbardhjen e këtij rasti.

“Prokuroria në bashkëpunim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt sigurimit të provave relevante, të cilat do t’i kontribuojnë ndriçimit të plotë të këtij rasti”, është shprehur Mehmeti- Sejrani.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se dyshohet se në këtë rast janë vjedhur 3 kilogramë ari dhe 1 kilogram argjend.

“Sipas informacioneve të para të siguruara nga policia, dyshohet se personat e panjohur kanë arritur që të vjedhin rreth 3 kg ari dhe 1 kg argjend. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit kapin vlerën rreth 168.000 euro”, ka deklaruar Mehmeti- Sejrani për Telegrafin.

Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, persona të panjohur deri më tani dyshohet se gjatë ditës së hënë kanë kryer vjedhje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, me ç’rast janë vjedhur stoli ari e argjendi.

Për këtë rast ka reaguar edhe shoqata e biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf”, duke kërkuar që organet përkatëse “në një afat të shkurtër kohor ti zbulojnë dhe ti kapin kryerësit e këtij akti të shëmtuar dhe ti sjellin ata para drejtësisë”.

“Shoqata ‘Esnaf’ edhe më herët ka paraqitur kërkesë për shtimin e sigurisë në rrugën ‘Adem Jashari’, duke aktivizuar policët e komunitetit dhe shtuar sigurinë në këtë pjesë të qytetit ku ushtrohet një veprimtari delikate siç është argjendaria. Shpresojmë se rastet në fjalë, edhe një herë, janë mësim dhe nuk do të përsëriten më dhe organet e sigurisë më me seriozitet do të përkushtohen sigurisë në rrugën ‘Adem Jashari’”, thuhet në reagim.

Në UBT u mbajt promovimi i librit të ri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” të autorit, gazetarit, publicistit dhe profesorit Musa Sabedini

0

Në hapësirat e UBT-së u mbajt promovimi i librit të ri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” të autorit, gazetarit, publicistit dhe profesorit në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, Musa Sabedini. Ky libër i radhës i profesorit Sabedini, përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për studentët e gazetarisë, studiuesit e medias, gazetarët hulumtues dhe redaktorët e përkushtuar ndaj profesionalizmit.

Në këtë ngjarje të veçantë, e cila mblodhi shumë mysafirë, ishin të pranishëm personalitete të shquara nga fusha akademike dhe mediatike, përfshirë Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorin dhe recensentin e librit, Dr. Safet Zejnullahu, si dhe vetë autorin Musa Sabedini. Gjithashtu, në këtë promovim morën pjesë një numër i madh studentësh, ekspertësh dhe dashamirës të librit, të cilët e vlerësuan këtë punim si një kontribut të jashtëzakonshëm për fushën e gazetarisë në Kosovë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e këtij libri si një udhëzues për standardet etike në gazetari. Ai vlerësoi përkushtimin dhe përvojën e gjatë të profesor Sabedinit, duke e cilësuar këtë vepër si një bazë të fuqishme për formimin e gazetarëve të rinj dhe avancimin e gazetarisë profesionale në Kosovë.

“Ende ka shumë për të bërë, pasi ka mungesë të literaturës dhe tematikave që duhet të mbulohen në aspektin profesional. Ky libër është një lajm pozitiv dhe i rëndësishëm, duke pasur parasysh se deri në vitin 2025 nuk kemi pasur një botim të tillë mbi etikën gazetareske. Si UBT, kemi kënaqësinë që ta sjellim këtë vepër për studentët dhe për audiencën në përgjithësi”, tha Rektori Hajrizi.

Përmbajtja dhe mesazhi i librit

Libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” sjell një analizë të thelluar mbi rëndësinë e etikës në gazetari dhe mediat bashkëkohore. Në parathënien e tij, autori thekson se vepra vjen si rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe përvoje mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe hulumtuese, si dhe mbi 13 vite si themelues i një portali me ndikim dhe anëtar i Bordit të KMShK-së.

“Libri, gjithashtu, erdhi si rezultat i punës sime të palodhshme disavjeçare, gjatë së cilës jam përpjekur ta avancoj etikën, në të gjitha dimensionet. Përvoja ime mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese, përvoja tjetër mbi 13-vjeçare si themelues i një portali me ndikim dhe po kaq vite si pjesë e Bordit të KMShK-së, më mundësuan të mësoj shumë për gabimet e përditshme që bëjnë portalet dhe të metat e shumta, që shfaqen gjatë të bërit gazetari online”, shkruan autori Sabedini.

