Home Blog Page 698

Bedri Hamza viziton gratë e Krushës, premton zgjerim të subvencioneve dhe granteve për prodhimtarinë bujqësore

0

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot gratë e Krushës në ambientet e koperativës bujqësore “Krusha”.

Hamza ka thënë se puna e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne.

Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, Hamza ka thënë se ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.

“Është inkurajues fakti se ju jeni biznes i themelun edhe i udhëhequr nga gratë. Ju këtu punësoni gra, vajza dhe është krenari me ju pa. Na kemi parapa që të ketë lehtësira për biznese, sidomos ndërmarrjeve që merren me përpunimin e produkteve bujqësore. Sigurisht që duhet të ketë grante, duhet të ketë zgjerim të subvencioneve. Jemi tu punu shumë dhe do ta bëjmë sigurimin e kulturave bujqësore. Përtej kësaj, sidomos me grante, do të ndihmojmë në zgjerimin e kapaciteteve përpunuese. Nuk është e mjaftueshme veç me prodhu, po është e rëndësishme edhe me i paketu, edhe me i konservu, edhe me i rujtë, edhe me i përmbush standardet për me eksportu”, ka thënë Hamza.

Tyson Fury njofton pensionimin nga boksi

0

Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Fury i cili dështoi që ta fitonte titullin e kampionit në peshat e rënda ndaj Oleksandr Usyk, i ka dhënë fund karrierës së tij legjendare.

Ai publikoi një video në rrjetet sociale të shoqëruar me mbishkrimin: Faleminderit ka qenë kënaqësi. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan në këtë rrugëtim.

 

Në një klip ai tha: Përshëndetje të gjithë, unë do ta bëjë këtë shkurt dhe ëmbël. Do të doja të njoftoja pensionimin tim nga boksi. E kam dashur çdo minutë të saj.

Fury largohet kështu nga boksi në moshën 36-vjeçare pasi ka arritur majat e këtij sporti duke marrë të gjithë titujt e unifikuar ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të 2015.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Latifi: Cena ishte kontribuues i madh i penës dhe i pushkës

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, familjarë dhe degën e OVL-UÇK-së në Rahovec, kanë bërë homazhe te varri i Sabahajdin Cenës në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta, për ta nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

“Prof. dr. Sabahajdin Cena ishte një kontribuues i madh, si i penës ashtu edhe i pushkës, duke dëshmuar përkushtim ndaj lirisë dhe arsimit. Ai mbetet një figurë shembullore e guximit, dijes dhe përkushtimit ndaj kombit. Kujtimi për të do të rrojë gjithmonë, e vepra e tij do të jetë frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë. Lavdi jetës dhe veprës së prof. dr. Sabahajdin Cenës!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjikokaj, hendbollistja e parë shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve

0

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, fundjavën që e lamë pas ka debutuar në Ligën e Kampionëve.

Gjikokaj bëhet hendbollistja e parë shqiptare që luan në garën elitare evropiane.

Në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit A, skuadra e Gjikokajt, Storhamar, pësoi 31:28 në Rumani nga skuadra Gloria.

Në fakt skuadra norvegjeze ishte në epërsi thuajse gjithë kohën, por mbeti prapa në fund. Gjikokaj e shënoi një gol të rëndësishëm, për epërsinë 28:26. Ishte goli i fundit i skuadrës norvegjeze.

Gjikokaj tashmë i ka pesë ndeshje për Storhamarin.

Më 29 dhjetor e fitoi Kupën e Norvegjisë. Storhamari në finale fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Tertnesit.

Më 2 janar, lojtarja jonë i realizoi pesë gola e tri asistime në fitoren 42:22 ndaj Fredrikstadit në kampionatin norvegjez.

Më 5 janar, Storhamari fitoi 32:22 ndaj Gjerpenit, ndërsa Gjikokaj i kishte gjashtë gola e një asistim.

Më 8 janar, Storhamari fitoi ndaj Byasen Elite me rezultat 27:24, ndërsa hendbollistja kosovare i kishte tri asistime.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kori i Filharmonisë së Kosovës nis vitin me koncert në Prizren

0

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin 2025 me një koncert të veçantë në qytetin e Prizrenit. Më 24 janar, në Autostrada Hangar, fillimisht në orën 19:30, Kori do të prezantohet me një program të pasur, i cili do të përfshijë vepra bashkëkohore nga kompozitorë të njohur.

Koncerti do të jetë nën dirigjimin e Hajrullah Sylës dhe do të shoqërohet nga Ansambli Harkor dhe Perkusioneve të Filharmonisë së Kosovës. Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga kompozitorët Kushtrim Gashi, Vasil S. Tole, Hajrullah Syla, Rafet Rudi, si dhe nga dy emra të njohur ndërkombëtarë, Jake Runestad, fitues i çmimit Emmy, dhe Eric Whitacre, fitues i çmimit Grammy.

