



Komuna e Prizrenit ka themeluar Këshillin Ekonomik Lokal.
Themelimi është bërë me vendim të kryetarit Shaqir Totaj.
“Me vendim të Kryetarit Shaqir Totaj, sot u themelua Këshilli Ekonomik Lokal i komunës sonë me përfaqësues të komunitetit të bizneseve, i cili këshill do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale”, njofton Komuna e Prizrenit.

Ky këshill synon krijimin e një platforme të re bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe sektorit privat, si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm./PP/

Marketing

Pak para orës 20:00, një zjarr shpërtheu në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Faik Konica” të lagjes “Ortakoll” tw Prizrenit.

Banorët e ndërtesës u shqetësuan nga zjarri.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

Zjarrfikësit arritën në vendngjarje në kohë dhe kanw shuar zjarrin.
Ekipet e policisë gjithashtu u gjendën menjëherë në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën dhe për të hetuar shkakun e zjarrit.

Marketing

Drejtuesit e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë përfunduar përgatitjet për nisjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, njëkohësisht shef i shtabit zgjedhor të këtij subjekti politik, tha se janë përgatit për zgjedhje.

“Si parti, jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë”, tha ai.
Ai tregon se gjatë fushatës do të prezantohet programi i LDK-së, i titulluar “Rruga e Re”, i cili ka si qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
“Ky program synon ta bëjë Kosovën një vend më të qëndrueshëm dhe me perspektivë” ,tha Selmanaj.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Dega e LDK-së ka parashikuar aktivitete të shumta për të fituar besimin e sa më shumë qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne do të angazhohemi maksimalisht për të siguruar besimin e qytetarëve”,shprehet ai. TV Prizreni

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, e cila ka thënë se është dëshmi se energjia solare është edhe një mundësi e mirë ekonomike.

Hamza ka thënë se do ta krijojë një agjenci One-Stop-Shop për t’i përshpejtuar dhe lehtësuar dhëniet e lejeve për investitorët privatë në energjinë e rinovueshme. Kjo agjenci, Hamza ka thënë se do t’u shërbejë edhe qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore për shtëpitë, bizneset apo fermat e tyre, duke u ofruar zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.

“Energjia e ripërtërishme është perspektiva, është e ardhmja dhe potencialet ekzistojnë. Ajo që duhet të bëjmë është t’i thjeshtojmë procedurat. Duhet të krijojmë një agjenci one-stop-shop. Sot, për të pasur kapacitete të reja gjeneruese në fushën e energjisë së ripërtërishme, nevojiten 26, 27 apo edhe 28 dokumente. Pse të mos i thjeshtojmë këto? Pse të mos i bëjmë në një vend? Gjithashtu, duhet t’i japim mundësi sektorit privat që të investojë, në mënyrë që të kemi kapacitete të mjaftueshme të energjisë elektrike, sidomos të energjisë së ripërtërishme dhe të rrisim potencialin e investimeve në sektorin privat”, ka thënë Hamza.
Marketing


Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politike, feministe dhe teoriciente shoqërore.
Megjithëse ajo nuk e konsideronte veten një filozofe, ajo kishte një ndikim të rëndësishëm në ekzistencializmin feminist dhe teorinë feministe.
Prindërit e saj ishin njëri sekretar ligjor dhe e ëma vajza e një bankieri të pasur dhe katolike e devotshme. Familja luftoi për të ruajtur statusin e tyre borgjez pas humbjes së pasurisë së tyre menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. De Beauvoir vetë ishte thellësisht fetare si një fëmijë, madje dikur ajo synonte të bëhej murgeshë. Nga viti 1929 deri më 1943, De Beauvoir jepte mësim në lice. Ajo dha mësim në Marsejë, Rouen dhe Paris.

De Beauvoir shkroi novela, ese, biografi, autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Ajo ishte e njohur për traktatin e saj të vitit 1949, “Seksi i Dytë”,gjithashtu për romanet e saj, duke përfshirë “Ajo erdhi për të qëndruar” dhe “Mandarins”.
De Beauvoir e krahason shtypjen e grave me atë të hebrenjve, njerëzve me ngjyrë dhe popullsive të kolonizuara. Por ajo konkludon se seksizmi është një forcë unike, sepse gratë jetojnë, madje edhe i dashurojnë, shtypësit e tyre. Në këtë libër, autorja bën një panoramë të jetës së grave: puna, mëmësia, pavarësia ekonomike, krijimtaria, seksualiteti, plakja dhe mërzia si rezultat i punëve shtëpiake.

Proza e De Beauvoir është depërtuese. Përgjigjet e saj janë të thjeshta: gratë duhet të arsimohen njëlloj si burrat, të paguhen njëlloj me burrat dhe t’u krijohet qasje e lirë mbi planifikimin familjar dhe divorcin. Në kohën kur u publikua, “Seksi i dytë” ishte një sukses. Shiti 22 mijë kopje në javën e parë në Paris në vitin 1949, ndërsa përkthimi në anglisht u bë menjëherë bestseller në Amerikë. Libri ka influencuar shkrimtare dhe feministe të brezave të mëvonshëm.
Ajo gjithashtu ishte e njohur për marrëdhënien e saj të hapur gjatë gjithë jetës me filozofin francez Jean-Paul Sartre. Gjatë tetorit 1929, Jean-Paul Sartre dhe De Beauvoir u bënë çift dhe, pasi u ballafaquan nga babai i saj, Sartri i kërkoi asaj të martohej me të. Por afër fundit të jetës së saj, de Beauvoir tha, “Martesa ishte e pamundur, nuk kisha asnjë dhunti”. De Beauvoir zgjodhi të mos martohej kurrë dhe të mos krijonte një familje të përbashkët me Sartrin. Ajo nuk bëri as fëmijë.
Pas vdekjes më saj, më 14 prill 1986, shumë vepra kanë hedhur dritë në disa aspekte të rrugëtimit të Beauvoir. Pas vdekjes, vepra e saj reziston më mirë se ajo e Sartrit. Më rastin e 100- vjetorit të lindjes, asaj i janë kushtuar disa libra të famshëm.