Autori ka trajtuar në detaje konceptet dhe parimet kryesore të etikës, duke ndriçuar rolin e saj thelbësor në mbrojtjen e profesionalizmit gazetaresk. Me shembuj konkretë nga mediat vendore dhe ndërkombëtare, Sabedini ofron udhëzime praktike për shmangien e shkeljeve etike dhe avancimin e standardeve profesionale.

Në fjalën e tij gjatë promovimit, Sabedini deklaroi se “Etika është shpirti i gazetarisë profesionale. Pa të, çdo shkrim, kronikë apo analizë humbet vlerën dhe kredibilitetin. Ky libër nuk është thjesht një udhëzues për gazetarët, por një apel për gjithë shoqërinë që të respektojë dhe avancojë etikën si një element kyç për emancipimin kolektiv”.

“Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, sepse nëse gazetari nuk ka etikë personale, ai do ta ketë të vështirë ta zbatojë etikën kolektive ose të respektuarit të etikës në jetën publike. Jo rastësisht është thënë se pa etikë nuk ka gazetari. Etika është shpirti dhe detaji që e forcon çdo shkrim, kronikë, analizë apo tekst gazetaresk. Nëse e kemi respektuar etikën, ne automatikisht jemi bërë përgjegjës ndaj vetes dhe ndaj lexuesve tanë. Etika e mirë, etika me autoritet në gazetari dhe media, është ilaç për një shoqëri të emancipuar. Kuptohet etikën nuk duhet ta ruajnë apo ta avancojnë vetëm mediat e gazetarët, sepse ajo duhet të respektohet edhe nga lexuesit, dhe ata që i kemi sy e vesh, për punën tonë të përditshme”, ka shkruar profesori Sabedini.

Strukturimi i librit

Libri është i ndarë në tre kapituj kryesorë, ku çdo kapitull trajton tema të ndryshme që lidhen me etikën në gazetari:

  • Teoria dhe konceptet bazë të etikës – përfshirë definicionet, rëndësinë e saj në gazetari, sfidat dhe ndikimin e gjuhës së urrejtjes, dezinformimin dhe shpifjet.
  • Kredibiliteti dhe përgjegjësia e gazetarëve – duke ofruar shembuj konkretë të shkeljeve etike dhe rekomandime për përmirësimin e standardeve.
  • Dilemat etike në mediat bashkëkohore – me fokus në sfidat e mediave digjitale, rrjetet sociale dhe rastet studimore mbi ndikimin e etikës në raportimin gazetaresk.

Recensenti i librit, Dr. Safet Zejnullahu, e cilësoi veprën si një udhërrëfyes të domosdoshëm për gazetarët dhe mediat shqiptare. Ai vlerësoi qasjen hulumtuese dhe kompetente të autorit, duke theksuar se libri ofron një alternativë të plotë për të kuptuar dhe zbatuar etikën në praktikën e përditshme gazetareske.

Në kapitullin e parë libri trajton ballafaqimin e teorisë mbi etikën, sferën e etikës, kodet dhe parimet e saj, përkufizimet e etikës, rëndësinë që ka ajo në gazetari, thelbi i etikës, rëndësia e saj, sfidat që bartë me vete, gjithashtu autori ka shkruar gjerë e gjatë mbi gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, privatësinë, shpifjen, lajmet e rreme, për vlerat etike të lajmit, për parimet etike, për raportimin jo etik në mediet e Kosovës, për dëmet ligjore që shkakton etika, për shkeljet etike, për sfidat e gazetarisë etike.

Kurse, në kapitullin e dytë shkruhet mbi kredibilitetin e gazetarit, për etikën në gazetari e media, për plagjiaturën dhe copy-paste lajmet, kam ofruar shumë shembuj praktikë të portaleve që kanë bërë shkelje të kodeve të etikës, janë ofruar udhëzime e qëndrime të KMSHK-së, KPM-së, si dy mekanizma që merren me vetërregullimin e mediave online dhe atyre televizive, për etikën në foto, video dhe videografi, për sharjet e dhunën banale në televizionet tona, për vdekjet e personaliteteve nga bota, tek të cilët është shkelur etika dhe raste studimore të vdekjeve, edhe të njerëzve të famshëm në Kosovë, që ishin atakuar me shkelje të etikës nga mediat, për ndershmërinë e gazetarit dhe problemet që medie digjitale ka në zbatim të etikës, për avantazhet dhe disavantazhet e kodeve të etikës.