Ky koncert premton të jetë një ngjarje e paharrueshme për dashamirësit e muzikës në Prizren dhe më gjerë./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nderohet kujtimi dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës në përvjetorin e tij të dytë

0

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkëpunëtorët dhe familjarët e të ndjerit bënë homazhe te varri i tij, duke nderuar kujtimin dhe veprën e tij të shquar.

Prof. dr. Sabahajdin Cena ishte një kontribuues i madh për arsimin dhe lirinë e popullit shqiptar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm si një figurë intelektuale dhe atdhetare, duke udhëhequr me përkushtim dhe guxim në periudha të vështira për kombin. Vepra dhe kujtimi i tij mbeten të paharruara, duke shërbyer si një frymëzim për brezat që vijnë, të cilët do të vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij të dijes dhe angazhimit për atdhenë.

Lavdi jetës dhe veprës së prof. dr. Sabahajdin Cenës! /PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bora vështirëson qarkullimin drejt Prevallës, ekipet e pastrimit janë në terren

0

Banorë të trevës së Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) në Prizren kanë shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës.

Sipas tyre reshjet e borës bashkë me temperaturat e ulëta kanë bërë që qarkullimi me automjete të jetë i vështirësuar në këtë zonë malore.

Madje në rrjetet sociale është bërë e ditur se gjendja e rrugës në segmentin Mushnikovë-Gornje Sellë është e palakmueshme, raporton Telegrafi.

Megjithatë në terren janë parë ekipet përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë veprime për pastrimin e rrugës Prizren-Prevallë.

Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë, apelohet për kujdes të shtuar gjatë ngasjes
Ditë më parë, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti për shoferët e automjeteve “për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shoqata “Esnaf” kërkon angazhim të përbashkët për funksionalizimin e Parkut të Biznesit në vitin 2025

0

Zhgënjimi më i madh gjatë vitit 2024 për komunitetin e biznesit që vepron në Komunën e Prizrenit sipas drejtuesve të Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” ka qenë mos funksionalizimi i Parkut të Biznesit.

Sipas tyre tashmë janë bërë shumë vite që diskutohet për këtë çështje, por pa finalizim të duhur.

“’Esnafi’ në ombrellën e tij ka rreth 400 biznese. Për fat të keq gati çdo ditë kemi telefonata nga anëtarësia lidhur me Parkun e Biznesit dhe funksionalizimin e tij. Pra mos funksionalizimi i tij gjatë vitit 2024 ka qenë një zhgënjim. Por ky zhgënjim ka qenë i pranishëm jo vetëm në vitin e shkuar, por qe njëzet vitet e fundit”, ka thënë kryetari i shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, raporton Telegrafi.

Sipas tij nevojitet angazhimi i të gjithë hisedarëve për realizmin e këtij qëllimi.

“Lidhur me këtë zhgënjim, duhet që krejt bashkërisht të angazhohemi si Qeveria e Kosovës, Komuna e Prizrenit, bizneset e organizatat tjera të Prizrenit për ta tejkaluar këtë problem aktual”, ka deklaruar Xhejlani.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se nga organet komunale kanë marrë zotimin që ky Park i Biznesit do të jetësohet gjatë këtij viti.

“Fal bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit kemi marrë njoftime se gjatë vitit 2025 do të hapet kjo zonë. Bazuar në këto biseda që kemi pasur po shpresojmë se do të hapet kjo zonë dhe do të funksionalizohet në tërësi gjatë këtij viti”, është shprehur Xhejlani, raporton Telegrafi.

Javë më parë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë miratuar vendimin për plotësimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për “Zonën e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parkun e Biznesit” bazuar në Hartën Zonale sipas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërkaq disa muaj më parë, drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj pat deklaruar se deri në fund të vitit 2024 do të plotësohen kërkesat ligjore lidhur me Parkun e Biznesit dhe se në vitin 2025 do të nis vendosja e bizneseve prodhuese në këtë hapësirë.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe që nga ajo kohë Parku i Biznesit nuk është funksionalizuar. Ndërkohë Komuna përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë ka investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i saj. /Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përmendore për profesor Sabahajdin Cenën

0
Nga Sahit F. Osmani
Kur trupi i të mirit vdes,
emri dhe kujtimi i tij bëhen përmendore,
mbartin madhështinë
e njeriut shpirt bardhë,
gjithë jetën pa përkulur kokën dhe shpinën
nga hijet e errëta që e rrethonin dhe kërcënonin
Nga vetja dhuroi dhe frymën e fundit
për Ata që lavdia i mbuloi me nderime
udhëve të luftës,
maleve të Qëndresës,
ballë për ballë armikut
n’Betejë të Mileskës
Pas stuhisë e rrebesheve të shiut,
si shqipe mes tyre ai fluturonte
majëmaleve me borë
si trimat e tjerë të UÇK-së!
Edhe në përmendore
ai ligjëronte për liri e për Kosovë!