Simone de Beauvoir ishte një fenomen, një kapërcyell i kohës. Përkundër nënshtrimit dhe diskriminimit ndaj gruas, shkrimtare franceze, intelektualja, filozofja ekzistencialiste, aktivistja politike, veprimtarja e lëvizjes feministe dhe teoricienja sociale, i vuri pasionin dhe forcën e saj, energjinë dhe kurajon. Edhe pse ajo refuzoi ta konsideronte veten si filozofe, ndikimi që patën dy teoritë e ekzistencializmit feminist e vendosin atë në një vend të privilegjuar. Simone de Beauvoir mbetet ikonë e feminizmit, model i gruas së lirë që ka lënë gjurmë në disa breza femërorë./KultPlus.com
Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren të enjten kanë protestuar para zyrave të KRU “Hidroregjioni Jugor” lidhur me furnizimin e parregullt me ujë të pijes. Sipas tyre reduktimet në këtë lokalitet aplikohen me muaj të tërë, duke pamundësuar jetesën normale për qytetarët e kësaj ane.
Nga përgjegjësit e kompanisë së ujësjellësit, banorët kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre reduktimeve.
“Qytetarët e lagjes ‘Bajram Curri’ qe 7 muaj kanë reduktime të gjata të ujit, prej orës 9 deri në ora 6 apo 7 e ndonjëherë deri në ora 8. Gjatë ditës shtypja është shumë e vogël dhe nuk mjafton për ti kryer popullata punët. Kërkesat tona janë heqja e reduktimeve të furnizimit me ujë të pijes”, ka thënë Dashmir Susuri, raporton Telegrafi.

Banori tjetër, Malush Fanaj ka theksuar se kjo lagje me muaj tërë ballafaqohet me reduktime.
“Kemi pas mirëkuptim për periudhën gjatë thatësirave, por tani ka pasur reshje. Nëse krejt qyteti ka ujë, pse vetëm lagjja jonë me pas reduktime. Pa ujë s’ka jetë normale”, ka deklaruar ai, raporton Telegrafi.

Kryetari i Këshillit Lokal të lagjes “Bajram Curri”, Pelivan Pulaj ka bërë të ditur se protesta është organizuar për të kërkuar respektimin e një të drejte elementare për furnizim 24 orë me ujë të pijes.
“Ditën, edhe kur ka ujë nuk i plotëson kushtet, ka shumë pak shtypje. Kërkesat tona janë që reduktimet të eliminohen dhe të kemi shtypje më të madhe të ujit”, ka thënë ai, duke theksuar se periudhat e gjata me reduktime nuk janë të drejta.
Pas qëndrimit disa minutësh para zyrave të KRU “Hidreregjioni Jugor”, përfaqësuesit e lagjes kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje publike. /Telegrafi/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të enjten, ka mbajtur tryezë diskutimi me anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët, për të shqyrtuar propozim planin e punës së kësaj prokurorie për vitin 2025.

Kryeprokurori Kryeziu ka bërë të ditur se tryeza ka për qëllim të paraqesë në mënyrë të strukturuar objektivat dhe planin e veprimit për periudhën janar – dhjetor 2025.
Ai ka nënvizuar se ky plani i punës për vitin 2025, mes tjerash, ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut.

“Draft plani i punës në vete përmban organizimin e prokurorisë dhe njëzet objektiva”, ka thënë Kryeziu, teksa ka prezantuar secilën objektivë veç e veç.
“Pesë objektivat kryesore për vitin 2025 do të jenë: luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit”, është shprehur ai.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe prokurorët e tri departamenteve të kësaj prokurorie.

Në anën tjetër përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave, patën mundësinë që të japin vërejtje dhe rekomandime për planin e punës së prokurorisë, raporton Telegrafi.
Me këtë rast është pohuar se diskutimet e tilla janë të mirëseardhura dhe se takimet e kësaj natyre duhet të shpeshtohen.
Në të njëjtën kohë janë diskutuar çështje të ndryshme që kjo prokurori i ka në trajtim.
Kryeprokurori Kryeziu ka bërë të ditur se rekomandimet e marra gjatë këtij takimi do të shqyrtohen për përfshirjen e tyre si pjesë e planit final të punës, i cili do hartohet nga kjo prokurori./Telegrafi/
Marketing

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024, në Njësinë e Prizrenit janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 1.014 lidhje ilegale të ujit.
Vetëm në lagjen “Bajram Curri” janë zbuluar 81 raste të tilla, duke e bërë këtë zonë një ndër më të prekura nga ky fenomen.

“Ne periudhën Janar-Dhjetor, Vetëm në Njesinë në Prizren janë identifikuar dhe shkyçur 1.014 lidhje ilegale. Nga keto vetëm në Lagjen Bajram Curri – 81”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e Prizrenit.
Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social “X”, ku shihet para urës së gurit të këtij qyteti, njofton Klankosova.tv.

“Duke shijuar pranverën e hershme në Prizren sot”, ka shkruar Rohde.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/