Edhe kapitulli i tretë përbëhet nga materiale interesante, ku kam trajtuar dilemat e etikës, për dëmet që sjell TikTok, për rrjetet sociale e mediat sociale, që përshkruhen me shkelje ekstreme të etikës, për etikën në Bllog dhe bllogerët, për abuzimin gjatë aksidenteve, vrasjeve, vetëvrasjeve, dhunës në familje, për vetërregullimin dhe standardet e medies online, për parimet më të pranuara etike, për konfliktin e interesit dhe kualitetin e portaleve në fushën e etikës etj.

“Por, tema që trajton e bën atë të veçantë dhe të ndryshëm. Sepse trajton një temë e cila, si kudo në botë, i ndihmon gazetarët të mos gabojnë ose të gabojnë minimalisht, pasi edhe gabimet njerëzore janë, i ndihmon mediat të bëhen më të mira dhe më profesionale, sepse këtë e kanë obligim parësor, pa çka se nganjëherë e harrojnë, me ose pa qëllim”, ka nënvizuar profesor Zejnullahu.

Sipas tij libri vjen si sublimim i një përvoje të gjatë mbi tridhjetëvjeçare të autorit në të bërit gazetari aktive të terrenit, të të qenit pjesë e trupave rregulluese të gazetarisë në Kosovë, si dhe i profesorit të gazetarisë, që e bën atë të trajtojë temat e shtruara për diskutim nga të tri rrafshet, të veçanta secila: duke praktikuar gazetarinë profesionale e pa shkelje, duke monitoruar shkeljet e të tjerëve, si dhe duke parë në praktikë cilat cilësi e parime u duhen sot më së shumti gazetarëve të rinj.

Profesor Zejnullahu ka thënë se “Teknologjia dhe rrjetet sociale e mundësojnë këtë, por gazetarët profesionistë dhe trupat rregulluese e vetërregulluese janë ato që duhet të ndihmojnë në këtë periudhë transitore shumë të rëndësishme të medias në Kosovë, duke minimizuar “gazetarinë amatore” dhe duke qëndruar fuqishëm në parimin e gazetarisë profesioniste, të cilën e krijojnë, e zhvillojnë dhe e mbrojnë vetëm profesionistët”.

“Duke u nisur nga përmbajtja, literatura e bollshme dhe referente e shtjelluar nga autori, shembujt meritorë dhe porosia se vetëm profesionalizmi e mbron gazetarinë, besoj se libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” do të jetë një mjet i fortë në duart e atyre që bëjnë gazetari, për të bërë gazetari të mirë e profesionale dhe për të eliminuar lëshimet që, edhe i bëjnë keq gazetarisë, edhe e ngufatin mendimin e lirë në një vend në tranzicion e në zhvillim, siç është Kosova.

Gazetaria e Kosovës është shumë e mirë, krahasuar me rrethanat në të cilat zhvillohet. Hulumtimet dhe librat si ky i kolegut Musa Sabedini ndihmojnë shumë që ajo të bëhet edhe më e mirë, edhe më profesionale” ka përfunduar Zejnullahu.

Ndryshe libri ka 520 faqe ndërsa botues është UBT.

Përfundimi dhe rëndësia për të ardhmen

Promovimi i librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” u përmbyll me diskutime të frytshme mbi nevojën për avancimin e etikës në gazetari. Studentët dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe të parashtrojnë pyetje për autorin dhe panelistët.

Kjo vepër pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm në rrafshin akademik, por edhe në praktikën e përditshme gazetareske, duke shërbyer si një udhëzues për brezat e rinj të gazetarëve dhe për të gjithë ata që janë të angazhuar në mbrojtjen e profesionalizmit dhe integritetit mediatik.

Super sfidat gjysmëfinale të Kupës

0

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe kush është më e mirë në dy takimet, kualifikohet në finale.

KUPA E KOSOVËS (GJYSMËFINALET)

E mërkurë

19:00 Sigal Prishtina – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përkujtohet 322-vjetori i Kuvendit të Arbrit

0

Lezha solli në kujtesë Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit pas Besëlidhjes së Skënderbeut.

Në 322-vjetorin e Kuvendit, në kishën e restauruar të fshatit Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku morën pjesë historianë, autoritetet lokale, përfaqësues të klerit katolik dhe banorë të zonës.

“Pas rënies së Lezhës në duart e turqve osmanë, më 5 shtator 1478, rezidenca ipeshkvnore e Lezhës për pjesën më të madhe të pushtimit osman ka qëndruar pranë kësaj kishe,” tregoi historiani Paulin Zefi.

“Pas 300 vitesh si pasuese e Kuvendit të Besëlidhjes, që dëshmon se në Lezhë, Shqipëria mund t’ia dalë dhe shpresoj që në të ardhmen, pse jo, të përsëritet një kuvend tjetër,” shtoi studiuesi Dom Nik Ukgjini.

Autoritetet lokale vlerësuan rëndësinë e Kuvendit të Arbrit, i cili mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Ishte një kohë e drojeve të mëdha, sidomos të bashkimit të Kishës, sepse perandoria osmane e kishte synim të vetin ta shkatërronte kishën katolike,” tha Fatjon Zefi, nënkryetar i bashkisë së Lezhës.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14–15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Mërqi të Lezhës, me përkrahjen e Papës Klementi XI me prejardhje shqiptare.

Ndër vendimet kryesore të Kuvendit ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve XVIII dhe XIX./rtsh.al/

Hapet marketi humanitar në Malishevë

0

Në Malishevë është hapur sot marketi humanitar, një nismë e realizuar nga shoqata humanitare “Bereqeti”, e cila synon të mbështesë familjet në nevojë me produkte ushqimore dhe bazë.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili përgëzoi këtë nismë, duke e vlerësuar si një kontribut të rëndësishëm për solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve në nevojë.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përgëzoi nismën për hapjen e marketit humanitar nga shoqata ‘Bereqeti’, duke e vlerësuar si një kontribut të çmuar për mbështetjen e qytetarëve në nevojë”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dy vjet pas themelimit, Grapeland Rahoveci synon Superligën

0

Skuadra e basketbollit e Rahovecit po përgatitet me synimin e vetëm, inkuadrimin në Superligë.

Grapeland Rahoveci, nga Liga e Dytë arriti të ngjitet vitin e kaluar në Ligën e Parë, por kjo është e pamjaftueshme për rahovecasit, të cilët e kërkojnë elitën basketbollistike.

Që kur ka nisur edicioni i garave 2024/25, kjo skuadër ka zhvilluar shtatë ndeshje kampionale në Ligën e Parë dhe që të gjitha i ka fituar.

Mbrëmë në palestrën “Mizair Isma”,  Grapeland ka filluar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci dhe ndihmësve Blerim Delibeqa dhe Altin Selmancena,  ku të pranishëm ishin 13 lojtarë, ndër ta edhe dy përforcime Burim Zekiqi dhe amerikani Kheri Bradwei.

Lojtarët u zotuan se Grapeland do të shkruajë historikun njëshekullor të sportit rahovecas, mbase inkuadrimi në Superligë, pas vetëm dy vjet e gjysmë të themelimit.

Grapeland Rahoveci u themelua në mars të vitit 2023 nga basketbollistë të rinj të klubit të shuar KB Rahoveci, në krye me kryetarin Indrit Krasniqi, po ashtu ish-basketbollist.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë të pijshëm në Prizren

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm sot, për shkak të sanimit të një defekti në gypin transportues fi 160 mm në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

“Njoftojmë konsumatorët se për shkak të sanimit të një defekti në gypin transportues fi 160 mm, në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 10:30 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Sipas njoftimit, zonat e prekura nga kjo ndërprerje janë: Lagjia Kurilla, Sheshi i Lidhjes dhe Hotel Theranda

“Me përfundimin e punimeve, furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm do të rikthehet normalisht”, është bërë e ditur në njoftim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj ndërprerjeje të përkohshme./PrizrenPress.com/

Gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 26-vjeçarit nga Prizreni

0

Është gjetur trupi i pa jetë i një 26-vjeçari nga Prizreni në afërsi të fshatit Rogovë e Hasit, në Lumin Drin, kanë konfirmuar burime të brendshme për TV Prizreni, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Sipas një komunikate të policisë, datuar 30 dhjetor 2024, viktima, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që nga dita e zhdukjes, ishte raportuar si i humbur pas datës 24 dhjetor. Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të çonte në gjetjen e tij.

Viktima, i identifikuar me inicialet A. H., ishte shpallur i zhdukur nga familja, dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij. Policia e Kosovës vazhdonte kërkimin për zbardhjen e këtij rasti tragjik.

 

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për OJQ-të për ndërtimin e qendrës komunitare me kuzhinë popullore

0
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare.

Sipas thirrjes organizatat duhet që në fushë veprimtarinë e tyre t’i kenë të përfshira këto aktivitete: shërbime sociale, ushqim për persona në nevojë, qëndrim ditor për të moshuarit dhe aktivitete sociale për persona në nevojë.

“Qëllimi i qendrës sociale-komunitare është të ofrojë përkujdesje për personat në nevojë, rastet sociale, grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit. Shërbime përmes një kuzhine popullore, duke krijuar një hapësirë ku ata të ndihen të mbështetur, të përfshirë dhe të respektuar. Qendra duhet të ofrojë gjithashtu aktivitete sociale, kulturore dhe shërbime bazë për mirëqenien e tyre”, thuhet në thirrjen publike, raporton Telegrafi

Te shërbimet kryesore të qendrës përfshihet Kuzhina Popullore apo ofrimi i ushqimeve falas për rastet sociale grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit, pastaj aktivitete të ndryshme si organizimi i klubeve të leximit ose diskutimeve kulturore, dhe gjithashtu këshillimi psikologjik përkatësisht mbështetja për përballimin e vetmisë dhe problemeve emocionale.

Sa i përket hapësirave të qendrës parashihet që të ketë sallë sociale, për aktivitete, takime dhe festa, dhoma relaksimi për persona dhe të moshuarit që dëshirojnë të pushojnë ose lexojnë, pastaj hapësirë të pajisur mirë për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimeve.

“Objekti duhet të ketë hapësira te mjaftueshme administrative, hapësira për të ofruar shërbime ndaj te moshuarve gjatë qëndrimit ditor me të gjitha shërbimet sipas nevojës. Kuzhinë për përgatitjen e ushqimit, hapësirë për shpërndarjen e ushqimeve, sallë për ngrënien e ushqimit për persona në nevojë. Depo për ruajtjen e ushqimeve efikas dhe cilësor, parking të mjaftueshëm për ata që e frekuentojnë objektin. Hapësira për aktivitete edukative kulturore-sociale: amfiteatër, bibliotekë, sallë konferencash si dhe hapësira të mjaftueshme për të gjitha shërbimet sociale për kategoritë e përmendura më lartë. Objekti duhet të ketë hapësirë gjelbëruese sipas standardeve”, thuhet në thirrje, raporton Telegrafi.

Në kuadër të përfitimeve sociale, thirrja ka parashikuar promovimin e solidaritetit dhe ndihmës komunitare, mbështetje për familjet që nuk kujdesen për vete, si dhe zvogëlimin e izolimit dhe vetmisë tek të moshuarit.

Ndërkaq te kushtet, thirrja e DPMS-së ka paraparë që organizatat duhet të jenë të specializuara për ofrimin e shërbimeve, të kenë dëshmi mbi dhënien e shërbimeve, si referencat, memorandumet, marrëveshjet me institucionet shtetërore ose private; duhet të kenë qarkullim 5 milionë euro për 3 vitet e fundit; të pranojnë staf të ri apo të krijojnë vende të reja të punës mbi 10 persona në vitin e parë të operimit; derisa organizata fituese duhet të dorëzojë edhe raportin e auditorit për 3 vitet e fundit.

“Të drejtë konkurrimi kanë vetëm OJQ-të që veprojnë në Komunën e Prizrenit. Objekti duhet të ketë jo më pak se 6,000 metër katror hapësira të shfrytëzueshme”, thuhet në thirrjen që mbetet e hapur për 15 ditë, raporton Telegrafi.

Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024.

Kjo vendimmarrje ishte kundërshtuar nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e LVV-së me arsyetimin se prona e sipërpërmendur ka shërbyer si hapësirë publike përkatësisht park për fëmijë. Megjithatë vendimi i KK-së së Prizrenit ka kaluar filtrin e ligjshmërisë nga MAPL-ja. /Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve